04/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 maj 1995

Nis gjyqi për spiunët malazezë

Shkodër, dyer të mbyllura për dëshminë e oficerit të Gardës: “Ishte agjenti i dyfishtë” Nis gjyqi për spiunët malazezë Ndërsa në Itali: “CIA heton mbi anijen Korabi?” SHKODËR - Shtohet misteri rreth historisë së spiunazhit malazez ndaj Berishës dhe Rugovës. Nënoficeri i Gardës, Mehmet Logu - njëri prej personazheve kryesorë të kësaj ngjarjeje: ndërsa punonte me spiunin malazez Beqir Lesheviç, mbante dhe lidhje të rregullta me shërbimet sekrete shqiptare - është pyetur dje, në seancën e parë të procesit ushtarak të hapur në Shkodër, në sallë të mbyllur. Për dy orë me radhë, rreth dëshmive që ai ka bërë para gjykatësve nuk është marrë vesh gjë. “Nga rrëfimi i tij dalin të dhëna sekrete”, është mjaftuar të thotë avokati i Logut. Dhe menjëherë pas pyetjes së nënoficerit, kryetari i trupit gjykues, kalajmëruar se procesi do të pezullohet për hetime të mëtejshme. Dosja do t’i kalojë Tiranës. Gjyqi rreth historisë së spiunazhit e cila ka çuar në bankën e të akuzuarve tre persona - Lesheviçin, Logun dhe një oficer të Postës kufitare të Muriqanit - ka nisur në orën 11.00. Prokurori ushtarak ka lexuar fillimisht aktakuzën dhe fajet që rëndojnë mbi të tre personat e implikuar në këtë çështje: Për Lesheviçin “veprimtari spiunazhi, kontrabandë dhe kalim pa leje të kufirit”; për Mehmet Logun është akuzuar për “tradhti ndaj shtetit në formë spiunazhi dhe kalim pa leje të kufirit”. Ndërsa ka akuzë edhe për oficerin e Postës së kufirit “shkelje e rregullave të shërbimit të rojës” sepse ka lënë të lirë Lesheviçin kur ky është kapur. Si Lesheviç ashtu dhe nënoficeri i Gardës kanë hedhur poshtë akuzën e spiunazhit. Malazezi - duke pranuar kontrabandën dhe kalimin e kufirit pa leje - është mbrojtur duke thënë se “unë jam me kombësi shqiptare dhe nuk e tradhëtoj atdheun tim”. Megjithatë Lesheviç ka pohuar të ketë patur takim, bashkë me Logun, me një zbulues malazez. Por shpjegimet e tij kanë qenë konfuze. Avokati i Lesheviç ka kërkuar më pas që të flasë vetë pasi “klienti im - ka theksuar ai - ka shqetësime nervore të cilat i kanë ardhur si pasojë e mbajtjes së gjatë, për 22 muaj, izoluar”. Dhe gjykata ka ndërprerë pyetjet. Por ndërsa pritej që gjyqtarët të ndriçonin nga rrëfimet e nënoficerit të Gardës, gjykatësit kanë zbrasur sallën duke e vazhduar procesin me dyer të mbyllura. Dëshmia e Logut është konsideruar sekrete. Dhe kjo jo për vetë rolin që ai ka luajtur në gjithë këtë histori: ndonëse kishte pranuar të punonte për të dhënë informata sekrete Malit të Zi, ai në të njëjtën kohë kishte informuar dhe Shërbimin Informativ Kombëtar. Megjithatë, sipas aktakuzës, ai kishte fshehur dhe nuk kishte treguar vajtjen në Tivar e Ulqin, për të takuar zbuluesin malazez. Por rreth të vërtetës të gjithë kësaj çështjeje misterioze, dhe nga gjyqi nuk është marrë vesh asgjë e re. Në heshtje të plotë dhe avokatët i tij. Ministri me të cilin është vëshur kohëjarë tani duket se do të zgjasë. Dhe procesi Përveç plutonit, klandestinëve, motorit detar të vjedhur, do t’i shtohet dhe CIA anijes shqiptare Korabi? Kjo është hipoteza e humor nga një gazetë italiane, sipas të cilës “Shërbimet sekrete amerikane prej disa muajsh pondjken lëvizjet e anijes së helmve që dyshohet për trafik plutoni dhe uraniumi”. Por hetuesit nuk e kanë konfirmuar lajmin. Vetë prokurori i Reggio Calabria-s, Francesco Neri ka pohuar për Gazetën Shqiptare të vetëm hetimet e fundit të bëra nga kolegët e Pescaras, të cilët këto ditë, kanë kryer një sërë kontrollesh me qen të policisë dhe zhytes. Kimistët e policisë kanë marrë dhe një kampion nga uji i fundit të skafit për të zbuluar nëse ato përmbanin ndonjë mbetje materiali bërthamor. Kjo analizë e fundit do të bëhet e njohur në ditët e ardhshme, por sipas burimeve italiane... Ndërkohë avokati i komandantit, që është akoma në burgun e Pescaras, ka kërkuar heqjen e masës së sekuestrimit për anijen dhe nxjerrjen nga burgu të oficerit. Dje në Pescara kanë mbërritur gruaja e kapitenit dhe Skënder Ago, ortakui komandant dhe pronari 50 përqind të shoqërisë Agritras, pronare të anijes “Korabi”. Sekret absolut mbi vizitën e disa ditëve më parë në Pescara të konsullit shqiptar në Romë, i cili është takuar me hetuesin Salvatore Di Paolo. Gjatë një interviste telefonike për një radio private të Pescarës, konsulli Bekteshi ka thënë vetëm se “po bëhen të gjitha verifikimet për sigurimin në det të anijes”. Nga një ekzaminim i imët e të anijes ka dalë se nuk kishin salvahentet, të pasrashikuara nga ligji italian mbi ndotjen. Një element tjetër që mund të bëhet pengesë për nisjen e anijes - nëse asaj i heqet sekuestrimi - është mungesa e oficerit të dytë, i larguar për lënë gjurmë ditë më parë. Autorizimi dhe dokumentet... Anija “Korabi” e sekuestruar në Pescara Nga Pescara FRANCO GIULIANO … më pa jetën të kaltë, “Medusa” Mehomet Logu është akuza për “tradëhti ndaj atdheut në formë spiunazhi dhe ka-lim pa leje të kufirit”. Një akuzë me elementë për oficerin e Postës së kufirit “skënderbej” e rregullave të shërbimit të rojës” sepse ka qenë të lirë Lesheviçin kur ky është kapur nga patrulla shqiptare për ndal pa kalonte kufirin për në Mal të Zi. … zbuluen malazez. Porreth plotë dhe avokatët tij. Misteri me të cilën është veshur kjo ngjarje tani duket se do të zgjidhet. Dje procesi është pezulluar sërish dhe gjithçka është shtyrë për hetim të mëtejshëm. Ar. Ça. … dhe një kampion nga ujërat e e njohur në ditët e ardhshme, por sipas burimeve të rezervuara, ato ujra nuk përmbajnë asnjë element radioaktiv. … anijes”. Nga një ekzaminim i mjeteve të anijes ka dalë se nuk ishin salvaxhentët, të pasraishkuara nga ligji italian mbi lundrimin. e anijes - nëse asaj i duhet ekstradimi - është mungesa e oficierit të dytë, i larguar pa leje gjurmë ditë më parë. Autorizimi më këtë rast duhet të lëshohet nga autoritetet shqiptare në Itali. Misteri vazhdon. … rit të tij të burgosur. Për zgjedhjet, për mundësitë, për shpresat… Madej dukë pohuar se “pranim përgjithmonë ne KE do të ishte shansi me tepër për zgjedhjen e shpejtë të çështjes Nano”. Këto herë Dokla te grupaxhi Gazetën Shqiptare dhe marrëdhëniet dhe jashtë sallës së mbledhjes së rendësishme. Por edhe nëdrinupërfaqësuesit grek ndaj Shqipërisë. Sidoqoftë një pozicion që - publikimit të dokumentave të KE- plotëson kuadrin e eorëve të rralla të Strasburgut. Shkrimi në faqen 3

“Jaç’u bisedua për Nanon”

INTERVISTE Flet Dokle INTERVISTE Flet Dokle “Jaç’u bisedua për Nanon” TIRANE - Është versioni i parë i shtëvë pas kthimit të delegacionit shqiptar nga Strasburgu, ku Shqipëria thuajse preku KE. Namik Dokle - njëri prej tre anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Shqiptar - rrëfen gjitçka është biseduar atëherë për çështjen e liderit të ri të burgosur. Për zgjedhjet, për mundësitë, për shpresat... Madje duke pohuar se “pranimi përfundimtar në KE do të ishte një shans për të tepër për zgjidhjen e shpejtë të çështjes Nano”. Këte herë Dokle ka treguar për Gazetën Shqiptare edhe marrdhënien e tij me anëtarët e tjerë të delegacionit shqiptar, brenda dhe jashtë sallës së mbledhjes së rendësishme. Por edhe qëndrimin e përfaqësuesit grek ndaj Shqipërisë. Sidoqoftë një pozicion që - pas atij të shprehur më parë nga Spahia, Selami e publikimet

Sot si dhuratë kjo panoramë

TIRANE - Si çdo të enjte edhe sot do të vazhdojë iniciativa “Si kemi qenë?”. Për të gjithë lexuesit e Gazetës Shqiptare do të ketë sot si dhuratë një panoramë të Durrësit të viteve ’30. Fotoja tregon një pamje të qytetit, ku bie në sy një pamje piktoreske e Portit të famshëm, të fotografuar nga kodra e qytetit. Një rast i mirë - jo vetëm për durrsakët - për të përjetuar atmosferën e atyre viteve. Pamvarësisht nga panorama çmimi i Gazetës nuk ndryshon: ajo do të kushtojë sërish 15 lekë. Kërkojani atë shitësit tuaj.

Në qershor bisedimet me BE për asociimin

Bruksel, deklaron Van der Broek TIRANE - Ka dhënë shumë shpejt rezultat vizita e Komisionerit të lartë të BE-së për Europën Lindore në Tiranë. Me të mbërritur në Bruksel Van der Broek ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka lëshuar rezultatin shumë pozitiv për Shqipërinë: “Se shpejti Komisioni Europian do t’i propozojë Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian hapjen e bisedimeve me Tiranën lidhur me një marrëveshje asociimi me BE-në”. Lajmi i dhënë në Bruksel ka ardhur menjëherë pas hapit të madh të hedhur nga Shqipëria në Strasburg, në Këshillin e Europës. Van der Broek ka dhënë edhe kohën kur do të nisin bisedimet e rëndësishme: nga mesi i qershorit. “Shqipëria luan një rol pozitiv në rajon - tha dje para gazetarëve europianë komisioneri - ajo ka përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë dhe me Kosovën dhe për këto kam menduar t’i jap përkrahje këtij vendi, duke bërë një vlerësim të reformave të ndërmarra dhe duke propozuar për në qershor hapjen e bisedimeve për asociimin”. Ka qenë pra, krejt e suksesshme vizita e Van der Broek në Tiranë. Optimizmi i politikanëve shqiptarë - i shprehur javën e kaluar - është treguar kështu, i bazuar. p.re.

“Lironi Ardianin vrau për nder”

Elbasan, apel Prokurorisë ELBASAN - “Të lirohet Ardiani Subashi”, ky ka qenë apeli që 150 banorë të lagjes “Brigada” në Elbasan i kanë drejtuar Prokurorisë së rrethit. Është fjala për lirimin e autorit të vrasjes së ndodhur pak kohë më parë në këtë qytet. Subashi ndodhej prej muajsh dhe ditësh në gjendje arresti i akuzuar për vrasjen e qytetarit shqiptar nga Saranda, i cili është paraqitur si grek dhe ka tentuar të mashtrojë motrën e Subashit duke i propozuar gjë për martesuar. S.Ardiani kështu është futur në Elbasan dhe ishte paraqitur si bosg grek. Indodhur para një fakti të tillë Subashi ka reaguar për të vënë në vend nderin e familjes dhe të motrës së tij. Pikirisht këtë qëndrim kanë mbështetur dhe 150 qytetarë elbasanas, sipas të cilëve vrasësi 23 vjeçar nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka vënë në vend nderin e familjes dhe të të motrës së tij. me.ki.

Totofutbolli tani edhe gjatë verës

TIRANE - Jo formacionet, por tifozët shqiptarë pjesëmarrës në Kupën e re të UEFA “Intertoto” Pasojkimit për motive financiare të pjesëmarrjes në këtë aktivitet veror, tashmë është Qendra Lotarive Sportive që do t’ija mundësi pasionantëve të lotosportit që ta vazhdojnë “hobby” e parashikimeve edhe në periudhën e pushimit midis kampionateve të futbollit. Duke filluar që 24 qershori deri në 29 korrik ‘95 në Shqipëri do të zhvillohet me skedat tradicionale konkurso-totofutbolli për Kupën “Intertoto” që midis 65 formacioneve europiane do të përfshijë kater prej nga e të hënë direkt në Kupë UEFA.

Vdes e zvarritur nga lopa

Një 9-vjeçare FIER - Ka gjetur vdekjen në një punë që bënte thuajse çdo ditë Ishtëvetëmentëvjeçë dhe ka vdekur nga një shkak absurd: lopa e trembur e ka tërhequr për shumë metra zvarrë, duke i shkaktuar plagë që i kanë marrë jetën. Ngjarja tragjike ka ndodhur në një fshat të Fierit - në Farkull - dhe vogëlushja quhej Irma M. Hollësitë e ngjarjes i kanë treguar bashkëmoshatarët e saj, fëmijët e fshatit, të cilët kanë thënë se vajza, e lodhur-ur kishte lidhur litarin e lopës në këmbën e saj dhe ishte shtrirë të pushonte, kur papritur lopa ka nisur të vrapojë. e.m.

Konica sërish në Atdhe: Mbërrijnë eshtrat

Sot ceremonia e fundit në Kodrat e Liqenit TIRANE - Kanë mbërritur më në fund në atdheun e tij eshtrat e Faik Konicës, mendimtarit, intelektualit dhe politikanit të shquar shqiptar. Njeriu më i shquar të kulturës dhe letërsisë që ka nxjerrë deri më sot toka shqiptare. Dje në pasdite, në Rinas, delegacioni i kryesuar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Teodor Laço është kthyer nga SHBA, duke bërë realitet amanetin që vetë Konica u la bashkëatdhetarëve të vet për t’ia sjellë pas vdekjes eshtrat në vendin e lindjes. Qeveria shqiptare, me marsin e kaluar, kishte marrë vendimin për t’i sjellë përfundimisht Konicën në Shqipëri. Po dje është mbajtur edhe një sesion shkencor për të kujtuar veprën e Konicës. “Shqiptarët duhet t’i jenë atij mirënjohës për jetë” - ka … Eshtrat mbërrijnë në Rinas (foto: H. Pustina) Në tërheqjen e tij, pranishtëm në këtë takim. Sot eshtrat e Konicës - lind më 1875 dhe vdiq në Boston më 1942 - do të vendosen në Memorialin e vëllezërve Frashëri, në Kodrat e Liqenit. Do të jetë ceremonia nderim e fundit të këtij shqiptari për Konicën, njeriu që i dha një zhvillim të veçantë vetë gjuhës së shkruar shqipe.

Ekologjisti Hoti në Prokurori

“Çështja Ilir Hoxha: Pas kryeredaktorit Drizari tjetër dëshmitar” “Kam ndërmjetësuar për atë intervistë” TIRANE - “Unë do të jem edhe dëshmitar edhe mbrojtës i Ilir Hoxhës në procesin që pritet të nisë së kundra tij”. Me këtë fjalë ka dalë dhe nga zyra e Prokurorisë së Tiranës - i pyetur si dëshmitar - personazhi shumë i njohur ekologjist, Namik Hoti. Pikërisht dje në mëngjes Hoti ka qenë i dëtyruar t’i përgjigjet pyetjeve të prokurorit Gjokufati, rreth asaj që veti ai publikisht e kishte quajtur “ndërmjetësim midis Ilir Hoxhës dhe kryeredaktorit të “Modeste” për zhvillimin e intervistës”. Disa minuta pas qasimit të pyetjes së tij në lidhje me këtë çështje, Hoti ka pranuar para gazetarëve se ka qenë iniciatori i vetë intervistës së bujshme, por edhe “përkufizimit të 10-vjeçorit të vdekjes së Hoxhës”. Ndërkohë Gjokufati - që ka mohuar çdo iniciativë për marrë një përgjegjësi personale të Hotit për gazeten Shqiptare - se ai “u pyet vetëm në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e penale të ngarkuar me përndjekjen Ilir Hoxha”. Kështu Namik Hoti - ende në postin e Kryetarit të Partisë Ekologjike Shqiptare dhe Shoqatus sus Migjësus Shqipëri-Serbi - bëhet dëshmitari i dytë në hetimin rreth Ilir Hoxhës. I pari kish qenë përkthyes intervistuesi kryeredaktori gazetaës “Modeste”, Kujtim Drizari. (e.i) Namik Hoti dje duke dalë nga Prokuroria (foto: H. Pustina)

Tragjedia në Ligen:

Reportazh Në bregun e tmerrit Tragjedia në Ligen: Nyja...

Tragjedia në Liqen: Nxirren shtatë kufoma

Në bregun e tmerrit Reportazh Tragjedia në Liqen: Nxirren shtatë kufoma Në faqen 3

AD: “Të shitet toka”

NE BRENDEsi Në faqen 3

Vëllezërit akuzojnë vëllain

Në faqen 3

Vlorë: “Jetojmë me trafikun”

Në faqen 3

Zagreb: “Kështu u vëlluam”

Në faqen 2