13/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 maj 1995

Qeveria dhe Arsimi: pagat rriten 31 për qind

TIRANË - Vihet pajta mes Qeverisë dhe Sindikatave të Arsimit. Die të dy palët, pas një “lufte” të ashpër e gjatë me qindra të tjerë, kanë nënshkruar “armëpushimin”: një marrëveshje e cila parashikon një rritje mesatare të pagës së arsimtarëve në masën 31 për qind. Në këtë mënyrë është shmangur greva e pandërprerë të cilën, sindikalistët kishin kërcënuar se do ta nisnin në 15 maj, nëse kërkesa e tyre nuk do të plotësohej. Ndërkohë kanë mbetur ende të pazgjidhura përfundimisht përplasjet mes dy sindikatave të tjera: Shëndetësisë dhe Telekomit. Ndonëse edhe këtu marrëveshja duket se është e afërt. Arsimi dhe Qeveria kanë rënë dakord dje pas një mbledhjeje të stërgjatur në zyrat e Këshillit të Ministrave. Përfaqësuesit sindikalistë këtë herë kishin shkuar me një ofertë disi më të ulët nga ajo që qeveria kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe. “Ne që një ditë më parë kishim vendosur të ishim tolerant - ka treguar për Gazetën Shqiptare Lluka Prifti, anëtari i Këshillit Kombëtar të Sindikatës së Pavarur - dhe sipas llogaritjeve të bëra kishim vendosur të zbrisnim te 31 përqind”. Pas shumë debatesh dhe mes labirinthi përllogaritjesh financiare të dyja palët kanë gjetur formulën shpëtuese. “Pagat do të rriten 10 për qind në kuadrin e rritjes së përgjithshme në sektorin buxhetor, dhe efektet e saj do të nisin në 1 maj. Mbi këtë pagesë bazë do të llogaritet dhe kompensimi i energjisë”, shkruhet në aktmarrë-veshjen e përbashkët të firmosur dje-Nëpagaësën e muajit maj do të llogariten dhe vështirësitë ekzistuese. Ndërkohë masa e vështirë-sisë do të rritet, duke filluar që nga qershori, deri në 15 përqind mbi pagën e përmirësuar”, përfundon aktmarrëveshja. “Kështu ne kemi shtrënguar që mesatarisht - shpjegon Prifti - të arrijnë një rritje mesatare masën 31 për qind”. Rezultati i sindikatës duket të jetë i kënaqshëm. Megjithatë përfaqësuesit e Arsimit thonë se përpjekjet e tyre do të vazhdojnë. “Ne e trem Prifti-vendosëm që në fund të vitit të ulemi e të bisedojmë sërish me Qeverinë për një rritje të re të pagës”. Armand Mero

Toka e grindjes: e Djathta sulmon Berishën

Shmanget greva Pas peticionit kombëtar kundra ligjit për shitblerjen e tokës bujqësore, gjashtëshja i drejtohet ashpër Presidentit Toka e grindjes: e Djathta sulmon Berishën “Nëse ky ligj aprovohet ne do të thërrasim në ndihmë popullin...” TIRANE - Një kthesë e pashembullt politike - është lidhja e Djathtë Shqiptare që sulmon ashpër Presidentin Berisha. Veçse këtë herë akuza ka lidhje me ligjin e shitblerjes së tokës. Një lider dyfaqeshë - nënshkruar nga gjashtë liderët e shoqatave dhe partive që kishin krijuar Lidhjen e Djathtë - është nisur dje pikërisht drejt selisë më të lartë të Shqipërisë, Presidentës, madje duke u mbullur edhe me tone kërcënuese: “Po nëse, në rastin më të keq, projektilgji do të shkojë në Parlament, jemi të detyruar të deklarojmë se Lidhja e Djathtë do të thërrasë popullin në ndihmë...”. Kështu vetëm pak orë pas iniciativës së parë - organizmi i një peticioni kombëtar - Lidhja e Djathtë Shqiptare, mbërrin në kulmin e saj. Por jo vetëm kaq, sepse liderit e të djathtës tashmë kanë në duar edhe një tjetër dokument, të cilin shumë shpejt do t'ua shpërndajnë të gjithë deputetëve të Parlamentit Shqiptar, duke i kërkuar atyre mosaprovimin e projektligjit për shitblerjen e tokës bujqësore. “Ne kërkojmë me çdo kusht të pengojmë shitblerjen e tokës - pohoi dje menjëherë pas nisjes së letrës për Presidentin Berisha Nënkryetari i PR, Fatmir Mediu - dhe këtë e bëjmë se zbatimi në praktikë i tij do të shkaktonte patjetër tensione të paparashikueshme sociale”. Por nëse numri 2 i PR pak a shumë përserit edhe një herë qëndrimin e partisë së tij dhe të Lidhjes së Djathtë, letra e nisur dje në adresë së numrit 1 të shtetit shqiptar ka tone shumë më të ashpra. “Ju zoti President, kini bindje të tjera dhe në shumë raste u jeni drejtuar shqiptarëve me urimin ‘ta gëzoni tokën’” - shkruhet në letrën - po shfatarsia jonë, që e ka të rrënjosur në shpirt ndjenjën e pronësisë, nuk bashkohet me këtë urim”. Letrën e fundit e liderit të PR dhe njeriut prej ideologëve të Lidhjes së Djathtë, Sabri Godo, drejtuan Presidenti Sali Berisha, është faza më e fundit e një raporti pothuajse pesë vjeçar me numrin 1 aktual shqiptar. I filluar në janar 1991, atëherë kur është krijuar PRSH, ky raport ka pasur “furtunat” dhe “flirtet” e saj. Liria e ashpër e PD në fillimet e saj si partia e parë opozitare, ka qenë pasuar nga një shkrim editorial i qetë dhe i ekuilibruar në numrin e parë të gazetës “Republika” në janar 1991, firmosur nga Godo, ku nënvizonte se: “...demokracia kërkon qetësi dhe punë”. Në zgjedhjet e marsit 1991 PD sfidonte presidentin e atëhershëm në zonën e tij elektorale, duke i vënë konkurrencën një inxhinier minierash, kur lideri i PR, Godo 48 orë para votimit të parë të lirë, i bëri thirrje popullit për të votuar për Ramiz Alinë. Kjo pikë ka mbetur një argumentat që u ka shërbyer kundërshtarëve të tij, për ta kundërshtuar dhe në vitet pasuese. Por kjo shënoi dhe kundërvënien e parë “zyrtare” mes Godos dhe Berishës. Qeveria e Stabilitetit - vetëm pak kohë më pas - ka qenë ndërkaq momenti i parë i aleancës së përbashkët për partitë e Berishës dhe Godos. Një aleancë që vazhdoi edhe pas daljen prej kësaj qeverie të PD, ku personazhi kryesor ishte Berisha. Aleanca politike e vendosur mes PD e PR më 1992 kishte si bazë antikomunizmin. Fitorja e 22 marsit 1992 dhe krijimi i qeverisë së PD me aleatë të saj PSD e PR, solli dhe divergjencat e para të reja me Gjinushin si dhe me Godon, lidhur me numrin e posteve ministrore në kabinetin Meksi. Më pas Godo do të përgëzonte në pozicionin djathtas spektrit politik, për të fituar votat e tyre e qisin të kënaqur nga programi i PD lidhur me kthimin e pronave, sidomos për tokën. Përplasja e re, por aleanca ka vazhduar: Këtë herë me Referendumin për Kushtetutën ku PR ishte për Po-në, përkrah Presidentit. Ky do të jetë dhe momenti i fundit i aleancës PD-PR si dhe nisja e divorcin të tyre, megjithëse Godo do të ishte i fundit që do të linte koalicionin qeveritar. Dhe më në fund erdhi sulmi më i rëndë... Lidhja e të shtetit shqiptar ka tone shumë më të ashpra. Por tepër... (fragmenti vazhdon jashtë kornizës). Pohojnë se me projektligjin e ri toka nuk është shitur dhe ndryshe nga sa thotë Presidenti Berisha, që akuzon se po pengohet kthimi i pronës, arsyeja e tyre është se toka do të përfundojë si pronë e huajve. Një sulm tjetër nga disa përfaqësuesit e PD në Parlament se...” (teksti i artikullit vazhdon në kolonat e poshtme; tekst i prerë në skajin e fotos)

Kadare, vizat e tij dhe spiunët shqiptarë

që të jep azilin, të jep të tjera të drejtat e qytetareve të tjera, por nuk garanton sigurinë tënde, nëse rikhesh në atdheun prej të cilit je larguar për një periudhë të caktuar që shkon deri në pesë vjet. Kadaraja për administratën e shtetit francez dhe duke qenë memanë famën botërore, është një qytetar me kombësi shqiptare që në fillim të largët të 1990, ka kërkuar azil politik në Francë. Si i tillë ai duhet të kërkojë leje para se të vijë në Shqipëri. Reputacioni ndërkombëtar dhe afeksioni i veçantë francez për shkrimtarin shqiptar, ka bërë që autoritetet e Parisit të mbyllin një sy ndaj largimeve “pa leje” të tij. Por ja që për të ardhur këtë radhë, atij i është dashur të kalojë një peripeci rreth dy mujore nëpër zyra, për të marrë viston speciale zyrtare. “Kanë qenë shqiptarët ata që kanë telefonuar në zyrat e emigracionit, duke denoncuar lëvizjet e mia” zbulon sekretin Kadare me një buzëqeshje pa e fshehur dhe një dhimbje. “Telefonatat spiunë” të shqiptarëve të tjerë në Francë, xhelozia e pamundësia e të cilëve për të fituar privilegjet e Kadaresë, u ka errur sytë dhe para emrit të tij. Dikush ka hedhur dyshim se denoncimi ka ardhur nga autoritetet shqiptare, të nisur nga motive politike. Një hipotezë që po vetë Ismail Kadare hedh poshtë në mënyrë të prerë. Sidoqoftë diçka mbetet. Kadare nuk mund të vijë më aq lehtë në Shqipëri e tij të adhuruar. Pengesë janë bërë shqiptarët që ende nuk e kanë kuptuar sa fama e Kadaresë nuk fitohet në një ditë. So. Bal. TIRANE - 1 janë dashur mes dy muaj para se të merrej lejen speciale për t'u kthyer në atdheun e tij, Shqipërinë. Dukët e pabesueshme, por po aq i pabesueshëm është protagonisti i kësaj historie: Ismail Kadare. “Është e vërtetë se kam pasur vështirësi për të vizituar vendin tim, por kjo nuk ka të bëjë me asnjëlloj ndërhyrje të Shtetit Shqiptar aktual...”. Kështu pohon Kadare, por aventura e tij meriton të ritregohet. Statusi politik që gëzon Kadare në Francë, në fakt përfshin klauzolën e kërkimit të lejes nga autoritetet franceze për rikthimin e tij në Shqipëri. Kjo është një praktikë e njohur dhe nga normat e së drejtës ndërkombëtare. Shteti që të jep azilin, të jep të tjera të drejta e detyra, por nuk garanton sigurinë tënde, nëse rikthehesh në atdheun prej tij larguar për një periudhë të caktuar që shkon deri në pesë vjet. Kadareja per administratën e shtetit francez dhe duke lënë mënjanë famën botërore, është një qytetar me kombësi shqiptare në territorin e largët të 1990, ka kërkuar azil politik në Francë.

Blic i Prokurorisë italiane: mes 25 të arrestuarve edhe një shqiptar

Mafia Pulieze në Shqipëri eksportonte heroinë e kokainë me motoskafë nga Vlora

Blic i Prokurorisë italiane: mes 25 të arrestuarve edhe një shqiptar VLORE - Ka qenë një dyshim i vjetër, tani duket se është vërtetuar nga Shqipëria riset, ngarkuar në motoskafë, kokainë dhe heroinë me destinacion Italinë. Trafiku i drogës drejtohet nga persona të lidhur me mafian pulieze. Hetuesia Antimafia e Lecces (në Puglia) ka urdhëruar dje 25 arrestime me akuzen e trafikut ndërkombëtar të drogës. Kapoja e organizatës është një italian, Salvatore Primavera, i lidhur me Sacra Corona Unita, emër me të cilën rrjet mafia pulieze. Një urdhër i parë arresti i është bërë i ditur dhe Gëzim Hoxhës vjeç 34, nga Vlora, i arrestuar së bashku me Primavera 29 prill në shkruar, ndërsa zbarkonte një kilogram heroinë nga një motoskaf i nisur nga Vlora. Ndër të arrestuarit ka dhe kriminelë të Calabrisë dhe të Siçilisë, krahinë italiane në të cilat shitej kjo drogë që vinte nga Shqipëria. Pas hekurave ka përfunduar dhe një shqiptar nga ish-Jugosllavia, 41 vjeçe Slavica Jovisic. Sipas grupit hetimor antimafia italian, Shqipëria është vendi tranzit i kokainës dhe heroinës që vjen nga Turqia dhe Linja e Mesme. Përmes Maqedonisë, droga vjen në Vlorë, dhe prej këtej transportohet me motoskafe shqiptarë në brigjet italiane. Motoskafët në disa raste kanë qenë të njëjtët që kanë transportuar emigrantët klandestinë. Dyshimi mbi ekzistencën e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë ka lindur muaj më parë, kur në Tiranë është bllokuar një fshatar turk, me 3 kg heroinë. Policia kuptoi që atëherë që droga s’mund të ishte destinuar për një treg shqiptar por për atë europian. Që prej muajsh dy vitesh, Shqipëria shkonte në Greqi sasi droge të lehtë: deri dje janë zbuluar në vend 54 plantacione marijuane dhe dy të tjera me lule opiumi. Megjithatë deri më sot nuk është zbuluar rrjeti shqiptar që mbështet trafikun ndërkombëtar të drogës. P.re.

Lind pasuria publike

Ja ç’mund të privatizohet TIRANE - Lind pasuria publike. Një projektligj që do t’i bashkohet Kodit Civil - aprovuar në 29 korrik ’95 - kërkon tashmë të përcaktojë se cilat janë llojet e pasurisë publike dhe diferencat e regjimit juridik ndërtimi tyre e pasurisë thjesht shtetërore. TIRANE - Lind pasuria publike. Një projektligj që do t’i bashkohet Kodit Civil - aprovuar në 29 korrik ’95 - kërkon tashmë të përcaktojë se cilat janë llojet e pasurisë publike dhe diferencat e regjimit juridik ndërmjet tyre e pasurisë thjesht shtetërore. Nëvoja e një projektligji - sipas relacionit të firmosur edhe nga Ministri i Drejtësisë, Hektor Frashëri - kishte dalë edhe për “hekurudhat, minierat ose çdo pasuri tjetër publike që më parë ishin vetëm pasuri shtetërore, sot trajtohen si pasuri që mund të privatizohen”. Duke qenë kështu në “limin me ligj jo të posaçëm”, hartuesit e projektligjit kanë parashikuar t’ia nënshtrojnë regjimit të pronës shtetërore publike, atëqoftë tashmë nëshin vetëm si prona të shtetit. Kështu rugët kombëtare, të qyteteve, rrjetet e rrugë të tjera shtetërore, brigjet e ujit, plazhi, radat, portet, lumenjtë, liqenet dhe ujërat e tjera, të gjitha mund të përçaktohen publike ndërmjet ligjeve të veçanta. Sikurse edhe hekurudhat, aeroportet, ujësjellësat, koleksionet muzeve, arkivave e biblioteka. Duke dhënë kështu edhe mundësinë e privatizimit të tyre. Projektligji gjithashtu do të shërbejë edhe si bazë juridike për lëvizjen e kompetencave të organeve shtetërore në administrimin dhe disponimin e pasurisë shtetërore. (e.l)

“Duhet modifikuar ligji zgjedhjeve”

Propozim nga Lidhja e Djathtë TIRANE - Ligji aktual i zgjedhjeve mund të bëhet pengesë për Lidhjen e Djathtë Shqiptare. Pasi kanë shpallur strategjinë e tyre për zgjedhjet e ardhshme, tashmë liderët e djathtë po kërkojnë që të modifikohet ligji i zgjedhjeve, të paktën të bëhet një modifikim të ligjit ekzistues elektoral. Përpjekjet deri tani të mbetura në kuadrin e takimeve politike - bëhen për t’i dhënë mundësinë Lidhjes së Djathtë që të shihet si një subjekt i vetëm. Kështu Shoqata e Ish-për-dekurve Politikë, Lëvizja Legalitetit, Balli Kombëtar, Bashkimi Demokrat, PR dhe Shoqata e Ish-Përdjekurve Politikë dhe Ekonomikë, mendon se nëse merret parasysh propozimi i tyre, atëherë shpërndarja e votave do të bëhet më e “ngurtë-simit”, siç quhet në zhargonet elektorale. Sipas liderëve të Lidhjes së Djathtë, modifikimi në këtë pikë të ligjit aktual të zgjedhjeve, do t’i jepte atyre më shumë shanse, por edhe vende në Parlament, duke kërkuar që ndërtat të minimizonte shumë suksesin e parashikuar. Sidoqoftë gjithçka tashmë është përmbledhur te takimet politike, në mënyrë që para kërkesës publike, më parë të jetë siguruar konsensusi gjithsesi forca-ve që vitin e ardhshëm do të hyjnë në zgjedhje. (e.l)

“Ballkani, miniaturë e Europës”

Për herë të parë delegacion serb TIRANE - “Ta shndërrojmë Ballkanin në një miniaturë të Europës së Bashkuar”. Kanë menduar kështu dhe janë mbledhur në kryeqytetin shqiptar përfaqësues të rinisë serbe, greke, maqedonase, boshnjake, kroate, sllovene, rumune, turke e bullgare, të cilët për dy ditë me radhë kanë debatuar në seminarin e parë “Ballkani shtetpia jonë e përbashkët”. Organizatorët shqiptarë - Shoqata “Shqipëria e lirë drejt Europës” dhe e Rinisë Idealiste - janë shprehur dje për Gazetën Shqiptare me tepër optimizëm për të realizuar atë që sot në klimën e nxehtë ballkanike mund të quhet veçse utopi: “Të rinjtë e Ballkanit mund të arrijnë atë që s’është realizuar dot në nivele qeveritare”, pohuan protagonistët e këtij takimi tepër të rrallë. Sipas tyre ëndrra mbetet një Ballkan me kufij të hapur, sikurse hapësira e lirë europiane. Ndërkohë që rrugët për të mbërritur deri aty shihen te krijimi i një qendre përballë-rinë rinore; Seminari që përfundoi dje krijoi mundësinë e ardhjes në Shqipëri - ndoshta për herë të parë pas shumë vitesh - edhe të një delegacioni serb, të cilët në vendin e tyre përfaqësojnë shoqata joqeveritare. E veçanta e këtij seminari është se aty ishin ftuar edhe të rinj kosovarë nga Shoqata “Dardanica”, ndërkohë që organizatorët kanë verifikuar asnjë shenjë nacionalizmi gjatë ditëve të seminarit. I quajtur si një zhvillim i ri në marrëdhëniet ndërballkanike, seminari i Tiranës do të mbetet edhe si diçka e përbashkët kombëtare e realizuar këta të rinj “Ballkanin si miniaturë e Europës së Bashkuar”. Gadhshull? [sic] ka nisur... (Ed.La)

Çdo gjë filloi në 1991...

Letra e Stabilitetit - vetëm pak kohë më pas -

NE BRENDSI

Vlorë: skafet fshihen Në faqen 3 Sekretet e Krasës Grabockës e Lacos Në faqen 5

Ja fituesi i parashikuar nga publiku

Festivali i kinemasë Në faqen 5