16/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 maj 1995

Komisioni i Selamit: “Joushtësia në Pulja”

Klandestinët TIRANE - Vazhdon të shkaktojë replika në Shqipëri vendimi i qeverisë italiane për të vënë ushtrinë ndaj klandestinëve që shkojnë nga Shqipëria. Dhe ka reaguar ndaj këtij vendimi instanca më e lartë e Parlamentit shqiptar për marrëdhëniet jashtë Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme. Në një deklaratë të shënuar direkt në përfundim të një mbledhje të posaçme, Komisioni, i kryesuar nga Eduard Selami, e ka cilësuar hapin e fundit të Italisë si “një masë që nuk i përgjigjet marrëdhënieve të mira mes dy shteteve”, ndonëse ka vlerësuar më parë, në mënyrë diplomatike, ndihmën që Italia i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve të fundit. Me anë të së njëjtës deklaratë anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit kanë propozuar edhe zgjidhjen: vetëm dialogu i vazhdueshëm mes dy qeverive, një kërkesë që ishte dalë më parë edhe nga përfaqësuesit e vendeve të forcave më të mëdha politike shqiptare. Komisioni ka theksuar dhe përpjekjet që duhet të bëjë Shqipëria në kufijtë e saj, në mënyrë që ajo vetë t’ia ndalë hovin valës së klandestinëve. Reagimenditalisë, por në sens të kundërt kanë mbërritur edhe kundërdeklarata nga aleatët e saj në Bashkimin Europian. Gjermania ka shprehur të njëjtën, nëpërmjet Ministrit Federal të Brendshëm Manfred Kanther përkrahësin e saj për “kujtë e dobët” të Italisë. Një intervistë dhënë “Berliner Morgenpost”, Kanther është shprehur për një forcim të mëtejshëm të kufive italianë, nëse Roma kërkon të përfshihet në marrëveshjen e Shengenit. Ndërsa diplomacitë e preokupuara vazhdojnë tratativat për zgjidhjen e problemit, në “kryeqytetin e klanestineve”, në Vlorë, intelektualët vendas janë mbledhur njëzetëmbi për të diskutuar mejet që duhen përdorur për të përballuar problemin delikat. “Jo ushtria, por hapa e Konsullatës në Vlorë”, ky ka qenë mesazhi i intelektualëve vlonjatë, të cilët kanë mbledhur tani më shumë firma në favor të kësaj teze. p.re.

Kola: “PS në pushtet, do mermim armët”

Deklaratë e bujshme në raportin e mbajtur në Konferencën e ish-të Përndjekurve Komiteti i Helsinkit proteston. Dokle: “Gjuhë e ‘44-ës” TIRANE - Në betejën politike shqiptare ka dalë në skenë... pushka. “Nëse ajo (PS) do të ishte në pushtet, ne kundërshtarët përjetshëm të saj, nuk do t’ia kërkonim më lutje e peticione të drejtat tona, por do t’ia rëmbenim me pushkë”, kjo është fjalia që ka shkaktuar stuhi në polemika. Protagonisti i kësaj ngjarjeje pa zakontë për historinë shqiptare të viteve të fundit është Kurt Kola, Kryetari i rikonstruktuar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë dhe Kryetari i radhës së Lidhjes së Djathtë. Referimi për pushtët është shfaqur përfundim të raportit që mbajti në Konferencën e që organizoi Kryetar i Organizatës së ish-të Dënuarve Politikë. I kaluar thuajse pa u vënë re, gjatë ditëve të Konferencës, paragrafi me pushkën është bërë vetëm një objekt i një deklaratë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i cili me anë të saj i ka kujtuar në radhë të parë Kolës, por edhe Lidhjes së Djathtë, se në një demokraci mjetet për të arritur suksesin janë vetëm ato që përdoruesit kanë kategorikisht dhunën. “Është bazë për inkriminimin e autorit”, proteston madje Komiteti. Një tjetër emër është shquar i LD, Sabri Godo, Kryetari i Republikaneve ka shprejtur të distancohët nga kolegu i tij i lëvizjes së djathtë. Një kryetari i socialistëve Dokle ka reaguar po dje shumë ashpër: “Është një gjuhë e ‘44”. I pari që ka komentuar këtë paragraf ka qenë Godo. “Është vetëm një pozicionim i Kolës gjatë Konferencës së Tretë Kombëtare të të Përndjekurve Politikë - ka deklaruar për Gazetën Shqiptare Godo - në Lidhje kemi pohuar se do t’i nënshtrohemi rregullave të demokracisë dhe vullnetit të popullit, aq më tepër përforcohet kjo në rast se ne do të vimë në pushtet pas zgjedhjeve të ardhshme”. Shumë më i ashpër Dokle i PS. “Përpara se të jap pozicionin tim - iu përgjigj Nënkryetari i PS pyetjes së Gazetës Shqiptare - duhet të pyesnit Kolën në se ka qenë i pirë ose jo dhe nëse atij nuk i ka dalë ende pija ka të tjerë që t’i kujtojnë Kolës se, në kohën tonë, mënyra nuk tregohen me pushkë apo me rëm bime pushkësh. Të bësh deklarata të tilla të papërgjegjshme sot do të thotë të jesh ende me mentalitetin e 1944, të 1913 apo edhe më keq të shekullit të kaluar. Më vjen mirë që Komiteti i Helsinkit është pozicionuar drejt në këtë këto çështje”. Vetë Komiteti i ka quajtur dy faqe protestës së tij ndaj paragrafit të famshëm. Është ndoshta më e ashpra e hartuar në historinë e re të tij. Për të gjykohet në parim thuhet në protestën e tyre - një deklaratë me këtë përmbajtje jep një bazë për inkriminimin e autorit për gënjeshtrime madje thirrje që bien ndesh me dispozitat kushtetuese të rregullojnë aktualisht jetën politike. Në një regjim demokratik, siç është regjimi në vendin tonë, problemet zgjidhen me mjete dhe rrugë vetëm demokratike, aty nuk ka vend për ultimatume, kanosje dhe thirrje për ushtrimin e dhunës dhe përdorimin e armëve. Krijohet përshtypja se Kurt Kola nuk është i vetëdijshëm për pasojat tepër të rrezikshme të deklaratave të kësaj natyre” Fatos Baxhaku Rezart Xhaxhiu punonjës në firmën e PS, “Progresit” - konfirmohet të jetë bërë në kryeqytet, rreth ores 10 të së dielës, ndërsa ai sapo kish lënë shtëpinë e tij. Dje Daulltari është shoqëruar për në Burgun e Tiranës, sëbashku me masën e arrestit dhe akuzën që mbi të mera shoqërohet edhe me shumën e 30 mijë dollarëve. Sikurse pohon në zyrat e sektorit ekonomik të PS, Daulltari mundet të jetë viktimë e hetimit financiar - kryer së fundi nga ekspertët - të cilët ndoshta e akuzojnë për tërheqjene 30 mijë dollarëve nga llogaria e “Progresit”, kryer pikërisht në 17 janar ’93. Por po ky burim, shton gjithashtu se Daulltari e ka kthyer sërish këtë shumë - këtë herë në formë malli - vetëm pak ditë më vonë, në 3 shkurt ’93. Sidoqoftë labirinthi i shifrave e llogarive bankare - që siç duket, ka përfshirë edhe Daulltarin - do të kërkojë shumë kohë për t’u ndriçuar, edhe pse firma “Progresi” e PS konfirmon të ketë kryer një aktivitet shumë voluminoz, në të cilin përveç akuzuarve aktualë, kanë punuar edhe mjaft persona të tjerë. Hetimet - të bëra eksplozive sidomos në fundjavë - megjithatë ende nuk kanë mundur ta largojnë ministrin për dollarët e shtypshkronjës, destinuareshuma e madhe e parëve “ZP”. Ndërkaq në PS-ku vazhdimisht mbrojtja ndaj akuzave është përqendruar te profësia e parave të shtypshkronjës - masat e fundit të organit të Prokurorisë, duket se janë shoqëruar me një përshpejtim në qarqet financiare, por edhe ato organizative të “Progresit”. Dhe kjo siç duket edhe pse ende nuk është shpallur - të pakten publikisht - nëse shuma prej 250 mijë dollarë, mbetur nga totali 400 mijë i shtypshkronjës, duhej t’i kthehej buxhetit të shtetit apo të përdorej nga PS dhe strukturat e saj ekonomike. Ndërkohë që ende denoncuesit, por edhe akuzuesit ruajnë pozicionet në “llogoret” e tyre: Komisioni i Kontrollit të Shtetit që pohon se shuma 400 mijë dollarëshe - marrë nga “fondi i solidaritetit” të PPSH - duhet t’i kthehet shtetit, dhe PS që pohon shpenzimet e kundërta, pra se paratë janë pronë e tyre, sikurse dhe drejta për t’i përdoruar. Një mister-deri tani pronë vetëm e hetuesve- të cilët deri tani kanë bërë të ditur vetëm emrat e katër personave për të cilët sapo ka nisur çështja penale. (Ed.La.)

“Të ikin ata 2 gjyqtarë të Kasacionit”

Në seancën e nesërme deputetët do të marrin vendimin “Të ikin ata 2 gjyqtarë të Kasacionit” Grupi i PD paraqet kërkesën në Kuvend TIRANE - Dy gjykatës së Kasacionit po të detyrohen të lënë ndoshta vendin e tyre të punës. Në kryesinë e Kuvendit Popullor ka mbërritur tetëve është e ata “nuk kanë plotësuar standardet”, prej 7 vjetësh në juristë, për të ushtruar profesionin në Kasacion”. Kështu po ata deputetë

ZERI I POPULLIT ORGAN I PARTISE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË Çështja «ZP»: Në burg edhe ish-deputeti i PS TIRANE - Bëhet e ashpër dora e Drejtësisë për dënimin e 400 mijë dollarëve, destinuar për blerjen e një shtypshkronje nga “ZP”. Pas tre arrestëve shtypshkja, tashmë i pandehuri tjetër dërgohet në qelitë e burgut. Është Lutf Dautllari - ish deputet i PS në Parlamentin e 31 marsit ’91 - i fundit marrë në përgjegjësi penale nga hetuesit pikërisht për historinë e dollarëve të shtypshkronjës që ende është në Kanada. Veçse Dautllari - ish-deputet i PS në Parlamentin e 31 marsit ’91 - është i detyruar jo vetëm të vuajë një masë sigurimi më të rëndë, por edhe akuzë të tillë: ndërsa Përparim Xhixha, Drita Shehi e Fatbardha Cakani akuzohen vetëm për “shpërdorim detyre”, përballë Dautllarit qëndron “përvetësimi i pasurisë shtetërore”. Ndalimi i Lutf Dautllarit - aktualisht punonjës në firmën e PS, “Progresi” - konfirmohet të jetë bërë në kryeqytet, rreth orës 10 të së dielës, ndërsa ai sapo kishlënë shtëpinë e tij. Dje Dautllari është shoqëruar për në Burgun e Tiranës, sëbashku me masën e arrestit dhe akuzën e mbi të tjera shoqërohet edhe me shumë e 30 mijë dollarëve. Sikurse pohon në zyrat e sektorit ekonomik të PS, Dautllari mundet të jetë viktimë e hetimit financiar - kryer së

Tërmeti në Jug: rrënohet një postë

Prap lëkundje TIRANE - Jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri vala e fundit e tërmeteve nuk ka kaluar pa bërë dëm. Pikërisht në zonën qëndreju me shumë lëkundjen e frikshme, në Bilisht, tërmeti ka bërë përkohësisht të papërdorshme një godinë të rëndësishme: ndërtesën e postës lokale. Në fakt të ndërtesës nuk ka mbetur veç një godinë të vogël, çatia, e cila nuk ka përballuar forcën e lëkundjes që vinin nga Greqia. Për fat të mirë, asnjë nga punonjësit e postës nuk është dëmtuar. Dje frika e tërmetit është kthyer sërish në rrethet e Jugut. Lëkundjet këtë herë të lehta, por gjithsesi të frikshme, i kanë kujtuar qytetarëve të Korçës, Leskovikut, Devollit e Ersekës atë që kishin përjetuar vetëm dy ditë më parë, kur kishin dalë të trembur në rrugë. “Tërmeti sotëm është sinjalizuar nga stacioni ynë i Leskovikut, që nga tanët është më i afërti me epiqendrën e zonës që është aktivizuar kohët e fundit - dhe dje për Gazetën Shqiptare Drejtori i Institutit Sizmologjik të Tiranës, Betim Muço - të dhënat nga nëpër raportuar kanë treguar se lëkundjet e djeshme kanë qenë patur një amplitudë me 5.2 të shkallës Richter. Janë paslëkundjet që do të vazhdojnë të ndjehen në këto zona edhe për disa kohë”. Po nga Muço vjen një lajm tjetër: së shpejti Qeverisë do t’i duhet të ndërtojë disa ndryshime në Kodin Antisizmik të Shqipërisë. Një version i parë është përgatitur nga specialistët e Institutit dhe së shpejti Komiteti i Shkencës do ta paraqesë atë për miratim. Masa me ngrihen në Shqipëri, megjithëqë të evitohen fatkeqësitë në raste lëkundjesh të forta, kjo do të jetë përmbajtja e dokumentit të rëndësishëm. Vetë Muço kishte apeluar më parë për respektimin e rregullave të Kodit. “Vetëm kështu mund të zvogëlojmë efektin e një fatkeqësie që nuk mund të parashikohet”, kishte thënë Muço. f.b.

Grupi i PD paraqet kërkesën në Kuvend

TIRANË - Dy gjykatës së Kasacionit do të detyrohen të lënë ndoshta vendin e tyre të punës. Në kryesinë e Kuvendit Popullor ka mbërritur tashmë kërkesa për largimin e tyre pasi “nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për të qenë gjyqtarë në këtë Gjykatë”. TIRANË - Dy gjykatës së Kasacionit do Në kryesinë e Kuvendit Popullor ka mbërritur tashmë kërkesa për largimin e tyre pasi “nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për të qenë gjyqtarë në këtë Gjykatë”. Kërkesa është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alia Spahia. Fati i dy gjyqtarëve, Petrit Plloci dhe Tefta Zeka, do të vendoset përfundimisht në seancën e ditës së nesërme të Kuvendit. Shkaku që emrat e të dyve rishfaqen para deputetëve është se ata “nuk kanë plotësuar zhdënedhuhur, prej 7 vjetësh punë si deputetë të PD që kishin propozuar dhe pranuar emërimin e të dyve, tani kërkojnë shkarkimin e tyre. Parlamenti ngrihet kundër vetvetes. Në të vërtetë emri i Zekës dhe kërkesa për largimin e saj ishte lakuar në zyrat e Kuvendit Popullor edhe pak muaj më parë. Por tashmë bashkë me të është shtuar dhe Plloci që aktualisht është dhe kryetari i shoqatës kombëtare të gjyqtarëve shqiptarë. a.m.

Flet ministri Musaraj

“Luftë trafikut naftë e refugjatë” Ja të gjitha shifrat e fundit TIRANË - Rreth 650 shtetas të huaj të kthyer, 40 prej tyre të ndaluar nga organet e Rendit, 39 motoskafë të bllokuar e sekuestruar: është ky bilanci i fundit kundër trafikut të klandestinëve, pohuar dje në mesditë nga ministri i Brendshëm, Agron Musaraj. Për mbajtjen e embargos ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, ministri Musaraj pohon se janë ndaluar mbi 50 shtetas - 13 prej të cilëve malazezë - të gjithë për trafik karburantesh. Duke folur për kriminalitetin në përgjithësi, lideri i Ministrisë së Brendshme tha se në katër muajt e parë të ’95, janë regjistruar rreth 500 vepra penale më pak në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë që disa krime të tjera kanë njohur rritje: trafiku i drogës, 11 raste më shumë, rrëmbimi pengjeve, 7 raste dhe trafikimi i armëve, 15 më shumë. Krime, sidoqoftë edhe më shumë të zbuluara. (e.l)

Tirana akuzon

Gjak në kufi: serbët vrasin një shqiptar TIRANË - Tjetër incident në kufirin shqiptaro-jugosllav. Të shtunën pasdite, një bari, Ferid Llacaj 31 vjeç, është vrarë dhe një tjetër shqiptar, Halil Hoxha 40 vjeç, është plagosur, ndërsa po kullotnin lopët, 30 metra larg kufirit. Sipas ekspertëve që kanë hetuar vendin e ngjarjes ka rezultuar se dy shqiptarët janë qëlluar nga rojet jugosllave pa asnjë shkak. Gjurmët e shumta të gjakut dhe gëzhojat e armëve të ushtrisë serbe të gjetura, kanë vërtetuar se viktimat kanë qenë brenda territorit shqiptar.

Përfundojnë hetimet

Dosja Hoxha në Gjykatë TIRANË - Përfundon në Gjykatë dosja e Ilir Hoxhës. Dje në mesditë hetuesit kanë mbyllur përfundimisht hetimet, duke ia lënë fjalën tashmë gjykatësve, të cilët do vendosin midis pafajësisë - kërkuar nga Ilir Hoxha - apo fajësisë, kërkuar nga organi i Prokurorisë, në akuzën: “Prishje e paqes publike nëpërmjet nxitjes së grindjes dhe urrejtjes midis grupeve të ndryshme të popullsisë, duke i fyer e shpifur për to”. Kështu i biri i atij që për afro 40 vjet kish sunduar në Shqipëri, mbetet të dalë nga shtëpia-burg - mbyllur që prej 17 prillit të këtij viti - vetëm në ditën e procesit të tij që megjithatë ende s’është shpallur. Sidoqoftë do të jetë një proces me pak protagonistë, përderisa gjatë një muaji hetimi, janë pyetur vetëm Ilir Hoxha - dy herë - si dhe kryeredaktori i “Modeste”, Kujtim Dyrnari dhe lideri i ekologjisë shqiptare, Namik Hoti. (e.l)

Tiranë

Starova: “Respektojmë embargon” TIRANË - Embargondaj ish-Jugosllavisë dhe respektimi i sanksioneve nga ana e Shqipërisë, që qenë bisede rreth të cilave është bërë dje takimi i zëvendësministrit të Jashtëm Starova me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të SHBA e Hungarisë. - Embargondaj ish-Jugosllavisë dhe respektimi i sanksioneve nga ana e Shqipërisë, që qenë bisede rreth të cilave është bërë dje takimi i zëvendësministrit të Jashtëm Starova me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe të SHBA e Hungarisë. Starova, duke bërë një pasqyrë të masave të fundit të marra nga Qeveria, ka përsëritur dhe njëherë tjetër se Shqipëria dhe strukturat e saj janë të impenjuara plotësisht në respektimin e të gjitha rregullave dhe detyrimeve të saj ndërkombëtare.

Ministria: “Nga 25 maji avokatët në provime”

TIRANË - Ministria e Drejtësisë më në fund ka vendosur pas një ndërhyrjeje avokatët do t’i nënshtrohen provimit duke filluar nga data 25 maj. Të parët që do të ulen në bankën e testit kvalifikimit do të jenë ata të Vlorës dhe më pas, në datën e ndryshimit, të gjithë rrethet e tjera. “Në përgatitjen e matënshtu në skicim në rënde atë teknikimin e fundit me përfaqësuesit e Dhomave - është shprehur për Gazetën Shqiptare, drejtori i drejtësisë së Avokatësisë në Ministri - sistemi që të sillnin dhe ndryshimet që ata pretendonin në program, por asgjë”. Ndërsa fillimisht kishin reaguar ashpër, tashmë edhe avokatët duket të jenë dakort: “Këtë vendim e kundërshtuam ata që e ndjenin veten të papërgatitur”, tha të një dekryetari i Dhomës së Fierit, duke u shprehur në favor. a.m.

NE BRENDSI

Futboll: Ankth në fund Në faqen 3 Itali: Juve prek fronin Në faqen 4 “F1”, Schumacher i pari Në faqen 5 Bisha flet pas Festivalit Në faqen 2 Kadare para studentëve Në faqen 2