QeleshI: "Përdori një pjesë nga valuta për letër"
Çështja “ZP” tashmë godet zemrën e gazetës së socialistëve. Që prej orës 15.30 të ditës së djeshme kryeredaktori i gazetës “ZP” s’do mund ta lërë kryeqytetin pa marrë më parë lejen e hetuesve.
Dje në mesditë, gazetari Thoma Gëllçi, është marrë në përgjegjësi penale nga organi i Prokurorisë së Tiranës, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
“Kryeredaktori “ZP”, Thoma Gëllçi - pohoi për Gazetën Shqiptare Prokurori i Tiranës, Arben Qeleshi - ka firmosur një letërkredit për nxjerrjen nga llogaria rrjedhëse në valutë për një bankë bullgare një shumë prej 76.500 dollarë. Sipas dokumenteve që disponojmë, del se kjo shumë e livruar është përdorur për blerjen 200 tonë letër për gazetën”.
Edmond Laçi në faqen 5
Godina e Zërit të Popullit dhe Thoma Gëllçi duke dalë dje nga Prokuroria
Qeveria Minatorët gati për pension
Qeveria
Minatorët gati për pension
Masa e re vendosur dje mund t’u vlejë 2500 punëtorëve
Në faqen 5
Po nuk punove humb asistencën
Dje u aprovua ligji për "Punët publike"
TIRANË - Të papunët dhe ata që marrin asistencë, këtë e tutje do të mund të punojnë.
Do të jetë pushteti lokal që do t’u ofrojë atyre punë të çfarëdoshme, sipas nevojave dhe fondeve që ka ajo. Atyre që do të refuzojnë këto punë, do t’u pritet asistenca. Është aprovuar kështu dhe projektligji shumë i votash nga Parlamenti projektligji mbi “Punët publike”.
Gjergj Pilika në faqen 3
Bucpapaj lë drejtimin e RTSH
Arbnori Pohon
Afrohet Kodi i ri Penal: do përfitojë edhe Nano?
Valë e re lirimesh nga burgu pas 1 qershorit
TIRANË - Dënime më të lehta për disa, të burgosur që përfitojnë zbritje të dënimeve apo lirohen krejtësisht, dënime që duhen riklasifikuar, të rinj të dënuar për kundravajtje penale që do të jenë fatlumë me 1 Qershor - datë në të cilën do të hyjë në fuqi Kodi i ri Penal - ligje që shqetësohen në të
Kasacioni nën kontroll
Arbnori pas kërkesës për heqjen e 2 anëtarëve
Kasacioni nën kontroll
"Do i vlerësojmë të gjithë"
TIRANË - Do të shqyrtojë edhe më të çështja e dy anëtarëve të kasacionit, për të cilët është kërkuar largimi nga grupi parlamentar i PD. Dje paradite ka qenë vetë Pjetër Arbnori që ka hedhur idenë tjetër: do kon-
do përfitonte edhe Nano?
TIRANË - zbritje të dënimeve apo lirohen krejtësisht, dërime që do të jenë fatlumë më 1 Qershor - i ri Penal - ligje që shfuqizohen në të njëjtën datë, e gjithë kjo “stuhi” do të përfshijë, vetëm pas pak ditësh Drejtësinë shqiptare. Ndoshta së shpejti do të kemi rast të flasim edhe për dënime më të ulta për të burgosurit e “famshëm”. Njëri prej tyre që mund të përfitojë mund të jetë pikërisht Fatos Nano. Një Projektligj që do të miratohet së shpejti në Parlament do të përcaktojë të gjitha hollësitë e lehtësirat që do të përfitojnë të dënuarit e kategorive të ndryshme.
Sot panorama e kalasë
Në faqen 3
“Do i vlerësojmë të gjithë”
TIRANË - Do të shkojë edhe më tej çështja e dy anëtarëve të Kaskacionit, hedhur idenë tjetër: do kontrollohet dokumentacioni i të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Kaskacionit, në përgjigje që ka ardhur pak a shumë befasuese. “Ndoshta edhe anëtarë të tjerë kanë e të tilla mungesa në dokumentacionin e tyre pranë- ndaj do bëjmë verifikime”, kjo ka qenë përmbajtja e deklaratës së Arbnorit.
Në faqen 3
Tjetër emigrant vdes në lumë, donin ta kthenin
Fëmijë shqiptar vritet nga i çmendur në Greqi donte të blinte akullore
GJIROKASTËR - “Tradigjet shqiptare” kanë mbushur sërish kronikat e medias greke.
Protagonistë të dy historive të hidhura kanë qenë dy refugjatë shqiptarë, një 20-vjeçar dhe një 5-vjeçar. Ndërsa i pari ka gjetur vdekjen në përpjekje për t’i shpëtuar policisë greke që donte ta kthente në Shqipëri, vogëlushi i gjore ka vdekur nga një shkak krejt absurd: është goditur barbarisht nga një grek i ekuilibruar ndërsa shkonte të blente akullore në një dyqan të vogël pranë shtëpisë ku banonte. Shqiptarët e grekë e kanë përcjellë për në varrezë të veshur krejt me të bardha. Dy ngjarjet e hidhura kanë ngjallur hidhërim të thellë jo vetëm mes emigrantëve shqiptarë në Greqi.
Quhej Ahmet Ismet Rexha, 20 vjeçari i mbytur në lumë. Kishte kohë që punonte në një fshat të Prefekturës së Kardhitës. Fshatarët vendas nuk kishin thënë ndonjë fjalë të keqe për të dhe për dy shqiptarët e tjerë që punonin në fshat. Por një ditë një patrullë policësh ka mbërritur në fshat. Ismeti ka ndjerë në kthetrat e tyre dhe për t’u kthyer në Shqipëri, ka rendur drejt një lumi të vogël që kalonte andej dhe është hedhur dhunshëm në ujë. Fshatarët grekë e kanë gjetur me vonë disa qindra metra larg. Trupi i tij tashmë ishte pa jetë. Edhe më e rëndë historia tragjike e Taulant Puçit, 5-vjeçar nga Frashtani i Gjirokastrës, që jetonte me familjen e tij në njësi në fshatin Frashtani. Këto ditë të hënën krejt i lumtur mes një jete komode që i siguronte puna e prindërve të tij, por një grek i porsadalë nga çmendina, e nduku ditën personit, e ka qëlluar mizorisht. Dje është zhvilluar funerali prekës.
r.k/u.b.
Kruja sërish në të Lën
Futboll
Dje finalja e Kategorisë II
Kruja sërish në të Lën
Mundin korçarët me penallti
TIRANË - Rikthehet Kastrioti i Krujës në Kategorinë e Parë. Dje pasdite në Qemal Stafa, krutanët kanë fituar përballë Skënderbeut të Korçës. 120 minuta lojë kanë përfunduar pa gola. Më pas ka qenë portieri krutan Lekaj që ka pritur tre 11-metërsha të korçarëve, ndërsa këta të fundit kanë realizuar vetëm dy. Në një takim ku të dy ekipet kanë patur raste të shumta. Në fillim të takimit - ka qenë disi nervoz dhe janë dhënë tre kartona të verdhë nga arbitri ZyIfo - kanë rrezikuar korçarët dhe goladori i tyre Xhediku ka goditur edhe shtyllën. Në pjesën e dytë krutanët kanë qenë më të qetë, ku ka patur edhe një rast Sinan Bardhi, ish-lojtar i Tiranës. Edhe në minutat shtesë Kastrioti ka qenë më i freskët. Por edhe më i saktë në 11-metërshat. Skuadrës së Jani Kaçit, ish-portieri i shquar i Kombëtares, i është dashur të kthehet në Korçë pa realizuar objektivin.
Është rikthyer kështu pas tre vjetësh Kastrioti në kategorinë e parë. Skuadra është stërvitur dhe drejtuar nga Robert Jashari, ish-futbollisti i shquar i Partizanit të viteve 60, duke qenë skuadra e sponsorizuar në Dyten.
Ndërkaq në Krujë ankthi i minutave të ndeshjes që degjon përmjet radios, është shndërruar në një festë të vërtetë. Bori e makinave kanë filluar të buçasin, dhe njerëzit kanë dalë për të pritur të tre miqtë krutanë, që me dhjetra makina, kishin shoqëruar skuadrën në kryeqytet. Një festë që ka zgjatur deri vonë natën.
Në revoltë reparti special i Policisë
"Duam rritje pagash" dhe 60 japin dorëheqjen
Në faqen 5
Pasaportat e reja për 25 mijë lek
Tregu i zi
TIRANË - Edhe pasaportat e reja nuk i kanë shpëtuar dot tregut të zi.
Dokumenti i ri - kërkuesit ndryshe nga ato që përdoren aktualisht - që i lejon shqiptarët të udhëtojnë jashtë shtetit është bërë kesh? vetën brenda pak kështu, vetëm brenda pak ditësh nga hedhja në përdorim, objekt tregtie e fitimi. Mes turmës së kambistëve që qëndrojnë në qendër të Tiranës, pranë Bankës së Shtetit, tani mund të gjesh dhe pasaportat e kaltra: mjafton të jepësh të dhënat një fotografi dhe brenda një jave mund të jesh i pajisur me dokumentin e ri, por vetëm pasi të kesh paguar 25 mijë lekë. Një shërbim tepër i shtrenjtë - nëse ajo kushton 1 mijë lekë - por sidoqoftë më i shpejtë se sa ai që ofron burokracia. Ndërsa pasaportat e reja kanë sjellë shumë shpejt tregun e zi, vazhdojnë të falsifikime të certifikatave, të nevojshme për tërheqjen e tyre. Në Cerrik dy persona janë arrestuar dhe ndërkohë kanë nisur hetimet për dy të tjerë. B. Plaku dhe B. Xhelili janë kapur nga policia ndërsa prezantonin certifikatat me emra të rremë: qëllimi me aikuar për “falsifikim të dokumentave zyrtare”. Hetimet janë shtrirë edhe mbi Katerina Ruçi, nëpunësen e cila i kishte lëshuar certifikatat vetëm të vëlosura dhe të paplotësuara. Ruçi është marrë në përgjegjësi penale për “shpërdorim detyre”. Krahas kësaj në hetim ka përfshirë dhe një tjetër person i cili kishte bërë tjetër gjë vesë kishte plotësuar mbi dokumentin e bardhë atë që dëshironte zotëruesit. R. L./me.ki
Sot Panorama
e RTSH
Skënder Buçpapaj
Në faqen 3
G. 24 në Bruksel
Shqipëria kërkon 400 milion USD për infrastrukturën
Në faqen 2
♓ Elbasan
Rritja e pagës: mësuesit në grevë kundër Sindikatës
Në faqen 5