DREJTËSI
Rishpërthen polemika për emërimin e gjyqtarëve kushtetues
Përplasje e re në emër të Brozit
Kushtetuesja: "Pavarësia e tij, kundër ligjit"
TIRANË - Maja e piramidës së Drejtësisë shqiptare e ngërthyer mes akuzave dhe polemikave. Pas deklaratave të bujshme të kryetarit të Këshillit të Brozilit, pikërisht në Gazetën Shqiptare ishte shprehur kundër Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur madje funksionin e saj si të paligjshëm, dhe që nga radhë e gjykatës së akuzuar: në një deklaratë të përndarë për shtypin, zëdhënësi i Kushtetueses është përgjigjur ashpër qëndrimit të Brozit duke i vlerësuar interpretimet e tij si të qëllimshme dhe “denigruese që nxitin dyshimet për vërtetësinë e Gjykatës Kushtetuese.
Në faqen 3
Zef Brozi
Dhjetë milionë ECU nga Banka Europiane
TIRANË - Janë plot 10 milionë ECU që i janë akorduar Shqipërisë nga Banka Tregtare e Investimeve.
Ka qenë një marrëveshje mes Bankës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Guvernatori i saj Lunik dhe zëvendëspresidenti i Bankës Europiane Khenimatos, të cilët hodhën firmat e tyre për akordimin e kësaj kredie afatgjatë. Pikërisht janë dy kapituj kryesorë që do të përfitojnë nga këto 10 milionë ECU, projekti për investimin në portin e Durrësit dhe për mbështetjen e sektorit privat. Nga ky sistem kreditor na-yrisht që investimet do të sjellin edhe rritjen e eksportit, si pasojë edhe zhvillimin ekonomik të vendit, për të cilin po flitet dhe po shpresohet shumë. Gjithashtu sektori privat do të zhvillohet më shumë e bashkë me të edhe industria, turizmi dhe infrastruktura. Për të dalë nga gjendja e vështirë ekonomike së vendit, Qeveria do të shfrytëzojë ndihmat financiare falas që do t’i jepen Shqipërisë nga Zvicra, Hollanda dhe vënde të tjera nordike.
(p.re)
Nga Shqipëria për t'u kthyer në luftë...
Nga Shqipëria për t'u kthyer në luftë... Foto: H. Pustina
Nga Qafë Thana
VIRGJIL MUCI
Janë 733 vetë të gjithë të hipur në autobuzë që do t’i dërgojnë nga Qafë Thana në Durrës.
Mes pas Adriatikut dhe që këtu shtëpitë e tyre që i kanë lënë prej kohësh janë afër. Është udhëtimi i pazakonshëm i një grupi refugjatësh boshnjakë nëpër Shqipëri. Dje kanë përshkuar thuajse më një frymë territorin shqiptar nga Lindja në Perëndim.
Është ora 6.30, një mjegull e dendur dhe e pazakontë ka mbështjellë kodrinat dhe ndërtesat e doganave në të dy anët e kufirit. Boshnjakët sapo kanë mbërritur nga Shkupi dhe janë në pritje për të vazhduar udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri. Shumica janë pleq, gra dhe fëmijë, por midis tyre ka edhe të rinj e të reja. Udhëtari më i ri i karvanit prej 16 autobuzësh është një fëmijë 2-vjeçar, të cilit e ëma i ka vënë emrin Sabedin, në shenjë mirënjohjeje ndaj familjes shqiptare në Maqedoni, ku ata kanë bujtur, gjatë kohës kur u larguan nga Bosnja.
“Ja, kjo është Bosnja”, na thotë gjyshja e Sabedinit të vogël, 58-vjeçarja Shida Krinçeviç, duke na treguar me dorë çantat dhe torbat e lëna përtokë. “Në to ndodhet gjithçka, shtëpia jonë, toka jonë, bagëtia
Lista e diplomatëve të emëruar
Janë pesë
"E drejta televizive për sportin i takon plotësisht FSHF-së"
Ministria i propozon projektvendimin Qeverisë
Në faqen 5
Avion amerikan e NATO-s rrëzohet në Bosnje
Situatë e rënduar
Në faqen 2
Në Gjykatën e Tiranës
Sot procesi ndaj Ilir Hoxhës
Në faqen 3
"Arsidi s'më ka paguar"
Tartari pohon
TIRANË - "Shumat e dhuruara në llogarinë time në “General Bank” në Luksemburgat, nuk janë
"Kështu u mbytën dy shokët tanë"
Elbasan, flet dëshmitari i tmerrit
ELBASAN - “Ka qenë një ditë e vërtetë tmerri për ne. Kur dolëm nga deti, që kish nisur të dallgëzohej, pamë se dy nga shokët tanë mungonin”.
Vetëm një ditë pas ngjarjes ngjethtëse të së enjtes, kur dy nxënës maturantë të shkollës së mesme të fshatit Gostimë të Elbasanit kanë humbur jetën në Divjakë, janë shokët e tyre që tregojnë të terrorizuar çdo detaj të asaj dite të llahatarshme. Tashmë uji i detit ka nxjerrë vetëm trupin e vajzës 18-vjeçare Miranda Baku. Në faqen 3 Bosnja. “Ja, kjo është Bosnja”, na thotë gjyshja e Sabedit shtëpia jonë, toka jonë, bagëtia jonë, gjithë çka mbetur”. Shida ka humbur dy fëmijë nga lufta tre vjeçare në Bosnje, një djalë të vrarë në janar të këtij viti në luftime të zhvilluara në malin Igman, si dhe një vajzë. Është e vështirë të gjesh një familje që të mos ketë të paktën një të vrarë dhe, si për ironi të fatit, më fatlumja ngjan një plakë fillikate, të cilën e ndihmojmë për të ngritur çantat dhe me sytë e mbushur me lotë, na rrëfen se ka dhjetë muaj që nuk ka marrë asnjë lajm prej dy djemve të saj të mbyllur në një kamp përqendrimi, diku në Bosnje. Pyetjes sonë se, a është në dijeni të keqësimit të gjendjes në Bosnje dhe të shkallëzimit të mëtejshëm të luftimeve në të gjithë territorin, Cerna Meho, një burrë 65-vjeçar, i përgjigjet: “E ç’pasta? Unë jam në një gjendje të tillë shpirtërore sa dëshiroj vetëm një gjë, të kthehem në Sarajevë e të shoh fëmijët, pa punë e madr që në qoftë se do të vritem nga ndonjë granatë”. Por këtë ton fatalist nuk e ka aspak Nexhat Bakalli, një djalosh 23-vjeçar, i cili ka luftuar edhe më parë kundër serbëve, në njësi luftarake kroate. “Për ne nuk ka rrugëzgjedhje tjetër, përveçse të marrim armët dhe të luftojmë për të mbrojtur vendin”. “Ata do të kthehen në territoret e lira të Bosnjës dhe Hercegovinës për t’u bashkuar me familjet e tyre - thotë zoti Muharrem Zejnulahi, i ngarkuari me punë i Bosnjës në Tiranë. - ishte detyra jonë t’i ndihmonim që ata të ktheheshin vullnetarisht në Bonjen e martirizuar”. Stacioni i fundit do të jetë Durrësi, prej ku nëpërmjet tragetit të “Jadroagent”, do të lundrojnë drejt Splitit, për të mbërritur më në fund në “tokën e premtuar” që quhet Bosnje.
Arsari s'më ka paguar
TIRANE - “Shumat e ‘derdhura’ nga njëra time në ‘General Bank’ të Luksemburgut, nuk janë ushqyer nga Arsidi”. Jo vetëm shpjegimet, por as edhe memoria e pyetjeve ndaj tij, s’e kanë detyruar ish-drejtesuen e Bankës Kombëtare Tregtare, Agim Tartari, që të flasë më shumë për numrin e llogarisë 929233, nga i cili - sipas organit të Prokurorisë - ai kish marrë afro 20 mijë dollarë. Tartari edhe pse vazhdon ta quajë këtë problem “thjesht personal”.
Në faqen 3
Sot zbulime & superficialë kryq
Në faqen 7
Krasta kthehet në ekran
Sot maratonë televizive
“12 në Hollivud” do zgjasë 7 orë
TIRANE - Maratonë televizive nga ora 18.50 për spektaklin “12 në Hollivud” pas agresionit të shëmtuar ditën e martë, Adrian Krasta do të kthehet për të prezantuar këtë seri që do të jetë më e gjata në historinë e televizionit shqiptar.
Shtatë orë drejtpërdrejtë për të dëgjuar 78 këngë të interpretuara nga 26 këngëtarë të muzikës popullore, midis tyre edhe emra të famshëm si Bujar Qamili, Liri Rasha, Kleopatra Dokle dhe Fitore Mamaqi. Spektakli, gjatë të cilit do të debutojë si e ftuar nderi edhe një këngëtare e huaj, parashikon lidhje telefonike, lojra dhe një test origjinal pas mesnatë do të kontrollojë me anë të telefonit se sa telespektatorë shqiptarë kanë mbetur zgjuar për të ndjekur programin.
Maratona e sotme është zgjedhur për t’u dhënë hapësirë kërkesave të shumta të këngëtarëve që duan të marrin pjesë në këtë konkurs. Regjia, natyrisht, do të jetë e Vera Grabockës, ndërsa skenari - si gjithmonë - i Pandi Laços.
Berisha: “Jo heqjes së embargos ndaj Serbisë”
TIRANE - “Asnjëleshim në zbatimin e sanksioneve ndaj ish-Jugosllavisë, pa diskutuar më parë edhe për Kosovën”.
Ky ka qenë mesazhi që Presidenti shqiptar Sali Berisha i ka përcjellë Europës me meanë të një bisede të zhvilluar dje në mesditë me Doris Pack, deputete e Parlamentit Europian dhe Kryetare e këtij Komisioni për Europën Juglindore.
Lajmin e ka njoftuar dje Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit. “Presidenti u shpreh se ishte i shqetësuar - thuhet në njoftimin zyrtar - nga disa përpjekje për heqjen e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj Serbisë në këmbim të njohjes së Republikës së Bosnjë-Hercegovinës nga Beogradi. Një lëshim i tillë eventual mund të ketë pasoja të rënda për paqen e stabilitetin në rajon”. Diplomacia shqiptare, ndërmepakërisht këmbëngulurd në tezën se një lehtësim i mundshëm i sanksioneve ndaj Serbisë duhet lidhur vetëm me ndryshimet e politikës serbe lidhur me çështjen e Kosovës, qëndrimi është rikonfirmuar edhe nga Presidenti dje. Njoftimi ka bërë fjalë edhe për temat e tjera të Berishës me europarlamentaren Pack.
Po dhe Presidenti Berisha ka dhënë një intervistë relativisht të gjatë në kanalin europian satelitor “Euronews”. “Shqipëria po i ngjan ritmeve të zhvillimit të Tajvanit”, kjo ka qenë përmbajtja e një prej pyetjeve të Presidentit i cili është shprehur i kënaqur meecurinë e deritanishme të reformës në vend.
Ja e vërteta mbi vajzën që vrau veten
Shkodër
SHKODER - Siç informohemi burimet të sakta, mësojmë se nuk është e vërtetë që Oreta Marku të ketë vrarë veten për thashetheme, siç është shkruar në gazetë.
Për vajzën askush nuk ka foluar keq dhe ka qenë shembull për këdo që e ka njohur, duke gëzuar respekt tek të afërmit e saj. I kërkojmë ndjesë prindërve dhe të afërmve të vajzës për lëndimin që u kemi shkaktuar. Pasaktësia ka ndodhur duke u nisur nga një ndodhi qëllimi i keq, por vetëm nga një imitim në profesionin e gazetarit.
X.P.
Ministria e Jashtme
TIRANE-Një “po” nga Çekia, Bullgaria, Spanja, Belgjika dhe Kina ka mbërritur në Presidencë. Është gati për t’u nisur skalioni i parë i ambasadorëve të rinj shqiptarë që do të përfaqësojnë shtetin tonë në kryeqytetet e këtyre vendeve.
Në faqen 3