09/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 qershor 1995

“Ja si u arratisëm nga kasollja-burg”

INTERVISTE Flet 16-vjeçari Edmir Osmani, njëri nga tre të vegjlit e rrëmbyer në Shkodër nga një bandë “Ja si u arratisëm nga kasollja-burg” Historia e 9 fëmijëve që i shpëtuan grabitësve të panjohur "Njerëz të armatosur me maska na ngarkuan në një furgon. Kemi udhëtuar afër pesë orë. Në një kasolle pranë Durrësit na kanë mbyllur bashkë me fëmijë të tjerë, çdo ditë merrnin njërin prej tyre." SHKODËR - Vetëm 45 orë, kaq ka zgjatur robëria e tre fëmijëve të familjes Osmani dhe pritja dramatike në shtëpinë e tyre. E gjithë historia e hidhur ka patur, një fat të lumtur, por vetëm falë trimërisë së të treve, të cilët tani tregojnë të gjitha etapat e aventurës së tyre të keqe. Dy të vegjlit ende nuk kanë dalë nga tronditja, vetëm vëllai më i madh, 16-vjeçari Edmir Osmani pranon të tregojë për Gazetën Shqiptare. Sipas rrëfimit të Edmirit jo vetëm tre fëmijët shkodranë, por edhe 6 të tjerë kanë mundur të shpëtojnë nga kasollja-burg. Ylli Pata në faqen 3

Traktativa për paqe në qytetin pa leje

Mbetet tensioni, por nisin bisedimet TIRANË - Dhuna duket se ia ka lënë më në fund vendin fjalëve. Dje pasdite një grup banorësh të Bathores, kanë lënë gurët dhe shkopinjtë për t’u takuar në selinë e Partisë Demokratike me Tritan Shehun. Pas një bisede që ka zgjatur rreth 45 minuta duket se konflikti i pardjeshëm do të jetë i papërsëritshëm dhe problemi i qytetës “pa leje” do të shkojë drejt zgjidhjes. Është optimist për këtë Shehu, i cili pas bisedimeve është shprehur për Gazetën Shqiptare: “mendoj se arritëm një rezultat të mirë”. A. Mero në faqen 5 Banorët e Bathores në revoltë (foto: H. Pustina) tat të mirë”.

Alo, sërish para gjykatësve

Të shtunën tjetër proces për ish-Presidentin

SHBA do heqë embargon

Ballkan

Cikuli: “Ruhuni nga

Apel i Ministrit në Berat

Aliu sërish para gjykatësve

Të shtunën tjetër proces për ish-Presidentin Aliu sërish para gjykatësve “Kodi i ri Penal më liron” TIRANË - Një tjetër proces për Ramiz Alinë pasi kish provuar Gjykatën e Tiranës, atë të Apelit dhe Kasacionit, tashmë ish-Presidenti Alia i rikthehet sërish gjykatësve të kryeqytetit. Veçse këtë herë edhe pse në pozitë e një të burgosuri - është ai që akuzohet. Eshtë pikërisht Kodi i ri Penal objekti i procesit që do të nisë të shtunën, në drejtimin e gjykatësit Ledian Zori. Kontradikta e tashme ka më shumë të bëjë me tërheqjen e Tiranës i referohet ditës së lirimit të Alisë, që sipas tij dhe avokatit Kleanthi Koçi duhet të ishte 1 gusht i vitit ’95, ndërsa sipas Administratës së Përgjithshme të Burgjeve, në 29 mars ’96. Këstu mbetet të verifikohet vetëm nga gjykatësit dita e lirimit të Alisë. Një proces me tepër teknik, pasi edhe Alia, edhe Administrata e Përgjithshme e Burgjeve i përgënjeshtrojnë këtë njëri-tjetrin. Në fakt kontradita ka nisur që në Amnistinë e fundit të kaluar, kur një kategori të gjerë të dënuarish - midis tyre edhe Alisë - i ulën 1/3 e pjesës së mbetur të dënimit. Ndërsa Alia kërkon që kjo ulje të llogaritet pas Vendimit të Apelit që dënonte 8 vjet - Administrata e Përgjithshme e Burgjeve, e bën këtë gjë me dënimin përfundimtar të tij, 5 vjet dhe dhëna nga Kasacioni. Ramiz Alia

Cikuli: “Ruhuni nga epidemia e kolerës”

Apel i Ministrit në Berat BERAT-Alarmpërziku i kolerës është lëshuar sërish nga Shëndetësia dhe këte herë në Berat, vatërën ku epidemia u shtri shumëmesuese kudo. Ka qenë vetë Ministri Cikuli i cili në një takim të organizuar me 5 rrethe të prefekturës së Beratit e Fierit ka bërë thirrjen: “Të gjithë në bllok kundër kolerës. Deri tani nuk kemi patur asnjë rast, por rreziku është i pranishëm”. Përpjekjet për parandalimin e shpërthimit të një epidemie të re në Shqipëri, ministri i Shëndetësisë i ka cilësuar si arma kryesore për të luftuar rishfaqjen e sëmundjes. Në faqen 5

Ndihma ushqimore nga SHBA

5 milion $ TIRANË - Një tjetër ndihmë ushqimore i është akorduar Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë milion dollarë, kjo është vlera e ndihmës e cila do të lëvrohet brenda këtij viti. Lajmi është njoftuar nga burime zyrtare të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Transporteve. Zyrtarë të pala amerikane ka njoftuar autoritetet shqiptare me anë të një bisede që Ambasada amerikane në Tiranë, Joseph Leik, pak me Ministrin e Industrisë, Albert Brojka. Në të njëjtën takim Brojka ka kërkuar që të thellohet më tej bashkëpunimi mes të dy palëve në sektorët që mbulon dikasteri i drejtuar prej tij.

Festë kuqezi në Moldavi

REPORTAZH CHISINAU-Një shishe shampanje dhe 1.500 dollarë për secilin prej futbollistëve shqiptarë që përmbysën rumunët Moldavinë. Festa dhe alegria ka nisur që në dhomat e zhveshjes, për të vazhduar pastaj mbi avionin e “Adair” që për dy ditë me radhë shoqëroi djemtë e Bajkos dhe grupin shtetërorët të gazetarëve shqiptarë në kryeqytetin moldav. Chisinau afro 1 milionësh është detyruar të shohë zili nëpër rrugët e saja të gjëra autobusin e shqiptarëve. Në faqen 3 Kushta në Moldavi

Shtëpitë e vjetra në rrezik

Gjirokastër GJIROKASTER - Gjer-dje gjithë më e rrënduar e pjesës antike të Gjirokastrës. Mbi 60 monumente të kategorisë së parë janë në rrezik; çatitet kanë nisur të hedhin gurë mbi njëri-tjetrin, shtëpitë muzeale, tashmë në duart e pronarëve, kanë filluar “ndryshimet” sipas preferencave të këtyre të fundit, ndërsa Qafa e Pazarit është drejt degradimit. Mbi 10 raste të denoncuara nga mega monumenteve për Policinë Ndërtimore dhe gjoba e ndalime punimesh nga kjo e fundit. Në faqen 5

“Janë denoncuar vetëm 4 rrëmbime”

Ministria e Rendit Në faqen 3

PR: “Dënim me vdekje për grabitësit e fëmijëve”

Deklaratë për Parlamentin dhe Qeverinë Në faqen 3

Dy besimtarë:

Historia

Dy besimtarë: “S’shkojmë ushtarë”

Historia BERAT - “Nuk pranojmë të kryejmë shërbimin ushtarak, kjo është kundër normave të besimit tonë”. Kjo ka qenë përmbajtja e një procesi të veçantë të zhvilluar të martën në Berat. Në bankën e të akuzuarve, dy të rinj, anëtarë të një sekti fetar “Vëllezërit e Jehovait”, që ka nisur të aktivizohet në qytet që prej disa kohësh. Është hera e dytë në Shqipëri që shërbimi ushtarak refuzohet për shkak të ndërgjegjes. Dy pacifistët fetarë kësaj here i kanë hedhur vetë më gojë: 10.000 lekë të reja. Llambi Mile dhe Astrit Hysi - kështu quhen të rinjtë - ishin paditur në Gjykatë “për mospaqitje në shërbimin ushtarak”. Të dy janë treguar krejt të qetë gjatë procesit dhe kanë shprehur disa herë bindjen se janë të gatshëm të pranojnë çdo lloj sakrifice vetem e vetëm që të mos shkojnë ushtarë. “Ne zbatojmë ligjet e Perëndisë - tha dje për Gazetën Shqiptare njëri prej dy të rinjve - për t’i qenë besnik fjalës së një gjëje që të pranojmë çdo lloj sakrifice dhe sanksioni ligjor”. “Ç’lidhje ka Perëndia me shërbimin ushtarak? “Ne predikojmë paqe e vëllazëri njerëzore, jemi dy “vëllezërit” pacifistë - një tufë njerëz papërgjegjshëm përndryshe të përjakshme”. “Po mosparaqitja në ushtri është - si organizatë? “J’ organizata nuk përkeqësohen rrugën, çdo vendim është në dorë e besimtarit, si ta gjykojë ai më të arsyeshmen për të lëtuaruar apo mos qëllime e Perëndisë”, e mbrojnë rrëfimin e tyre dy besimtarët. Berati është një prej qyteteve ku “vëllezërit e Jehovait po shtohen përditë. Sipas dy të rinjve rrethi i tyre numëron tashmë 120 anëtarë, ndërsa në krejt Shqipërinë e 1.600 vetë. Me iniciativën e dy besimtarëve të rinj, lindi dhe në Shqipëri një fenomen i ri dhe në Shqipëri i social, refuzimi për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Një mënyrë e dëshirueshme për të qenë “vëllezër të rinj në paqe” - jo vetëm fetarë e në Perëndim - u shfaq edhe në fillim. Por kryerja e ushtrisë si përbën shkelje dhe t’u bindur përtej idesë së shërbimit të detyruar, dhe “vëllezërit” paraqesin këtë situatë. Ka dhe “vëllezër” që janë paguar me ... [pjesërisht e palexueshme] Halli Tafa

SHBA do heqë embargon e armëve për Bosnjen?

Ballkan Në faqen 2 Proces Një vit burg për Ilir Hoxhën Në faqen 5 Elbasan Dy të fejuar plagosin një 18-vjeçar Në faqen 5

Sot GAZETA Treg

Faqja 7