13/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 qershor 1995

Tragjedi në ditën e Shna Ndout

Hidhërim në Mirditë, dhjetra të plagosur transportohen me helikopterë për në Tiranë. Arrestohet shoferi Tragjedi në ditën e Shna Ndout Përmbyset makina e pelegrinëve: 2 të vdekur, 46 të plagosur TIRANE - Masakër në rrugët e Mirditës. Janë 48 vetë, të nisur në një festë, atë të Shna Ndout, por që kanë përfunduar në spital. Rrëzimi i një kamioni ka përgjakur 46 vetë, ndërkohë që dy të tjerë kanë humbur jetën. Tragjedia ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm përgjatë rrugës Rrëshen-Reps ku gjaku i pasagjerëve ka lará asfaltin. Fëmijë, të moshuar, gra e burra janë zvarritur në rrugë pas animit të makinës me të cilën ato po udhëtonin në karroceri. Faji i ngjarjes tragjike ka rënë mbi shoferin e makinës ndaj të cilit është marrë menjëherë masa e arrestit. Armand Mero në faqen 3 Intervistë “Ishte një tmerr i vërtetë” Në faqen 3 Të plagosurit transportohen me helikopterë

Takon prindërit direkt në TV

Pas 5 vjetësh TIRANE - Më në fund shqiptarët kthehen në protagonistë të mallëngjimit televiziv. Por lëvizjet historitë e tyre. Por ajo që është skena e Shqipërisë ajo që ndërtohet para syve të spektatorëve. Është një Itali e tërë që për ironi të fatit ka mijëra e mijëra djem e vajza që këtu me emrin “refugjat”. Ka qenë një djalë nga Durrësi Gentjan Troplini dhe e dashura e tij italiane Emanuela, çifti i jashtëzakonshëm i programit të famshëm “Stran-amore”, që ka thyer rekordin e shikueshmërisë të shtunën dhe i prezantuar nga i mirënjohuri Alberto Castagna. E diela që sapo ka kaluar ishte pikërisht pjesa e fundit e këtij programi, çast që ndoshta ndonjë mendje e mençur autori ka dashur t’ia japë me çipin shqiptar - po i quajmë kështu - boom-in e mbrëmjes. Dhe ia ka arritur qëllimit. Historia e Gentjanit filloi krejt papritur. E dashura e tij i kishte mbushur mendjen të vinin tek programi Castagna-s se pse do t’i bënte një surprizë. Një surprizë që dursaku vetëm mund ta prekë vetëm nëpër fotografi. Duke besduar me djalloshin - i cili ishte rreth 25 vjeç - prezantuesi pyet se ku i kishte prindërit. Gentjani i përgjigjej se i kishte në Durrës dhe që nuk i kishte parë që prej 5 vjetësh. Ndërsa drejtuesi, me një vështrim paksa dinak, ngulmoi që të kundërshtonte duke e bërë të çuditej shqiptarin. Dhe e papritura nuk vonon. Prindërit e Troplinit vijnë në skenë dhe qindra spektatorë u shpërthejnë lotët teksa shohin të përmalluar pafundësisht prindër e bir. Dhe ishte vetë Emanuela, e dashura shpirtërdhimbshme e Gentjanit që kishte organizuar për të, duratarën më të bukur me të paarritshme, ndërkohë që e njëjta e tshë-ruar floriri e punuar mjesht- njëzetatëreshë- guar flori punuar mjesht- ërisht nga shqiptarë i vjen në gjiht nga nëna e tij. Arlinda Causholli

Dëmtohet varri i Konicës

Mister mbi shkaqet TIRANE - Vandalizëm i mistershëm mbi varrin e Faik Konicës. Persona ende të panjohur kanë dëmtuar pllakën e varrit monumental, të përuruar me ceremoninë zyrtare vetëm para pak kohësh. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme. Tani Policia ka vendosur ta ruajë varrin, ndërsa janë marrë menjëherë masat për riparimin e tij. Vazhdone hetimet për të gjetur autorët e këtij akti vandal ndaj kujtesës kolektive të shqiptarëve. Lajmi është marrë vesh vetëm dy ditë më vonë. Tani rreth varrit të poetit mbretëron qetësia e përhershme. Vetëm një polic - sistemi i rojeve të armatosura është vendosur menjëherë pas verifikimit të aktit të rëndë - mbron nga dielli i mesditës në njërën prej pemëve të shumta që rrethojnë varrin. Është pikërisht ky që pranon të tregojë për Gazetën Shqiptare atë ç’ka kishte ndodhur natën mes të shtunës dhe të dielës mbi varrin e shkrimtarit. “Lajminekanëdhënë tëparët punëtorët që merren me mirëmbajtjen e kompleksit përkujtimor - tha Polici - kur ata janëafruarjanëalarmuar nga pamja që është shfaqur para syve. A. Çani në faqen 3 Monumenti i Konicës

Katër ditë në mes të detit fare pranë vdekjes

Janë rikthyer dje në Vlorë pas aventurës së rrezikshme Grup klandestinësh shpëtojnë rastësisht

Greva urie në biruca

. Grevë urie në biruca. ELBASAN - Grevë urie në qelitë e izolimit të Komisariatit të Elbasan. Fenomeni tashmë jo i ri për burgjet shqiptare - vetëm pak ditë më parë e njëjta situatë ishte qene e përsëritur për herë të dytë dhe në Korçë - ka përfshirë dhjetra të arrestuar që kanë protestuar me mjetin e tyre të fundit: të refuzojnë racionin e tyre ushqimor të përditshëm. Që prej mëngjesit të së dielës kuzhina e të arrestuarve nuk punon. Në faqen 3

Policia mbron qetësinë në shkolla

Kundër panikut . Policia mbron qetësinë në shkolla. LEZHË - Tani është policia që bën mbrojtjen e shkollave të qytetit të Lezhës. Ka qenë Komisariati i policisë së këtij qyteti që ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve nëpër të gjitha shkollat për të mbrojtur nxënësit. Shkak për këtë janë bërë sulme të shpeshta të elementëve keqbërës që nganjëherë bëhen edhe objekt konfuzionesh në mjediset e shkollës. Në shkollën e fshatit Ishull-Lezhë është bërë kontroll edhe për mbajtjen e armëve të ftohta. Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë së nxënësve të shkollave të mesme dhe të tetëvjeçare ka patur një arsye më shumë për t’u bërë e domosdoshme. Në faqen 5

Nëna e fëmijëve: “Ata janë ende të tmerruar”

Rrëmbimi i Shkodrës . Nëna e fëmijëve: “Ata janë ende të tmerruar”. SHKODËR - “Duhet të kapen patjetër rrëmbyesit e fëmijëve të mi”. Gruaja që lëshon apelin është Hatije Osmani, nëna e tre fëmijëve të rrëmbyer dhe që nëpërmjet mediave bën këtë javën e fundit. Është një punonjëse në stacionin e trenit, rreth 35 vjeç, që kujton e tmerruar ngjarjen e 18 marsit. Ardit dhe Almi- res, dhe akoma e shqetësuar për fatin e ardhshëm të familjes së saj. Hatije Osmani ngul këmbë për sinqeritetin e saj dhe të burrit. “Nuk e di si t’ia mbush mendjen atyre që thonë se e gjithë kjo histori është një manipulim. Unë nuk do t’i largoja fëmijët nga vetja për asnjë arsye në botë”. Dhe ndërkaq Osmani shton se fëmijët e kanë treguar fill e për pe ngjarjen, siç kanë hequr gozhdët e dërrasave të kasolles me lugë dhe pirun, si kanë fjetur në një gropë të mbushur me bar se e ndjenin veten të lodhur jashtë mase e hollësira të tjera. Në faqen 5

Shqipëria fiton ndaj Malit të Zi: 5-4

Boks. Shqipëria fiton ndaj Malit të Zi: 5-4. Takimi i parë zyrtar sportiv mes dy vendeve qëkurse embargo kulturore u lehtësua nga komuniteti ndërkombëtar. Në faqen 8

Presidenti Berisha në stërvitjen e tankeve

Asiston në manovra . Presidenti Berisha në stërvitjen e tankeve. TIRANË - Presidenti Berisha ka shkuar dje në një repart tankistësh ku ka asistuar në një stërvitje ushtarake. Ai ka vizituar spitalin e ushtrisë dhe është njohur me modernizimin e aparaturave të ardhura nga SHBA. Presidenti ka theksuar se renovimi i pajisjes me këto aparatura moderne dhe të avionëve të emergjencës. “Është e nevojshme dashuria për armët - është shprehur Berisha dhe dheheurt njëjramë dhe të mirëmbarë?” Presidenti ka parë dhe ... [tekst i paqartë] ... të aviacionit ushtarak. Merrnin pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali. Presidenti Berisha

Burgu: “Nano në Gjykatë”

Administrata e Bënçës depoziton kërkesën. Burgu: “Nano në Gjykatë”. Brenda 10 ditësh procesi tij. TEPELENË - “Kërkesa e Fatos Nanos ka shkuar në Gjykatën e Tepelenës sikurse për të gjithë të burgosurit e tjerë që nuk janë të kapë për zbatimin e Kodit të ri Penal”. Konfirmimi ka mbërritur mbrëmë vonë nga Administrata e Përgjithshme e Burgjeve, e cila - duke pohuar për Gazetën Shqiptare një lamë të tillë - e ka quajtur normale kërkesën edhe për liderin socialist. Po mbrëmë vonë avokati i Fatos Nanos ka pohuar për Gazetën Shqiptare se kërkesa vendosur për t’u dërguar Gjykatës së Tepelenës, duke pasur parasysh se këtë të drejtë e kishte vetëm Komanda e Burgut të Tepelenës, duke shpresuar gjashtu edhe një njoftim për iniciativë të saj shpejtë. Ndryshojnë kështu vetëm personazhet e kërkesës për rishqyrtimin e dosjes Nano, kur vetëm pak orë më parë avokatët e liderit socialist kishin menduar se tashmë duke i thënë pikërisht ata që do të ndërhynin, duke i kërkuar Gjykatës së Tepelenës sipas Kodit të ri Penal dhe Ligjit për hyrjen në fuqi që do të merrnin në dorë iniciativën. Sipas avokatit të Nanos, Përparim Sanxhaku, të shtunën Drejtorit të Burgut të Tepelenës i kishin kërkuar që të ushtrohej sipas Ligjit të drejtën për të kërkuar rishqyrtimin e çështjes Nano, një kërkesë që ndoshta është bërë vetëm dje, sikurse për të gjithë të dënuarit e tjerë të këtij burgu. Megjithatë - pavarësisht nga personazhet e kërkesës - i bie që Nano pas shumë muajsh t’i rikthehet edhe një herë gjykatës. Veçse këtu - sikurse pohon me besim avokati i tij - për t’u liruar përfundimisht nga qelia. Gjithçka tashmë është në duart e gjykatësve të Tepelenës.

Triumfojnë Alesi dhe Juventus

. Ferrarika arritur një triumf madh. Ka mundur të shpërthejë në pistën kanadeze “Gilles Villeneuve”, makina më prestigjioze italiane e Formula 1. Sezoni futbollistik është mbyllur edhe në Itali. Të shtunën dhe dje janë përcaktuar përfundimisht formacionet që kanë triumfuar dhe ato që kanë dështuar. Në faqen 2

Abort por me rregull

Qeveria Miratohet projekti

Historia e Papës shqiptar

Kulture

por me rregull

. Miratohet projekti. Në faqen 5

Kulturë — Historia e Papës shqiptar

Kulturë. Historia e Papës shqiptar. Në faqen 7

Vrau për të mbrojtur fëmijën

Tepelenë . Vrau për të mbrojtur fëmijën. Në faqen 5. Itali. Fiton Berlusconi. Në faqen 2

Kampionati i ri me 18 ekipe

Futboll. Dje ka vendosur Federata. Kampionati i ri me 18 ekipe. Në faqen 3