Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

Viti III - Nr. 128 - E martë, 30 qershor 1995

Laknas, drejtor kapet peng

Grevistet: “Vetëm kështu do të na dëgjojnë” Drejtores i Minierës së Bulqizës ishin shkuar për t'i biseduar me ishatarët. TIRANË - Zgjidhet “rrëmbimi” i grevistëve të Laknasit. Të ngujuar për 24 orë në zyrat e kryesisë së Komunës, Drejtori i përgjithshëm i Minierave, profesor Fejzi Hima dhe nëndrejtori i minierës së Valiasit Edmond Nushi, u liruan mbrëmë nga grevistët e minierës. “Ne donim që qeveria ta kuptojë se kështu gjërat s'mund të ecin më”, ka qenë shpjegimi i minatorëve grevistë. Bllokimi i dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë është bërë pas dështimit të bisedimeve. Minatorët grevistë patën deklaruar në mesditë se do t'i mbanin peng dy drejtuesit e minierave deri sa të merrnin njoftim zyrtar nëse qeveria do t'i pranojë kërkesat. Të bllokuarve, janë ofruar edhe drekë të cilët e kanë refuzuar. Krahasuar me grevën e urisë në Valias, kjo skemë e re e protestës së minatorëve u prit me një farë mirëkuptimi nga drejtuesit e qeverisë. Në orën 18 e 15, pas një takimi prej dy orësh me ministrin e Industrisë dhe Transportit Bashkim Kopliku, presidenti i sindikatës së pavarur të minatorëve të Shqipërisë, Gëzim Kalaja hyri në ambientet ku po mbaheshin peng dy drejtuesit e minierave. Sipas tij, qeveria do t'i plotësonte të gjitha kërkesat e minatorëve. Janë të shumta të dhënat se kanë filluar të përgatisin dokumente të nevojshme për të kryer më shpejt ndryshimet e pagave, duke llogaritur indeksin e papërfunduar. Armand Mero ne faqen 3 Drejtorët peng mes grevistëve (foto: H. Pustina)
Fejzi Hima Edmond Nushi Bashkim Kopliku Gëzim Kalaja Berisha Laknas Tiranë Bulqizë Valias Shqipëri

Berisha: “Më shumë gra në postet shtetërore”

Presidenti mes biznesmeneve shkodrane SHKODËR - Presidenti Berisha u ka bërë dje thirrje biznesmeneve shkodrane që të punësojnë dhe të inkurajojnë gratë në veprimtaritë e biznesit. Duke folur përpara një grupi grash biznesmene, Presidenti i Republikës Berisha i ka vlerësuar ato për punën e tyre në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të familjes. “Zërat e kundërt nuk duhet t'ju trembin apo t'ju ndalojnë”, i tha kreu i shtetit sipërmarrëseve. Berisha ka përsëritur se asnjë qeveri nuk mund të arrijë demokracinë pa praninë e femrës në veprimtaritë shoqërore dhe politike. “Partia Demokratike po punon prej katër vitesh me radhë për rritjen e pranisë së grave në pushtet”, tha ai. Berisha u ka bërë thirrje biznesmeneve që të punësojnë më shumë gra dhe të përpiqen të zgjerojnë aktivitetin e tyre. Presidenti ka zhvilluar në Shkodër një sërë takimesh me biznesmenë dhe qytetarë. Alban Dyrmishi ne faqen 3
Alban Dyrmishi Fatos Nano Shkodër

Tepelenë konfirmon: Nano mbetet në burg

Lideri i PS duhej të vuajë edhe 1 muaj dhe 22 ditë të tjera por avokati do i drejtohet Gjykatës së Apelit LEZHË Lideri i PS Fatos Nano e ka humbur shpresën dhe për lirimin e parakohshëm nga burgu. Vendimi shpallur pasditen e djeshme nga Gjykata e Rrethit të Lezhës lë në fuqi vuajtjen e dënimit 7 vjet e 4 muaj burg të dhënë së fundi nga Gjykata e Tiranës. Nano do të vuajë dënimin për “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Sipas avokatit mbrojtës, në përllogaritjen e dënimit duhej zbritur edhe koha e paraburgimit. Kështu dënimi i tij kishte përfunduar. Vendimi shpjegon se shpallja e pafajësisë për veprën e parë dhe zbritja e dënimit nga 12 në 7 vjet e 4 muaj nuk sjell mbarimin e dënimit. Nano ka shfrytëzuar të gjitha rekurset juridike të sistemit shqiptar. Në 7 shkurt të këtij viti Gjykata e Kasacionit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës së Tiranës. Në seancën e djeshme prokurori Ramiz Njala ka kërkuar që vendimi i gjykatës së Tiranës të mbetet i pandryshueshëm. Gjyqtarët Shpëtim Vogli dhe Leonard Bombaj e kanë pranuar këtë qëndrim. Mbrojtësi i Nanos, Maks Haxhia, ka deklaruar se do t'i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Nano gjendet në burgun e Bënçës ku vuan dënimin. Ilir V. Blloshmi ne faqen 7 Lideri i burgosur i PS
Fatos Nano Shpëtim Vogli Leonard Bombaj Maks Haxhia Ilir V. Blloshmi Lezhë Tiranë Bënçës

Krisma armësh në Elbasan maskrohet një djalë i ri

Blic i policisë: zbulohet skuta e kriminelëve ELBASAN
Elbasan

Dorëzoni armët e rrezikshme të gjahut

Urdhëri i Ministrisë së Brendshme Drejtuesit e rendit janë urdhëruar t'u kërkojnë qytetarëve që zotërojnë armë gjahu t'i dorëzojnë ato në polici. Urdhri është dhënë nga Ministria e Brendshme pas një sërë incidentesh të ndodhura së fundi me armë të tilla. Sipas njoftimit, armët e paregjistruara dhe ato që konsiderohen të rrezikshme duhet të mblidhen menjëherë. Në faqen 5

Përdhunoi një fëmijë 3-vjeçar dënohet vetëm me dy vjet burg

ELBASAN - Njeriu [...] i dënuar me 10 a 15 vjet burg për përdhunim të mitur, me vendim të Gjykatës së Rrethit [...] është dënuar me vetëm dy vjet burg. Ngjarja e rëndë, ndodhur vitin e kaluar, ka shkaktuar indinjatë të madhe te banorët e lagjes “Bregu i Qytetit”. I pandehuri [...] akuzohej për përdhunimin e një vajze 3-vjeçare. Vendimi i butë i gjykatës ka ngjallur reagime dhe është cilësuar si i pajustifikueshëm. Nëna e fëmijës ka deklaruar se do të kërkojë drejtësi në instancat më të larta. Në faqen 5
Elbasan Bregu i Qytetit

Provimet

“Jamunë shkollë 3-vjeçare” TIRANË - Ka mbërritur në mbarë vajzën e parë fituese në shkollën e mjekësisë mesatare shtetërore. Kandidatja e moshës 17-vjeçare me emrin Naima? [?] është paraqitur dje në zyrat e Ministrisë së Arsimit për të marrë formularin e regjistrimit. Të gjitha vajzat, mund të paraqiten për t'u regjistruar deri në datën 2 korrik. Kështu njofton ministria e arsimit. Armand Mero ne faqen 3
Berisha Tiranë