21/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 qershor 1995

Blic i policisë, lirohen pengjet

Mbyllet greva, ndalohen nga Rendi 13 të ngujuar TIRANE - U ka kushtuar shumë shtrenjtë grevistëve të Laknasit marrja e dy pengjeve. Dje, dy valë të njëpasnjëshme të Policisë kanë liruar dy personat e mbajtur rob që prej 24 orëve - Idriz Xhumarën, drejtor në Ministrinë e Bujqësisë dhe kryeplakun e fshatit - dhe ka nxjerrë të 33 të ngujuarit jashtë duke ndaluar më pas 13 prej tyre. Kështu, dje pasdite protesta tre javore e fshatarëve të cilët ishin ngujuar duke kërkuar ndarjen e drejtë të tokave të tyre është mbyllur përfundimisht. Reagimi i ashpër i forcave të Rendit ndaj grevistëve të Laknasit ishte bërë i qartë që dje paradite në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Brendshme e cila kishte theksuar hapur se do të merte të gjitha masat ligjore për lirimin e dy personave të marrë peng në mesditën e së hënës. Armand Mero në faqen 3 Disa fshatarë që lënë ngujimin pas blicit të parë të policisë (foto: H. Pustina) Përfundon protesta e bujshme e fshatarëve të Laknasit. Ministria akuzon: "Ishin terroristë"

Ministri: "Shkelje edhe në Gjykatën e rrethit të Matit"

DREJTËSI Në faqen 3

Pranë detit pushimet më të "kripura"

Ja sa do të kushtojë plazhi Abuzimi nis prenotimet. Por në Jug ekzistojnë edhe shtëpitë... Në faqen 5

Pyetet për 15 orë gazetari RD

TIRANE - Është marrë në pyetje për më shumë se 15 orë dhe më pas është lëshuar. Kjo ka qenë aventura e redaktorit të Gazetari i RD dhe Hostenit, Filip Çakuli

Shehu në Athinë: sukses diplomatik

TIRANE - Partia Demokratike Nea Demokracia i forcojnë raportet e ndihmës së ndërsjelltë. Burimet diplo-

Mbrojtja: denoncohen 14 funksionarë

Komisioni i Kontrollit: "Tani gjithçka në rregull, vetëm disa masa" Mbrojtja: denoncohen 14 funksionarë Inisiativë e Ministrit. Akuza: shpërdorim TIRANE-”Ministria e Mbrojtjes ka vepruar në përputhje me ligjin, madje jo vetëm ka denoncuar 14 nga funksionarët e saj të lartë”. Në Ministria e Mbrojtjes

për 15 orë gazetari RD

TIRANË - Është marrë në pyetje për më shumë se 15 orë dhe me pas është lëshuar. Kjo qenë aventura e redaktorit të “Rilindjes Demokratike” dhe njëkohësisht drejtorit të revistës humoristike “Hosteni”, Filip Çakuli. TIRANË - dhe me pas është lëshuar. Kjo qenë aventura e redaktorit të “Rilindjes Demokratike” dhe njëkohësisht drejtorit të revistës humoristike “Hosteni”, Filip Çakuli. Njëkohësisht pranë shtypshkronjës “EuroRilindja” janë tërhequr mbrëmë nga ana autoriteteve botuesit numrit që duhej të dilte të revistës. Çdo gjë ka nisur në orën 01.30 të mëngjesit të djeshëm, kur në derën e Çakulit në shtëpinë e tij, në Kombinat, kanë trokitur 6 persona, katër civilë dhe 2 policë. Ata më pas e kanë marrë me vete dhe, siç tregon vetë Çakuli, kanë bërë së bashku disa herrugën prej ndërtesës së “RD”, ku ndodhet dhe redaksia e “Hostenit”, mesa duket në funksion të pyetjeve të bëra ndaj tij. Alarm-i ka përfshirë familjen e Çakulit, e cila nuk ka mundur të mësojë deri në momentin e lirimit, se ku ndodhej kryetari i familjes. Megjithë kërkimet në tërë rajonet e policisë së kryeqytetit, falë dhe ndihmës së tyre, Çakuli nuk ka rezultuar si i regjistruar në dokumentat e ndalimit. Të njëjtin fat ka patur dhe bashkëpunëtori i Çakulit për “Hostenin”, gazetari Naim Noka. “Rreth orës 09.30 të mëngjesit të djeshëm jam marrë në pyetje për rreth shtatë orë, lidhur me numrin e revistës dhe mbi drejtorin e saj Çakuli”, ka pohuar Noka dje për gazetën “Shqiptare”. Një fakt tjetër ka patur numri i revistës Hostenit. Bëhet e sa, janë tërhequr mbrëmë nga makineria e shtypshkronjës “EuroRilindja” e mesa duket nuk do të shohin dritën e botimit. Është zbuluar kështu “Kuzit për praparak”, një nga kazuzolat? në të janë… Shkrupin? [pjesë të palexueshme] Këto arrestime… [teksti pjesërisht i palexueshëm] “Rilindjes Demokratike” brenda dy ditësh… [teksti pjesërisht i palexueshëm].

sukses diplomatik

TIRANË - Partia Demokratike e Nea Demokracia i forcojnë raportet e ndihmës së ndërsjellë. Burimet diplomatike shqiptare nga Athina kanë bërë të fjalë për një sërë rezultatesh të mira të arritura nga delegacioni i PD, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Tritan Shehu, gjatë vizitës së tij në kryeqytetin helenik. Edhe një kontakt i rëndësishëm i shtohet kështu radhës së gjatë të atyre pozitive të zhvilluara kohët e fundit mes dy vendeve. Në faqen 5

Inisiativë e Ministrit. Akuza: shpërdorim

TIRANË - “Ministria e Mbrojtjes ka vepruar në përputhje me ligjin, madje ajo vetë ka denoncuar 14 nga funksionarët e saj të lartë”. TIRANË - “Ministria e Mbrojtjes ka vepruar në përputhje me ligjin, madje ajo vetë debatin e ashpër rreth aktivitetit të dikasterit të Mbrojtjes ndërhyn tani edhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit, i cili ka përfunduar dje një kontroll të detajuar që ekspertët e tij kishin nisur prej shumë kohësh. Ka qenë nën “mbikqyrjen” e tij edhe ndërmarrja “MEIKO” e disa reparte ushtarake. Ja disa nga përgjigjet e specialistëve për çështjet delikate të Mbrojtjes. Në faqen 3

Taksë për semaforët që nuk ekzistojnë

Shkodër Në faqen 5

Biznes në sportelet e postës

Qeveria e aprov on si një shërbim modern Qeveria e aprovon si një shërbim modern Biznes në sportelet e postës Në faqen 3

Brozi: “Asnjë takim para gjyqit”

Revolucioni i thyer ndryshon gjykatësin Revolucion tjetër, por i heshtur në Gjykatën e Kasacionit Rregulli i thyer ndryshon gjykatësin TIRANË - Një tjetër revolucion i heshtur në Drejtësi. Veçse këtë herë më pak i bujshëm, madje edhe tepër i heshtur. E quajtur “një fillim i rëndësishëm”, fleta e verdhë, firmosur nga Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Z. F. Brozi - ka mbushur gjithë hyrjet e kryegjyqtarëve shqiptarë, madje edhe dhomën e pritjes të vetë Brozit. “Sipas ligjit, Kryetari dhe gjyqtarët e Gjykatës së Kasacionit nuk mund të takohen me palët ndërgjyqëse, të gjithë e të cilëve do të gjykohen së shpejti”. Revolucioni i heshtur - nisur prej ditësh në Gjykatën e Kasacionit duket se tashmë ka dhënë edhe efektet e saja të para pozitive. Edhe pse në atë letër të vogël - vulosur dhe firmosur nga Brozi - nuk është shkruar pjesa tjetër më e rëndësishme, masat e parashikuara për seancat dhe çka kushtëzojnë rregullin. Sipas shkrimeve nga ana punonjësit të Gjykatës së Kasacionit, nëse vërtetohet takimi i gjyqtarit me njërën prej palëve të interesuara, pikërisht në vijim të procesit, atëherë detyrimisht gjyqtari i lë çështjet e gjykimit në asaj çështjeje. NJOFTIM I RËNDËSISHËM MUND TË TAKOHEN ME PALET NDËRGJYQËSE, TË CILËVE DO TË GJYKOHET SE SHPEJTI KRYETARI I GJYKATËS F. BROZI Ja njoftimi i ngjitur në dyert e Kasacionit

“Mercedesi” i lotarisë në ankand

Fituesja kërkon ta shesë për t’u martuar dhe ndryshuar jetën e familjes së saj Në faqen 8

Gazetari i RD dhe Hostenit, Filip Çakuli

Ministria e Mbrojtjes

Ja njoftimi i ngjitur në dyert e Kasacionit

Çakuli merret nga shtëpia, bllokohet "Hosteni"