12/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 korrik 1995

Nano dhe Strasburgu: ia e vërteta e Arbnorit

Dje Këshilli Kombëtar i PD-së Nano dhe Strasburgu: ia e vërteta e Arbnorit “Letra për të penguar hyrjen në KE” Kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori ka folur dje në Këshillin Kombëtar të PD-së, si Shqipëria ka hyrë në KE. Ai ka treguar të vërtetën e tij mbi historinë dhe debatet e amendamentit me emrin Nano Në faqen 3 Pjetër Arbnori dhe Martinez në Strasburg

Skandali i autofantazmave

Denoncim i bujshëm i Kontrollit të Shtetit. Hapet “gjeta” ndaj autoveturave klandestine Skandali i autofantazmave 8.700 s’kanë paguar doganën për 4 milion USD Shpërthen skandali i makinave. Dhe një tjetër akuzë e rëndë për sistemin doganor në Shqipëri. Ka qenë vetë Komisioni i Kontrollit të Shtetit që dje për herë të parë ka shpallur publikisht rezultatet e një hetimi të gjerë rreth hyrjes në Shqipëri për vitin ’94 dhe gjysmës së parë të ’95 - përmes sistemit doganor - të të gjitha autoveturave. Përfundimi ka qenë vërtetë i bujshëm: vetëm vitin e kaluar kanë hyrë në Shqipëri pa u zhdoganuar afro 8.700 autovetura. Ndërkohë që vlera e humbjes së shtetit nga ky “lum” klandestin autoveturash llogaritet në rreth 4 milion dollarë Në faqen 3

Superhetues për supermashtrimin

Një grup special do të verifikojë historinë e 800 mijë dollarëve Superhetues për supermashtrimin Durrës, pushohet drejtori i Bankës DURRËS - Një grup i posaçëm hetuesish është ngritur për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së 800 mijë dollarëve të cilat duhet të ishin derdhur në llogaritë e Doganës së Durrësit. Tani për historinë e falsifikimit të dokumentave të Bankës Tregtare me anë të të cilave është bërë e mundur fshehja e mashtrimit për një kohë të gjatë, kanë filluar kërkimet e ethshme dhe grupi hetimor - përbërja e tij mbahet ende sekret - po punon tashmë mbi skandalin i cili duket se do të ketë përmasa edhe më të mëdha: dyshohet se dokumenti që falsifikoi pagesën e 800 mijë dollarëve të mos jetë rasti i vetëm. Megjithatë nga burimet e prokurorisë për të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me këtë skandal mbahet fshehtësia më e madhe.

Baleta Kalakullës: “Njerëzit me mug”

LEZHË - Baleta sulmon sërish Kalakullën. “Ai ka vetëm vulën, ne kemi njerëzit”. Kështu ka folur ish-përfaqësuesi i PDD Baleta, në takimin që ai ka patur me simpatizantët e tij në Lezhë. Baleta ka udhëtuar për në Lezhë me të vetmin qëllim: ka sqaruar pozicionin e PDD si dhe ka sulmuar Lidhjen e Djathtë. Por natyrisht ai nuk ka harruar të flasë me besnikët e tij edhe për çështjen kombëtare.

“Im bir vrare nga heroina dhe shoqëria e keqe...”

Historia Flet nëna Altinit viktimë e drogës “Im bir vrare nga heroina dhe shoqëria e keqe...” TIRANË - “Heroina vrau tim bir. Por për një gjë jam e sigurtë: këtë ia kanë bërë shokët”. Dy javë pas ngjarjes që tronditi kryeqytetin, kur 19-vjeçari Altin Qytuku u gjet poshtë urës së Lanës në qendër të Tiranës i mbuluar nga droga, është nëna e tij, Liliana që tregon për Gazetën Shqiptare gjithçka mbi këtë histori tragjike. E veshur me të zeza, ndërsa vazhdon të presë e të përcjellë njerëzit e shumtë që vijnë ta ngushëllojnë, ajo flet me sy të përlotur. Nga goja e saj del historia e Altinit, jeta që ai bënte, dyshimet e saj, akuzat ndaj shoqërisë që e çoi në vdekjen e llahtarshme dhe së fundi një apel i dhimbshëm: “Shteti dhe ligji të veprojë që nëna dhe baballarë të tjerë të mos veshin më robat e zisë”. Altini e martte dhe më parë drogë? “Jo, jo. Im bir asnjëherë nuk ka përdorur drogë. Për këtë jam mëse e sigurt. Ai i shtenjë jetë për deri në fund pas shkollës e veçanërisht pas kompjuterave. Rrinte me orë të tëra duke punuar. Një njeri i tillë nuk mund të merrej me drogë. Pastaj nuk pinte as cigare. Të gjithë paratë që i jepnim i përdorte për të blerë disketta kompjuteri. Unë jam e sigurtë se këtë ia kanë bërë shokët. Aq sa edhe kur e gjetën asaj se ta bërë këtë?” Po përse ia kanë bërë shokët? “Ka dy arsye. Ose ka nisur si një lojë për të parë se si do të reagonte. Ose kanë dashur që ta mësojnë me drogën që ta fusnin më pas në kontingjentin e tyre të blerësve. Megjithatë në të dyja rastet kjo do të jetë një tragjedi e blerësve. Megjithatë nëse e dyja rastet kjo do të jetë…” Po prania e tij u gjet një shiringë? “Jo. Mjekët na thanë se heroina i është gjendur në stomak. Pra nuk ka marrë me dijeninë e tij”. Ju pësuat një fatkeqësi. Ndërkohë dhjetra njerëz vazhdojnë të përdorin drogën. Cili është roli i prindërve në këtë gjendje? “Prindi praktikisht nuk mund të bëjë asgjë. Sepse askush nuk do që fëmija e tij të drogohet. Por faj kryesor është i shoqërisë dhe shtetit që lejuar që kjo rrugë rina e cila sheh shum rap... Altini kur ishte gjallë...

Valë e re pushimesh në polici

Malësia e Madhe KOPLIK - Tërmeti që kish përfshirë disa Komisariate të Policisë në Jug të Shqipërisë, tashmë mbërrin edhe në Veri. Që prej së hënës në Malësinë e Madhe mungon Shefi i Degës së Rendit, Shefi i Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor si dhe një shofer, punonjës po i këtij Komisariati. Në faqen 3

Greqia i shmanget ligjit për emigrantët shqiptarë?

Athina për momentin nuk parashikon legalizimin e refugjatëve Nesër në Tiranë komisionet dypalëshe diskutojnë edhe këtë çështje ATHINË - Në paketën e qeverisë greke për luftën kundër papunësisë, do të përfshihej edhe një ligj për pajisjen me leje pune për emigrantët. Por, duket se qeveria greke ka ndryshuar flamurët. Dihej se ky problem ishte nga më kryesorët që u diskutua me agjencitë e komisioneve të përbashkëta. Qeveria brenda disa ditësh ndryshon përsëri qëndrimin. Ajo po e braktis ligjërimin e emigrantëve, kufizon vetëm në regjistrimin e tyre pranë qendrave të organizmit të zënies me punë të fuqisë puntore. Emigrantë shqiptarë kthehen nga Greqia "Embargo" maqedonase në doganën e Qafë-Bllatës Në faqen 3

"Vrava në emër të Zotit"

Berat -Kavrarenëmër të Zotit. Të paktën kështu ka justifikuar krimineti, të kryer mbrëmë rreth orës 23. Lir Hoti, 17 vjeç, nga lagjia “30 vjetori”. Ai ka goditur me kamë Taulant Demon, 18 vjeç, nga e njëjta lagje. Ngjarja ka ndodhur në një lokal vetëm 80 metra larg godinës së Komisariatit. Hoti ka qëlluar jashtë dhe pa këmbëparë kishte goditur një tjetër për një zënkë, ndërsa më pas i drejtohet Demos fare pa shkak dhe e qëllon për vdekje. Në faqen 5

Po përsëri ç’kanë bërë sho-

Procesi Arsidi

Avokatët protestojnë “Vetëm 7 ditë s’mjaftojnë për mbrojtjen” Në faqen 3

Shiste petidina: ndalohet

...tizantët e tij në Lezhë. Bëhet e udhëhequr për në Lezhë me të vetmin qëllim: ka shkuar pozicionin e PPDJ për çështjen kombëtare. Po përse ia kanë bërë shoq...? “Ka dy arsye. Ose ka nisur një lojë për të parë se si do të reagojnë. fusnin më ashtë kontinjenë të të jetë bërë pa dijeninë e tij. Altini kurrë nuk do të pranonte një gjë të tillë.” Ju keni ndonjë dyshim për ndonjërin prej miqve të tij? Them se ia ka bërë shoqëria sepse e njihja tim shok. Ai atë natë ka qenë në një dyqan me emrin Benet. Ai duhet të dijë gjithçka se si ka vajtur ngjarja sepse ka qenë njeriu i fundit që ka parë Altinin” Po Beneti çfarë ju ka treguar? “Asgjë”. Gjatë gjithë do që fëmija e tij të drogohet. Por faji kryesor është i shoqërisë dhe shtresuar që po kalon rinia e cila sheh shumë pak rrugëdalje për të ardhmen e saj. Gjatë këtyre ditëve kam folur me shumë shokë e shoqe të djalit. Të gjithë shihja një lloj mërzie dhe jam munduar që t’u jap shpresë e të mos kenë fatin e Altinit tim. Shteti duhet të ndjehet shumë më shumë. Vetëm kështu shumë prindër do t’i shpëtojnë rrobëve të zeza”. Ar.Me. Në faqen 3

Bllokohet eksporti i metaleve dhe druri

Qeveria Në faqen 3

Krujë, zjarr në pyje

Në faqen 3

Policia "Rozafës": lironi hotelin

Shkodër Në faqen 3