14/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 korrik 1995

Flamur shqiptar që dje valvitet në çatinë e Europës

Në Strasburg ceremonia finale Selia e Parlamentit Europian Në faqen 3

“Kasacioni, sqarime të reja për Alinë”

Ende dyshime mbi llogaritjet e ditëve në qeli. Por shpejt mund të lirohen edhe Stefani e Mino “Kasacioni, sqarime të reja për Alinë” Kërkesë e Burgjeve edhe për fatin e 4 bllokmenëve “Ç’të bëjmë me bllokmenët?”. Ka pak orë që Administrata e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur drejt Gjykatës së Kasacionit një kërkesë, brenda së cilës ndodhen emrat e pesë prej funksionarëve të lartë të regjimit, të udhëhequr edhe këtu nga Alia. Është ndoshta një nga rastet më të rralla - edhe pse një procedurë e tillë ekziston në Kodin e Procedurës Penale - që Gjykatës së Kasacionit i kërkohet të plotësohet një vendim i dhënë prej kohësh nga gjykatësit e saj. Janë Ramiz Alia, Simon Stefani, Aranit Çela, Zylyftar Ramizi e Rrapi Mino, personat për të cilët Administrata e Përgjithshme e Burgjeve ka mbetur në dilemë. Gjatë procesit të bllokmenëve Në faqen 5

Meta: “Në Marksin e kemi fshirë nga programi ynë”

EUROSOCIALISTET TIRANË - “Marksin e kemi hequr nga programi i FRESH-it”. Është kjo deklarata e Ilir Metës, Kryetar i eurosocialistëve shqiptarë. Meta ka folur dje për Gazetën Shqiptare mbi pikëpamjet dhe politikën e FRESH-it. Kryetari i ri ka spjeguar ndryshimet dhe pikat e kontaktit që eurosocialistët kanë patur dhe do të kenë me PS. “Nuk besoj se Alia do vijë në PS pasi ai ka bërë shumë vërejtje për të” - ka thënë lideri i FRESH-it duke lënë të kuptohet se ai nuk dëshiron që ish-presidenti Alia të aderojë në PS. Sa për përgjegjësinë e tre funksioneve politike - ai është tashmë Kryetar i FRESH-it, Nënkryetar i PS dhe Kryetar i Komisionit të Jashtëm të PS - Meta ka shprehur bindjen se çdo gjë mund të ndodhë po ai nuk do të braktisë asnjëherë FRESH-in. Ju dini se në FRESH ka patur aq shumë debate për Marksin. A vazhdojnë diskutimet rreth tij në kampin eurosocialist që aktualisht ju drejtoni? Mendryshemi që Ko-miteti drejtues i FRESH-it ka bërë një javë para Kongresit II të tij, nuk e pa të arsyeshme dhe ka hequr Marksin nga programi. Kuptohet se kjo është bërë me unanimet dhe asnjë nga shokët nuk ka patur vërejtje. Me heqjen e Marksit nga programi i FRESH-it edhe PS nuk pati asnjë reagim. Si e vlerësoni për-shëndetjen e Nanos ndaj Berishës dhe a mendoni se letra që ai ka dërguar Kongresit do të ndrys-hojë diçka në projektet e FRESH-it? Unë e vlerësoj shumë pozitivisht këtë përshën-detje. Unë jam i bindur se pozicioni i Nanos ka qenë dhe mbetet reformatori i PS-së. Ilir Meta (foto: A. Babani) “Jam i ri në PS. Sa për projektet e FRESH-it, në objektivat strukturorë është organizimi i Konferencave rajonale për trajtimin e problemeve specifike të rinisë dhe konferenca e dyte studentore e rinisë eurosocialiste në shtator të këtij viti. Ramiz Alia ka thënë “do të merrem me politikë”. A do ta pranoni ju nëse ai vjen në PS? Unë nuk besoj se Ramiz Alia do të vijë tek ne. E them këtë sepse vetë Alia ka patur shumë vërejtje ndaj PS. Ku bashkohet dhe ku ndyshon FRESH nga PS? PSi forcë politike ndryshon që është më e prirur ndaj pushtetit, ndërsa FRESH është më e prirur ndaj rinisë dhe kulturës, si të mëtejshëm të vlerave socialiste demokratike. Menjë fjalë, FRESH dhe PS nuk mund të ndahen dhe as nuk mund të identifikohen. Cilët janë tashmë marrëdhëniet tuaja me Majkon dhe do të bashkëpunoni në të ardh-men? Kemi patur marrëdhënie pune dhe bashkëpunimi dhe besoj se kështu do të mbeten edhe në të ardhmen. Unë jam kryetari i tërë eurosocialistëve. Arian Çani

Berisha i shkruan Stefanopulos: “Duam mbështetjen për BE”

Këshilltari Pollo dorëzon mesazhin në Athinë ATHINË - Sërish një tjetër lëvizje diplomatike e Presidentit shqiptar. Ka qenë Ministri i Jashtëm grek Papulias që ka pritur dje në Athinë, Genc Pollon, këshilltarin e Presidentit Berisha. Ai i ka dorëzuar ministrit një letër të Berishës drejtuar Presidentit grek Stefanopulos. Pollo i ka kërkuar palës greke të përkrahë Shqipërinë për tu asociuar me Bashkimin Europian. Papulias ka shprehur besimin e qeverisë së tij se do të përkrahnte fqinjun e saj verior në të gjitha strukturat europiane dhe ato atlantike. Këshilltari i Berishës i ka shprehur Papulias angazhimin e Presidentit shqiptar për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Nga ana e tij shefi i diplomacisë greke ka thënë se “kooperimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve ka një rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon”. Ndërkaq Pollo ka biseduar me ministrin grek për vizitën e ardhshme të presidentit Stefanopulos në Shqipëri. Në këto kushte duket se Tirana zyrtare dhe vetë kreu i shtetit janë duke zhvilluar, në të njëjtën kohë, disa lëvizje diplomatike. Vetëm disa ditë pas tratativave të rëndësishme me të njëjtën të lartë, Ministri i jashtëm Serregi është ndodhur dje në Strasburg ku ai ka bërë zyrtare hyrjen e Shqipërisë në Këshillin e Europës. Në vizitë e suksesshme me Presidentit turk ka përfunduar po dje Tirana duke firmosur, midis të tjerash, 36 milionë dollarë. Ndërkohë Berisha, me ndërmjetësinë e këshilltarit të tij, i ka kërkuar Athinës të mbështesë Tiranën për tu asociuar me Bashkimin Europian. Në një periudhë të shkurtër kohe, politika shqiptare duket se po jeton momente të rëndësishme në jetën e saj. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi i ngushtë me Greqinë kanë bërë që ajo të zgjedhë edhe më tepër referencë të saj diplomatike. Vetë Presidenti turk, në një referencë për Greqinë, ka deklaruar se “Marrëdhëniet e mira Ankara-Tiranë nuk drejtohen kundër një vendi të tretë”. A.Ç.

Athina konfirmon: “Do legalizojmë emigrantët shqiptarë”

Komision në Tiranë Diskutohet edhe kufiri i lirë Komision në Tiranë Athina konfirmon: “Do legalizojmë emigrantët shqiptarë” Diskutohet edhe kufiri i lirë Në faqen 3

Gjykohet në Greqi banda e Peshkëpisë

Në faqen 2

Demirel ikën por lë paratë

Presidenti turk niset drejt Shkupit Demirel dje në Parlament Në faqen 3

Frikë nga tërmeti në Dibër

Dje lëkundjet DIBËR - Toka lëkundet përsëri. Këtë herë në Dibër, afro 90 kilometra larg Tiranës. Tronditja është ndjerë pothuajse nga të gjithë, ndoshta edhe pse intensiteti në epiqendër-sipas Ondrës Sizmologjike - ka qenë rreth pesë ballë. Megjithatë lëkundjet e forta sikurse kanë konfirmuar të gjitha burimet zyrtare të informacionit - nuk kanë shkaktuar dëme në materiale apo në njerëz, megjithëse gjithçka i është referuar momenteve të para pas tërmetit. Në faqen 5

Dogana denoncon televizorët kontrabandë

DURRËS Fshehur si ujë mineral Në faqen 3

Kapen dy skafë klandestinë

Fier Në faqen 5

Epidemia shfaros shpendët

Jug Në faqen 5

PD, sot mblidhet Forumi Rinor

Tiranë Në faqen 5

Tani energjia elektrike dhe në duart e privatit

Dje Parlamenti shqiptar ka miratuar Ligjin TIRANË - Që sot sh-frytëzimi i energjisë elektrike mund të kalojë në duart e privatëve. TIRANË - Që sot shfrytëzimi i energjisë elektrike mund të kalojë në duart e privatëve. Një mundësi të tillë e ka dhënë miratimi nga parlamenti, i privilegjeve të veçanta si për pajisjet e vetme, për rregullimin dhe privatizimin e sektorit të energjisë. Ligjet për energjinë elektrike dhe ai për privatizimin e këtij sektori u miratuan nen për nen, ai për rregullimin e sektorit të energjisë elektrike u aprovua vetëm në parim. Vetë ligji për privatizimin solli debate të shumta rreth pjesës së formulës i cili do të mbante aksionet. Ishte ky debat që detyroi drejtuesit e seancës ta hidhnin në votim dhe të arrinin në përfundimin se formula do të miratohej nga Kuvendi Popullor. Këta qenë kushtet shumë të vështira që po kalon ky sektor tani, shtylla kryesore për vetë Ministrinë e Energjitikës që të propozonte një privatizim të këtij sektori. Përmendasi për të siguruar konsumatorët-veçanërisht ata që mbajnë të dritat - një vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike, ka bërë që kërkesa e ministrisë të besohet vetëm privatit. Me anë të kësaj pakete ligjesh, përkatësisht qarqet që është skeleti i sektorit energjetik, bashkë me të drejtat dhe detyrat që ka. Kështu ligji përcakton se të gjithë ata që duan marrin pjesë në këtë sektor duhet të pajisen me një licencë të veçantë nga Enti Rregullator i Energjisë. Ky i fundit do të ketë të drejtë të vendosë tarifat e energjisë elektrike dhe taksat, gjithashtu të vendosë kushte për pronarët e privatizimit të këtij sektori. Sekti. Gjithashtu KESH-i do të thotë në një shoqëri aksionere, ku shteti do të ketë 51 për qind të kapitalit. Njëkohësisht në ligj është dhënë gjithashtu rrjet statusa-ve të shëtakëzuara. Sipërmarrësit në sektorin e energjisë për të shpallur këta çmimet e Kërkesa, ndërsa për një pjesë të territorit Ministria.

Kështu Kodi mbron djesërën

Parlament Ja rregullat e reja për punën Në faqen 5

Gjirokastër, zhduken me para fajdeje; denoncohen

Në faqen 5

Sot Gazeta Treg

Në faqen 7