15/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 korrik 1995

Brozi Plenumit: "Nano duhet të jetë i lirë"

Në një dokument shkruan: "Vendimet e Gjykatave janë të padrejta" Die është dorëzuar relacioni i Kryetarit të Kasacionit që pranon kërkesën e liderit socialist për rigjykim: Procesi më 26 korrik "Kërkoj që Nano të jetë i lirë". Kërkesa e përsëritur - nga Nano e avokatët e tij - këtë herë është e bujshme. Për herë të parë një gjykatës shqiptar kërkon t’i hiqen prangat nga duart liderit të burgosur socialist. Nuk është një gjykatësi i zakonshëm, por pikërisht Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi që dje i është drejtuar me afro 200 radhë kolegëve të tij, duke kërkuar prej tyre që në Plenumin e Gjykatës së Kasacionit - që do të mblidhet në 26 korrik ’95 - ta quajnë të padrejtë shpalljen fajtor të tij për "përvetësim të pasurisë shtetërore me anën e shpërdorimit të detyrës". Gjykata e Kasacionit Fatos Nano Në faqen 3

Në Maqedoni tani falas

Marrëveshja heq taksën 40 DM Unifikohen edhe diplomat e Universiteteve Kufiri shqiptaro-maqedonas çlirohet nga zyrtarët e taksës prej 40 markash. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit shqiptar, Selami, i sapokthyer prej Shkupit. Bisedimet me homologët maqedonas, kanë arritur dhe në një përfundim tjetër: unifikimin e diplomave të universiteteve të të dyja shteteve. Në faqen 3 Pikë e kufirit me Maqedoninë

"Lirimi i Alisë i ligjshëm"

Kasacioni i përgjigjet Burgjeve Shpejt jashtë qelie dhe Stefani e Mino TIRANË - "Lirimi i Alisë është i ligjshëm". Pohimi është përsëritur dje në përgjigje-kambëritu nga Kasacioni, gjykatësit e të cilit dje kanë konfirmuar për Gazetën Shqiptare përgjigjen që urgjentisht e priste Administrata e Përgjithshme e Burgjeve: "Zbatimi i Amnistisë nuk ishte në kompetencë të Gjykatës së Kasacionit-tha dje Brozi - pra në atë proces jemi shprehur dhe kemi vendosur vetëm për themelin e çështjes për të cilën ishin ankuar Ramiz Alia e të tjerë, pa aplikuar në masën e llojin e dënimeve edhe uljen e periudhës nga Amnistia". Në faqen 5

Sot superfinalë kryqi

Në faqen 7

Sekuestrohen në Vlorë autofantazmat e para

Bllokohen 18 makina nuk kishin paguar doganën VLORË - Menjëherë pas denoncimit të bujshëm të Kontrollit të Shtetit për makinat fantazma dhekur regjistrime të para. Komisaranti i Vlorës ka vendosur masën e sekuestrimit për 18 automjete të cilat kanë rezultuar të ishin me dokumenta të falsifikuara. Ato kishin hyrë në pikat kufitare duke iu shmangur kontrollit të doganës. Masa e sekuestrimit është marrë nga vetë shefi i Komisariatit të Vlorës Sokol Mulomani pas verifikimeve të duhura mbi dokumentat e mjeteve. Të 18 makinat - kryesisht furgona dhe autoveturat - ishin bllokuar në të vërtetë që tre javë para. Pas një kontrolli të ushtruar nga Policia në datë 22 dhe 23 qershor kishin ndaluar dy-penë për përgjegjësi. Dhe pas verifikimeve këto dyshime ishin vërtetuar. Në faqen 5 Qyteti i Vlorës

Shtyp foshnjën me motor për ta larguar

Vdes 16 muajshi VLORË - Tragjedi në qytetin e Vlorës. Një foshnjë 16-muajshe ka rënë viktimë e një aksidenti. Fëmija i pafajshëm është rrëmbyer nga shpejtësia e një motori dhe ka humbur jetën. Nga karroca ku e kishte lënë e jëma e tij, vogëlushi ka fluturuar në rrugë. Ndërkohë, i ri që po i jepte motorit është larguar me shpejtësi duke u zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Policia është vënë në kërkim por deri dje nuk ka patur asnjë për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje. Nëna e fëmijës M.B. Mazik kishte lënë të mbretë karrocën dhe kishte përgatitur gjërat për punë në Skele. Gjithçka ka ndodhur fare papritur. Zhurma e motorit që po afrohej nuk e shqetësonte nënën - makinat e motorat që fluturojnë janë bërë një fenomen normal jo vetëm në Vlorë por kudo - dhe ajo ka vazhduar të ecë e qetë. Por fatkeqësisht ka ndodhur ajo që nuk pritej. Motori i cili ecte me një shpejtësi marramendëse është frakturuar aq pranë sa ka rrëmbyer nga karroca ku qëndronte i pafajshëm vogëlushi 16-muajsh. Goditja ka qenë tmerrësisht e fortë dhe vdekja e përhershme e fëmijës. Ai ka humbur jetën në çast. As britmat rrënqethëse të nënës dhe skena e llahtarshme e fëmijës nuk kanë prekur të riun që udhëtonte mbi motorin "Gaxhiva". Djali 24-vjeçar ka vazhduar rrugën e tij sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Me të njëjtën shpejtësi plumbi që kishte vrarë fëmijën e vogël ai është larguar pa lënë asnjë gjurmë. Menjëherë në vend ka mbërritur policia. Por ndërhyrja e saj e shpejtë nuk ka mundur të zgjidhë gjë. Fëmija tashmë ishte vdekur dhe autori i vrasjes së tij ishte zhdukur. Megjithatë forcat e Rendit kanë vazhduar kërkimin për kapjen e 24-vjeçarit të pashpirt.

Vrau me thikë: burg i përjetshëm

Elbasan, prokurori jep pretencë Në faqen 5

Të rinjtë e PD festojnë Europën

Dje në Tiranë TIRANË - Një atmosferë festive ka jetuar dje forumi rinor i PD. Anëtarësimi i këtij forumi në DEMYC ka mbledhur, në një nga mjediset e Pallatit të Kongreseve, me qindra të rinj që kanë brohoritur të gëzuar. Ka përshëndetur këtë tubim festiv dhe vetë kryeshtetari Sali Berisha. Ndërkohë hyrja e Shqipërisë në Këshillin e Europës ka qenë dje për delegatët e forumit rinor të PD - siç shprehen ata - "një integrim i të rinjve demokratë shqiptarë në forumet e komunitetit europian". Në faqen 3

Hiqen taksat kufitare me Greqinë

Në faqen 3

Klandestinë të tjerë të kapur në Puglia

Në faqen 2

Vidhen ikona në kishën e Vodicës

BERAT Në faqen 5

Zjarri në zyrat e taksave

Fier Në faqen 5

"S’jam unë, por sozitë e mia..."

Mjekët i kopjojnë mjekrën e vjedhin njerëzit Realiteti kursiv TIRANË - Vështirëmi më fotografi dhe mundohuni ta fiksoni për person është Sami Matoshi. Flokët dhe mjekra e tij, pothuajse të njëllojtë, kanë përhapur në gjithë Shqipërinë. Përveçse shfaqet në fotografi dhe në një prej rasteve, ai ka si një prej mjekëve njerëzit që e njohin. "Rrallëherë ka mashtrues që përdojnë emrin tim" - është një alarm që e ndarë nga mjekët i njohur - tha Sami Matoshi. "Njohur për sa, në apelonin që bëj popullin, personi i përmendur, sillen nëpër Shqipëri duke shfrytëzuar emrin tim. Si rrjedhin kohët e fundit shumë e drejta e darka, pak ta shfrytëzuar griqare, para dhe gjëra të tjera", Janë fjalët për sozitë e Matoshit dhe për të rrezikuar të emrin e tij në vendet e ndryshme të Shqipërisë. Sozitë e Matoshit dhe përveç të tjerave vijnë në emër të tij, në mjekësi, duke vjedhur njerëzit e fiksojnë kështu. "Janë jetë e fundshme - njerëzit, mos u bindni". Matoshi duke i nxjerrë me keta persona që i kanë prishur punën, në disa prej i ka takuar dhe mjeku për të ndihmuar njerëzit e lehtësi në para nga dhimbjet. Sot, një mashtrues, duke e bërë i anët? dinale. Maskimi i tyre, bëhet sipas tipareve të Matoshit, që e thjeshtë kështu dhe heq gërthet e kopjueshëm. Por vetëm të rrezikisht. Këta qëndron dhe "gënjeshtari" tjetri, ishte në një bashkë të vjetër dhe shumë i madh. Matoshi duke i parë i kopjueshët do të shfaqte t’i përpara. Sami Matoshi Sokol Balla

"Ethet e Arlit" mbërrijnë në Jug

Zbulohen 4 kërkues të floririt Ngjarje e padëgjuar, ndodhe në fshatrat e Përmetit PËRMET - "Ethet e arit" rishfaqen në fund të shekullit XX në Jug të Shqipërisë. Kërkoni floririn në një makineri speciale në fshatin e tyre dhe policia i ka ndaluar dhe shoqëruar në komisariat. Ngjarja e çuditshme ka ndodhur ditët e mëparshme, kur katër persona, pothuajse të gjithë vendas. Më 13 korrik policia i kanë ndalur për një aktivitet të paligjshëm, (në fund të fundit kërkimit për vendburimet e arit, janë një monopol shtetëror). Policia kriminale ka shoqëruar për në komisariat, shtetasit Agron Merko 32 vjeç nga Këlcyra, Mihal Jaupaj 36 vjeç nga Stërmbeci, Memo Zo 43 vjeç nga Delvina, të kapur me një aparat që identifikon metalin e çmuar. "Vegla e gjetur" ishte e tipit "Goldov". Fenomeni i "Etheve të arit" nuk ka në këtë periudhë shfaqjen e tij të parë. Para disa kohësh, kërkues të floririt janë kapur rreth zonave të pronave të Ali Pashë Tepelenës, ku sipas legjendës është fshehur thesari i tij. Historitë e mëparshme, megjithatë kanë pasur nga një ngjarje, qoftë dhe prej përrallave. Kjo gjë nuk mund të thuhet për rastin e fundit të fshatit Stërmbec. "Banda" e kërkuesve përbëhej nga katër persona, pothuajse të gjithë vendas. Më 13 korrik policia i ka ndalur për një aktivitet të paligjshëm, në fund të fundit kërkimit për vendburimet e arit, janë një monopol shtetëror. Policia kriminale ka shoqëruar për në komisariat, shtetasit Agron Merko 32 vjeç nga Këlcyra, Mihal Jaupaj 36 vjeç nga Delvina, të kapur me një aparat që identifikon metalin e çmuar. "Vegla e gjetur" ishte e tipit "Goldov".