“Aktakuze” e re e Qeleshit për Nanon. Vetëm pak orë pas kërkesës së Brozit për lirim e liderit të burgosur socialist, Prokurori i Tiranës Arben Qeleshi reagon. Akuzon edhe një herë Nanon, dyshon në vërtetësinë e atyre që thotë Brozi dhe kërkon që “vendimet e tre gjykatave shqiptare për çështjen Nano të mbeten në fuqi”.
INTERVISTA / Flet njeriu që kish hetuar për skandalin e miliardave dhe mbrojti akuzën
Qeleshi: “Brozi gabon, Nano fajtor”
Kryeprokurori reagon pas kërkesës për lirim
“‘Aktakuze’ e re e Qeleshit për Nanon. Vetëm pak orë pas kërkesës së Brozit për lirim e liderit të burgosur socialist, Prokurori i Tiranës Arben Qeleshi reagon. Akuzon edhe një herë Nanon, dyshon në vërtetësinë e atyre që thotë Brozi dhe kërkon që ‘vendimet e tre gjykatave shqiptare për çështjen Nano të mbeten në fuqi’.”
Nano
Në faqen 3
Pëllumbi kundër Metës: “Marksiz në program”
TIRANË - “Ilir Meta nuk e heq dot Marksizmin nga Programi”. Kështu ka deklaruar dje për Gazetën Shqiptare, Servet Pëllumbi në krye të delegacionit i PS.
Reagimi i udhëheqësit të lartë të opozitës socialiste ka ardhur menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të FRESSH-it që deklaronte se “Marksizmin e kemi hequr nga programi”. Pëllumbi ka folur për mënyrën dhe formën e vënës së filozofit gjerman, ideolog i komunizmit, në statutin e partisë së tij.
Në faqen 9
“Të varen përdhunuesit”
Protestë e popullsisë pas dhunës mbi vajzën
Peticion i rëndë në Elbasan
ELBASAN - Dy të arrestuar dhe 10 të ndaluar brenda një jave mbi ngjarjen që një javë kishte tronditur tërë qytetin: përdhunimin barbar të një studenteje 19-vjeçare. Ndo[d]hia e tmerrshme kishte rrëngjethur gjithë Elbasanin që tashmë është ngritur duke kërkuar me forcë: “Të varen autorët”.
Protestë e popullsisë pas dhunës mbi vajzën
“Të varen përdhunuesit”
Peticion i rëndë në Elbasan
ELBASAN - Dy të arrestuar dhe 10 të ndaluar brenda një jave mbi ngjarjen që një javë kishte tronditur tërë qytetin: përdhunimin barbar të një studenteje 19-vjeçare. Nd[o]hia e tmerrshme kishte rrëngjethur gjithë Elbasanin që tashmë është ngritur duke kërkuar me forcë: “Të varen autorët”.
Në faqen 3
“E dua babanë tim të vdekur...”
TIRANË - “E dua tim atë të vdekur. Lironie se do ta vras vetë.” Janë këto thëniet e tmerrshme nga goja e një 22 vjeçareje nga Elbasani për njeriun që e ka sjellë në jetë. Quhet Luljeta Bal-lu dhe në njëherën saj të parë, ka pësuar një tragjedi të rëndë: Babai i ka vrarë nënën e saj dhe gjyshin, si dhe e ka goditur gjashtë herë atë vetë, me thikë duke e çuar në prag të vdekjes. Babai i saj Nazmiu, është dënuar nga drejtësia me vdekje, por i ka shpëtuar ekzekutimit, i falur nga Presidenti. Ndaj Luljeta me lot në sy, ka lëshuar një thirrje të dëshpëruar në mbrojtje të asaj, që është kthyer qëllimi i jetës së saj: Hakmarrja. Siç deklaron vetë, ajo nuk mund të nisë një jetë të re. “Fakti që ai është gjallë, tregon se është gjallë e kaluara. Ajo më pengon të nis një jetë të re”.
HISTORIA
“E dua babanë tim të vdekur...”
Fjalë të tmerrshme të një vajze nga Elbasani, që kërkon vdekjen e atij fajtor nga Presidenti
TIRANË - “E dua tim atë të vdekur. Lironie se do ta vras vetë.” Janë këto thëniet e tmerrshme nga goja e një 22 vjeçareje nga Elbasani për njeriun që e ka sjellë në jetë. Quhet Luljeta Ballu dhe në njëherën saj të parë, ka pësuar një tragjedi të rëndë: Babai i ka vrarë nënën e saj dhe gjyshin, si dhe e ka goditur gjashtë herë atë vetë, me thikë duke e çuar në prag të vdekjes. Babai i saj Nazmiu, është dënuar nga drejtësia me vdekje, por i ka shpëtuar ekzekutimit, i falur nga Presidenti. Ndaj Luljeta me lot në sy, ka lëshuar një thirrje të dëshpëruar në mbrojtje të asaj, që është kthyer qëllimi i jetës së saj: Hakmarrja. Siç deklaron vetë, ajo nuk mund të nisë një jetë të re. “Fakti që ai është gjallë, tregon se është gjallë e kaluara. Ajo më pengon të nis një jetë të re”.
Sepse është kriminel. Kam përshtypjen se ka qenë njeri i vetmuar, nuk donte dhe nuk e donte as njeri. Përveç të tjerave, ekspertiza e pati nxjerrë njeri normal.
Ka rreth dy vjet që prej atij krimi të rëndë. E atë, megjithëse është plot i ekzekutimit, mbetet sërish në burg. Çfarë gjeje i ndërseu hajdutë?
Faljes dhe lirimit. Në intervistën që ai pati dhënë për gazetën tuaj, ka deklaruar se po të ishte i lirë, nuk do të bënte më gjëra të tilla. Por unë nuk mund t’i besoj një njeriu që më ka vrarë nënën dhe më ka goditur 6 herë me thikë. Kur e sollën në sallën e reanimacionit, ku unë po luftoja me vdekjen, ai më pa dhe tha: “Mirë ja kam bërë”
Ç’mund të bëjë ai, në këtë moshë të thyer 60 vjeçare dhe nëse lirohet?
Do dilte e do vriste mua dhe vëllezërit e mi. Ai i tillë
sidenti. mund të niset për këtë gjallë e kalbur. Ajo më pengon të nis një jetë të re”.
A e konsideron sërish baba, personin që të ka vrarë nënën ende dhe njerëzit e tjerë të familjes?
Është jashtë kufijve të së mundurës. E vërteta është se më vjen zor t’ia them se e bija e kujt jam.
Babai juaj, ka deklaruar se atë natë tragjike ka qenë i pirë...
Nuk është e mundur. Mirë vëllain e vet, po si ka mundësi që të ngrësho pastaj të vrasësh gruan tënde dhe fëmijët e tu. Ai e ka bërë jo se ka qenë i pirë. Disa herë ka tentuar ta vrasë nënën time, por e pata shpëtuar unë nga vdekja.
Po atëherë pse i kreu ato vrasje?
... dhe tha: “Mirë ja kam bërë”
Ç’mund të bëj ai, në këtë moshë të thyer 60 vjeçare edhe e mi. Ai i tillë është e tillë do mbetet. Vetëm vdekja e ndryshon.
Dëshmia juaj në procesin ndaj tij, është mbyllur me një kërkesë të rëndë. Tani pasi ka kaluar kohë, i qëndroni asaj që keni thënë?
Në sallën e gjyqit pata deklaruar: ose e dënon me vdekje, ose e lëreni të lirë, do ta vras vetë... E thashë se nga ai njeri unë pres gjithçka.
Tek ty, kush ndjenjë është më e fortë, Frika apo Hakmarrja?
Të dyja. Por frikë për veten nuk kam. Për mua kjo ndjenjë vdiq, atë ditë kur im atë më nguli gjashtë thika në trup. Megjithatë, kryesore mbetet hakmarrja. E dua atë të vdekur...
Sokol Balla
Partitë e opozitës mbështesin kërkesën e Brozit për Nanon
OPINIONE
Në faqen 3
Vdekja e foshnjes: masa të rrepta për policët e trafikut
Vlorë, pas aksidentit në bulevard
VLORE - Rrezikon të humbasë postin komandanti i Qarkullimit Rrugor në Vlorë pas aksidentit që të enjten i mori jetën foshnjës 16-muajshe ndërsa ishte në karrocë në të ëmën.
Shefi i Komisariatit Mulosmani e ka paralajmëruar atë për pushim nga puna ndërkohë që është shkarkuar nga detyra polici i cili në momentin e aksidentit kryente shërbimin në bulevard. “Këto masa janë marrë - ka shpjeguar për Gazetën Shqiptare Mulosmani - sepse motori është parë të ecë me shpejtësi dhe nuk është paralajmëruar, ndërkohë kur në bulevard nuk duhet të ecet me më shumë se 40 kilometra në orë”. Ndëshkimi i Shefit të Komisariatit nuk është ndarë me kaq. Dje ai ka thirrur në një analizë të thellë të gjithë seksionin e qarkullimit rrugor. Ndërkohë të gjitha forcat e Policisë janë lajmëruar dhe udhëzuar që të kapin me çdo kusht motorristin i cili pas aksidentit vdekjeprurës ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë.
St.Ma.
“Fshesa” greke përzë një rumun
E morën për shqiptar
GJIROKASTER-Rumunin nën “fshesën greke”, e kanë marrë për shqiptar.
Bashkë me emigrantët shqiptarë të martën e fundit të qershorit kanë udhëtuar me makinat e policisë greke dhe një djalosh 25 vjeçar rumun. Megjithëse ka ngulur këmbë se nuk është shqiptar e as shqiptarçe ka folur, nuk është besuar. Me një greqishte të çalë, u ka shpjeguar autoriteteve tona të kufirit, sesi ka rënë në rrjetën e autoriteteve greke.
E Diath[a?]: “Në ’96
Shkodër
Një verë italiane e Teatrit të Operas
Spektakël
Në gusht nis turneu i madh. Flet drejtori Xoxe
Në faqen 11
Aksidente të tjera në Berat dhe Shkodër
Në faqen 3
Dokle ndërpret Berishën... për ta duartrokitur
Mbrëmë në pallatin prej mermeri të Durrësit
DURRËS - Të gjithë të bashkuar në emër të Europës.
Mbrëmë në darkën në sallën prej mermeri të Vilës së Koder-Durrësit, Presidenti Berisha ka kërkuar të takojë përfaqësuesit e partive politike shqiptare dhe diplomatët e huaj, për të festuar hyrjen në Këshillin e Europës. Një mbrëmje zyrtare që për një moment ka duruar atmosferën simbolike të asaj që duhet të jetë politika në një vend europian. Dhe ka ndodhur pikërisht kur Presidenti Berisha - në këmbë përpara të ftuarve të tij - duke mbajtur fjalimin përshëndetës, është ndërprerë nga dikush me një përplasje duarsh energjike, për të izoluar. Por vetëm një sekondë, sepse pastaj gjithë salla ka shpërthyer në një duartrokitje entuziaste. Normalisht e çuditshme për një fjalim zyrtar të ndërprerë, por akoma edhe më e çuditshme ishte të zbuloje se i pari që kishte nisur duartrokitje kishin qenë ish-Namik Dokle. “Po, isha unë”- konfirmon më vonë për Gazetën Shqiptare politikani i PS-së dhe duartrokitës kur Presidenti tha se hyrja në Këshillin Europës ishte një fitore e gjithë popullit shqiptar. Dhe shton: “Nëse Presidenti do t’i kishat ribruar marrëdhëniet me PDI sigurisht që nuk do ta duartrokisja”. Dokle dhe Berisha kanë shtrënguar duart edhe pak minuta më parë, në momentin e hyrjes në pallatin madhështor të Durrësit. Por kjo gjë nuk mjafton për menaxhuesit të thjeshtë kortezie. Duartrokitja ka vazhduar për t’u shfaqur si një sinjal i qartë paqeje dhe mirëkuptimi. Për më tepër që një gjuhë ka ndodhur përpara të gjithë përfaqësuesve dhe kombëtarë - sikur të ishte një Europë e vogël bashkuar në atë pallat të Durrësit - përpara të cilëve politikanët shqiptarë demonstruan këtëherë se sëpaku dinë të jenë me familjen e madhe të demokracisë.
Sot superfinalja
Në faqen 10
Shkodër
E Djathta: “Në ’96 do marrim 30%”
Në faqen 9
Sarandë
Qyteti me një lagje më shumë
Në faqen 9