20/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 korrik 1995

Gazetarë ndonjëherë dhe neve duhet të na vijë turp

TIRANË - Shqipëria hyn në Europë, por gazetat shqiptare kanë ngelur jashtë. Janë politikanët këto ditët e fundit që i kanë tërhequr popullit se do të thotë të bësh pjesë në demokracinë europiane: respekt, shtrëngim duarsh, luftë politike edhe e ashpër, por në të njëjtën kohë dhe edukim. Ndërsa në gazetari vazhdojmë të përdorim gazetat duke përzier informacionin me medikretin. Eshitë një akuzë pa emra, por dhe pa përjashtime: ne të parët publikojmë tituj në të të kolona mbi zënkat brenda Pallatit të Pushtetit, duke lënë pas dore informimin mbi tmerrret - dhe mbi kërcënimet - që nacionalizma të çmendur vënë në skenë deri në kufijtë e vendit. Gazetat shqiptare janë bërë këto javët e fundit buletine të kota mbifluturë tvogatla? [?] të brendshme. Një gazetë sulmon tjetrën, një gazetar ofendon kolegun e tij sikur gazeta e gazetarit jemi shndërruar protagonistë absolute të një spektakli në të cilin lexuesit tanë duhet të asisto[n]j[ë]n ditë pas dite, duke paguar një biletë gjithmonë e më të shtrenjtë. Po transformojmë gazetat deri në armë shantazhi: dje “Koha Jonë” ka futur këtë gjë të re. Duke u përgjigjur një artikulli të publikuar në një gazetë tjetër, ka lëshuar një kërcënim të hapur: “Kujdes se kemi në dorë dokumenta që mund t’ju shkatërrojnë”. Nuk dimë se për ç’dokumenta është fjala dhe as na intereson të dimë reagimin e personave të interesuar që kanë marrë kërcënimin dhe - sikur të kishin vërtetë frikë nga diçka e fshehtë - kanë heshtur. Është metoda, mënyra që ne kundërshtojmë. Mundet vetëm t’i kujtojmë vetes atë që na mësojnë baballarët e gazetarisë europiane (të paktën ata që deklarohen si të pavarur) nuk duhet të bëhen zëdhënës të partive dhe nuk mund të shtirësin si njerëz të matur - në vend të politikanëve - si bëhen gazetat që e përcjellin politikanëve; gazetaret nuk bëjnë shantazh; nuk shkruajnë fjalë vulgare; nuk nxisin hakmarrje dhe urrejtje; nuk thërrasin Drejtësinë për të sulmuar gazetat të tjera. Nuk mund të bëhen shaka me informacionin. Gazetat duhet të bëjnë kulturë, por ne, të gjithë, pa asnjë përjashtim, shumë shpesh nuk arrijmë të jemi në lartësinë e kësaj detyre të madhe. Kënaqemi duke numëruar ditë pas dite numrin e kopjeve të shitura, pa pyetur asnjëherë se cili ishte kontributi ynë në rritjen kulturore të opinionit publik; pa pranuar asnjëherë mbi cilat instinkte do kërkojmë mbështetur për të shtitur një kopje më shumë dhe për të shkruar një ditë më pas “jemi më të mëdhenjtë”: rreziku është të bësh një luftë midis të mundurish. Ka njerëz - edhe në Shqipëri - që kanë paguar me çmim të shtrenjtë luftën për lirinë e shtypit: duhet të ndërtojmë sakrificat e tyre. Nuk mund të bëhemi mbrojtës të bete jave të lirisë, të demokracisë dhe të respektit, nëse të parët nuk arrijmë të japim shembullin e mirë. Shteti na ka dhënë një Ligj mbi Shtypin që na garanton të drejtën dhe detyrinë. Ne gazetarët, duhet të bëjmë një kod rregullash për veten tonë. Jo për të shkruar më pak - sepse mirë. Të mësojmë nga ata kolegë që në këtë orë - ndërsa ne luajmë me fjalë dhe bëjmë shaka me shakatë - jetojnë në këtë jetë të ndeshjes dhe të vërtetës tragjike prej mijëra kilometrash larg njëri-tjetrit, në bombat e luftës së të tjerëve. Dhe të kujtojmë që po vënë në lojë jetën e tyre thjeshtë për të kryer të njëjtin zanat me tonin. ç’dokumenta është fjala dhe as na intereson të dimë regjimin e personave të interesuar që kanë marrë kërcënimin dhe-sikur të ktheheshin të ikënga diçka efshehtë- kanë heshtur. Është metoda, mënyra që ne kundërshtojmë. Mund gazetarisë së vërtetë: dokumentat - nëse ekzistojnë - publikohen, nuk parathuhen. Të gjithë ne që japim informacion duhet të reflektojmë, duke kujtuar përmendësh disa rregulla universale: gazetat nuk duhet të pranojnë asnjëherë, financime nojën e asnjëherë, financime; gazetat nuk mund të bëjnë luftë kundër taksave që nuk kanë paguar asnjëherë; gazetaret nuk duhet të paguajnë për të mbledhur lajme dhe nuk duhet të paguhen për t’i publikuar apo jo; gazetat

Parlamenti mund Brozin

Lideri i Kasacionit merr më pak nga sa kërkoi Parlamenti mund Brozin Aprovohet buxheti gjykatave Vrioni: Denoncimi është vetëm zhurmë TIRANË - Humbja e parë e Brozit në Parlament. Dje deputetët shqiptarë kanë miratuar përfundimisht projektligjin për “Detajimin e shpenzimeve për institucionet përbërëse të sistemit gjyqësor”. Kish qenë fillimi i muajit të kaluar kur nga Parlamenti i ishte lënë detyrë Qeverisë për të bërë pasqyrën përkatëse për shpenzimet e sistemit gjyqësor. Kjo shkaktoi menjëherë një reagim të ashpër të liderit të Kasacionit, Zef Brozi. Në faqen 3 Gjykata Kasacionit

Helmim në çerdhe: 7 fëmijë në spital

Intoksikuar 13 të tjerë. Dyshime për ushqimin Alarm në çerdhe. Vetëm pak minuta pas dhënies së ushqimit mbi 20 fëmijë të mitur nga kryeqyteti nuk kanë mundur të qeshin më si më parë. Një helm - ende misterioz - papritur u ka shkaktuar atyre të vjella, ndërkohë që fytyrat e njoma tashmë kanë rrezatuar një ngjyrë më të zbehtë se sa e zakonshmja. Në moment personelin e Çerdhes 45 të Tiranës e ka pushtuar tmerri, ndërsa mjeku - i thirrur me urgjencë - ka nisur drejt Spitalit Pediatrik shtatë prej fëmijëve në gjendje më të rëndë. Në faqen 5

Gjinushi kundërshton Arbnori braktis seancën

Dje në Parlament debat i ashpër Gjinushi kundërshton Arbnori braktis seancën TIRANË - Polemika të ashpra kanë shpërthyer dje në Parlament. Pjetër Arbnori, Kryetari i Kuvendit Popullor dhe Skënder Gjinushi, lideri PSD kanë replikuar - kjo ka zgjatur rreth 20 minuta - gjatë diskutimeve mbi projektligjin për asimin e lartë ushtarak dhe civil. “Dil përjashta zoti Gjinushi” - ka thënë dje Arbnori, ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat ka refuzuar urdhrin e tij “Le të dilte Arbnori - ka Pjetër Arbnori Skënder Gjinushi

Çarje mes perse kutuarve: 80 anëtarë kundër Kolës

Kërkohet shoqatë e re. Akuza dhe krerëve të tjerë Çarje mes persekutuarve: 80 anëtarë kundër Kolës Selia e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë

Sot mocion mosbesimi Zhulalit

TIRANË - Ministri i Mbrojtjes Zhulali do të jetë nesër në qendër të seancave parlamentare. Grupi i Partisë Socialiste ka kërkuar ndaj tij një mocion mosbesimi për problemet e shumta që - sipas deputetëve PS - e lëkundin pozicionin Zhulalit në ministrinë që ai drejton. Kërkesa e cila është depozituar pranë sekretarisë së Kuvendit kapërcen tremujorësh mund të zbresë nesër pasdite për diskutim në sallën e Parlamentit. Mosbesimi ndaj ministrit të Mbrojtjes do të mbrohet në emër të socialistëve nga deputeti Adem Zyberi. Në qendër të akuzave të tij vë “korrupsionin në ushtri dhe politizimin e saj”. Grupi i PS është referuar faktit se të dyshuarit “të sjella nga shtypi shqiptar ku implikohet Mbrojtja shqiptare”. Përserë në skenë do të cillohet edhe një “Sotinos” e kapur në Vlorë me cigare kontrabanda nga Policia Financiare e më pas e lënë e lirë dhe e eskortuar deri në ujrat ndërkombëtare anijeshturake. Po kështu do të rishfaqet rasti “Vela Luku” e cila edhe nga publikimeve të shtypit ka transportuar armë shqiptare. Tjetër çështje do të jetë edhe ajo e 240 mijë dollarëve të Ministrisë me firmën bullgare. Akuza për politizimin e ushtrisë është fakt tjetër për të cilën socialistët kërkojnë mocion e mosbesimit ndaj Zhulalit.

Kryeplaku vret vajzën e 2 të afërm

SHKODER / Gjaksderdhje në fshatin Barxoll. Ende të paqaruara motivet SHKODER - Masakër e vërtetë në fshatin Barxoll të Shkodrës. Kryeplaku ka qëlluar me armë duke vrarë vajzën e tij, një tjetër grua kushërirë të veten dhe vëllanë e saj Gjon Lajthia, i cili tashmë gjendet në spital në gjendje shumë të rëndë. Pas ndodhise së rëndë, kryeplaku, Zef Shutani, është larguar duke tërhequr me vete dhe dy fëmijët e saj histori e cila ende kanë mbetur të mbuluara me mister duke lënë kështu vendin hipotezave të shumta. Në faqen 5 Shkodër

Një ligj që vdes ende pa lindur

Projekti mbërritur mbrëmë në sallë ish "shfuqizuar" nga Kodi i Punës Një ligj që vdes ende pa lindur Fat kurioz për shtesën e Kontratës Kolektive TIRANË - Priste të lindate, por i harruan eshtej duruar të vdesë ende pa lindur. Fati kurioz këtu i përket një projektligji, parashikuar si shtesë në Ligjin “Për kontratën kolektive të punës”, miratuar që prej dhjetorit ’93. Mbrëmë projektligji - përgatitur kushtet si kur - është gjendur jo vetëm në rendin e ditës, por edhe në duart e deputetëve, të cilët janë bërë gati ta votojnë. Por është dashur ndërhyrja e Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Hamit Shamata, që njerëzit e ligjeve të kuptojnë se materiali mbi tavolinat e tyre - edhe pse jo drejt për drejt - është miratuar më parë prej tyre: “Projektligji s’ka më vlerë, sepse në fund të qershorit ’95 është miratuar “Kodi i Punës” që parashikon edhe këtë shtesë”. Pastaj juristi specialist ka shpjeguar se projektligji i harruar ish përgatitur shumë më kohë më përpara se sa të mblidheshin në Parlament “Kodi i Punës”, pasi atëherë ekzistonin shumë probleme në lidhjet e kontratës kolektive të punës, sidomos në sistemin arsimor. Sidoqoftë shpjegimi juristit vetëm sa ka “ngushëlluar” projektligjin, të pakten për ta bërë atë të kryhet së dikur kishin qenë i dyfishtë. Sepse po mburrën projektligji mbi arsim? - ka hyrë dhe nga dalë nga Parlamenti pa u prekur. Mandej për të mos iu kthyer më kurrë asaj salle. Dhe në Fletoren Zyrtare.

Kola: "Le të ikin Ata janë elementë të dyshimtë"

INTERVISTE TIRANË - “Disa elementë të dyshimtë nuk është problem për Shoqatën e të Përndjekurve Politikë. Ajo është e vendosur të mbrojë interesat e saj dhe të drejtat që i garantojnë ligjet.” “Dalja nga radhët e shoqatës të disa elementëve të dyshimtë nuk është problem për Shoqatën e të Përndjekurve Politikë. Ajo është e vendosur të mbrojë interesat e saj dhe të drejtat që i garantojnë ligjet. Ata që kërkojnë të dalin janë si një pikë uji në oqean përballë 150 000 anëtarëve me status në shoqatë, janë të papërfillshëm. Si për shoqatën ashtu edhe për Lidhjen e Djathtë. Atanikuan kanë përfituar asnjëherë kësaj shoqate.” Në faqen 3 Selia e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë

Kodi i ri i liron 5 të dënuar

TIRANË - Kodi i Ri penal vazhdon të lirojë nga burgu të dënuarit. - Kodi i Ri penal vazhdon të lirojë nga burgu të dënuarit. Dje kanë qenë pesë vetë të tjerë që kanë përfituar nga aplikimi i neneve të reja e që kanë fituar kështu lirinë. Pas kërkesës së bërë prej të pesë të dënuarve dhe propozimit të Drejtorisë së Burgjeve, Gjykata e Tiranës ka vendosur përfundimisht lirimin e tyre me kusht. Mes të liruarve ka qenë edhe ish-polici i repartit 313, Baftjar Ndreu, i cili ishte dënuar në një prill pas arratisjes së madhe nga burgu i Tiranës. Sipas vendimit të parë të Gjykatës ai duhej të vuante dënimin për 15 muaj. Për lehtësirat e parashikuara nga Kodi i Ri kanë bërë që ai të vuajë pjesën e mbetur në liri. Ndreu është i njëti nga 13 policët e akuzuar që del nga burgu. Bashkë me të janë liruar edhe 4 të tjerë të dënuar për arsye të ndryshme. Me vendimin e djeshëm numri i të liruarve nga Gjykata e Tiranës për shkak të Kodit të Ri, arrin në 12 vetë. Z.A.Kr

INTERVISTE

TIRANE - “Di- stancohuni nga Kurt

Përplasen 2 makina: 13 të plagosur

Elbasan Përplasen 2 makina: 13 të plagosur Në faqen 5

Grabitjet "Glina" presidenti peng

Gjirokastër Grabitjet "Glina" presidenti peng Në faqen 5

Deputeti Makariadhi në zënkë për lokalin

Gjirokastër Në faqen 3 Berat Sëmundja e kafshëve prek tre njerëz Në faqen 3 Kavajë Vazhdon "gjuejtia" e linjave telefonike Në faqen 8

Pjetër Arbnori; Skënder Gjinushi