Pesë ditë para procesit për pafajësi lideri socialist kërkon të lërë qelinë e Tepelenës
Sot Nano riprovon të lirohet
Apeli do vendosë nëse përfiton nga Kodi i ri
Sot në Gjykatën e Apelit lideri socialist sërish kërkon lirimin. Pikërisht në orën 9.00 avokatët e Nanos do të jenë përballë gjykatësve, duke provuar për herë të dytë të nxjerrin klientin e tyre nga qelia. Ndërkohë që 200 kilometra larg selisë së Apelit, lideri i burgosur socialist do të presë me ankth të mësojë nga të tjerët dhe shumë orë më vonë fatin e tij. Sepse edhe këtë herë ai nuk ka pranuar të përfitojë - të paktën edhe për vetëm dosa orë - të shkelë pas shumë muajsh në vendlindjen e tij.
Në faqen 3
Mafia italiane në Shqipëri? Arrin Komisioni nga Roma
TIRANË - Komisioni italian Antimafia do të vijë të martën e ardhshme në Shqipëri.
Grupi mbërrin të martën e ardhshme
Mafia italiane në Shqipëri? Arrin Komisioni nga Roma
Takime me autoritetet e Tiranës
TIRANË - Komisioni italian Antimafia do të vijë të martën e ardhshme në Shqipëri: qëllimi është të përballohet, bashkë me autoritetet shqiptare, rreziku i paraqitur nga tentativat e përhapjes në Shqipëri të mafias italiane. Delegacioni i Komisionit, i udhëhequr nga kryetari Tiziana Parenti, do të përbëhet nga tetë parlamentarë, të cilët do të qëndrojnë në Tiranë gjatë një jave.
Sipas informacioneve të para, ekspertit italianë - pas një takimi me ambasadorin Foresti, do të priten në Parlament nga përfaqësuesit e disa Komisioneve dhe, pasditë, do të marrin pjesë në një mbledhje speciale të qeverisë, të udhëhequr nga Aleksander Meksi. Midis të tjerëve do të jenë të pranishëm Ministri i Brendshëm Musaraj dhe ai i Drejtësisë Frashëri.
Mbërritja e Komisionit Antimafia në Tiranë (që rrallë kryen misione jashtë shtetit) është programuar që nga vizita në Romë e Kryetarit të Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori. Në atë rrethana është thënë se bashkëpunimi midis Parlamentit italian dhe atij shqiptar do të intensifikohet. Komisioni Antimafia - që është një strukturë parlamentare - ka si qëllim kryesor të verifikojë nivelin e përhapjes së mafias dhe përshtatshmërinë e aparateve shtetërore të impjenuar në luftën ndaj kriminalitetit. Pra është i qartë qëllimi i vizitës në Shqipëri: parashikohen të verifikojë dyshimet sipas të cilave mafia ka shtrirë punët e saj dhe në Vendin e Shqiponjave, sidomos për sa i përket trafikut të drogës dhe qarkullimit të parave me origjinë aktiviteti kriminal, edhe përmes investimeve të ligjshme. I njëjti Komision don të ofrojë kontributin e tij autoriteteve shqiptare në planin legjislativ për të përshtatur disa normativa në standardet europiane antimafia.
Deri më sot në Shqipëri - me anë të Interpolit - janë kapur dy italianë të kërkuar, që të dy kishin lidhje me kriminalitetin e organizuar. Prania e mafias italiane (dhe në veçanti pulieze) është verifikuar në masa shqetësuese në zonën e Malit të Zi.
Apel nga Durrësi: “Mos harroni fëmijën tonë të grabitur”
HISTORIA
Apel nga Durrësi:
“Mos harroni fëmijën tonë të grabitur”
Sabri Godo risulmon Berishën
Ligji për tokën
TIRANË - Një deklaratë e bujshme kundër Presidentit Berisha dhe pushtetit të PD
TIRANE - Një deklaratë e bujshme kundër Presidentit Berisha dhe pushtetit të PD ka dalë dje nga selia e republikanëve. “Ne jemi kundër miratimit të projektligjit për shitblerjen e tokës që pushteti i PD dhe Presidenti kërkon të miratojë”. Sabri Godo, lideri i PR ka reaguar ashpër menjëherë pas mbështetjes së projektligjit nga Presidenti në mbledhjen e grupin parlamentar të PD. “Kjo është një tradhti e stilit komunist”. Në faqen 3
Rikthimi i sifilizës: rasti i parë
Sëmundja nuk ishte diagnostikuar që nga ’49
I sëmuri është një sieropozitiv nga Tirana. Dje konfirmimi zyrtar
Pas SIDA-s rishfaqet një tjetër sëmundje e rrezikshme: sifilizi. Ai është zbuluar vetëm pak ditë më parë në spitalin infektiv të Tiranës dhe dje në mesditë, pas analizave të kryera dy ditë më parë në Institutin e Shëndetit Publik është konfirmuar zyrtarisht gjatë një
shënuar rastin e fundit të infektimit - të shkallës primare - nga sëmundja seksuale. Nga 1949 deri 1972 janë izoluar 24 mijë persona për sëmundje të ngjashme. Ja si lind sëmundja, si mjekohet e mbi të gjitha në ç'mënyrë mund të ruhemi nga infeksioni. Në faqen 5
Aktivi i PD “Jashtë selamistët”
LEZHË - Të gjithë selamistët nga drejtimi i Partisë...
- Të gjithë selamistët nga drejtimi i Partisë. Kjo ka qenë motoja e të gjithë anëtarëve të PD në rrethin e Lezhës. “Ai na humbi referendumin” - janë shprehur pjesëmarrësit në aktiv. Debatet kanë qenë të ashpra kur ata duhej të votonin për zgjedhjen e kryetarit të degës. Nik Luli ka qenë njëri prej 9 kandidatëve që ish propozuar nga aktivi, vota per të cilin është vendosur të bëhet e fshehtë: 71 kundra dhe 70 pro ka rezultuar votimi për Lulin ndërkohë që ky ka qenë shkaku i polemikave mes antarëve në aktivin e PD. “Votimi duhet të bëhet nominal - ka thirrur një grup i zhvendosur ndërkohë në podium - ndryshe do t’japim votat tona për PPSH dhe PS”. Kjo ka krijuar retëni sal-lën ku po zhvillohej aktivi i PD megjithatë kryesia ka vendosur të përsërisë votimin duke e kthyer atë në nominal. 80 pro me 20 kundra ka përfunduar kështu votimi i dytë në favor të Nik Lulit i cili u zgjodh Kryetar i PD për rrethin e Lezhës.
Apet nga Bensë: "Mos harroni fëmijën tonë të grabitur"
. DURRËS - “Nipin tim e kanë lënë në harresë” Ka ardhur kështu e dëshpëruar thirrja e gjyshit për nipin e tij të grabitur. Është rikthyer sërish në skenë, çështja e fëmijëve të grabitur, e lënë disi prapa kulisave-ndoshta dhe “viktimë” e burokracisë. Fjalë për rastin e vetëm që pohohet dhe zyrtarisht nga organet e rendit. Jonuz Luku, tre vjeçar grabitet misteriozisht në mes të ditës. Ka kaluar më shumë se një muaj dhe prindërit e tij janë dërrmuar dëshpërimit. Por jo gjyshi i tij... Në faqen 3
Elbasan Avokatët: "Në provim pa mësuar"
ELBASAN - “Do të shkojmë në provim por jemi tapë”.
Kështu 28 avokatët e dhomës së Elbasanit, ku bëjnë pjesë edhe ata të Gramshit dhe Librazhdit, kanë pranuar të nënshtrohen testimit kualifikues të Ministrisë së Drejtësisë, por pa shfletuar asnjë fletë literature për të 360 pyetjet e përgatitura nga Komisioni. Dhoma e Elbasanit kishte qenë ndër të parat që kishte protestuar ndaj nismës së re të Drejtësisë, madje duke e bojkotuar atë në sezonin e parë. Në faqen 5
Shkodër, të persekutuar kundër Kolës: "Shoqatë e re pa ty"
Pas Laçit, dhe në qytetin verior nisma alternative
. Shkodër, të persekutuar kundër Kolës: “Shoqatë e re pa ty”. SHKODER - “Jemi kundër Kolës dhe politikës së tij”. Bashkohemi me thirrjen e bashkëvuajtësve tanë të tjerë. Këtë radhë janë të përndjekur nga Shkodra, që në shembullin e Konferencës së Kurbinit të para tre ditëve, i janë bashkuar apelit të leshuar dhe kanë krijuar komisionin nismëtar për krijimin e shoqatës alternative të të përndjekurve. Deklarata e tyre u bëmë e të vetave, të cilët marrin përsipër “solidarizimin moral të gjindrës të përndjekurve të tjerë shkodranë”, ndaj shkeljeve të statusit të Shoqatës për udhëheqës së saj aktuale, pas aderimit në Lidhjen e Djathtë. Pozicionimi politik firmosur nga Kurt Kola, që tashmë është dhe lideri i radhës i Lidhjes, shkelja e neneve 1 dhe 5 të “kushtetutës” së të përndjekurve, ka shërbyer dhe një herë si argument kundër liderishipaktual të Shoqatës, që për momentin është e vetmja që në statut merr në mbrojtje interesat e të gjithë të përndjekurve politikë. Ekipi e mbledhjes së Laçit, ka mbërritur kështu në qytetin e ku denonun i të përndjekurve të vetëshëmtëmi mad. Shpeshherë Shkodra është quajtur qyteti i persekutuar, për vetë kundërvënien masive, që është bërë ndaj regjimit komunist. Liste Shkodra vendi i lindjes së Shoqatës së të Përsekutuarve Politikë dhe të Përdjekurve në vitin 1991. Më pas degët e saj do të shtrihen në tërë Shqipërinë, por degë e Shkodrësdo të mbetet gjithnjë në influencë të lartë. Ndaj dhe nisma e Laçit pritet që të jetë jehonë e vet edhe më mes të përmendurve të qytetit verior. Ndërkohë hisa grupimin tjetër, në Shkodër janë dhe të tjerë 200 firmate para, qëndoshta do të mbajnë pjesë nga pasha e zyrtarizimit të grupimit të ri, që merr përsipër “ri-dimensionimin dhe vënien në vend të nderit” të të shkuarave I dhe 5, të cilat garantojnë atë për karakterin e një shoqate si o të përsekutuarëve është thelbësore: pluralizmin. Sokoli Balla
Zbulohet banda që vrau kambistin
Pas një muaj hetimesh kapen grabitësit e Pirro Palolit. Pesë arrestime nga Vlora në Shkodër. TIRANE - Zbulohen grabitësit dhe vrasësit e kambistit kryeqytetas Pirro Paloli. Mbrëmë burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme kanë dhënë njoftimin për kapjen e pesë antarëve të bandës, të cilët tashmë akuzohen si vrasës të grabitës dhe bashkëpunëtorë të episodit tragjik të 13 qershorit 95, kur jeta e kambistit Paloli ishte marrë në këmbim të 60 mijë dollarëve të çantës së tij. Sipas asaj që është komunikuar dje, personi që kish qelluar mbi trupin e të riut kryeqytetas - prindit në hyrje të apartamentit ku ai banonte - ka qenë Palush Gjergji, 19 vjeç nga Vlora. Ndërkohë që Gjergj Shtolli nga Tirana - po 19 vjeçar - akuzohet të ketë preripin e cantës së viktimës, ndërsa ai sapo ish gogitur për vdekjen nga një plumb. Në qeli e burgut janë dhe të tjerët personat e dyshuar, Leonor Papo, 21 vjeç nga Vlora, që pohohet se s’ka kalkuluar për krimin e rëndë, ndërkohë që në mjetin e tij u gjetën edhe një plumb pistolete. Tashmë hetuesit kanë konstruktuar gjithë historinë e këtij episodi të për tragjik që kish tronditur opinionin. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, me dollarët e grabitura të viktimës janë blerë automjete, janë përdorur për vënien me fajde, por është bërë edhe turizëm në plazhet e Vlorës. Zbulimi i mbrëmshëm i bërë nga forcat e Komisariatit të 2të Policisë së Kryeqytetit - është padyshim zbulimi më i madh i policisë shqiptare këtë muaj e fundit. Jo vetëm kambistët, por edhe familja e viktimës e opinioni mbarë ndjenjë një motiv më shumë për të shpresuar se shumë nga pasuria e jetë së tyre.
Sot Gazeta Treg
Në faqen 7
Në gjyq "pengjet e Laknasit"
Në faqen 3
Dje në Parlament
. Mocioni i PS: Zhulali s'lekundet mbetet ministër. Socialistët protestojnë sepse nuk u pranua votimi i fshehtë. Në faqen 3
Vendimi në 27
. Procesi "Arsidi" shtatë orë mbrojtje. Në faqen 3
Gjirokastër
Shkarkohet dhe drejtori i Bankës
GJIROKASTER - Ka vazhduar me amplitudë të lartë tronditja e drejtueseve në postet e larta shtetërore në drejtim të qendrës në rrethin e Gjirokastrës. Këtë radhë nuk ka kaluar provimin, Drejtori i Përgjithshëm i Filialit qendror të Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare për këtë Jugun. Para dy ditësh, largimi i drejtorit Arjan Islami, i është komunikuar shkarkimi nga detyra e rëndë. Në faqen 5
Shkodër Vritet gabimisht duke dashur të shuaj një grindje
Shkodër. Vritet gabimisht duke dashur të shuaj një grindje. Në faqen 5
Vlorë Rikthehet në skenë Albano & Romina
Vlorë. Rikthehet në skenë Albano & Romina. Në faqen 8