Pleniumi i Kasacionit do të vendosë për kërkesën “pafajësi”
Brozi: “Dosja s’ka arsye të mos shqyrtohet”. Ora 9.00 trupi Gjykues i rikthehet dënimeve të para. Në sallë Prokurori i Republikës
Nano i rikthehet sërish gjykatës, veçse sot për të kërkuar pafajësinë. Pikërisht në orën 9.00 dosja e liderit të burgosur socialist do të jetë mbi tavolinën e Plenumit të Kasacionit, përbërë nga 11 kryegjyqtarë shqiptarë. Bashkë me to edhe Prokurori i Republikës, Alush Dragoshi, sikurse avokatët Sarxhaku e Turana. Kërkesa për mbrojtje ligjshmërie - bërë nga Nano dhe pranuar nga Brozi - sot do të ngjitet në sallën e katit të tretë të Gjykatës së Kasacionit, ndërkohë që njerëzit me togë midis katër çështjeve kanë konfirmuar se do të shqyrtojnë të parën pikërisht dosjen e liderit socialist që, prej ditësh është bërë objekt studimi edhe në Prokurorinë e Republikës.
Në faqen 3
Pushhohet Drejtori i Burgut të Bënçës
TEPELENE - Lirohet nga detyra Drejtori i Burgut të Tepelenës, Asaf Shehu.
Pardje funksionarë të lartë të Administratës së Përgjithshme të Burgjeve kanë komunikuar zyrtarisht në Bënçë-ivem burg shqiptari i sigurisë së lartë-vendësimin e Shehut me ish-punonjësin e Komisariatit të Policisë së Fierit, Xhafer Xhaxhaj.
Në faqen 3
Drejtësia humbet paqen: sulm i ri kundër Frashërit
Presidenti Gjykatësve: Ministri nxit përçarjen
TIRANE - Sulme të rëna për imazhin e Drejtësisë shqiptare. Veçse këtë herë është Kasacioni që i kundërpërgjigjet ashpër ministrit të Drejtësisë, i cili vetëm një ditë më parë kish denoncuar Brozin për bllokimin e Zyrës së Përmbarimit.
Dje - ndërsa lideri i Kasacionit i është përgjigjur publikisht akuzave të Frashërit – një tjetër gjyqtari Kasacionit dhe President i Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë ka sulmuar ministrin e Drejtësisë. Në faqen 5
“Autoritetet shqiptare ma thanë: edhe nga Shqipëria kalon heroinë që shkon drejt Italisë dhe që vjen nga vendet e Lindjes, por ata kanë nevojë për ndihmë për të luftuar këtë trafik ilegal. Një ndihmë që ne kemi eksperiencë t’ua ofrojmë”.
Në faqen 3
Selia e Ministrisë së Drejtësisë
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit (foto: H. Pustina)
Dy fëmijë viktima aksidentesh
Lushnjë, Ballsh
LUSHNJE - Fëmijët sërish viktima të aksidenteve. Në dy ditë, dy vogëlushë janë vrarë nga shpejtësia e makinave që tashmë janë kthyer protagonistët kryesorë të kronikave ditore.
Një vajzë 10-vjeç ka humbur jetën nga një motor në qendër të qytetit të Ballshit, ndërsa të hënën një djalë 5-vjeçar ka përfunduar në rrotat e një kamioni në rrugët e fshatit të tij. Të dy drejtuesit e mjeteve janë ndaluar, ndërkohë që vogëlushët janë shkëputur përfundimisht nga jeta pa e përfunduar ende atë. Vogëlushi nga Gërmenjëcë e Lushnjes ka qenë viktima e fundit e makinave. Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdrekë ku 5-vjeçari Alban Çoku është rrëmbyer nga rrotat e një “Ifa”. Fëmija ka qenë në rrugët e fshatit të tij kur kamioni i stërmadh i ka marrë jetën. Çoku i vogël është dërmuar për vdekje. Edhe mjekët e spitalit ku ai është dërguar urgjentisht nuk kanë mundur ta shpëtojnë: plagët e rënda ia kanë marrë jetën në pak çaste. Shoferi i “Ifa”-s, I. Koci, ka përfunduar në Komisariat. Ndaj tij policia ka vënë masën e ndalimit. Një skenë e njëjtë ishte përsëritur vetëm një ditë më parë në Ballsh. Këtë herë, pikërisht nga një tjetër fëmijë që në gjendje të qetë ka qenë në mes të rrugës duke luajtur. Ngjarja është e radhës, e përditshmja e dhimbshme e jetës së fëmijëve në Shqipëri. Një vajzë 10-vjeçare, Nertila Shehu, është vrarë nga furia e çmendur e një motori. Ka qenë një i ri, S. Mustafa, 29 vjeç, protagonisti i fatkeqësisë që ka tronditur qytetin. Duke ecur me motorin e tij tip “Jawa” ai ka rrëmbyer dhe vajzën. Shpejtësia ka qenë e madhe dhe përplasja ka sakatuar plotësisht Shehun. Vogëlushja ka rënë tokë e dërmuar dhe pa asnjë shpresë jete. Ndërsa Mustafa ka përfunduar në Polici.
Antimafia: rezultatet e para
Dje vizita
Në vjeshtë Berlusconi në Tiranë
Ftohet nga PD
Në faqen 3
Tiranë, sot “black out” i fundit
Punime në rrjet
TIRANE - Asnjë frikë për ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë.
Një njoftim i shpërndarë dje nga ndërmarrja Elektrike ka sqaruar se mungesa e furnizimit me kor-
“black out” i fundit
TIRANE - Asnjë frikë për ndërprerjet e energjisë elektrike në Tiranë.
TIRANE - mungesa e furnizimit me korent këto dy ditë e fundit në kryeqytet dhe në Durrës kanë qenë pasojë e remontit që po bëhet në njërin prej nënstacioneve 220 kilovolt që kryen furnizimin e rrejtit. Nesër do të jenë në funditu ku furnizimi me korent do të mungojë sërish. Dje ka qenë vetë Ndërmarrja elektrike që ka shuar çdo frikë duke shpjeguar se mungesa është bërë e programuar.
Në faqen 3
Elbasan, Telekomit në borxh 110 mijë dollarë
Në listë edhe Bashkia...
Në faqen 5
Kushtetuesja: “Jo padisë së Gjinushit”
Çështja e dosjeve
TIRANE - Kushtetuesja ka hedhur poshtë akt-padinë e Skënder Gjinushit.
Lideri socialdemokrat kish akuzuar vetë kreun e shtetit për “mosveprim dhe heshtje ndaj shantazheve dhe manipulimeve të gazetës ‘RD’”. Ai ish akuzuar në faqet e shtypit si “spiuni i ish-sigurimit të shtetit”. Kryegjykatësi Rustem Gjata ka deklaruar dje se “çështja nuk është në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese dhe se ajo i konsideron akuzat e PSD të pabazuara në ligjet kushtetuese”.
Në faqen 3
Një i ri gjendet i mbytur
DURRES - Një djalë i ri viktimë e detit.
- Një djalë i ri viktimë e detit. Trupi i një 16-vjeçari është gjetur të hënën në ujërat e plazhit të Currilave, ndërsa qëndronte plotësisht pa jetë mbi sipërfaqen e detit. Kufoma - e cila ka mbetur deri dje ende e paidentifikuar - është zbuluar në një largësi mbi 250 metra nga bregu dhe është nxjerrë më pas nga forcat e specializuara të policisë.
Në faqen 5
Gërmime në varreza për të gjetur ar
Legjendat e vjetra tregojnë për pasuri të fshehura
Korçë, një fshat i përfshirë nga ethet e floririt
Legjendat e vjetra tregojnë për pasuri të fshehura
Gërmime në varreza për të gjetur ar
Korçë, një fshat i përfshirë nga ethet e floririt
KORÇE - Gërmime në varreza për të gjetur florinjtë e fshehur. Ethet e arit kanë pushtuar tashmë edhe Korçën. Një fshat i tërë është përfshirë këto ditë mes legjendave e gojëdhënave, menjëherë pas shenjave të gërmimeve që janë bërë në varrezat e vjetra të Rakickës, zonë shumë pranë kufirit me Greqinë. Gropat e hapura në disa vende - varrezat nuk janë prekur - kanë ngacmuar kujtesën e fshatarëve për historinë e napoleonave të fshehur nën tokë. Madje disa janë tashmë edhe të shqetësuar aq sa kanë bërë ankesë për këtë çështjen edhe në Gjykatën e Bilishtit.
Gropat e gjetura në varrezat e vjetra kanë hapur një debat të madh në fshat. Shumë vetë thonë se kërkuesit anonimë kanë gjetur tashmë një arkë të madhe me sende me vlerë. Ndërkohë që disa mbeten skeptikë dhe ende nuk i besojnë këtë fjalëve. Megjithatë përballë legjendave të tyre, fshatarët nxjerrin historitë e shumta që tregojnë ekzistencën e arit në këtë fshat.
Legjendat e kanë zanafllën shumë vjet përpara, ndoshta që nga fillimi i këtij shekulli. Sipas tregimeve të trashëguara brez pas brezi, thuhet se aty kanë kaluar një grup kolonjarësh të cilët ishin nisur për të marrë gurët e Turqit. Fshati Rakickë ka qenë ndalesa e fundit ku aty kanë vendosur që të gjitha pasuritë që kishin me vete t’i groposin pikërisht aty. Kjo duket si diçka e harruar deri në 1988 kur ardhja e një turku fshatar ka rizgjuar kujtesën historike. Turku - sipas fshatarëve - kishte me vete një hartë të vjetër të gjithë zonës.
Edhe historia e “kërkuesit” turk do të ishte harruar sikur pak vite më parë të mos shfaqeshin disa gropa të çuditshme. Gropat shtoheshin dita-ditës: “ishin kërkuesit e arit të fshehur”, tregon një fshatar të cilët më pas e bënin se fundi kërkuesit të zbulojë diçka.
Gërmimet e fundit në varrezat e vjetra të Rakickës, kanë rikthyer ethet e arit. Fshati tashmë duket i përfshirë në vorbullën e fantazive dhe ëndrrave për t’u bërë të pasur vetëm brenda një dite. Arkat me vlera dhe rrëqetimet flasin për një element të vërtetë që vërteton në besida.
Elsa Koçiu
Tiziana Parenti
Selia e Ministrisë së Drejtësisë
Në Vesile Berlusconi në Tiranë
Në faqen 3
Opinione
Disidenti polak apelon tolerancë
Në faqen 5