30/07/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 korrik 1995

SIDA pushton një familje

Çifti është nga Tirana. Diagnoza është konfirmuar nga analizat e fundit Bashkëshortja sieropozitive, burri i sëmurë Çifti është nga Tirana. Diagnoza është konfirmuar nga analizat e fundit SIDA pushton një familje Bashkëshortja sieropozitive, burri i sëmurë Goditje fatale e SIDA-s në kryeqytet. Tani virusi i tmerrshëm ka rënë mbi një familje: të dy bashkëshortët kanë rezultuar të prekur. Gjendja paraqitet më alarmante për burrin. Analizat kanë nxjerrë se ai tashmë është i sëmurë, ndërsa e shoqja vetëm sieropozitive. Ndërkohë mbi bashkëshortin të cilin SIDA e ka goditur në mënyrën më të pamëshirshme, rëndon një tjetër sëmundje e rrezikshme: ai është kataloguar në kartelat mjekësore dhe si rasti i parë me sifiliz. Në faqen 3

Kujdes nga gjaku me pagesë

Intervistë "Kujdes nga gjaku me pagesë" TIRANË - Rasti i fundit i familjes së prekur nga SIDA duhet të konsiderohet si një kujtesë për të gjithë ata që marrin gjak. T’i drejtohen të afërmve. Apeli vjen këtë herë nga Agim Kociraj, drejtor i Qendrës së Dhurimit. Në faqen 3

PS i rikthehet mitingjeve për Fatos Nanon

Dy vjet pas arrestimit Fatos Nano Në faqen 5

Sulm i pleshtave: mbyllen zyrat

KAVAJË-Golemi po kalon një fazë të bezdishme kruajtjeje. Arsyeja: lukuni pleshtave. Dukuria është bërë aq shqetësuese, saqë Komunës i është dashur të mbyllë dyert, deri në një moment tjetër derisa të ardhshëm me më pak pleshta. Pas zhuzhurimës dhe dëmeve të karkalecave okupatorë, është tani një lloj tjetër insekti, që i ngjitur dhe nga temperaturat jo të zakonshme, vapa dhe pisllëku, rrezikon të sjellë shqetësime të reja. Golemi i njohur dhe si një zonë mjaft e frekuentueshme bregdetare pushimesh, ka të pranishëm tani dhe disa turistë të vegjël të pafituar, pleshtat. Insektet që shkaktojnë kruajtje instiktive vetëm me përmendjen e emrit, janë shfaqur me shumicë, në zyrat e Komunës. Mesa duket, ka qenë një magazinë aty afër, vendstrehimi i tyre fillestar, para se të shqetësonin nëpunësit e pushtetit lokal, deri në atë pikë sa që kryetari i Komunës, ka dhënë urdhër për mbylljen e zyrave, deri në një përmirësim të situatës të gjendjes së rëndë të kruajtjeve prej pickimeve pleshtore. Pleshtat, dashur pa dashur kanë sjellë dhe pasoja të rënda sociale. Tërë hallaxhinjtë që vijnë të zgjedhin problemet e tyre në komunë, i pret që në derë një ndrymë e madhe heshtur. Njerëzit vijnë dhe ikan, pa kuptuar dot pse zyrat nuk funksionojnë. Shpresa e vetme për drejtuesit e pushtetit lokal, të sabutuar nga pleshtat, është ndonjë pickim i rastit, që insektet do t’u kenë dhënë hallaxhinjve pranë dyerve të komunës. Sepse kur arsyeja të mbarë vesh, sado e çudi- çuditshme që është, do të bëhet më e lehtë për t’u besuar. Nuk është e lehtë edhe të punosh edhe të krush...

"Arsidi 2" në Durrës: mashtrimi 1.6 milion $

Zbulim i ri mbi skandalin e firmës "Epidamn" DURRËS-Skandali i “vo-gël” i mashtrimeve në Durrës rrezikon të kalojë tashmë nivelet e atij më të madhit, të quajtur “Arsidi”. Shifra e zhdukur, me protagonist firmën “Epidamn”, ka kapur kuotën 1,6 milion dollarëve. Zbulimi i mashtrimit të fundit me anë të konfirmave bankare false, ka qenë i 120 mijë dollarëve. Dhe sërish në gjurmën strategjike të vështirë të firmës “Epidamn” ka qenë serish në grackën e strategjisë zhvatëse të firmës “Epidam” ka rënë dogana e Durrësit: këtë herë jo ajo e Portit por tokësorja. Në faqen 5

Ceka: "Drejt koalicionit me socialdemokratët"

Shehu komenton: "Aleancë marksistësh" TIRANE- “Aleanca PAD-PSD ekziston por koalicion është paszgjedhor”. Neritan Ceka, Presidenti i PAD ka mbështetur dje deklaratën e Preç Zogaj, drejtor i shtypit të kësaj partie. Vetëm dy ditë më parë, Zogaj shprehej në faqet e shtypit se “aleanca me PSD është pothuaj e sigurt”. Lideri i PAD Ceka ka folur për aleancat dhe koalicionet mes partisë së tij dhe forcave të tjera politike shqiptare. Në faqen 5 Gjinushi Ceka

Shkurtime në repartet speciale

Ristrukturimi prek Tiranën, Elbasanin... Minist(r)ia: “Organikë e fryrë” Ristrukturimi prek Tiranën, Elbasanin... Shkurtime në repartet speciale Ministria: “Organikë e fryrë” TIRANE-Shkurtimet në organikën e reparteve speciale të Ministrisë së Brendshme shkojnë në 20 punonjës të “RENEA”-s. Ndërsa në kryeqytet afro 20 punonjësve të “RENEA”-s repart special-u është komunikuar largimi nga puna, në Elbasan ristrukturimi brenda Komisariatit, ka shkri(r)ë vendin e forcave speciale, të njohur si “sampista”. Megjithatë njoftime për ristrukturime pikërisht të këtyre forcave kanë mbërritur edhe nga Peshkopia e Lushnja. Ndërkohë që për Durrësin e Tiranën thuhet se ristrukturimi mund të sjellë një tjetër organizim të forcave speciale. Për afro 20 punonjësit e RENEA, në Ministrinë e Brendshme pohohet se gjithçka lidhet me “shkurtimet në organikë”. Ky pohim bëhet edhe nga burime të Ministrisë kur mësohet se në Elbasan reparti i forcave speciale brenda Komisariatit - është ristrukturuar. Dhe në Tiranë ende nuk është konfirmuar fati i mëtejshëm i punonjësve të shkurtuar në Elbasan pavarësisht se nga ana e Komisariatit po studiohet mundësia e shkëmbimit të vende të tjera po në organet e policisë. Po kështu ditët e fundit ristrukturime janë lajmëruar edhe për repartet speciale të Komisariateve të Peshkopisë e të Lushnjës. Edhe pse ende nuk janë hollësi të mëtejshme, thuhet se për Durrësin e Tiranën ristrukturimi i shoqëruar dhe me shkurtimet e RENEA-s mund të përfundojë me një tjetër organizim të kësaj strukture të veçantë brenda Ministrisë së Brendshme. Ministria e Brendshme

Frashëri uron Brozin

Për dasmën TIRANË - “Në vend të përgëzimit, urime për martesën”. Ky ka qenë mesazhi, drejtuar Brozit, i përcjellë dje nëpërmjet Gazetës Shqiptare nga Agim Neza, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë. Pikërisht ka përcjellë mes shefit të Këshillit dhe ministrit Frashëri ka acaruar së tepërmi, njëherësh një për martesën e cila do të zhvillohet nesër e ku vetë Frashëri, zëvendësi i tij Kristo dhe Neza janë të ftuar. “Tani në vend të përgëzimit urime lidhje me të ashtuquajturën pengesë të qyqarëve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në Konferencë, unë si zëdhënës i ministrisë do të konkludoja vetëm me urimin e menjëhershëm të lumtur të Brozit me zonjën Diana”.

Superfjalëkyç Test Këshilla Kuriozitete për tu argëtuar nën çadër

SPEKTAKEL Teatri “memec” shqiptar në skenë

Në Tiranë shfaqja e parë Në faqen 7

Gjinushi: “Duhet përballuar PD e PS”

Në faqen 5

SPORT Haxhiaj sërish me fanellën e kuqe

Vetëm për “Fenerbahçe” Në faqen 5

Korcë, blie ndaj Cannabis Në faqen 3 “Rozafa”, nesër në Kushtetuesen Në faqen 3 Elbasan, vrau shokun: dënohet Në faqen 3