09/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 gusht 1995

"Ligji shmang Kasacionin"

Dje deklarata e Komitetit Shqiptar: "Kështu kufizohet e drejta e ankimit" "Ligji shmang Kasacionin" Helsinki kunder ndryshimit të Kodit TIRANE - Ndryshimi në Kodin e Procedurës Penale ka përfshirë në vorbullën e polemikave edhe Komitetin Shqiptar të Helsinkit. Në një deklaratë të shpërndarë dje, ky institucion i të drejtave të njeriut proteston ndaj këtij veprimi duke e konsideruar këtë akt si “një shtesë që përbën një kufizim të të drejtave të të gjykuarit dhe që mënjanon Gjykatën e Kasacionit si instanca më e lartë gjyqësore”. Në faqen 3 Ministria e Drejtësisë

Godo: "Nuk bëjmë koalicion me PD"

POLITIKE TIRANE - “Të djathtët nuk do bëjnë koalicion me Partinë Demokratike” Kështu ka deklaruar për Gazetën Shqiptare lideri republikan, Sabri Godo. Vetëm pak orë pas dekretit që Presidenti Berisha ka firmosur për ligjin e shitblerjes së tokës, Godo përjashton mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me PD. Të djathtët i kishin dërguar një telegram vetë kreut të shtetit duke i kërkuar të mos firmoste këtë dekret. Në faqen 3

Kupa: Tirana e Partizani fatkeqë

TIRANE - Janë zbehur shpresat e kampionëve shqiptarë dhe të Partizanit, për kalimin e turit parakualifikues. Formacioni i Muçës ka humbur me rezultat minimal 0-1 takimin e parë debutues, kundër izraelitëve “Hapoel” Beer Sheva për edicionin e Kupës Uefa. Deçizivësekondat e para të takimit, kur Guosev ka realizuar golin e vetëm ndaj skuadrës Partizani, fenomen për shtatëdhjetë minuta tuqite e Ferenbahçe. Fat të ngjashëm në minutat e fundit: Pësohen dy gola, ndërkohë që e 4 tëtë “Hapoel” Beer She- Musta ka mundur të presë më parë edhe një penallti. Të favorizuar janë turqit në takimin e Tiranës. Nesër në darkë do të jetë Teuta, formacioni i tretë shqiptar i imponuar në Trofeun kontinental të Kupës së Kupave, kundër finlandezëve të “Turgu”. Në faqen 3 Momente nga ndeshja e djeshme në Tiranë (Foto: H. Pustina)

“Babai më detyron që të lyp”

HISTORIA ELBASAN - “Po nuk më sollë pare në darkë do të të vras”, është denoncimi i një vajze të vogël, prej atyre që na zënë sytë shpesh në afërsi të hoteleve apo të pikave nga ku nisen autobuzët. Po paratë që dorëzon në darkë, për çfarë i përdor, e pyesim. “Për të pirë, e për çfarë tjetër, ai nuk bën gjë tjetër veçse mban gotën përpara”, përgjigjet djali. Cila është shumë që duhet të dorëzosh çdo natë? “Më rreh shumë nëse nuk i dorëzoj të paktën 1.00 lekë të reja”. Vogëlu- Vogëlushi i gjorë - nevojën për ndihmë e ndjen që nga mënyra se si shikon rreth e rrotull - na luet të mos i përmendim emrin, madje sa zonën ku kemi takuar. “Ai e di se ku lyp unë zakonisht - shton me frikë - do ishte e tmerrshme nëse në çdo të dyshonte gjë”. Është një jetë si prej të rriturit ajo që bën çdo ditë lypësi i mitur. Vetëm pak orë gjumë natën dhe pastaj sërish në “punë”, për të fituar diçka për të ngrënë vetë dhe paratë e të atit të alkoolizuar. Është gati të bëjë çdo punë, edhe pa ia kërkuar kush: fshin këpucët, lan xhamat e makinave, i ofron punë lokaleve të shumë të qytetit. Por më shumë lutet, i puth këmbët njerëzve dhe lloj-lloj marifetesh të tjera. Ditët shtyjnë kështu njëra-tjetrën dhe lypësi si zbraz xhepat para babait që e pret. Është vetëm një pjesë e një realiteti që rëndon vazhdimisht përpara. Për fat njerëz që jetojnë më mirë, ka gjithnjë e më shumë. Por duhet të jenë përkrahësit këta që duhet t’i kushtojnë më shumë rëndësi të papërfillurve, atyregë për të jetuar i duhet të humbin dinjitetin, madje të detyrojnë fëmijën e tyre të lypë. Shpesh kalojmë pranë kësaj kategorie pa i kushtuar shumë vëmendje, por harrojmë se - njësoj si edhe ne - edhe ata bëjnë pjesë në jetën tonë.

Që dje nisi shpërblimi për njerëzit e Luftës

Do përfitojnë mbi 25 mijë veteranë TIRANE - Nisin shpërblimet për veteranët e Luftës kundër pushtimit nazifashist të Shqipërisë. Që dje, ata i kanë thënë lamtumirë shumës thuajse të pakonsiderueshme prej 100 lekësh me të cilën ishin vlerësuar përpjekjet e tyre në çlirimin e vendit. Pas një ceremonie në qendër kulturore të ushtrisë në Tiranë, ka filluar shpërndarja e brezave veteranë dhe mjaft veteranë janë drejtuar për nga arkate kursimit ku kanë marrë masën e re të shpërblimeve të caktuara me vendim të posaçëm të Qeverisë. Në faqen 5

Në polici ekspertë antidrogë

GJIROKASTER - Dy ekspertë antidrogë stacionohen pranë komisariatit Gjirokastër. Tre operacione antidrogë-vetëm gjatë korrikut - kishin sekuestruar rreth 15 kilogram hashash. Tani dy specialistë të rinj kundër narkotikëve janë emëruar pranë policisë së qytetit. Ata do të ndihmojnë për kontrollin ndaj trafikut dhe kultivimit të drogës. Për nga pozicioni gjeografik Gjirokastra paraqet një pikë delikate në trafikun e lëndëve narkotike. Në faqen 5

James Belushi tek Albafilm: "Dua të xhiroj film shqiptar"

Aktori i famshëm sot shkon në Korçë TIRANE - James Belushi ka kaluar dje ditën e tij të dytë në atdheun e të parëve. Gjatë saj, ai ka vazhduar pelegrinazhin e tij në studiot e Albafilm, nëpër rrugët e Tiranës e deri në stadiumin “Qemal Stafa”, ku ka ndjekur ndeshjen e ekipit të tij shqiptar “Tirana”, me miqtë e rinj izraelitë të “Hapoel”, të cilët i ka njohur në hotel “Tiranës”. Por akoma Belushi i madh ka pasur një ankth të vogël: bagazhet e tij, të mbetura diku në aeroport e SWISSAIR. S. Balla në faqen 3

Kisha fiton gjyqin e pronave

Gjirokastër Në faqen 3

Ndërhyrja e shpejtë shuan flakët

Në faqen 5

Berat, zjarr rreth Kalasë

BERAT - Dje në mëngjes, zjarri ka pushtuar kurorën me pisha të kalasë së Beratit. Flakët kanë përfshirë e djegur shpinë me bar e shkurre me një sipërfaqe rreth 400 metra katrorë, duke rrezikuar kështu pikën turistike të Kalasë si dhe një banesë, vetëm 10 metra larg vatrës. Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve e ndihmuar nga banorët e lagjes Kala, ka mundësuar shuarjen e zjarrit brenda 15 minutash. Në faqen 5

Butrint: ndalohet hyrja e bagëtive

Në faqen 7

Bihaci merret nga ushtria boshnjake

Në faqen 2

Një 60-vjeçar Nxiti vetëvrasje: dënohet

ELBASAN - “Ka keqtrajtuar nusen e djalit, duke e detyruar atë të tentojë vetëvrasjen, duhet të dënohet me një vit e gjysëm”. Gjykata e Elbasanit nuk ka hezituar, 60-vjeçari H.S. duhet të vuajë dënimin në burg për një ngjarje që kishte ndodhur pothuaj pesë muaj më parë. Atëherë, B.S. kishte tentuar të vriste veten dhe tre fëmijët e saj të vegjël me vajguri. Madje kishte kryer edhe hapin e parë, pasi kishte lyer veten dhe dy fëmijët kishte ndezur shkrepësen... Përjekjet e të treve ishin vënë në rrezik... Në faqen ...

Partneriteti për Paqen

Ushtarë shqiptarë në tokën e SHBA: nisin manovrat TIRANE - Një grup prej 50 ushtarakësh shqiptarë merr pjesë, për herë të parë në manovra kolosale në Luiziana, në SHBA. Dje shqiptarët kanë marrë pjesë - së bashku me kolegët e tyre amerikanë dhe nga e gjithë Europa Lindore në përjast-him të Rusisë - në një skenar gjigand manovrash në shërbim të ruajtjes së paqes dhe të misioneve humanitare. Grupi historik shqiptar përbëhet nga një togë këmbësorie, oficerë, ekspertë të logjistikës, vëzhgues dhe një kapelan. Në manovra - të cilat do të vazhdojnë deri më 26 gusht - marrin pjesë më se 4.000 ushtarë. Krahas ushtarakëve amerikanë dhe atyre lindorë do të marrin pjesë edhe ushtarakë të Kanadasë dhe të Britanisë së Madhe. Më shumë se nga ana praktike, ngjarjes së madhe ushtarake i është dhënë rëndësi e madhe nga shtypi vendas nga ana politike. Vetëm disa vjet më parë amerikanët qëqëmtinndëmbetë në luftën e ftohtë, tani aleatë në ruajtje të paqes... Në faqen 3 Ambasadori Lake duke përçjell paqeruajtësit shqiptarë