10/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 gusht 1995

Berisha: PS ka kërkuar fshehtazi aleancë me PD

S'ka zgjedhje të parakoheshme. Presidenti: “Vetëm në pranverën e '96” TIRANË - “Ata tentuan të bëjnë, fshehtaz dhe haptaz, aleanca me Partinë Demokratike, por dështuan”. Socialistët kanë tentuar edhe aleancë të fshehtë me PD? Lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Dje Presidenti ka zbritur fushën e “betejës” duke sulmuar ashpër socialistët dhe duke i kujtuar partisë së tij ç'duhet të bëjë që të dalë fitimtare në garën e ashpër elektorale, kontrastet e së cilës - edhe me këtë fjalim - kanë nisur të përvijohen fare qartë. Berisha ka këmbëngulur edhe një herë fort: zgjedhje të parakoheshme nuk do të ketë. “Zgjedhjet do të bëhen në pranverën e 1996”, ka thënë ai fare thjesht, por duke zgjuar ovacionet e përkrahësve të tij. Në faqen 3 Presidenti Berisha

Kërcënimi i mbetjeve kimike: shfaqen sëmundje të lëkurës

Durrës / Gjermadhat e ish fabrikës rrezikojnë banorët e zonës DURRES - Ka prodhuar për vite të tëra kimikate, por tani gjërmadhat e saj po rrezikojnë jetën e banorëve përreth. Janë ndotjet dhe mbeturinat e ish-ndërmarrjes Kimike në Durrës të cilat kanë shkaktuar tani alarm për rrezikun që ato paraqesin. Shenjat e para kanë nisur të duken dhe nuk janë të pakta rastet e infektimit në lëkurë të fëmijëve dhe banorëve që kanë ngritur kohët e fundit shtëpitë e tyre shumë pranë kësaj varreze të vërtetë helmësh. Pulla të kuqe që shfaqen në këmbë e trup dhe një erë e rëndë që është shtruar së fundi nga një fabrikë përpunimi lëkuresh që ka nisur punimet pranë ish-ndërmarrjes kimike, janë bërë dy faktorët që po shoqërojnë jetën e shumë banorëve. Në faqen 5 Durrësi

Sërish në “burg” Benz-i spektaklit

Bllokohet nga policia Sërish në “burg” Benz-i spektaklit Qarkullonte pa targa

Ndërmarrjet e para aksionare

Berat Në faqen 5

Emigrantët kthehen si turistë

Himarë Në faqen 5

Ministria: “Konkluzioni i Helsinkit është çoroditës”

Ndryshimi në Kod: Drejtësia hedh poshtë kritikat TIRANË - Është propozuar mes debatesh dhe ato po e shoqërojnë edhe tani që ka hyrë në fuqi. Polemikat për ndryshimin në Kodin e Procedurës Penale të shpërthyera në parlament, janë mbërthyer

Kavaja i festoi dje ditëlindjen Muhametit

KAVAJË - I janë drejtuar Allahut në ditën e lindjes së profetit të tij Muhamet A.S. Tërë kavajasit dhe gjithë fshatrat përreth, dhe nga zonat më të largëta, janë mbledhur

Benz-i spektaklit

DURRËS - Sërish i pafat Benz-i i spektaklit “Rreth fatit për 12 javë”. Makina-mollë sherri përmes një vit më disa djalit nga Pogradeci dhe vajzës nga Kuçova, ka përfunduar sërish e izoluar nga forcat e Komisariatit. Por këtë radhë arsyeja ka qenë një tjetër: vetura qarkullonte pa targa në rrugët e Durrësit. Ngrarja e zakonshme, por jo protagonisti i tillë, ka ndodhur në pasditen e së shtunës. Babai i vajzës nga Kuçova ishte këtë radhë në timon të makinës pa targa, që po udhëtonte nëpër Durrës. Ka qenë ky motiv pse Benz-i është ndaluar nga patrulla e policisë dhe më pas ka përfunduar i bllokuar në parkingun e Komisariatit, ku rrezikon “pushimin” prej një muaji. Kështu pas rrugës një vit në oborrin e Pallatit të Kulturës dhe një periudhe tjetër disa mujore në “liman sekret”, Benz-i fatkeq i rikthehet sërish “burgut”. s.b

i Helsinkit është “coroditës”

TIRANË - Është propozuar mes debatesh dhe atë po e shoqërojnë edhe tani që ka hyrë në fuqi. TIRANË - Është propozuar mes debatesh dhe atë në parlament, janë mbyllur së fundmi mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Dhe zëdhënësi i Ministrisë, Agim Neza, është përgjigjur me një deklaratë të veçantë kundërshtimeve dhe kritikave të lëshuar një ditë më parë nga organizimi i njohur i të Drejtave të Njeriut. Duke i konsideruar thëniet e vlerësimit si të pasakta dhe interpretime të gabuara, deklarata i cilëson konkluzionet e Helsinkit si “coroditëse”. Në faqen 5 Ministria e Drejtësisë

Muhametit

KAVAJË - I janë drejtuar Allahut në ditën e lindjes së profetit të tij, Muhametit A.S. KAVAJË - të tij, Muhametit A.S. Tërë kavajasit dhe gjithë fshatrat përreth, edhe nga zonat më të largëta, janë mbledhur në qendër të qytetit dhe kanë dëgjuar këngë e predikime fetare për orë të tëra. Dje në qendër të Kavajës, njerëzit janë mbledhur me mijëra për të festuar një festë fetare të veçantë: ditëlindjen e Muhametit a.s. Zona e Kavajës dhe e fshatrave përreth, në përqindje të lartë me myslimanë, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar. Janë mbledhur në qendër, ndërsa altoparlantët shpërndanin muzikë dhe lutje fetare, që dëgjoheshin deri në periferi. Qe. Ca Ndërsa tërë redaksia dhe gazetarët e Gazetës Shqiptare përfitojnë nga rasti t’ju urojë të besimtarëve myslimanë gëzuar dhe për shumë vjet këtë festë të madhe e të shënuar islame!

Ministria ndalon ekspeditën greke për Shën Kozmain

“Vepruan kundër ligjit, nuk kishin leje” TIRANË-Eshtrat e Shën Kozmait rikthehen në skenë, madje duke ngjallur edhe reagime të forta. Për këtë ka mjaftuar vetëm përpjekja e pasuksesshme e një grupi qytetarësh grekë të shoqëruar nga disa shqiptarë - që janë deklaruar si arkeologë - për të rigjetur eshtrat e zhdukura në mërnyrë enigmatike të shenjtorit, që ka ngjallur diskutime të ndryshme këtë e andej kufirit. Kërkimet e grupit nuk janë lejuar të vazhdojnë më tej: Ministria e Kulturës ka dhënë urdhërin e pezullimit menjëherë pasi është njoftuar nga popullsia lokale. Lajmi është dhënë në radio “Voice of America”, në emisionin e saj të gjuhës shqipe. Kërkuesit e eshtrave kanë ngritur një kamping dhe kanë vazhduar të kërkojnë për 12 ditë në afërsi të Kishës së Libofshës pranë Fierit. Dhe kanë folur për “Voice of America”. Zëdhënësi i Ministrisë së Kulturës, Faruk Myrtaj, dhe Zëvendësministri, Vesel Rizanolli, Sipas të dyve grupi - në përbërje të cilit ishte konfirmuar se bënin pjesë edhe klerikë grekë - ka shkelur legjislacionin shqiptar, për më tepër kanë shkelur legjislacionin dhe prandaj kanë kryer një akt të paligjshëm. I njëjti burim ka theksuar se për këtë problem janë njoftuar dhe autoritetet më të larta të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Zëdhënësi i Ministrisë Myrtaj ka shkuar edhe më tej në dënimin e këtij akti: “Provokim i rrezikshëm i qarqeve fanatike të ortodoksisë greke”, kështu e ka cilësuar Myrtaj ndërmarrjen e ekspeditës së paautorizuar për Shën Kozmain, të paktën këtë ka konfirmuar burimi i cituar më lart. Sipas këtij burimi, Myrtaj i citohet të ketë thënë se “Shën Kozmai nuk është shenjti i ortodoksisë shqiptare dhe kjo ka ndodhur pasi e gjitha është një provokacion i ekstremistëve grekë të ndihmuar edhe nga disa qarqe shqiptare”. p.re Kisha e Shën Kozmait në Libofshë

Dy motra vdesin në aksident

Kavajë Në faqen 3 Kavajë Dy motra vdesin në aksident Në faqen 3

Devoll: shkatërrohen ara me Cannabis

ANTIDROGA Në faqen 3 ANTIDROGA Devoll: shkatërrohen ara me Cannabis Në faqen 3

Diga në rrezik shembje

Tepelenë Në faqen 5 Tepelenë Diga në rrezik shembje Në faqen 5

Ministria: Konkluzioni Helsinkit çoroditës

Polemikë për Kodin e Procedurës Penale Në faqen 5 Polemikë për Kodin e Procedurës Penale Ministria: Konkluzioni Helsinkit çoroditës Në faqen 5