Berat, Uzina hap plagët e vjetra. Do shtrohen dhe të tjerë
Plumb në gjak, 6 në spital
Nis kurimi për punëtorët e Baterive
Janë shtruar në spitalin punëtorët e parë të Uzinës së Baterive në Berat. Të sëmurët nga dozat e plumbit që ka mbërthyer organizmin e tyre, dje që të gjithë kanë nisur terapinë intensive për të eliminuar pasojat e sëmundjes së thithur në repartet e Uzinës. Pas tyre në fillim të javës që vjen, do të shtrohen edhe të tjerë, që të gjithë për të bërë pastrimin nga plumbi që prej kohësh po bashkëjeton në trupin e tyre.
Në faqen 3
Spitali i Beratit
Kupa e Shqipërisë: Sot njihen 16 më të mirët
TIRANË - Ka filluar dje në mesditë java e dytë e Turit të Parë të Kupës së Shqipërisë, ku kampionët e Tiranës kanë mundur në stadiumin “Stermasi”, Memaliajn, formacionin e ardhur nga kategoritë më të ulta.
Ndërkohë, sot do të përkaktohen edhe 15 skuadrat e tjera, që do të jenë më të mirat të këtij turneu. Takimet fillojnë në orën 16.30. Vetëm Laçi dhe Apolonia janë skuadrat e kategorisë së parë, që i kanë të vështira 90 minutat e kthimit. Mbas një jave do të luhen ndeshjet Turit të Dytë dhe shorti tashmë është i përcaktuar: takime të dyfishta për formacionet, por në bazë të renditjes së sezonit të kaluar. Në janar takimet e Turit të Tretë.
Në faqen 5
Kombëtarja
Bajko shpall listën e Maltës
Në faqen 5
Futboll
Baci e Mema në vend të Muçës?
Në faqen 5
Atletikë
Dy rekorde botërore në Göteborg
Në faqen 2
Krahinat në Kosovë: Tirana reagon
Nga Krajina, tashmë kroate, fluksi i refugjatëve vazhdon të dyndet në drejtim të Serbisë. Një numër i madh i tyre, pritën të vendosen edhe në Kosovë. Në këtë vend autoritetet serbe kanë shpallur gjendje gadishmërie duke ngritur shtabe të posaçme për sistemimin e refugjatëve që kanë ardhur e pritet të vijnë. Madhësia e parë e refugjatëve serbë nga Krajina pritet të arrijë gjatë natës. Qeveria shqiptare, shprehet shqetësimin e saj për planin e instalimit të një regjimi serb në Kosovë. “Ky plan s’është gjë tjetër veçse vazhdim i politikës shoviniste për krijimin e Serbisë së madhe”, deklaroi dje, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Ai cilëson këtë plan element përbërës të spastrimit etnik filluar kohë më parë.
Në faqen 2
Kapen grabitësit e 3-vjeçarit
Durrës, arrestohet banda prej 6 vetash. Vazhdojnë hetimet
Kapen grabitësit e 3-vjeçarit
Por fëmija është shitur jashtë shtetit
DURRES - Është kapur banda e grabitësve që dy muaj më parë kishin rrëmbyer fëmijën 3-vjeçar Jonuz Luku: por vetë vogëlushi është dërguar jashtë shtetit. Një operacion blic i Policisë së Durrësit, i shtrirë dhe në Fier e Peqin, ka bërë të mundur zbulimin e grupit: 6 persona, burra dhe gra, të cilët kishin marrë fëmijën për ta shitur më pas jashtë Shqipërisë. Sipas hipotezave të para Jonuzi i vogël mund të jetë dërguar në Greqi. Policia shqiptare ka bërë tashmë lidhjet me Interpolin dhe është vënë në lëvizje për gjetjen e tij si dhe të një tjetër anëtar të bandës që ka bërë kalimin e vogëlushit jashtë Shqipërisë. Ndërsa për 6 personat është vënë menjëherë masa e arrestit dhe tashmë të gjithë ndodhen në qelitë e izolimit të Komisariatit të Durrësit.
Nëna e Jonuzit të grabitur, gjatë apelit në TV
Mjekët: “Lini plazhin e Semanit”
Fier, nga shkaku i ndotjeve
Në faqen 5
Shëndetësia mobilizohet: masa antikolere
Kavajë
Në faqen 5
Ish-pronarët marrin tokë në bregdetin e Velipojës
Shkodër
Në faqen 3
Nuk u jepet salla e takimit
KORÇË - Dëshmiton i socialisëteve në Korçë.
KORÇË - Dëshmiton i socialisëteve takimin e tyre të paralajmëruar, i ftuar ka qenë dhe vetë udhëheqësi i lartë nga Tirana, Luan Hajdaraga. “Ne do të vazhdojmë kërkesën tonë për lirimin e Fatos Nanos”, ka thirrur Hajdaraga i revoltuar. Njerëzit e mbledhur në parkun “Rinia” ata nuk janë lejuar të hyjnë në sallë - kanë mundur të dëgjojnë vetëm disa minuta fjalimin e Nënkryetarit socialist. Forcat e rendit janë ndodhur shumë pranë grumbullimit të turmës dhe kanë kërkuar shpërndarjen e njerëzve, prezenca e të cilëve në park ka vazhduar për një kohë të gjatë.
Në faqen 3
Hajdaraga, Nënkryetari i PS
Cannabis i sekuestruar dhe 7 të ndaluar
Korçë, aksione antidrogë
Në faqen 3
Bie e digjet në kazanin e rrobave
Fier, një 6 vjeçar
POJAN - Një lojë mes fëmijësh ka përfunduar në tragjedi.
I ndezur nga shoku i tij, një gjashtëvjeçar nga fshati Pojan, ka rënë në kazanin që po vlonte merobat, duke pësuar djegie të rënda në trupin e tij njëmajak dhe duke rrezikuar kështu jetën e tij. Tashmë ndodhet i shtruar në sallat e reanimacionit, në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur ditën më parë në fshatin Pojan të rrethit të Fierit. Erald Prena-kështu quhet gjashtëvjeçari fatkeq-ka nisur të luajë me shokët e tij bashkëmoshatarë, në oborrin e shtëpisë së tij. Të gjithë fëmijët kanë filluar të vrapojnë për pas njëri-tjetrit. Pikërisht këtu ka zënë fill dhe ka mbaruar shumë shpejt tragjedia e tmerrshme. I zënë siç duket me lodhjen dhe për pasojë në një pakujdesi të së ëmës e shkujdesshme së tij, Eraldi ka gjetur para këmbëve tenxhonën e përmasave të rrezikshme, të cilën nuk ka mundur ta kapërdhej: kazan shunë të nxehtë, ku e ëma po vlonte rrobat e lara. Fëmija është penguar dhe ka rënë brenda ujit që vlonte, duke i shkaktuar kështu trupit të tij, djegie dhe dhimbje të llahtarshme. Menjëherë është dërguar në spitalin e Fierit ku është shtruar në reanimacion. Aty i është konstatuar një djegie e gradës së rëndë në 25 përqind të trupit të tij.
«n.m.y.»
Tirana e Athina do flasin për burgjet
Së shpejti Ministri grek i Drejtësisë viziton Shqipërinë
Tirana e Athina do flasin për burgjet
Projektet: “Si do të trajtohen toksikomanët?”
TIRANË - Tirana dhe Athina do të flasin për burgjet. Një takim i nivelit të lartë, kësaj here bëhet shpejt mes ministrave të Drejtësisë shqiptare dhe greke në Tiranë. Të denuarit toksikomanë, ekstradimi i të burgosurve, zbatimi i marrëveshjeve vendimeve gjyqësore për çështjet penale, ja cilat janë problemet që do të trajtohen mes Tiranës dhe Athinës. Tani paketat e bisedimeve i janë shpërndarë palëve dhe pritet vizita zyrtare e Ministrit grek Anastasios Peponis i cili në 15-17 gusht do të takhet me homologun e tij shqiptar Hektor Frashëri.
Pas përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ministria shqiptare dhe greke ka rivendosur lidhjet e shkëputura në 1994. Një ftesë e Ministrit Frashëri për homologun e tij grek Peponis ka bërë të mundur ardhjen e tij në Tiranë dhe vazhdimin e respektimit të “Konventës për Ndihmën e Ndërsjellë mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën gjyqësore”. Athina ka përgatitur tashmë projektet me të cilat ajo do të prezantohet në Tiranë. Si do të funksionojë burgjet në të ardhmen, çfarë do të bëhet me të dënuarit toksikomanë dhe si do të trajtohen ata, këto janë momentet më “delikate” në tratativat që do të zhvillohen mes palëve. Ndërsa Tirana - ministria shtetërore shqiptare dhe greke ka pranuar tashmë projektet e palës greke - do të prezentojë një paketë tjetër propozimesh. Dhënia e asistencës profesionale për noterët dhe gjykatësit e rinj shqiptarë, ekstradimi i të burgosurve dhe mënyra e realizimit të këtij akti, dhënia e asistencës shkencore për hartimin e legjislacionit tonë të ri, janë problemet për të cilat pala shqiptare do të presë përgjigje.
Përveç Ministrit Frashëri, homologu i tij grek do të zhvillojë takime me autoritetet më të larta shtetërore.
A.Ç
Ministria e Drejtësisë
Vdiq Baba Rexhepi: “koka” e bektashianëve në SHBA
Kleriku ngjalli admirimin edhe në Shqipëri
NEW-YORK - Ceremoni e përmorts(h)me për ndarë të Allahut.
NEW-YORK - Ceremoni e përmortshme për ndarë të Allahut. Edhe në SHBA, ndërrimi për fenë myslimane është i madh mes besimtarëve të Islamit, por rasti i djeshëm ka qenë njëherazi edhe një rast hidhërimi të pashoq për besimtarët bektashianë. Ka vdekur në moshën 94-vjeçare, Baba Rexhepi, udhëheqësi, i të parës teqe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtu, në Shqipëri - ku ka shumë bektashianë - lajmi është përcjellë me hidhërim të madh.
Baba Rexhepi ishte një nga filozofët më të shquar të ideologjisë bektashiane. I lindur më 1904 në Gjirokastër, Baba Rexhepi është shquar shumë herët për dhuntinë e tij në studimin e shkencave teologjike. Që në 16 vjeç studion në teqen e Zallit, pranë qytetit të tij të lindjes, më pas përfundon mësimet në teologjinë islame. Por jo vetëm kaq: Baba Rexhati studion edhe jurisprudencë dhe teologji. Tre vjet më vonë mund të mburret se njëtë arabishten, turqishten, greqishten dhe italishten.
Baba Rexhepi, më shumë se një figurë fetare, ishte edhe një figurë e njohur në luftën kundër diktaturës komuniste. Që në 1944 u detyrua të lërë vendin dhe të vendoset në Itali. Që këtej - pas katër vjetësh - vendoset në Egjipt. Vetëm kur ka humbur çdo shpresë se do të mund të kthehej njëherë në vendin e tij, vetëm atëherë vendos të udhëtojë për në “vendin e mrekullive”, për në SHBA. Ishte pikërisht Baba Rexhepi njeriu që i dha jetë ëndrrës së shumë besimtarëve shqiptarë bektashinj që jetonin në SHBA: ndërtimit të një teqeje bektashiane. Dy vjet pasi kishte mërri[tur?] në SHBA - më 1954 - ëndrra e tij dhe e besimtarëve u bë realitet; një teqe e re shqiptaro e ngritur dhe nisi të funksiononte në Detroit. Pikërisht në qytetin buzë liqenit, ka mbullur sytë Baba Rexhepi, i njohur e i respektuar vetëm nga besimtarë bektashianë në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Nga Krajina, tashmë kroate, fluksi i refugjatëve vazhdon të dyndet në drejtim të Serbisë.
Nëna e Jonuzit të grabitur, gjatë apelit në TV
Refuzohet mitingu i PS
Korçë, pelegrinazh i socialistëve nëpër rrugë
Refuzohet mitingu i PS
Nuk u jepet salla e takimit
KORÇË - Dështon mitingu i socialistëve në Korçë. Një urdhër i policisë për të mos lejuar sallën ku do të mbidheshin anëtarët e PS ka bllokuar takimin e tyre të paralajmëruar, i ftuar nga ...