Liqeni i Shkodrës, tjetër episod i kontrabandës drejt Malit të Zi
Trafik karburanti: bllokon policia
Sekuestrohen 50 mijë litra dhe 2 cisterna
Tjetër goditje ndaj kontrabandës. Sërish protagonist është bërë Liqeni i Shkodrës prej nga rrjedhja e naftës dhe benzinës drejt Malit të Zi nuk ka reshtur ende plotësisht. Këto ditë në grackën e policisë ka rënë një sasi e madhe ngarkese e cila ishte destinuar të udhëtonte në fuçi mbi lundrat e shumta që lëvrijnë mbi ujët e liqenit. Kanë qenë 50 mijë litra solar të cilat janë gjetur në fshatin Vrakë, buzë kufirit dhe që ishin destinuar për tregun malazez. Këtë herë bllokimin e gjithë ngarkesës e ka bërë Policia Doganore e cila, pas verifikimeve të kryera, ka vendosur sekuestrimin e gjithë sasisë së lëndës që përdoret për ngrohje.
Në faqen 3
Kontrabanda e karburantit në Liqenin e Shkodrës
PR: Do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme
Dje konferencë shtypi e republikanëve
PR: Do të kërkojmë zgjedhje të parakohshme
Godo: Nëse s’anullohet Shitblerja
TIRANË - “Do të kërkojmë zgjedhje brenda vitit”. Sabri Godo, lideri i republikanëve deklaron kështu dje - në një Konferencë shtypi - të zhvilluar në selinë e tij. Më shumë se miratimi i ligjit për shitblerjen e tokës, është “frika” e zbatimit të tij që tani detyron republikanët të përgatiten për zgjedhje të parakohshme. Ligjin elektoral Godo e cilëson si i mediat dhe të dorës së parë. Kundërshton ligjin mazhoritar anglo-sakson por pranon limitin e katër votave për hyrjen në Parlament.
Në faqen 5
Durrës: 120 hektarë bregdet për kompensim ish-pronarëve
Në faqen 5
Përmbyset autobusi: 22 pasagjerë në spital
Dje paradite aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit
POGRADEC - Duh ej të ishte një ditë e zakonshme plazhi, por është kthyer në një ditë tmerri. 22 vetë kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të rëndë në
POGRADEC - Duhej të ishte një ditë e zakonshme plazhi, por është kthyer në një ditë tmerri. 22 vetë kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të rëndë në rrugën Pogradec - Korçë. Të gjithë udhëtonin mbi një autobuz të Korçës, tip “Skoda”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje afër orës 10.00. Shoferi, Q.M., 30-vjeçar, ka përfunduar i ndaluar nga Policia. Në faqen 5
Ushtari plagos shokun: 18 vjet burg
Berat
Në faqen 5
Kisha katolike kërkon pronat e vjetra
Elbasan
Në faqen 5
Gjirokastër
Privatizimi Fabrikës së Bukës, fillon procesi
Në faqen 3
Malësi e Madhe
Banka Botërore ndihmon arsimin
Në faqen 3
Refugjatë të tjerë serbë në trevat e Kosovës
Shtohet rreziku i konfliktit në Jug të Ballkanit
Testimi avokatëve: në provim mbeten 43 veta
Janë paraqitur 350
Testimi avokatëve: në provim mbeten 43 veta
Afati i fundit i caktuar nga Ministria për juristët është 25 gushti
Në faqen 3
Frika brucelozës: nën kontroll 40 mijë bagëti
Peshkopi
Frika brucelozës: nën kontroll 40 mijë bagëti
Alarm për sëmundjet e kafshëve, por që rrezikojnë dhe njerëzit
Në faqen 5
Dje maratona fitues një spanjoll
Atletikë
Dje maratona fitues një spanjoll
Në Kampionatin Botëror të Atletikës, medalien e artë në garën e maratonës për meshkuj, e mori spanjolli Martin Fiz. Ky i fundit kreu një garë me të vërtetë të shkëlqyer. Kështu ai la mbrapa të rrezikshmin meksikanin Dionis Ceron.
Në faqen 2
Kupa: 3 të parët kalojnë provën
Tirana, Partizani e Dinamo
TIRANE - Tre “të mëdhenjtë” nga Kryeqyteti kanë kaluar me sukses provën e parë zyrtare të këtij sezoni futbollistik. Tirana Ballshi dhe Dinamo, kanë mundur në takime, që shumë spektatorëve i janë dukur si ndeshje stërvitore, skuadra qëqajnë nga qytete të vogla. Për Memaliajn, Ballshin dhe Çërrikun, “aventura” ka qenë krejt e shkurtër.
Ja rezultatet e ndeshjeve: “Tirana” - “Memaliaj”: 6 - 1; “Partizani” - “Ballshi”: 4 - 0; “Dinamo” - “Çërriku”: 4 - 0.
Ndërsa skuadrat e kryeqytetit dinin të patrazuara e të ngrohtura nga rezultatet e ndeshjes së parë, stafi i Bajkos, trajnerit të Përfaqësueses, suesës vazhdonte përpjekjet për të çuar deri në fund përgatitjet për ndeshjen e ardhshme me Malin e Zi. Vetëm një ditë pasi Bajko ka shpallur emrat që “fshiheshin” në listën e tij, ka nisur në Hotel “Dajti” grumbullimi i lojtarëve të Përfaqësueses.
Erseka i shmanget “Teutës”
DURRES - Fytyra të zhgënjyera në stadiumin e Durrësit. Skuadra e emrës së dursakëve ka humbur? Jo, është thjesht zhgënjimi i tifozëve sepse skuadra e tyre ka mundur të luajë dhe jo për fat të saj.
Shkaku: skuadra e Ersekës nuk ka mbërritur në stadium. Futbollistët e “Teutës” nuk kna patur të bëjnë. Trajneri Koka ka urdhëruar që skuadra të përgatitet për stërvitje. Spektatorëve s’i ka mbetur gjë tjetër veçse të largohen nga shkallët, ndokush ka mbetur duke u mjafatuar me stërvitjen e “idhujve” të tij.