29/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 gusht 1995

Malazezët bllokojnë një anije shqiptare

“Aventurë” detare e “Demokracisë” Njëmbëdhjetë ditë e bllokuar në një port malazez. Fati i keq i ka takuar një anije peshkimi nga Shëngjini, por lajmi është marrë vesh vetëm disa ditë më vonë, vetëm pasi anija është kthyer në portin nga ishte nisur për në “aventurën malazeze”, në Shëngjin. Në faqen 3

Shehu: “Do fitojmë zgjedhjet”

Pas përfundimit të fushatës partiake në bazë, shpallen rezultatet Shehu: “Do fitojmë zgjedhjet” Lideri i PD-së parashikon suksesin e ’96 TIRANE - “Partia Demokratike është e sigurt në fitoren e ’96”. Një pohim i fortë i Tritan Shehut, Sekretari i Përgjithshëm i PD menjëherë pas mbbarimit të zgjedhjeve në degët e partisë së tij. Vetëm pak kohë pas sulmeve e mitingjeve të socialistëve ndaj fjalimit të Presidentit Berisha, lideri i PD kundërsulmon: “PS është një parti pa ide që aq sa nuk mund të bëjë as Kongresin e saj”, thotë Shehu në konferencë. Kritika e Sekretarit të Përgjithshëm të PD ka qenë e ashpër edhe ndaj liderit të PAD. Pak ditë më parë Neritan Ceka kish sulmuar Milosheviçin për vendosjen me qëllim të refugjatëve serbë në Kosovë dhe kish folur për mundësinë që ka Qeveria shqiptare për t’i ndihmuar. Tritan Shehu ka deklaruar para gazetarëve se “partia e tij konsideron si aleatë të mundshëm të gjitha partitë e segmentit qendër - forca të djathta përjashtim të ekstremeve”. Në faqen 3 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Shehu

Mbledhja e Qeverisë

Shqipëri - Greqi: që dje merr fund fatimi i dyfishtë për tregtarët Më shtrenjtë çmimi i energjisë elektrike për buzhetorët Shtohen numri i studentëve të zonës Verilindore Në faqen 3

Ushtria shqiptare në duart e civilëve

Prezant ohet politika e Mbrojtjes TIRANE - Ushtria krijes- TIRANE - Ushtria krije- [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] sisht në duar e organeve civile të zgjedhura në rrugë demokratike. Kjo pikë e rëndësishme dhe tjetër që kanë qenë në me rolin dhe funksionet e ushtrisë shqiptare në një shoqëri demokratike janë parashtruar nga vetë Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe nga drejtues të lartë të ushtrisë në një ceremoni solemne ku është prezantuar vendimi i Këshillit të Lartë të Mbrojtjes-kryetar i të cilështë sipas dispozitave kushtetuese vetë Berisha - për miratimin e Dokumentit “Politikka e Sigurimit dhe e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë”. Dokumenti i rëndësishëm fikson detyrat dhe funksionet e ushtrisë në fazën e tanishme.

Sergej tre ditë në Maqedoni

TIRANE - Për herë të parë ish-republika jugosllave e Maqedonisë provon një vizitë nga shefi i diplomacisë shqiptare. Të dielën pasdite ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi, ka mbërritur në Shkup, ndërkohë që takimi i parë zyrtar ishte i rezervuar nga homologu i tij, Stevo Cer- [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit] do të takohet gjithashtu edhe me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, sikurse edhe Kryeministrin, Branko Crvenkovski. Finalja e vizitës së Serreqit me autoritetet e larta të Shkupit, do të jetë pikërisht sot, ku në Ohër ai do të pritet nga Presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov. Sipas burimeve zyrtare të informacioneve nga të dy vendet fqinje, thelbi i bisedimeve do të jetë pikërisht situata në rajonin e nxehtë të Ballkanit. (p.r.e.)

Sot sfida e madhe e “Partizanit”: kualifikimi vlen 60 mijë dollarë

Sport Sport Sport Sport Ora 16.30, direkt në TV Në faqen 5 Pas një viti ndërprerjeje Rikthehet “Loro Boriçi”!

Grabitet firma e birrës “Amstel”

Gjirokastër Grabitet firma e birrës “Amstel” Një “Benz” misterioze rrëmben 50 mijë dollarë nga kasaforta e Vriserasë Në faqen 3

Ilir Hoxha lë burgun e Tiranës

Transferohet KAVAJË - Ilir Hoxha është transferuar në brigjet e Adriatikut. Burgu në periferi të Kavajës, Bardhori është bërë pjesë si i djalit të ish-udhëheqësit komunist, ai është zhvendosur nga kryeqyteti për ta vuajtur dënimin pranë bregdetit. Në faqen 3

Përplasje tragjike mbi hekurudhë

Indi. Përplasje tragjike mbi hekurudhë. Përveç 300 të vdekurve të parë vazhdojnë kërkimet për gjurmëdaljet e aksidentit. Në faqen 2

Pas një viti ndërprerjeje

Rikthehet "Loro Boriçi": Shkolla e futbollit hap sërish dyert për të rinjtë Në faqen 5 Në krye shtatë emra të njohur Futboll: edhe Shqipëria tani me Ligën e Profesionistëve Në faqen 5

Një “Benz” misterioz rrëmben 50 mijë dollarë nga kasaforta e Vrisarasë

Në faqen 3

Artileria serbe bombardon mbi Osijek

Kroatët paralajmërojnë kundërpërgjigje Tre të vdekur, dhjetë plagosur Në faqen 2

Një ëndërr e keqe e lë Kombëtaren pa portier

Kapllani supersticioz anulon udhëtimin në Rinas EDMOND LACI TIRANË - Një ëndërr e keqe e lë Kombëtaren e Shqipërisë pa portier. Pikërisht në aeroportin e Rinasit - ndërsa ekipi i Bajkos përgatiteshin për t’u ngjitur në avionin special që do t’i dërgonte në Maltë - portieri Kapllani i lutet drejtuesve të mbetet në Shqipëri. Debati i Bajkos me futbollistin e tij ka qenë pazakontë, edhe pse i paevitueshëm. Sikurse dëshira e Kapllanit për të mos u ngjitur me shkallëve të “charter”-it që shumë shpejt do të ngrihej deri dhjetë mijë metra mbi tokë. Vetëm një natë më parë numri 1 i “Teutës” ish torturuar nga një ëndërr e tmerrshme, që e kish hedhur atë, por edhe gjithë ekipin e avionit të Kombëtares së Shqipërisë në një hamendje vdekjeprurëse. Dhe për të respektuar ëndrrën, Kapllani kish vendosur të anulojë udhëtimin me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila disa orë më vonë do të mbërrinte shëndoshë e mirë në La Valeta. Të enjten - pak orë pas kthimit të Kombëtares në Shqipëri - i pari që i është gjendur kthimit të kolegëve të tij, kish qenë pikërisht Kapllani. Përgatitë e miqërdhura të një tmerrshme kishit dëshpëruar. Ndërkohë që deri atëherë kish triumfuar vetëm dëshira e Kapllanit për të “kënaqur” supersticionin e tij. Fati këtë herë kish ndihmuar edhe trajnerin Bajko - që duke respektuar dëshirën e Kapllanit dhe aeroportin e Rinasit - mund të kishte provuar një shije të hidhur në stadiumin e La Valeta. Megjithatë vetmi portier i Kombëtares së Shqipërisë - Nallbani - kish luajtur për 90 minuta, pa u kujtuar pas asnjë çast trajnerit të tij se në bankinë këtë herë mungonte një tjetër numër 1. Kapllani, numri 1 i Kombëtares

Presidenti Berisha