09/01/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 janar 1996

Gjykata vendos: Shahu do mbetet në pranga

"ANTIGJENOCIDI" Konfirmohet arresti për ish-zëvendësministrin e Brendshëm TIRANE - Kanë qenë që të dy në poste të larta të aparatit të diktaturës komuniste, tani kanë përfunduar në pranga me propozim të Prokurorisë, e cila prej kohësh po ndjek hetimet për listën e 36 të akuzuarve për genocid në vitet e diktaturës. Gjykata e Tiranës dje ka vendosur - duke mbyllur kështu përfundimisht edhe shpresën për t'u arrestuari, të paktën deri në gjykim e çështjes - të lerë në fuqi propozimin e Prokurorisë për arrestimin e dy personazheve të tjerë të njohur të ish-nomenklaturës komuniste. Ish-Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Hysen Shahu, dhe ish Nëndrejtorit të Sigurimit të Shtetit, Sulejman Abazi. Në faqen 3

Atentat me dinamit në pallat

FIER Në faqen 9

Zgjedhjet e reja: PD mbledh forcat

Mbrëmë Kryesia Në faqen 9

"Skandali i futbollit": Ministria këmbëngul të verifikojë

Dervishi: "Kontrollet janë me qëllim" TIRANE - Vazhdon ballafaqimi Ministri Sporteve dhe Federatë Futbolli. Akuzat e ndërsjella tani kanë marrë formë përgatitjeve për një tjetër ballafaqim publik. Dje në një deklaratë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë në shënjestër konkluzionet e kontrolleve të ushtruara në klubin e futbollit. Po dje, nga zyrat e Ministrisë së Sporteve është bërë e ditur ngritja e një grupi kontrolli të internuar në Federatën Shqiptare të Futbollit. Edhe pse mbrëmë e djeshme ka zgjatur për tërë natën, nuk ka mbaruar që të shtë bukur një listë problemesh që kanë lindur kohët e fundit. Ajo do vazhdojë përsëri sot për të nxjerrur një deklaratë përfundimtare. FSHF lidhur me këto ngjarje. Drejtoria Qendrore Z. MINISTER, Z. ZV/MINISTER, Bashkangjitur ju dërgojmë materialin e kontrollit verifikues të kryer nga specialistët e ministrisë pranë klubit të futbollit "Partizani", duke ju bërë me dije se, siç jeni në dijeni, kërkesa juaj për një kontroll të tillë është bërë pas ankesës së paraqitur nga presidenti i klubit z. Xhani De Biazi dhe nga zëvendësi i tij z. ???[?] Raporti Në faqen 3 Dokumenti i Ministrisë për Federatën

Sërish levë mbi Gjergj Zefin

SHKODER Në faqen 9

Konkursi: shifra rekord

TOTOFUTBOLL TIRANE - Të zgjedhësh pa pritur i pasur. Mund të bëhesh i tillë edhe pa punuar, vetëm me pak fat. Ka ndodhur kështu me dy fituesit shqiptarë të konkursit të Totobrit që këtë kan[?] fituar nga 4.944.515 lekë secili. Dy fatlumët kanë qenë njëri nga Tirana dhe tjetri nga Kuçova. Rreth 50.000 dollarë të fituara nga secili prej tyre përbëjnë edhe rekord historik për të gjitha lotaritë e luajtura ndonjëherë në vendin tonë. Fituesit kanë kapur nga 12 pikë secili, sepse ndeshja e zhvilluar për skedën "Pistoiese" - "Ancona" nuk u zhvillua për shkak të motit të keq. Jo pak xhelozë duhen ndjerë edhe 11 pikëshat (11 vetë), të cilët kanë fituar nga 219.756 lekë secili.

Gjithçka ndodhi gjatë vitit 1995

Edicion special i Gazetës Shqiptare "Aventurat" e politikës shqiptare, historitë e protagonistëve Berisha, Nano, Meksi... si ndryshoi Shqipëria gjatë vitit që porsapo kaloi, ç'ndodhi në Bosnje e përfshirë nga lufta dhe cilët ishin emrat e njohur të sportit botëror Në faqen 5-8

Francezët mbajnë zi: është shuar Miterrand

PARIS - Francois Mitterrand, president i Republikës franceze nga 1981 deri në 1995, vdiq dje në orën 8.30 të mëngjesit. Vuante prej kohësh nga një tumor në prostatë dhe gjendja ishte rënduar në javët e fundit. Mbi tavolinë në apartamentin e tij ishte shtruar tavolina për darkën e krishtlindjeve, por fotografitë e botuara nga të përditshmet pariziane, nuk linin shpresa për t'u përmirësuar. Zbulimi i tij prej disa muajsh e kishte dërrmuar dhe gjendja ishte arritur tashmë në një pasiguri të plotë. Në faqen 2 François Mitterrand

"Brenda muajit ligji zgjedhjeve në Kuvend"

Sot nis tryeza e re e 14 partive politike TIRANE - Sërish beteja për ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve. "Ligji elektoral të miratohet nga Parlamenti brenda 20 janarit" - ja çfarë do kërkojë sot mengulim 13 partitë në tryezën e tyre të re. Sa do jetë numri i deputetëve në zona e në lista, cili do jetë 15-ditëshi i muajit që do të mbahet zgjedhja, do bëhen njëkohësisht zgjedhjet lokale me ato parlamentare si dhe financimi i barabartë për gjithçka e partitë sipas numrit të zonave elektorale. Në faqen 3

Parlamenti: doganat tani edhe më të rrepta

TIRANE Në faqen 3

Godo të vetëve: "Listat sa më shpejt"

TIRANE Në faqen 3

Gjithë parashikimet për Shigjetarin gjatë 1996

HOROSKOPI SPECIAL Në faqen 10

Dy 55-vjeçarë të lumtur në altar

Historia e pazakontë e një çifti nga qyteti i Elbasanit Një dashuri që rindizet pas 30 vjetësh Historia e pazakontë e një çifti nga qyteti i Elbasanit Dy 55-vjeçarë të lumtur në altar Një dashuri që rindizet pas 30 vjetësh ELBASAN - U dashuruan adoleshentë, por arritën të bashkonin jetën në prag të moshës së tretë. Një dashuri që lindi në pranverën e rinisë dhe u pllakos në pleqëri. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë historia reale e dashurisë së A. S. dhe F. T. nga qyteti i Elbasanit. Thuajse 30 vjet më parë, shokë të një shkolle, ata nuk kishin bërë përjashtim nga ligji universal i rinisë: kishin dashuruar njëri-tjetrin. Por mentaliteti i familjes së vajzës, kish penguar që kjo lidhje të çonte në martesë. Pas shumë dështimesh e tundimesh, të dëshpëruar, dhe po ashtu për të bindur familjen e vajzës, të ndarë e të bindur në lumturinë njëri-tjetrit. Por nuk e lanë, ëndrrat e nisura shoqëruan jetën e tyre. Të dyja jetuan të ndara, secili në rrugën e vet, zemra e tyre, kaq shumë e prekur, mbeti e lidhur. Për krijimin e një jete të re, jo shumë larg, nuk kishte mbetur veçse shumë durim. - A. S. ka mësuar se ndarja e zemrës ishte e përkohshme dhe ndihej i prapë i fjetur por e papërshkruar shtë gjallëruar përsëri. Dhe ka vendosur të rigjejë dashurinë e humbur, ndonëse me shumë emocione e ethe, kur qe 16-vjeçar. Këtë herë i ka hecur fati. Të dy zemrat, ndonëse të moshuara, nuk kanë patur asnjë shkas të rrëzoheshin. I ka ndihmuar dhe rryma e gjatë kohës, edhe vetë, ka mundur të bëjë e të bëjë të fortë dhe fjala e tyre. Ka zbutur - mbase tjetër - pengesën kryesore, krenarinë e familjes. Në të kundërt, klasa jo vetëm nuk e ka venitur por e ka ndezur akoma më fort zjarrin e dashurisë. Dhe pas shumë ceremonie, ata janë martuar disa ditë më parë duke dëshmuar dhe një herë se dashuria nuk njeh as moshë. Mentor Kikia

Weah shpallet superstari i vitit

LAJMI I FUNDIT Kampionati italian Triumfojnë "Milan" e Baggio Në faqen 11 Në faqen 12

Më shumë para se prodhim

Ekonomi Në faqen 9