Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E shtunë, 13 janar 1996

Shtetarët në sitën e antikorrupsionit

Ndëshkohet kush gënjen: supergjoba dhe konfiskim Projekti mbi verifikimin e pasurive mbërrin në Qeveri. Rrëfim financiar nga Presidenti deri tek nëpunësit Shteti do nisë të injektojë në damarët e tij "vaksinën" antikorrupsion. Është një projektvendim - ai sapo ka mbërritur në tavolinat e punës të gjithë ministrave dhe pritet të miratohet shumë shpejt, ndoshta në mbledhjen me të afërt, nga Qeveria - që do të marrë përsipër mbrojtjen e shtetarëve nga virusi i rrezikshëm. Dokumenti, përcakton të gjithë kategoritë e titullarëve dhe nëpunësve të shtetit, që brenda 3-mujorit të parë të këtij viti, do të detyrohen të deklarojnë para komisioneve speciale, pasuritë e grumbulluara deri në fund të vitit 1995 Andrea Stefani në faqen 3
Andrea Stefani

Antigenocidi: Gjykata fikson arrestin për "të pestët"

Vetëm Lenka Çuko e Sulejman Bushati në arrest shtëpiak TIRANË - Dje janë përgjigjur përherë të parë për akuzën e para gjyqit. Pesë të arrestuarit ristan nga "Antigenocidi" kanë mësuar përfundimisht se ku do t'i duhet të presin procesin e ngritur nga akuza që rëndojnë mbi ta në këto kohë të fundit. Përfundimisht shtëpimësuar: Lenka Çuko dhe Sulejman Bushati do të qëndrojnë në shtëpi. Gjykata e ka parë të arsyeshme që për të dy të vendosë masën e arrestit shtëpiak. Në faqen 3 Sulejman Bushati, njëri nga të arrestuarit, dje në Gjykatë
Lenka Çuko Sulejman Bushati Tiranë

Ballafaqim maratonë për "çështjen Dervishi"

Dje debat i ashpër mes palëve TIRANË - Debat i ashpër mes drejtueseve të Federatës dhe përfaqësuesve të Ministrisë dje... asnjë rezultat konkret. Dje, në një mbledhje maratonë janë ballafaquar mendimet e të dy palëve, në lidhje me akuzat e një kontrolli të Ministrisë së Kulturës. Ballafaqimi Ministri-Federatë pritet akoma për shkak se diskutimeve nuk po i gjendet përfundim konkret. Në qendër të tij kanë qenë problemet e dala nga akt[k]ontrolli i ushtruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe statusin që duhet të ketë vetë Federata. Në faqen 5 Eduart Dervishi
Eduart Dervishi Tiranë

Durrës: Vulat falso shkaktojnë skandal në doganë

DURRËS - Rrjet kontrabande në gjirin e Doganës së Durrësit. Një koleksion i vulave falso, të deklarata të ndryshme doganore italiane, që përdoren për të duplikuar ato reale, janë zbuluar të enjten në zyrat e katër agjensive që ndodhen në Portin e Durrësit. Nën akuzë përfaqësuesit e tyre, por edhe shoqëritë e tregtarët, të cilët kanë kryer veprimet me këto agjensi. Operacioni kundër falsifikatorëve doganorë ka shpërthyer në mesditë. Forcat e komisariatit të policisë kanë mësyrë zyrat e agjensive detare, që ndodhen në hyrje të sheshit të trageteve në Portin e Durrësit. Në faqen 5 Durrësi
Durrës Portin E Durrësit

Shtëpi rrezik shembjeje

- Secila ditë është një 24-orësh që kalon në frikën që nga çasti në çast do të ndodhë tragjedia... toka do të nisë të rrëshqasë, shtëpitë, e ngritura me aq mund do të shemben dhe shumë lezhjanë do të mbeten në rrugë. Kjo është jeta me të cilën përballohen çdo ditë 21 familje të lagjes "Varosh" në Lezhë. Tashmë shenjat para të frikës janë bërë evidente. 5 shtëpi janë bërë krejtësisht të pabanueshme, ndërsa një numër tjetër prej tyre kanë filluar të regjistrojnë dëmtime para të rënda. Në faqen 5
Lezhë Varosh

"Kombinati është synim i ynë"

Ceka ELBASAN - Metalurgjiku është synimi i PAD-së nëse do të marrë pushtetin. Nën Cek[a], lideri i Aleancës shton punëtorët dhe inxhinierët e uzinës në të madhte vendit. Sipas Cekës, Metalurgjiku është një nga pjesët më të rëndësishme të identitetit industrial shqiptar. Lideri i PAD duhet shprehur se ka kohë që gjithçka bëhet me humbje dhe duhet rinovuar me çdo kusht. Në faqen 3
Ceka Elbasan

"Me paratë e superllotos një shtëpi për nënën time"

INTERVISTE Flet fituesi i 50 milionëve KUÇOVË - Fati qorr i ka rënë vëllait të një karagjozi dhe shokëve, nuk ka besuar kurrë që do të fitonte nga një lojë fati. I[?]shtë i thjeshtë, por ja ku është bërë menjëherë i pasur, një njeri i cili ka fituar jo pak por 50 milion lekë të vjetra. Njëri nga dy fituesit e superllotos së lotofutbollit i javës së shkuar tregon "aventurën" e tij të re. Në faqen 5
Kuçovë

Kapexhiu: "Të famshmit? Të gjithë veçse me karikaturë"

INTERVISTE Flet "shakaxhiu" i politikanëve TIRANË - "Në qoftë se një personalitet apo një figurë kontribuon nga pena e një karikaturisti, kjo është një gjë me vlerë. Karikaturistit nuk merren me gjëra pa vlerë". Det për Gazetën Shqiptare Bujar Kapexhiu në prag të botimit të librit të tij me karikatura "Tranzicion". Nga zgjedhjet në zgjedhje". Një punë rreth 100 vizatime që do të paraqesin tema e dukuri të ndryshme, personazhe të politikës, kulturës e artit shqiptar të periudhës '91-'95. Në faqen 7
Bujar Kapexhiu Tiranë

Meta në zonën e minoritetit

Gjirokastër - Kryesia e PS mbërrin në jug të Shqipërisë. "Refugjatët shpata[r]e?greqi[?] janë lënë jashtë të votimit dhe kjo është e bërë me qëllim nga pushteti i sotëm i PD". Kështu ka pretenduar Ilir Meta. Nënkryetari i PS në takimin me jugorët. Një takim i paralajmëruar në prag të konferencave që do të mbajnë së shpejti degët e kësaj partie në bazë. Në faqen 3
Ilir Meta Gjirokastër Shqipëri Greqi[?]

"Çimento" akuzon "Albpetrolin"

Elbasan, ankohen drejtuesit ELBASAN - Veprime të çuditshme të Albpetrolit. Ndryshim i destinacionit të prodhimeve të saj ka shkaktuar habi tek drejtuesit e fabrikave të çimentos në Elbasan dhe Fush Krujë. Për të zgjidhur problemin, eksporti të koksi[?]te tek u akte dhenia[?] ma e Ministrit të Industrisë Miniera dhe Energjetikë, Edmond Xhaja. Në faqen 5
Edmond Xhaja Elbasan Fush Krujë

Schumi reklamë e NIKE

ROME - Kontrata supermilionere për pilotin gjerman të Formula 1, Michael Schumacher. Ndërsa ai vazhdonte provat për kampionatin e ardhshëm botëror, në Le Castellet në Francën e Jugut, i biri Heinz Blüching[?], dekla[?]ronte para gazetarëve kontratën marramendëse të kampionit të botës: 16.5 miliardë lireta (rreth 11 milionë dollarë) në vit për shoqërinë gjigande të prodhimit të këpucëve dhe veshjeve sportive "Nike". Në faqen 2
Michael Schumacher Heinz Blüching[?] Romë Le Castellet Francën E Jugut

Çeçeni: aventura e pengjeve

Nga bota TIRANË - Luftëtarët çeçenë që mbanin përreth 200 pengje në një fshat të Rusisë Jugore, u betuan sot të luftojnë "deri në fishkën e fundit", njoftohet Moska nuk do të tërheqë ushtrinë dhe nuk do t'i lejojë ata të shkojnë deri në Çeçeni. Luftëtarët e sulmuan qytetin e Kizljarit në Dagestan, të martën duke pushtuar spital dhe duke marrë rreth 2000 pengje, kërkojnë kalimin e sigurt ndërmjet kufirit për atdheun e tyre. Në faqen 2
Tiranë Rusisë Jugore Moskë Çeçeni Kizljarit