Përfaqësuesi Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin: “Është vetëm fillimi”
“Bombat në Kosovë i vumë ne”
Një organizatë ilegale pranon autoresinë
TIRANË - “Bombat në Kosovë i kemi vendosur ne, ky ishte vetëm fillimi”. Ajo që është paralajmëruar më në fund ka ndodhur. Edhe mes shqiptarëve e serbëve është shfaqur dhuna me fytyrën e saj më të ashpër, në formën e atentateve. Një organizatë që vepron në ilegalitet në ish-Jugosllavi - ka pohuar autoresinë e atentateve që ndodhën njëkohësisht në disa qytete të Kosovës më 11 shkurt.
Në faqen 3
“Ja pse zgjedhëm të bëjmë luftë”
INTERVISTE
“Ja pse zgjedhëm të bëjmë luftë”
Kush është organizata Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës? Çfarë përfaqësohen dhe qëllimet e saj. Flet një nga përfaqësuesit: “Lëvizja është themeluar në marsin e 1993 e në të militojnë shqiptarë nga të gjitha trevat”
Në faqen 3
Durrës, grushta e kartona të kuq
GAZETA SPORT
Durrës, grushta e kartona të kuq
Policia zbret në fushë
Nga ndeshja “Tirana” - “Vllaznia” 4-1
“Teuta” dhe “Tirana” vazhdojnë serinë e fitoreve
Në faqen 9-10
“Eurogol”, débora dhe ngricat bllokojnë ndeshjet
Në faqen 9-10
Lufta në Ballkan plagë e vjetër e Europës
Histori e luftës në ish-Jugosllavi
SPECIALE \ Historia e luftës në Ish-Jugosllavi
Lufta në Ballkan plagë e vjetër e Europës
Në faqen 11
Pas Kuneos, në Itali nisin hetimet edhe në Bergamo
PAD vendos: Të bëjmë aleanca
Abrogohet vendimi i Asamblesë
Dje në Tiranë edhe aktivi me kryetarët e rretheve
Athina më e “ngrohtë”
Vdes duke shpëtuar vajzën
PUKE - Vdes për të shpëtuar vajzën e saj.
Një ngjarje e tmerrshme që është kthyer në tragjedi jo vetëm për familjen Baku, por edhe për atë të shoferit që ka shkaktuar aksidentin. Aksidenti i tmerrshëm ka ndodhur në aksin rrugor Pukë-Shkodër, e pikërisht në vendin e quajtur Gegjan. Ndonëse ngjarja mund të kishte qenë edhe më e rëndë nëse Gjin Tafa 30-vjeç, nuk do të kishte treguar aftësitë e tij si shofer, pasi para makinës që ai po nisteka dalë një femijë 4-vjeçare. Për të shpëtuar fëmijën ai ka marrë një kthesë të furishme, që ka marrë jetën e nënës së të voglës, Liza Baku. Por për shoferin ky ishte më shumë se vrastja, pasi ai është Kumara i fëmijës që i ka dalë përpara makinës. Tani për Tafën, është me e rëndë pesha e turpit sesa ajo e ngjarjes së hidhu[r], që atij i ka ndodhur pa qëllim.
"Ato viza janë falsifikuar"
Pas Kuneos, në Itali nisin hetimet edhe në Bergamo
. "Ato viza janë falsifikuar". Agnelli e Foresto mohojnë implikimin. Ambasad[a] Italiane. Në faqen 12.
Ambasada Italiane
Vihen në pranga dy falsifikatorë pasaportash
Vlorë, blic i Policisë
. Vihen në pranga dy falsifikatorë pasaportash. Arsenal vulash e pajisjesh për të bërë dokumenta të rreme italiane. Në faqen 12.
Stefanopulos më 21 mars vjen në Tiranë
Athina më e “ngrohtë”
. Stefanopulos më 21 mars vjen në Tiranë. Caktohet data e vizitës së Presidentit grek në Shqipëri. Shpresa për një kthesë të thellë mes dy vendeve. TIRANE - Origjina arvanitase e ministrit të jashtëm të Greqisë Teodoros Pangalos, duket ka shërbyer si një përshpejtues në kah pozitiv i marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë. Pangalos nuk ka mbushur ende muajin në postin më të lartë të diplomacisë greke dhe të gjitha shenjat flasin për një zhbllokim impresionues të marrëdhënieve Athinë-Tiranë. Në faqen 3.
"S’shkoi ushtar në emër të Zotit"
Berat, 6 muaj burg për të riun
. "S’shkoi ushtar në emër të Zotit". BERAT - “S’shkoi ushtar në emër të Zotit”. I është përmbajtur kësajdi për të satën herë bibël[s], përballë gjykatësve. Krejt i vendosur, duke përdorur argumentat e tij - si të një dëshmitari të Jehovait - ai ka dalë për të dytën herë në gjyq. Procesi i 20-vjeçarit Llambi Mile nuk ka kaluar pa bujë. Me vendimin e parë i riu ishte dënuar vetëm me një gjobë 10.000 lekëshe të cilën e ka paguar tashmë. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Mile është sërish përballë njerëzve të drejtësisë. Ç’gjyq zhvillohet në sallën qendrore të Gjykatës së Beratit, në praninë të prindërve të tij dhe 15 vëllezërve të Jehovait, ndërkohë që edhe 15 të tjerë kishin prapë dyerve. “Çfarëdo vendimi që të jepni për mua, unë kurrë nuk do të shkoj ushtar. Jam betuar që do të mbroj ligjet e perëndisë”. Kështu ka folur besimtari i flaktë, ndërsa trupi gjykues është tërhequr për peri-mbë vendimin që nuk ka vonuar: arrest në sallën e gjyqit dhe gjashtë muaj burg. Por edhe reagimi i 20-vjeçarit më se i qetë: “e pranoj me kënaqësi, jam ftuar në mbretërinë e Zotit”. Pasi është larguar të përshëndet me prindërit dhe shokët e tij, Miles i janë vënë prangat e hekurta dhe është drejtuar për në burg. Mile[s] i është drejtuar për në burg. Në emër të Zotit.
ÇLIRIMI
Organ i LËVIZJES KOMBËTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS
VITI I tretë i botimit, nr. 29, dhjetor 1995
SHKOI EDHE NJË VIT...
Vitet shkojnë. Do të vijë, mbi 30-ku ishte akoma? Lufta e ftohtë sot ku është harruar. Për të ardhur të mbarë historinë ... [?]
Shtypi i popullit mban në vetvete varrin e tiranëve.
Bosnje-Hercegovinë. Flaka e armëve ... [?]
... Liria ... [?]
Buletini i përmuajshëm i Organizatës Ilegale