21/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 shkurt 1996

"O Zot falna gjithë mëkatet tona"

Ceremoni e myslimanëve në Shqipëri. Fest ohet Bajrami i Madh Ceremoni e myslimanëve në Shqipëri "O Zot falna gjithë mëkatet tona" Festohet Bajrami i Madh TIRANË - "Më mijëra besimtarë myslimanë dje i kanë festuar festën e tyre të Bajramit". Kështu do të fillonin kronikat që janë bërë të zakonshme, tashmë që festime të tilla përkujtohen çdo vit. Afër dy të tretat e popullsisë vazhdojnë të mbeten ende besnikë të fesë që tani nga Azia, të paktën statistikat zyrtare thonë këtë gjë. Kjo përqindje ka bërë që dje një pjesë e madhe e shqiptarëve - dhe kjo ka ndodhur jo vetëm brenda kufijve të sotëm politikë të vendit, por edhe jashtë tyre, ku feja luan një rol të fortë bashkues - kanë ngazëllyer në përfundim të një muaji agjërimi. Në faqen 3 Gjeologët pa para në ditën e festës: është vjedhur arka Bajrami në Berat: Procesion masiv në rrugët e qytetit Në faqen 3 Presidenti Berisha dhe Haziz Sabri Koçi

"Kështu droga po më vret"

INTERVISTE / Flet një 32-vjeçar që prej 5 vjetësh jeton me efë e saj Apeli i të riut: "Mos e provoni kurrë atë" INTERVISTE / Flet një 32-vjeçar që prej 5 vjetësh jeton me efë e saj "Kështu droga po më vret" Apeli i të riut: "Mos e provoni kurrë atë" TIRANË - "Për herë të parë mora drogë për të shuar ankthin. Por tani, pas pesë vjetësh, unë nuk mund të rroj më pa të". Ky që flet është një 32-vjeçar, i droguar që prej pesë vjetësh, e që tani jeton në agoninë e saj. Ka qenë ndër të parët që ka provuar shijen e helmit tundues dhe është një i sëmurë kronik i regjistruar dhe në regjistrat e spitalit psikiatrik. Çdo ditë, për të, mjekët kanë parashikuar marrjen e dhjetra peditinave. Në faqen 5

Nga Greqia me pranga në Athinë

Ministri Frashëri në Athinë. Bashkëpunim mes dy drejtësive Shpejt rikthimi i të burgosurve shqiptarë Ministri Frashëri në Athinë. Bashkëpunim mes dy drejtësive Nga Greqia me pranga në Athinë Shpejt rikthimi i të burgosurve shqiptarë

Urdhëri Vrionit: Shtypi proteston

TIRANË - Shtypi shqiptar proteston ndaj vendimit të Ministrit të Financave dhe kërkon takim me Presidentin e Republikës. Janë përfaqësuesit e 14 organeve të shtypit të cilët janë mbledhur dhe për të diskutuar e kërkuar një rrugëzgjidhje që nuk do të çonte në mbylljen e tyre. Të gjithë së bashku janë mbështetur idesë se “zbatimi i këtij urdhëri administrativ nga ana e shtypshkronjës “Demokracia” do të çonte në mbylljen e detyruar të organeve të medias së shkruar - qoftë edhe për këtë arsye ministri Vrioni duhej të tregonte prudencë dhe realizëm, para se të lëshonte urdhërin”. Edhe njëherë tjetër vendimi i shefit të Financave shqiptare është konsideruar si një veprim që “bie në kundërshtim me dispozitat dhe hapësirat ligjore që ka shfrytëzuar shtypi i brishtë shqiptar për të mbijetuar”, theksohet në deklaratën e bërë në përfundim të takimit. Përfaqësuesit e organe-ve të shtypit që prekën nga vendimi i Vrionit - regjistri i tyre si revistë është quajtur si jo i rregullt - kanë konkluduar në dy pika. Së pari, “për të respektuaranë formale të çështjes, por edhe për një zgjidhje juridike të problemit, Ministria e Finan-cave duhet t’i drejtohet gjyka-tës e jo shtypkronjës ‘De-mokracia’. Gjykata ka njohur statusin e këtyre organeve të shtypit mbi bazën e ligjit të miratuar nga Parlamenti”. Së dyti, “duke pasur parasysh komplikimet e mëtejshme që mund të vijnë nga kjo për-plasje, i kërkohet takim Pre-sidentit si garant i respekti-mit të ligjit. Këtu është fjala për keqkuptimin dhe jo likuidi-min e shtypit të pavarur”, për-fundon deklarata.

Tentoi të grabiste "Vefën", ndalohet

VLORË Në faqen 3

Shembja idhujve dje 5-vjetori

Në 1991 rrëzimi i Hoxhës Festohet 20 Shkurti dita e revoltës kundër

Pikë e re doganore: Sukobina çel portat

Pas aprovimit nga Mali i Zi Do të nisin së shpejti punimet për ndërtimin e godinës së doganës. Projekti ishte ideuar që më 1992

Investitorët e drurit: "Albania addio?"

Pas ndalimit të eksportit të gjysëmfabrikateve TIRANË - Një vendim i Qeverisë lajmëruar nëpërmjet medias zyrtare, ka shkaktuar panik dhe revoltë në radhët e majtë biznesmenëve të huaj që kanë investuar në industrinë e përpunimit të drurit. Ndalohet eksportimi gjysëm fabrikateve prej druri (elementëve) dhe nga kufijtë e Shqipërisë këtë e tutje, mund të udhëtojnë nëpër tregje të botës si produkte të kësaj industrie vetëm mobilje dhe qymyr druri. Në faqen 7

“Të dënuar ordinerë bashkohuni”

Dje mbledhja: “Në gjithë vendin jemi rreth 720 mijë vetë” Shoqata: “Dëmshpërblim për punën në burg” Dje mbledhja: “Në gjithë vendin jemi rreth 720 mijë vetë” “Të dënuar ordinerë bashkohuni” Shoqata: “Dëmshpërblim për punën në burg” BERAT - “Të dënuar ordinerë bashkohuni”. Është kjo thirrja që ka dalë nga mbledhja e kryesisë së Shoqatës Kombëtare të të Dënuarve Ordinerë të Beratit në të cilët dje kanë vendosur thirrjen e një aktivi të zgjeruar në shkallë rrethi më datë 26 shkurt. Qëllimi? Integrimi politik, ekonomik e social. “Nga puna jonë janë ndërtuar mbi 30 vepra të mëdha e janë siguruar të ardhura kolosale financiare që kanë kaluar në favor të shtetit dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Sot në kërkojmë nga Parlamenti e Qeveria dëmshpërblimin për punën e rëndë e të papaguar në burgje e kampe të përqendrimit komunist”, është apel që ata lëshojnë. Po sa të dënuar të tilla ka në gjithë Shqipërinë? Shifra që jep kryetari i Shoqatës Halil Kurti është marramendëse. “Ne pretendojmë të kemi rreth 720 mijë anëtarë në të gjithë vendin. Ndërsa në Berat afro 15 mijë anëtarë, burra e gra”. Kështu sipas këtyre përllogaritjeve i bie që të paktën një ndër katër shqiptarë të ketë qenë herë në burg apo në kampe përqendrimi. Dhe jo për motive politike. Megjithatë ata këmbëngulin dhe tashmë po vazhdojnë regjistrimet e sakta duke “shprehur se janë shoqata me e madhe në vend e cila ka ‘vetëm karakter ekonomik’”. “Ne jemi kundër krimit dhe kriminelëve, kundër dhunës psikike e fizike, kundër grave e kërkesave të bujshme e të pambaruara”, sqaron kryetari Kurti. Halit Tafa

Angjelin Prejl ocaj në skenën italiane

SPEKTAKEL Dje premiera “Likerna mishi”, version i ri pas 8 vjetësh. Koreografi me origjinë shqiptare, nuk ka kaluar pa vëmendjen e shtypit SPEKTAKEL Angjelin Prejl ocaj në skenën italiane Dje premiera “Likerna mishi”, version i ri pas 8 vjetësh. Koreografi me origjinë shqiptare, nuk ka kaluar pa vëmendjen e shtypit Në faqen 6 Preljocaj

FIER Vidhen telat e linjave telefonike

Në faqen 5

FUSHËKRUJË Lokalet e marangozve digjen nga flakët

Në faqen 5

Mesazh i Berishës "20 Shkurti revolta kundër Tiranit"

Në faqen 3

Nga Bota Në Mostar nis ribashkimi

Nga Bota Bosnja Në Mostar nis ribashkimi Në faqen 2

Kakavijë

Kakavijë

Shpejt Festivali i Fëmijëve

Në faqen 6