Hetimet e para mbi atentatin e së hënës
Kryeqyteti i jep lamtumirën viktimave. Pranë familjeve edhe Presidenti Berisha
Të tjerë të ndaluar nga policia për atentatin në Tiranë. Pas tre ish-oficerëve të Sigurimit Shqiptar, dje janë ndaluar dhe 6 punonjës të gazetës “Koha Jonë”. Në qeli dhe korespondenti i gazetës “Populli Po”
Me qindra njerëz morën pjesë në funeralet e katër banorëve të Tiranë. Arkivolet e Vera Dumes, Asim Karamanit, Muhamet Karamanit dhe Vait Osmanit mbartin dhe peshën e dhimbjes së kryeqytetit
Në faqen 3
Ja telefonat ku mund të denonconi
280-98
233-22
244-43
225-49
Lot e dhimbje në familjen e Vera Dumes
Lot e dhimbje në familjen e Vera Dumes (foto: Hektor Pustina)
Pëllumbi: “Me Berishën në miting kundër terrorit”
Dje, propozimi i liderit socialist
TIRANË- “PS propozon organizimin e një mitingu të madh në sheshin ‘Skënderbej’, ku të marrin pjesë të gjitha forcat politike shqiptare.”
TIRANË- “PS propozon organizimin e një mitingu të madh në sheshin ‘Skënderbej’, ku të marrin pjesë të gjitha forcat politike shqiptare. Por dështuam që edhe presidentin Berisha ta kemi pranë, në mënyrë që bashkarisht të dënojmë terrorizmin”. Ka qenë ky apeli më i fundit, i dalë dje nga kancelaritë socialiste, apel ky që në rast se do të mbledhë në sheshin e kryeqytetit, të gjithë liderët politik, do të shuhet sipari unitetit partive të spektrit shqiptar.
Ajo çfarë ka “detyruar” në kryetarin socialist, Servet Pëllumbi që të hedhë në tavolinën e diskutimeve propozimin e tij, ka qenë ngjarja tragjike e vetëm dy ditëve më parë. Në autobombë jo vetëm ka shkaktuar dhimbjen e thellë të humbjes së katër njerëzve, por edhe fuqishëm tronditi themelet e politikës shqiptare. Pothuajse të gjithë liderët e partive politike, vetëm pak çaste pas shpërthimit fatal, nuk janë treguar të kursyer, kur teksa denonuan aktin e rëndë, kërkonin menjëherë marrjen e masave të menjëhershme në mënyrë që drejt vdekjes së papritur, të mos shkojnë edhe më jetëra njerëzish. Premtime dhe vendosmëri për zbulimin e autorëve, janë shfaqur menjëherë edhe nga kampi presidencial. I ndodhur në vendngjarje përpara shpërthimit të 50 kilogram eksploziv, presidenti shqiptar, tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të gjykojë si të mirëqenë apo jo propozimin e dhënë nga kundërshtarët e tij më të mëdhenj politikë. Pas zgjatjes së dorës nga socialistët, pozitarët dhe opozitarët shqiptarë tashmë pritet që t’i afrojnë njëri-tjetrit, për të bashkëpunim me një qëllim të përbashkët: luftë kundër terrorizmit. Duke patur me vehte natyrisht edhe dëshirën e mirë, që përkrah tyre në këtë luftë të heshtur, të kenë edhe atë që aktualisht udhëheq shtetin, presidentin Berisha.
Socialistët deklarojnë “Në Shqipëri nuk ka një polici sekrete”
Në faqen 5
Shteti meremeton banesat e dëmtuara
Një ditë pas shpërthimit. Bashkia merr përsipër financimin
TIRANË - Shteti ka marrë përsipër të gjithë shpenzimet për riparimin e apartamenteve të dëmtuara nga shpërthimi i autobombës në qendër të Tiranës.
Një ditë pas atentatit makabër, Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale në Tiranë, në ka filluar menjëherë nga puna - kalimtarët kanë parë punëtorët e saj duke meremetuar - për t’i sjellë sa më shpejt banesat në gjendje normale.
Ka qenë një urdhër i kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit, Sali Kelmendi, ai që detyroi punonjësit e shërbimit komunal të riparojnë të gjitha dëmtimet me shpenzime që do të merren përsipër nga buxheti shtetëror. Është kjo një masë e diktuar nga fakti se eksplozioni i fuqishëm nuk ka shkaktuar vetëm supermarketin “Aldes” të firmës “Vefa” ndodhurat pranë, por edhe ndërtesat rreth e rrotull të përbëra kryesisht nga apartamente qytetarësh. Më shumë janë dëmtuar apartamentet e pallatit në katin e parë të së cilit ndodhej supermarketi i masakruar. Thuase në të gjitha katet, janë thyer jo vetëm xhamat por janë rrëzuar dhe ka-katet e dritareve apo dyert e ballkoneve. Në brendësi të apartamenteve ka patur plas aritje muresh dhe dëmtime orendish. Dëmtime janë vërejtur dhe në fasadat e godinave të ndodhura në një rreze deri në 150 metra nga epiqendra e eksplozionit.
Banesat mbi supermarket pas atentatit (foto: H. Pustina)
Zbulohet origjina e veturës-autobombë
Ekspertët e Interpolit: “Fiat Tipo” i vjedhur në Itali
TIRANË - Nis të ndriçohet misteri i makinës-eksploziv që shpërtheu në qendër të Tiranës.
Hetimet e shpejta dhe bashkëpunimi Interpolin policinë italiane kanë nxjerrë dje në dritë të dhëna para. Është përcaktuar tipi madje dhe pronari i parë i saj. Vetura e cila kishte transportuar eksplozivin e tmerrshëm kishte qenë një “Fiat Tipo” me naftë dhe ngjyrë blu. Nga të dhënat paraprake ajo është sjellë nga Italia dhe pikërisht nga një prej qyteteve jugore të saj.
Në faqen 5
Pas shpërthimit (foto: H. Pustina)
Shehu bisedon me demokratët
Shehu bisedon me demokratët nga Athina
Kutsik: “Ligji për genocidin është i mirë dhe mos bëni koalicion me PS”
Tardhur dje në mesditë në Tiranë, delegacioni i “Demokracisë së Re”, kryesuar nga Marieta Janako Kutsiku, për të gjitha çështjet e “serviruara” nga numëri në i PD, Shehu, ka shfaqur aprovimin e plotë.
Në faqen 5
Tritan Shehu
Ngrihet perdja e Beratit: dokumentat ishin fshehur
E vërteta mbi plenumit e dytë
Në faqen 6
Belgijikë, tragjedi në autostradën me mjegull: 14 viktima
Nga Bota
Në faqen 2
TIRANË
Apeli: “Jo vdekje vrasësit të kambistit”
VLORË
Shtohen kontrollet e skafeve
BERAT
Qytetari denoncon policinë
TIRANË
Apeli: “Jo vdekje vrasësit të kambistit”
Në faqen 5
VLORË
Shtohen kontrollet e skafeve
Në faqen 5
BERAT
Qytetari denoncon policinë
Në faqen 5
Hija e vdekjes largohet nga pavionet
Të plagosurit jashtë rrezikut
Në faqen 5
SPORT
Ferrari: Përgatitjet e fundit për turin australian
Weah: Njeriu që pa vdekjen me sy
SPORT
Ferrari: Përgatitjet e fundit për turin australian
Në faqen 7
Weah: Njeriu që pa vdekjen me sy
Në faqen 7