Këshilli Kombëtar, cakton strukturat
Apostoli, Milo e Shuli sërish në majë
TIRANË - Socialdemokratët zgjedhin fronët drejtuesë. Dhe në mesditë, ata kanë hapur portën politike, për aprovimin ose jo të disa prej posteve në të rëndësishme të PSD, duke i dhënë kështu fund përcaktimit strukturor, të një prej partive më të rëndësishme të spektrit politik shqiptar. Paskal Milo, Haxhi Aliko, Ingrid Shuli, si nënkryetarë të PSD, Sekretari i Përgjithshëm, Gaqo Apostoli, si dhe 19 anëtarët e Kryesisë së kësaj partie, dje sërish janë shënuar në listën e piramidës politike socialdemokrate, që do udhëheqë këtë parti të paktën edhe për katër vjet të tjerë.
Në faqen 3
Gjinushi (Foto: H. Pustina)
Misteri i miellit vrasës
Berat, tragjedia familjes. Do të vazhdojnë hetimet mbi ngjarjen
Misteri i miellit vrasës
Vdekjet nga plumbi: vijnë analizat
Zbulohet shkaktari i vdekjes së dy fëmijëve beratas, por ka ngelur ende mister si u shfaq ai. Analizat e laboratorëve të specializuar të kryevytetit, një muaj pas ngjarjes tragjike e cila për pak nuk solli shfarosjen e një familjeje të tërë, kanë treguar se plumbi që kishte depërtuar në gjak ishte marrë nga mielli.
Në faqen 11
Lind vajzë: ia kthejnë djalë
RROGOZHINË - Ka përkundur vetëm për pak çaste foshnjën e një gruaje tjetër. Është një nga historitë e ndryshme të fëmijëve të sapolindur, që ndodhin me mjaft rallë, por që gjithsesi ka shkaktuar jo pak bujë në spitalin e Kavajës.
Të merkuren një shërbim i nxituar i infermiereve ka bërë që shtëpia e lindjes të jetë në alarm. Dy nëna që kishin lindur fëmijët me një operacion për të vështirë - njëra vajzë dhe tjetri djalë - kanë qenë protagoniste të disa orëve plot ankth të bluzave të bardha. Ndërkohë që njëra prej tyre po dilte, një pakujdesi e vogël ka bërë që të ndërroheshin pa dashje numrat e foshnjave dhe në vend të vajzës, infermieret i japin në mbështjellë një djalë. Me pasqyrtëk ka shkaktuar malisht. Përshëndetje falenderimi me mjekët, me shoqet e shtruara në dhomën e saj, përcjellje, vetura që e ka dërguar në shtëpi, të gjithë të afërmit që miklojnë fytyrën e njomë të “vajzës” dhe përkedhelje për të e urime pa fund për vnirditë. Pa u malluar ende me njerëzit e saj, gruaja nga Rrogozhina ka parë befas në derë grumbullimin e doktorëve të të maternitetit, të cilët i shpjegojnë me kujdes këmbimin e pafajshëm. E shqetësuar ajo nuk ka ditur ç’të flasë. Por gjithçka është zgjidhur nga njëri e ardhur nga Kavaja - aty kishte lindur - duke e sqaruar se ishte bërë një gabim. E shtaskuar ka hapur pelënat dhe ka parë djalin e shoqes së saj. Në pak minuta ka përfunduar gjithçka. Fëmijët kanë shkuar gjithsecilin pranë prindërve të vet - atyre të vërtetë - dhe nëna ka marrë frymë lirisht. Ndërsa historia ka zgjatur për disa orë rrjesht, ajo që nuk ka mesuar asgjë nga mesela që për pak ka munguar të kalonte ku-finitë e besueshmërisë, është nëna e djalit. Të alarmuar, doktorët dhe infermierët kishin lajmëruar kolegët që në asnjë mënyrë foshnja të mos i jepej nënës, ndërkohë që të tjerët po ktheheshin nga udhëtimi i Rrogozhinës. Dhe brenda një harku të shkurtër kohor, një numër “i saktë” i është vënë në dorës së vogël të vogëlushit, pas “udhëtimit” të parë të në jetën e tij...
“Katani” kandidon për deputet
KUÇOVË
Në faqen 3
Banesa në flakë: 9 vetë në rrezik
KRUJË
Në faqen 11
Beograd: “Serbia financon dhe komunistët shqiptarë”
Zoran Gjiniç akuzon Slobodan Milosheviçin
Godo: “Një e treta e votave, Lidhjes”
Kryetari republikan në Vlorë
TIRANË - Zgjedhjet e ardhshme dhe strategjia e Lidhjes së Djathtë në to, çështja kombëtare, e drejta e pronës private dhe reforma ekonomike, lufta kundër korrupsionit dhe probleme të tjera, kanë përbërë objektin e bashkëbisedimit të republikanit Godo.
Në faqen 3
Shqiptarët i ikin punës
Publikohen shifrat botës së biznesit për vitin ’95
Fuqia punëtore 33 mijë më pak
Në faqen 11
DURRËS
Ndalоhet i dyshuari për vënien e bombës
Në faqen 11
FIER
Endërr për Amerikën: por bien në pranga
Në faqen 11
Arbnori: “Votat e emigrantëve vetëm në Atdhe”
Lezhë, lideri i Parlamentit takon aktivin e PD
LEZHË - “Kush do që të votojë, të vijë në Shqipëri. Shqiptarët që ndodhen jashtë shtetit nuk do të votojnë në ato vende ku janë, sepse votat mund të manipulohohen sipas politikaneve të atyre shteteve”. Kështu është shprehur Pjetër Arbnori në takimin e djeshëm në qytetin e Lezhës, ku morën pjesë deputetë e anëtarë të PD-së.
Në faqen 3
Arrestohet ish-shefi i degës
Antigjenocidi
Në vitet ’70 kish kryesuar policinë e Korçës
Antigjenocidi
Arrestohet ish-shefi i degës
Në vitet ’70 kish kryesuar policinë e Korçës
TIRANË - I është “vënë” përmbarueshish masa e arrestit Tashmë listës së gjetësisë së personave që do të përgjigjen për para drejtësisë që kanë ushtruar genocid, i është shtuar edhe ai i ish-kryetarit të Degës Brendshme të Korçës, Marash Kola.
Në faqen 3
Sërish eksploziv në Londër
Nga Bota
(Foto: REUTERS)
Sërish eksploziv në Londër
Në faqen 2
Pasojat e bombës në Londër
Pazar vetëm për “bosët”
Në Sheshin “Avni Rustemi”, dyqan për pasan ikët
Çmimet e larta kapin qiellin
Në Sheshin “Avni Rustemi”, dyqan për pasan ikët
Pazar vetëm për “bosët”
Çmimet e larta kapin qiellin
TIRANË - Për herë të parë në Shqipëri, një vend i veçantë tregtimi për “bosët” shqiptarë. Ai është krijuar vetëm një muaj më parë, dhe ndonëse në një mes’ shumë herë më të pakët klientele, se tregjet e lira nëpër trotuare apo hapësira të caktuara për shitje frutash e perimesh, herë pas here gjendet i “pushtuar” nga “vizitorët” të cilët nuk ndryshojnë kurrë. “Tek ne vijnë për të blerë, vetëm ata që kanë shumë para, trupi diplomatik, por ndonjëherë edhe ata që kanë gratë e tyre shtatzëna”, ka rrëfyer dje, një shitëse rreth të 35 vjetëve. Me pas me disa nota të buta të zërit të saj, ajo nuk nguron aspak që të tregojë që zanatin e tregtares së “produkteve të shtrenjta” e kishte filluar menjëherë pasi e kishin detyruar të “braktiste” punën që kishte bërë për shumë vite me radhë.
Kështu në Shqipëri, ku lindur edhe vendi me emrin: “moli e ndalur”. Kjo, për shumë e shumë të tjerë, që gjithësesi kalonin pranë vendit me të pastër të tregut të frutaperimeve pranë sheshit “Avni Rustemi”, por duke qenë të “detyruar” që të mos preknin asgjë nga ato që i shihnin syte. “Në kile peshk kushton 800 lekë të reja, ajo e kumbullës po 800 lekë, dardha 300 lekë të reja, mango 6 mijë vetëm një kokërr dhe ananasi 400 lekë”, ther-ret shitësja e zellshme, edhe pse e di që ajo çfarë po artikulon, nuk është gjë tjetër veçse një dhimbje e shumë njerëzve që vetëm shijojnë, pa provuar asgjë. Ka linduar kështu në Shqipëri, tregu i “bosëve”. Të ardhura, nga vende tepër të largëta - Izraeli dhe deri nga Brazili - frutat apo qofte edhe perimet e tregut të milionerëve, në pak raste pronë e përkohshme e atyre që mbajnë mbi supe problemet e shumta të kësaj jete, nuk kushtojnë jo pak edhe për ata që i shesin. “Në muaj, për një tavolinë ku unë vendos mallrat që shes, duhet t’i paguaj Bashkisë, 4 mijë lekë të reja”, thotë tregtarja.
Elio Elini
GAZETA SPORT
“Teuta” sheh “Tiranën” nga lartësia e fronit
Goli i “Tiranës” gjatë ndeshjes me “Teutën” 1-1 (Foto: H. Pustina)
Në Peqin gol rekord. Me katër pasime lojtarët e “Shkumbinit” shënojnë për 25 sekonda
Eurogol: “Borusia Dortmund” rikthehet në krye të Bundesligës. Nga Kupa e Anglisë dhe Skocisë
Në faqet 9-10