13/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 mars 1996

Ylli Polovina dënohet me gjobë

Do paguaj 30 mijë lek Dje gazetari la qelinë Polovina me të shoqen dje pas procesit (foto: H. Pustina) Në faqen 5

“Do bashkohemi me Jugosllavinë”

Hoxha: “Marshalli Tito sekretari i partisë tonë” Dokumente të reja nga ish-arkivi i PPSH. Deklaratë e Hoxhës në janar 1948 TIRANË - Ditët e para të janarit të ftohtë të 1948. Byroja Politike analizon “veprimtarinë e Nakos Spiros dhe në njëzërë të tij”. Një nga dokumentet më të rëndësishme të historisë së re të Shqipërisë fillon të flasë duke nxjerrë në pah emra, shifra, kritika, frikë dhe drithërime të vjetra. Historia nis kështu të ndriçohet. A ishte Enver Hoxha atëherë për bashkimin me Jugosllavinë? A ia vlen, në librat që la pas, kishte këmbëngulur se ai ishte qenë viktimë e një “komploti të rrezikshëm” të drejtuar nga Ministri i atëhershëm i Brendshëm, Koci Xoxe, por pasazhet që janë rritur për vite me radhë në bodrumet e errëta të arkivave flasin vetë. Ja një pjesë e shkëputur nga procesverbali i diskutimeve: Enver Hoxha: “... Kemi rrugën e drejtë, vijën politike, ekonomike, ushtarake. Çështja e Partisë zgjidhet kur të gjitha çështjet i shtrojmë në baza federative, po kështu edhe çështjen e Partisë. Kjo është koka, që të mos gabojmë, d.m.th. sekretari i përgjithshëm nuk jam unë, por Mareshali. Ne jemi parti, si partitë e republikave të tjera, me sekretarët e saj, me vijën e njëjtë me të tjerat.” Në faqen 3 Enver Hoxha më 1948 Qëndrimi i Enver Hoxhës, Koci Xoxes dhe të tjerëve mbi bazën e procesverbaleve të byrosë politike të KQ të PKSH në janar 1948

Socialistët i përgjigjen kritikave të Berishës

TIRANË Në faqen 3

Gjy kata: “Gre vistët pa rrogë”

DURRËS Në faqen 5

Plagoset boksieri i Vllaznisë

SHKODËR Në faqen 5

Procesi i alkoolit: lexohet pretenca

TIRANË Në faqen 5

Frikë në spitale: dhunë mbi mjekët

Apeli i bluzave të bardha: “Na kërcënojnë” Berat, mbledhje urgjente e personelit. I kërkohet ndihmë policisë Shumë mjekë janë rrahur e keqtrajtuar brenda pavioneve dhe në lokalet e qytetit. Një letër proteste kërcënon deri në grevë e bojkotimin e punës BERAT - Alarm në spitalin e Beratit. Bluza e bardha janë nën kërcënim. Vetëm në ditët e fundit disa mjekë e madje drejtuesit e spitalit e repartëve të tij kanë rënë viktimë e dhunës nëpër lokalet e qytetit e deri në dhomat e pavioneve. Një mbledhje urgjente e kryer dje në mëngjes ka mbledhur gjithë personelin dhe ka kërkuar bashkëpunim dhe siguri nga drejtuesit e kërkuar ndihmën urgjente të forcave të rendit e duke vendosur se nëse do të përsëriten akte të tilla dhunës ndaj mjekëve atëherë ata do të lihen në grevë dy orëshe. Spitali i Beratit Në faqen 5

Pritë mbi Ligen: sulmohen tregtarët

Malazezët bëjnë sekuestrime SHKODËR - Tregtarët e Shkodrës, por dhe ata të Malësisë së Madhe në shënjestrën e policisë malazeze. Mallra të ndryshme, para dhe motorët e varkave të tyre janë sekuestruar prej saj dhe mbi të gjitha peta e tregtarëve e kërcënuar nga dallgët e liqenit të Shkodrës. Për çdo ditë me radhë - operacioni filloi e dielën në mëngjes herët e vazhdoi edhe të hënën - policia malazeze goditi rëndë tregtarët në akuzenë kalim i paligjshëm i kufirit. Tuzi Në faqen 3

Bora bllokon fshatrat malorë

TIRANË - Moti i keq “troket” sërish në Shqipëri. Është një tjetër presion i ulët që sulmon nga Atlantiku me të njëjtat karakteristika të ditëve të mëparshme: erë e fortë nga veriperëndimi, reshje të shumta dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin. Alarmi i motit të keq vjen nga Puka, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 60 centimetra në 1 metër, gjë që ka bërë dhe të pamundur kalimin e automjeteve në shumë rrugë të lidhin këtë qytezë me qytete të tjera dhe do mos me fshatrat. Ndërsa në Malësinë e Madhe dëbora dhe ngricat kanë shkaktuar probleme me linjat telefonike dhe ato elektrike. Shumë zona të këtyre krahinave kanë mbetur të bllokuara. “Temperaturat do të jenë në rënie - sqarojnë në stacionin meteorologjik - por në këtë parashikim mund ta japim vetëm për 24 orë. Me mjetet që disponojmë nuk mund të bëjmë parashikime më afatgjata”. Megjithatë vendi ynë mund të përfshihet nga nga qendra të tjera presioni të ulët që do të ndikojnë për krijimin në disa pika të Europës si në ishujt britanikë, qendra të cilat po zhvendosen në drejtim të Europës Lindore, ku pritet të përfshijnë dhe vendin tonë. Nuk mund të thuhet për një kohë të qëndrueshme për ditët e ardhshme. Mund të ketë reshje shiu në pjesën perëndimore edhe nuk është i garantuar, sepse herë pas here krijohen vatra e reshje të tjera të ulëta, të cilat nisin rrugën dhe drejtohen drejt vendit tonë.” Në faqen 8

SHBA në alarm për Tajvanin

Nga Bota Në faqen 2

VIP-ët e shtetit, tani shtesa në rrogën e pleqërisë

Projektligji diskutohet sot në Parlament TIRANË - Më shumë para në xhepat e funksionarëve të lartë shtetëror pas daljes në tyre pension. Është ligji për pensionet shtetërore suplementare që parashikon se sa do të jetë pensioni i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit popullor, ministrave dhe të gjithë pas me piramidës shtetërore e asaj juridike të vendit. I diskutuar dje në komisionin e ligjeve për të votuar sot në seancën plenare projektligji parashikon pensione plus për VIP-et e politikës e të shtetit shqiptar. Në faqen 7

Shqiptarët, frikë nga industria

Por dashuri për të ndërtuar Industria po mbetet ende një aktivitet mistik që shqiptarët ngurrojnë ende t’i aviten, por ata duket se janë më tepër të prirur nga dëshira për të ndërtuar. Sipas zyrtare, gjatë dy viteve të fundit, ka rënë ndjeshëm importi i makinerive dhe pajisjeve të nevojshme për stimuj e aktivitete industriale, përshkak të konsumit dhe insufiçencës që do të thotë, ndërtim.

Seria A: Stop për një javë?

Sindikatat e futbollistëve paralajmërojnë për grevë Matarese: Ky është një veprim absurd. Kështu nuk mund të vazhdohet Futbollistët italianë në bllok kundërshtojnë federatën e tyre ROME - Ditë të vështira për futbollin italian. Duket se pas 15 vitesh skandali-krizë futbollistik, më në fund avokati i kësaj sindikate do të mundë ta ndalojë kampionatin e futbollit për një javë. Asnjë dialog me përfaqësuesit e Federatës Italiane të Futbollit. Tani ata janë në të sigurt se turne për të vazhduar grevën e tyre. Më i ashpri ka qenë ish-lojtari i përfaqësueses italiane, Gianluca Vialli, por i përkrahur edhe nga mjaft të tjerë. “Si fillim do të bllokojmë vetëm miqësitë e ndeshjet (Federata) nuk do të na dëgjojë do të vazhdojmë edhe javën tjetër”, - theksohet në komunikatë e tyre. Por përse do të zhvillohet greva e futbollistëve. Avokati i tyre ka përmbledhur kërkesat në katër pika kryesore. Nga ndeshjet e Kampionatit Italian Në faqen 6

Çmimi Lekë 20. Prezzo in Albania Lekë 20

Eksodi: nga anijet në skenë

SPEKTAKËL Në faqen 8

Teatri POLICIA BURGU Bukur Skena MORU [tekst pjesërisht i palexueshëm]