07/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 prill 1996

Laboratori i falsifikimeve

Mes vulave të bllokuara edhe ato të doganave e Ambasadës Greke Laboratori i falsifikimeve Kapet arsenal vulash e dokumentash Nën pranga banda e falsifikatorëve të vulave. Në duart e policisë kanë përfunduar dhe një arsenal i tërë pasaportash dhe patentash ndërkombëtare si dhe një sërë dokumentesh të tjera. Tre persona të ndaluar dhe 27 vula, të cilët për një kohë të gjatë kishin luajtur rolin e doganierit, shefit të komisariatit, nëpunësit të gjendjes civile dhe nëpunësit të ambasadave Në faqen 5 Ministria e Brendshme

“Qeveritarë, rrëfehuni” Ja kush do tregojë xhepat

Një superkomision për t'i kontrolluar “Qeveritarë, rrëfehuni” Ja kush do tregojë xhepat Nga presidenti te nëpunësit TIRANË - Që nga Presidenti i Republikës deri te nëpunësi më i thjeshtë i shtetit, lista e zyrtarëve që do t’i nënshtrohet të rrëfehen para “superkomisionit” apo para organeve tatimore nëpër rrethe. Paralelisht me shpërndarjen e formularëve të deklarimit të pasurisë, të detyrueshëm për t’u dorëzuar deri në fund të këtij muaji, janë shpërndarë edhe një sërë dokumentash të tjera të cilat përcaktojnë personat që duhet të tregojnë pastërtinë e tyre pasurore përballë organeve të shtetit. Në faqen 3 Parlamenti

Dashuri e plumba: godet të dashurin

FIER Dashuri e plumba: godet të dashurin Në faqen 5

Privatizimi magazinave, peticion Berishës

Privatizimi magazinave peticion Berishës Në faqen 3 BERAT Në qytet rishfaqen radhët e bukës Në faqen 5 FIER-PUKË Pritë në rrugë: masakrohet me thika Në faqen 5

Tirana më afër syve të Bernës

Ortek takimesh të ministrit zviceran TIRANË - Prioritet shqiptar në kancelaritë politike të Bernës. Ishte ky mesazhi që la para pas 7 orëve të vizitës në Tiranë shefi i diplomacisë zvicerane. Një valangë taki-

Zhdukja skafit, ankth në Vlorë

Që të gjithë janë nga Dibra. Familjet në alarm Zhdukja skafit, ankth në Vlorë Mister fati i 34 klandestinëve VLORË - Dëshpërimi mbërthen sërish Vlorën. Tani, lajmi i zhdukjes të një jeti motoskaf, duket se, fatkeqësisht, po bëhet dita ditës më se i vërtetë. Njoftimet që mbërrijnë nga përtej detit nuk japin asnjë shpresë: motoskafi i nisur në mbrëmjen e së shtunës nga Karaburuni është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë e po kështu dhe të 34 personat që ndodheshin në bordin e tij. Tashmë familjet e tyre - që të gjithë ishin nga Dibra - kanë zbarkuar në Vlorë dhe me sytë ngulur nga deti-varrezë qëndrojnë në pritje. Alarm i kishte shpërthyer tre ditë më parë kur nga Otranto kishte mbërritur lajmi i gjetjes së trupit të një të riu shqiptar. Emri i tij, Sulejman Qoku, ka tronditur Dibrën.

Pas gjashtë vjetësh ndërron babanë

TIRANË - Pas gjashtë vjetësh, mëson se këtë një tjetër baba. Historia krejt e veçantë përbën një ngjarje që shkon nga Burreli. Që prej disa muajsh dy burra grindeshin se cili ishte babai i vërtetë. Dhe për këtë kanë vendosur dy gjykatësit e Tiranës. Vogëlushi 6 vjeçar nuk do të ketë për baba atë që kishin njohur kur ishte lindur, por një tjetër, i cili ilegalisht kishte vazhduar të ndërtonte atësinë e tij. Procesi i rrallë kishte nisur muaj më parë. Një çift nga Burreli, me një fëmijë, ishte divorcuar në ’92. Gruaja ishte martuar me ish-te ish-të dashurin e saj. Por, ndërkohë dali i saj Gjini, vazhdonte të ishte i regjistruar si fëmija i burrit të parë. Kjo nuk i kishte pëlqyer asaj, që, me pas ditur kërkonte të zhdukte çdo gjurmë të burrit të parë. Për këtë arsye, disa muaj më parë, kishte paditur atë, me pretendimin se djali e kishte lindur nga martesa e fshehtë që kish patur me burrin e dytë, ndërsa ishte e martuar me të. Dy burra që pretendonin se cili të ishte babai i vërtetë i djaloshit, por dhe një fëmijë që priste të mësonte nga gjykatësit se cili ishte babai i vërtetë i tij. Kjo ka zgjatur disa muaj rresht, derisa pak ditë më parë gjykatësit kanë vendosur. B.M nuk është babai i fëmijës, babai i vërtetë është ai me të cilin është martuar, pas divorcit, gruaja e tij. Kështu, pas gruas, ai ka humbur dhe të drejtën për të qenë babai i një fëmije, për të cilin ai pretendonte se ishte i tij. Ndërkohë që djaloshit 6-vjeçar do t’i duhet të mësohet t’i thërrasë “baba” një tjetër njeriu. M.Kikja

syve të Bernës

TIRANË - Prioritet shqiptare në kancelaritë politike të Bernës. TIRANË - që la prapa zvicerane. Një valangë takimesh iu rezervua dje kryediplomatit nga Sereqi, Meksi, Ambasadori Berisha. Marrëdhëniet bilaterale, investimet themelore, Kosova dhe Ballkani ishin temat bazë të bisedimeve që zhvilloi nxori nga valixhja diplomatike për t’i diskutuar me drejtuesit më të lartë të diplomacisë e të shtetit shqiptar. Në faqen 3 Berisha dhe ministri zviceran Skoti

Të veshësh shtëpinë: jo më pak se 6 milionë

Sa kushton sot të pajisesh një apartament Në faqen 7

Amerika sponsorizon anti-Hamas

Nga Bota Në faqen 2 Klinton e Peres gjatë bisedimeve në Izrael

Në Itali e diel pa ndeshje

ROME - Kampionati i Seria A, nuk do të luhet, megjithë leshimet e bëra nga Federata Italiane e Futbollit. Nuk kanë bërë efekt as masat e ndërhyrja e qeverisë dhe personalisht e Kryeministrit Dini. Greva do të zhvillohet, pavarësisht nga pozicioni dhe dëshira e qeverisë italiane si ndërmjetëse në këtë konflikt. Kështu për herë të parë në historinë e futbollit italian, “kampionati i miliarderëve” do të heshtë për një javë. Në faqen 8

Mbaron parada e këngës popullore

Elbasani dy herë në festë, ballakume dhe këngë për 14 marsin Mbrëmë nata fundit, nderohen fituesit Elbasani dy herë në festë, ballakume dhe këngë për 14 marsin Mbaron parada e këngës popullore Mbrëmë nata fundit, nderohen fituesit ELBASAN - Përfundon maratona e këngës popullore qytetare. Mbrëmë, ar-dëdashësit elbasanas kanë duartrokitur paradën e fundit të këngëve popullore, në pallatin e sportit të këtij qyteti. Pas përshëndetjes së ministrit të kulturës Teodor Laço, para spektatorëve të shumtë janë përulur grupet dhe formacionet fituese. Ka përfunduar kështu aktiviteti më i madh i këtij zhanri muzikor. Për disa ditë rresht, para mijëra spektatorëve elbasanas kanë parakaluar melodi nga e gjithë Shqipëria. Plot 27 grupe muzikore dhe formacione artistike nga rrethe të ndryshme të vendit, kanë mbushur mjediset e pallatit të sportit “Tomor Sinani” me folklorin e zonave të tyre. Çiftelia, isoja labe, klarineta përmetare dhe kori i madh korçar gjallëruan jetën kulturore të qytetit të Elbasanit. Të e tur për aktivizimet kulturore, ata kishin mbushur sallën e madhe gjatë gjithë ditëve të festivalit. Dy pëllumba ishin lëshuar në sallë. Ndërsa njëri kishte vazhduar fluturimin gjatë konkurrimit në natën e parë, tjetri ishte plagosur duke u tërhequr nga gara. Trishtimi i pëllumbit të plagosur s’ka vonuar. Në sallën e festivalit kanë munguar tre grupe nga Kosova, të cilët nuk kishin mundur të vinin pasi nuk i kishin lejuar. Megjithatë artistët kosovarë janë përshëndetur me duartrokitje nga larg, nga artdashësit elbasanas. Ndërkohë nata e mbrëmshme mbylli festën për elbasanasit. Dita e Verës dhe finalja e festivalit. Më shumë se kurrë ata kishin mbushur sallën për ndjekur paradën finale. Në përfundim janë ndarë çmimet. Çmimin e karrierës e kanë marrë dy klasikët e muzikës elbasanase, velezërit Zena. Për grupet vendore pare ka zënë Elbasani, vendin e dytë Vlora dhe të tretin Berati. Ndërkohë që për formacionet orkestrale janë rreshtuar: i pari tjetri Tirana, Kolonja dhe Pogradeci. Arben Dervishaj