19/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 mars 1996

PS: “Do mendojmë për aleancat”

Dje Komiteti Drejtues aprovon platformën e Kongresit PS: “Do mendojmë për aleancat” Aprovohet një rezolutë e posaçme për Nanon TIRANË - PS i hap “dritën jeshile” aleancave. Dje një mbledhje disa orëshe e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të kësaj partie, ka bërë që edhe socialistët shqiptarë të hedhin vështrimin e tyre politik në kërkim të aleancave të mundshme, që gjithsesi mbeten ende të papërcaktuara. Por edhe pse dje anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, i kanë thënë një “po” të fuqishme aleancave me “të panjohurit” e tyre politikë, përsëri ata kanë menduar që të jenë tepër të kujdesshëm, për të mos u lënë vetëm edhe pa një mbrojtje. “PS do t’u përgjigjet sipas rrethanave të krijuara, kërkesave të partive”, kanë konkluduar socialistët në mbledhjen e tyre më të rëndësishme të partisë. Por nga këndvështrimi i udhëheqësve opozitarë, nuk kanë dalë jashtë edhe çështje të tjera politike, për të cilat ata kanë filluar që të mendojnë prej shumë kohësh. Dje PS ka miratuar edhe listën me 352 kandidatë për deputetë. Të gjithë emrat do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Figurave para se të prezantohen elektoratit Selia e PS Në faqen 3

Bomba në Durrës ndalohet një polic

Akuza: shkatërrim i pronës Bomba në Durrës ndalohet një polic “I vuri zjarrin kazanit” DURRËS - Një polic fajtor për shpërthimin e eksplozivit në Durrës. Të shtunën në mëngjes, rreth orës 19.30, mbi duart e Agron Qoses - punonjës i Komisariatit të qytetit - janë vënë prangat fillimisht me akuzën e vënies së bombës në kazanin e mbeturinave në mes të qytetit. Ndërkohë që dje prokuroria e ka cilësuar veprimin e tij si “shkatërrim i pronës nga pakujdesia”. Polici Qosja, i cili mesa thënë e 6 marsit ka kaluar në zonën e shpërthimit para 20 minutash dhe është parë të ketë ndezur zjarr në kazanin e cili më pas do të transformojë në një bombë tepër të fuqishme. Në faqen 5 Pallati ku ishte vendosur bomba

Greva Cigares: rikthehen punëtorët

DURRËS Në faqen 5

Betëjë në det e skafistit: shpëton

VLORE Në faqen 5

Mashtruan me para fallso: 2 të ndaluar

KAVAJË Në faqen 5

“Në BE? Prisni dhe pak”

Dje ministrja italiane takon Berishën, Mexsin... “Në BE? Prisni dhe pak” Agnelli premton mbështetje për Tiranën TIRANË - Marrëdhëniet e shkëlqyera Shqipëri-Itali dhe mundësia asociimi të Shqipërisë në BE. Ishin këto argumentat bazë që u hodhën dje në bisedimet Agnelli- zyrtarë të lartë shqiptarë. E mbërritur për një vizitë “blic” në Shqipëri, titullaria e Farnesinës italiane depozitoi në kasetën diplomatike kërkesat e Tiranës zyrtare. Bisedimet dypalëshe, komisionet mikste dhe projektet përparësi, i propozuan Agnellit nga kryeministri Meksi. Urgjencave shqiptare për sistemin hidrik, për rindërtimin e rrugës Lezhë-Shkodër dhe kualifikim të kuadrit juridik, ministria italiane u tha “po”. Në faqen 3 Serrëqi pret Agnellin në Rinas

Zhdukja e platinit: tani nis procesi

Fier, nën akuzë vetëm roja i depos FIER - Vjedhja e bujshme e ndodhur në tetorin e kaluar në uzinën e Azotikut në Fier, përfundon në vullnetin e gjykatësve të këtij qyteti. Bëhet fjalë për grabitjen e rrethave të platinit, me peshë rreth 30 kilogram dhe vlerë të përafërt prej 400 mijë dollarësh. Të domosdoshme gjatë procesit të prodhimit të plehrave azotike, këto pajisje “humbën” në mënyrë misterioze pesë muaj më parë, në tetor. Në faqen 5 Azotiku

Ahmet Zogu, njeriu që u mundua të luante në lojën e të mëdhenjve

KULTURE Në faqen 7

Kalakulla: “Lini Godon bëjmë të Djathtën e re”

PDD i bën thirrje anëtarëve të Lidhjes Kurt Kola tani “nën” flamurin e Bushatit Kryetari i të Përndjekurve deklaron për bashkëpunim në zgjedhje Në faqen 3 Petrit Kalakulla

Dejtoni kalon në Gjenevë

Nga Bota Në faqen 2

Sot nisin sfidat e Kupës UEFA

Në vështirësi Barcelona. Por Cruyff është optimist Milan dhe Sllavia favoritët më të mëdha FUTBOLL Në vështirësi Barcelona. Por Cruyff është optimist Sot nisin sfidat e Kupës UEFA Milan dhe Sllavia favoritët më të mëdha Në faqen 6

Triumf i Tiranës në çiklizëm

Kryeqytetasit zaptojnë gjithë vendin e parë TIRANË - Fitore e dyfishtë e “Tiranës”. Vazhdojnë “show” i Besnik Musait, i cili që prej 15 muajsh nuk bie homë në garat zyrtare të çiklizmit. Djemtë e Besim Ballës rikthehen në kalë triumfuar si individë dhe si skuadër. Besnik Musai i pari, Ervin Lika i dyti dhe Uka i treti në garat për Kupën e Shqipërisë. Në faqen 6

Polici vetplagoset me pistoletë duke fjetur

FIER - Ndjenja tepër e fortë e detyrës, më e madhe edhe se dëshira për jetë. Një polic, nga Fieri, plagos veten, duke fjetur, me pistoletën e shërbimit. Ngjarja tepër e rallë dhe e pothuaj e pabesueshme, ka ndodhur duke u gdhirë dita e hënë, në orën 4 të mëngjesit. Një punonjës policie kishte shkuar në shtëpinë e tij në fshat dhe po flinte. I lodhur nga dita e gjatë e punës, policit që flinte keqërisht nuk po i ndaheshin as në ëndërr. Papritur ankthi i zë frymën. U ndje në rrezik, një nga ata rreziqe që ai duhet të përballojë për hir të jetës së të tjerëve, por në rastin e tij ishte bashkë me të dhe “miku” i tij i pandarë, pistoleta. Në kushtet e pavetëdijes së plotë, ai kërkoi ndihmën e armës e mbush qëlloi mbi “armikun” imagjinar. Krisma, por më shumë se krisma, dhimbja e tmerrshme e ndau atë nga kriminal imagjinar. Hapi sytë dhe e pa veten në rrëzisë e njohur të dhomës së tij, mes sendeve që i njihte dhe në një plagë që ia hapi absurdu. Plumbi kishte përshkruar trupin e tij. Punonjësi i forcave të ruajtjes së rendit u dërgua me shpejtësi në spitalin e Fierit. Kirurgët që e kuruai u shpreh nga njëra më të pabesueshme: “U vetplagosa duke parë një ëndërr”. Fatmirësisht plaga nuk ishte shumë e rëndë, ndaj polici më shumë se për veten, merakosi për atë që mund të ndodhte nëse eprorët e tij do të zbulonin e spitalit dhe kujdesin e mjekëve e nxitoi përsëri aty ku e thërrët detyra. Hu. Re.

Shehu në Durrës “Pa PD s’mund të ketë politikë”

Shehu në Durrës “Pa PD s’mund të ketë politikë” Në faqen 3