02/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 maj 1996

Komisioni “rrëzon” 20 kandidatë

Zgjedhjet, në garë 26 nga 38 partitë politike Dje përfundoi dorëzimi i dokumenteve. “Të larguarit s’i kishin në rregull” Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbyllur siparin e fazës së parë të punës së tij, duke bërë njëkohësisht edhe bilancin e forcave të gjitha partive politike e kandidateve të veçantë që do të ndeshen në betejën elektorale të 26 majit. 20 kandidatë që i përkasin dhjetë partive politike tashmë janë përjashtuar nga “gara”. E ka deklaruar dje juristi për anëtar i Komisionit Qendror duke iu përgjigjur pyetjeve të ATSH-së. Arjan Madhi, jurist i Komisionit ka deklaruar dje paradite se tashmë komisioni deri në atë orë kishte shqyrtuar dokumentacionin e 102, prej 115, zonave elektorale në krejt vendin. Nën vrojtim janë ende anëtarë të komisionit kanalor edhe mandatet afër 1.040 deputetëve. Jo të gjitha zonat i kishin dërguar deri në afatin e fundit ligjor dosjet voluminoze që përmbajnë dokumentacionin e tyre. Sipas Madhit ende nuk dihet se ç’do të bëhet me zonat të Kukësit, Kuçovës e Elbasanit. Juristi i Komisionit: “Kemi ende probleme me Kukësin, Kuçovën, Elbasanin ...” Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Në faqen 3

Befasi në Durrës: vlonjatët mposhtin Teutën e pathyeshme

Gazeta Sport Nga ndeshja e djeshme “Teuta” - “Flamurtari” 1-2 (foto: H. Pustina) “Flamurtari” do të ndeshet në finale me “Tiranën”, e cila dje ka kaluar lehtësisht provën me “Olimpikun”. Durrsakët tani synojnë vetëm kampionatin Triumf i gjermanëve të Bayernit në finalen e parë të UEFA-s. Dy gola kanë shëmbur mbrëmë entuziazmin e “Bordeaux” Në faqen 5-6

Masakrohet një e moshuar e vetmuar

KORÇË Në faqen 7

Tregtia mbi liqen tani edhe më e vështirë

SHKODER Në faqen 7

Policia ndalon "bandën e telave"

TIRANE Në faqen 7

Socialistët protestojnë për flamurin e hequr

TEPELENE Në faqen 7

Helm në gjak: familja në spital

Sëmuren nga plumbi: preken 3 fëmijë Berat, nuk dihen ende shkaqet. Dyshimet bien edhe mbi miellin Spitali i Beratit Në faqen 7

Antika të vjedhura gjenden në Itali

Në shtëpinë e tij policia italiane ka zbuluar një sasi të konsiderueshme objektesh antike. Dyshohet për trafik nga Shqipëria I ri shqiptar kapet me drogë Në faqen 7

Opozita: "Duam paratë e fushatës"

Shumë parti: "Edhe ligji i padrejtë" Sipas tyre ende nuk kanë mbërritur nëpër seli financimet që i takojnë TIRANË - Shqetësim dhe “irritim” në kampin opozitar, lidhur me financimet shtetërore të fushatës së tyre elektorale. Ajo çfarë duket se ka preokupuar partitë politike të opozitës, është “mos-përcaktimi ende i fondit shtetëror për këtë qëllim, dhe ndarja e tyre e menjëhershme” Në faqen 3

Shqiptarët për NATO-n: "Duam anëtarësim të plotë"

Dje në Tiranë kreu i Aleancës, Javier Solana TIRANË - “Shqipëria vetëm jeh një [?] nuk është pranuar në NATO, ndërsa de facto është pothuajse anëtare e Aleancës”, kështu është shprehur dje Berisha ndërsa takonte kreun e NATO-s Javier Solana, i cili ka zbritur dje në pistën e lagur të Rinasit nga një avion i posaçëm. Synimi i vazhdueshëm i Shqipërisë për t’u pranuar në NATO, ky do t’u rishfaqet me pas i gjithë leitmotivi që ka shoqëruar vizitën e politikanit të njohur spanjoll në Tiranë. Solana dhe Berisha (REUTERS) Në faqen 3

Nënë e bijë: i shpëtojnë vdekjes, por jo spitalit

Pas udhëtimit me skaf sëmuren nga bronkopolmonia BRINDIZI - Një nënë e shumë e sëmura. Vetëm pas trembur që shtrëngon fort vajzën e saj të vogël, duke ecur mbi shkallët e lagura të stacionit të Monopolit. Janë mes një grupi shumë të madh klandestinësh shqiptarë. Prej disa orësh kanë mbërritur në dhe të huaj dhe nuk e njohin dhe deri në atë moment kujtuan se “do t’ia dilhnin”. Këte pamje kanë parë karabinierët e Monopolit ndërsa përfundon një aksion kundër trafikimit ilegal të klandestinëve. Askush në momente të para nuk ka menduar se gruaja e shkretë, por sidomos vajza e saj tashmë ishin shumë të sëmura. Vetëm pas hutimit të parë - brenda grupit prej 16 vetash ishte gjetur edhe një person që transportonte pesë kilogram hashash - ushtarakët italianë kanë vënë re temperaturën e lartë dhe fytyrat e prera të të dyjave. Menjëherë sarakac spitali [?] e Monopolit edhe i kanë dërguar ato më pas në një urgjencë të qytetit. Tani në të dytat e shtruara në spital. Kushedi si e mendon në këto çaste, tani që, veç dështimit të “ëndrrës italiane” duhet të vuajë edhe sëmundjen e rëndë. p.r.e

Lideri i ri çeçen: "Rusët kanë gënjyer, unë jam ende gjallë"

Deklaratë befasuese e Jandarbijev Nga Bota Yandarbijev, lideri i ri çeçen (REUTERS) Në faqen 2