REPORTAZH / Helikopterë, polumbarë, kërkime ... Gjithçka nga vendi i tragjedisë Tmerr e lotë në Ligen Sot Shqipëria mban zi për 14 viktimat LIQENAS - Lotët dhe thirrjet e dëshpërimit të një nëne veshur me të zeza, përzier me zhurmën e helikopterëve, kanë hapur “skenën” makabre të tragjedisë së mëngjesit të djeshëm. Në bregun e liqenit ministrat, drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme, polumbarë dhe familjarë të viktimave. Në orën 7.30 drejt ishullit ku kërkimin kanë bërë një ditë më parë 13 nxënës dhe mësuesi i tyre Edmond Mato janë nisur barkat e para dhe helikopterët që kanë transportuar forcat speciale të zhytësve. I pari me një varkë është nisur Musaraj dhe Cikuli të ndodhur në Ligenas - fshat rreth 40 kilometra larg Korçës - që në orët e para të mëngjesit. Pas tyre varkat e peshkatarëve nisen grupe-grupe. Helikopterët ulen e ngrihen çdo 10 minuta. çdo 10 minuta. Gjithçka tashmë është zhvendosur në ishullin e vetmuar - afro një kilometër e gjysëm larg bregut - bukuria e të cilit kishte ndjellë drejt vdekjes maturantët. Vështirë e dhimbshme dhe shpresat e të gjithëve ngulen drejt “kështjellës” shkëmbore ku kanë nisur përgatitjet për kërkimet nën ujë. Janë 10 polumbarë që mbushin bombolat me oksigjen, veshin pajisjet e tyre dhe bëhen gati për të kërkuar. Armand Mero në faqen 7
Tronditja e një prindi pranë arkivolit të së bijës (Foto: Hektor PUSTINA)
Festë në kryeqytet: “Tirana” sërish kampione
FUTBOLL / Durrsakët mposhten nga “Partizani”
TIRANE - “Faleminderit Partizan”. Heshtje, lot gëzimi e më pas entuziazëm i papërshkruar në fushën e Qytetit të Nxënësve. Tirana është shpallur kampione për sezonin 1995-1996.
Më në fund Tirana ka bërë rrëkëdhen e madhe dhe i ka dhënë “shah-mat” kampionatit. Në finishin e tij bardheblutë kanë bërë atë që durrsakët e kanë ëndërruar për 34 javë rresht, por që rivalët e tyre e kanë realizuar pikërisht atëherë kur i është dashur.
Në një ambient disi të pazakontë për një ndeshje kampionati ka filluar takimi “Tirana”-“Alpetrol”. Fusha, e cila do ishte më e denjë për një ndeshje të ish-kooperativave bujqësore, ka marrë menjëherë rëndësinë e një fushe ku do të dali skuadra kampione. Takimi ka filluar dhe ka mbaruar në një atmosferë më shumë miqësore.
"Si munda t’i shpëtoj këthetrave të vdekjes"
Tronditja e një princi pranë arkivolit të së bijës
(foto: Hektor PUSTINA)
"Si munda t’i shpëtoj këthetrave të vdekjes"
Në faqen 7
Tronditja e një princi pranë arkivolit të së bijës (foto: Hektor PUSTINA)
Njeriu i varkës: "S’ishte faji im"
Në faqen 7
Policë e grushta në fushë
Sambistët detyrohen të ndërhyjnë
Për rreth 12 minuta ndërpritet loja
Kapiteni Minga ngre kupën
Skena dhune dje në stadium
Në faqen 6
Kapiteni Minga ngre kupën; Skena dhune dje në stadium
Gjatë prillit çmimet 1,5 përqind më të larta
Tani perimet, frutat dhe vitaminat edhe më të shtrenjta
EKONOMI / Publikohet IÇK
Në faqen 3
Bllokohen hetimet për "ambasad at"
"Janë zhdukur shumë dokumenta"
Bllokohen hetimet për "ambasadat"
Pezullohen hetimet e Prokurorisë së Tiranës për ngjarjet e ambasadave në Tiranë, në korrik të ’90. Gjatë hetimor që ndiqte hetimet, pasika hetuar përreth 5 muaj ka qenë i detyruar të mbyllë, ndonëse përkohëshit, kabinet e dosjes voluminoze. “Mungesa e të theksuar në dokumentacionin e arkivave të Ministrisë së Brendëshme.
Në faqen 3
Nga Bota
Gjyqi kriminelëve:
Haag akuzon Slobodan Milosheviçin
Në faqen 2
"Shqipëria s’respekton shkrimtarët"
Kadare: "Po humbasim vlerat morale"
Takim i shkrimtarit të shquar me intelektualë të kryeqytetit
TIRANË - Një ton i sigurt, herë i ashpër dhe depërtues. Pak dy orë rresht Ismail Kadare flet për njerëzit e vendit të vet. I sapoardhur nga Parisi, shkrimtari analizon shqipëtarët, krizën e tyre morale, luftën e politikës metastazat e të cilës sakrifikojnë dhe vlerat më të çmuara të artëve, çështjen e Kosovës dhe raportet me opinionin e vendit të tij. Dhe sipas tij jo gjithçka shndrit, madje duke filluar nga çështja “Nobel” që ka mbetur ende pezull për të.
“Është pushtet që gjithnjë shqiptarët që janë përhapur si domos nga një vend në një ...” Kadare përsërit shkrimtarët. Kanë mbërritur në Stockholm me dhjetra letra shqipëtarësh që kërkojnë moskuptimin e tij si nobelist, dhe që përmbajnë shpifje nga më të ndryshmet. Këto më të vërtetë nuk e kuptoj”.
Në bisedë dhe pak vend për politikën. Mosaprovim për acarimin e skajshëm mes të majtën dhe të djathtës në vend. “Shkalla palë akuzon tjetrën për gjëra që është bërë në kaluaren duke harruar se mjaft prej tyre kanë qenë pjesëmarre dhe atyre janë ajt që kanë parë. Kjo është... Kadare - është vërtetë i politizuar dhe ka shkaktuar në sure fenomenesh të padals...” Dhe sipas tij, për fill të disa interesante të njerëz palës apo tjetres, vazhdimë të bëhen thirrje trrashkshmëria të tillë si Migjeni. “Vërtet qetësojnë vendi i botës nuk flori, s’kon shkrimtare që kanë qenë bashkëpunëtore të regjimit, por nuk kuptohet se pse Ihet menjani endë Migjeni, krijuesi me i madh për nga ana artistike. Kjo është absurdë”.
Në fokusin e Kadarese ka kultura dhe psikologjia mentale e shqiptarëve. “Sot për periudhën në tërësi historikë - heksoti ai Megjithatë kjo për të është një simptomë që nuk mund të justifikohë me tronditjet apo vështirësitë sociale që ... kaloi apo po kalon vendi. “Historitë e shtegjve, gjëja është gjëra burra. Pra, mik shkak që ka ndë historitë me tragjike, por grekët nuk janë aq të trazuar si dhe ne. Nuk kemi përse të hidhen inferiore. Kemi gratë dhe vajzat më të bukura në Ballkan, në natyrë që na e kemi të huajt dhe ne vend të pasur. Nuk ka asnjë arsyesë që të humbasim humanizmin, dinjitetin apo krenarinë. Kam përshtypjen se shqiptarët kanë qenë përherë të humbur për referencat morale dhe kjo është një hemoragji që s’kuptohet lehtë”.
Arlinda Causholli