Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë, 22 maj 1996

Internimet, pretencë e hekurt

Burg i përjetshëm për Lleshin, Myftiun, Çelën... Dje kërkesa e prokurorit. Të premten gjykata do të vendosë përfundimisht TIRANE - Burg të përjetshëm për Aranit Çelën, Zylyftar Ramizin, Haxhi Lleshin, Manush Myftiun dhe 25 vjet për Rrapi Mino[n], të akuzuar për krime kundër njerëzimit. Këtë ka kërkuar dje prokurori Arjan Sulstarova. Organi i prokurorisë i ka shpallur ata fajtorë për internimet, për dëbimet e shtetasve shqiptarë për arsye politike. Ndërkaq, para se të jepte pretencën, prokurori Sulsta ka hequr akuzën për genocid për Manush Myftiun, Aranit Çelën dhe Rrapi Minon, duke lënë në fuqi vetëm atë për krime kundër njerëzimit. E njëjta gjë ishte bërë gjatë hetimit gjyqësor edhe me Zylyftar Ramizin. Debate të ashpra mes gjykatësve dhe avokatëve dje, pas dhënies së pretencës, të cilët kërkonin me çdo kusht t'i fitonin kohë, e kjo ka përfunduar me dëbimin e avokatit të Lleshit nga salla e gjyqit. Në faqen 5 Cela, Ramizi e Mino duke dëgjuar pretencën (foto: H. Pustina) Cela, Ramizi e Mino duke dëgjuar pretencën (foto: H. Pustina)
Aranit Çela Zylyftar Ramizi Haxhi Lleshi Manush Myftiu Rrapi Mino[n] Tiranë

"Kështu kërkuan që të vrisja jugosllavin"

Rrëfim në gjyqatë Rrëfim në gjykatë "Kështu kërkuan që të vrisja jugosllavin" TIRANE - "Më kërkuan që të punojë për Sigurimin, të kaloja në Jugosllavi dhe të vrisja atje një njeri, i cili ishte komandant i quajtur Akefin[t] të Jugosllavisë" - njeriu që flet quhet Rebuf Noka, në shi i internuar dhe i burgosur politik, sot drejtor i burgut ku janë izoluar e arrestuarit për krime kundër njerëzimit, dhe dje ka dëshmuar në procesin ndaj pesë ish drejtuesve të partisë. I internuar që më kohë të re, ai tregon se i Sigurimi i Shtetit kishte tentuar ta fuste në rrjetin e tij "për mision të rëndësishëm". Në faqen 5
Rebuf Noka Akefin[t][?] Tiranë Jugosllavi

Depozitat "mësyjnë" në bankat e shtetit

Por janë shtuar edhe kreditë e pakthyera në fatat TIRANE - Bankat shqiptare po fryhen gjithnje e më shumë nga miliardat e depozitave ndërkohë që kreditë e pakthyera vazhdojnë të mbeten për to një problem mjaft shqetësues. Statistikat e Bankës së Shqipërisë kanë regjistruar në mars të këtij viti - krahasuar me fundin e vitit 1995 - një shtesë depozitash mbi 2 miliardë lekë. Por po thuaj me të njëjtat ritme është shtuar dhe masa e kredive të pakthyera në sportelet e bankave shtetërore nga kredimarrësit "mosmirënjohës". BKT-ja Në faqen 7
Tiranë

Partitë: Ja ku na duan votuesit

Pak ditë nga e diela, bilanci i fushatës Siguri, hamendje dhe optimizëm për ndeshjen e 26 majit TIRANE - Partitë politike të kanë hyrë në ethet e betejës elektorale për të ushtruar dhe vetëm tri ditë para provës së madhe lidhur me subjektet politike reshtojnë? e skanojnë që do të nesërme të 26 majit. Lëvizje, dhe shtresëzim, shpërndarje dhe konsolidim, zona të sigurta se lartë dhe harta me heterogjenitet votuesish. Eshtë kjo panoramë e përpunuar në zyrat e partive politike rreth elektoratit shqiptar që do të determinojë fatin politik të Shqipërisë për vitet 2000. Parlamenti Në faqen 3
Tiranë Shqipëri

I kthejnë librat pas 50 vjetësh

Histori TIRANE - Pas gati 50 vjetësh i kthejnë në bibliotekë e tij librat e grabitur. Mbi 50 vëllime enciklopedike kanë përfunduar tashmë në shtëpinë e djalit të intelektualit të shquar shqiptar Ivanaj. Ka qenë një vendim i Bashkisë së Tiranës ai që ka detyruar Agjencinë Telegrafike Shqiptare të nxjerrë nga raftet e vjetër libra me vlerë për t'i kthyer pronarit të vjetër. Enciklopeditë më të shquara botërore. Trecani, Larusse, ajo franceze - që nga viti 1947 - ishin rrëmbyer, gjaë një sekuestrimi Koçës. Kishin qenë 20 mijë vëllime që i ishin marrë pas vdekjes së tij të shpërdarat sipas pasurisë të ATSH - nëpër institucione të ndryshme. Disa dhjetë janë ende në Bibliotekën Kombëtare, Ministrinë e Bujqësisë apo dikastere të tjera, ndërkohë që pjesa më e madhe duket se është tretur pa lënë asnjë gjurmë. Koça ka qenë mësues i filozofisë dhe gjuhës italiane në liceun e Gjirokastrës ku i ka dhënë mësim edhe Enver Hoxhës. Ndoshta ky ka qenë dhe fati i tij i keq, pasi pas vdekjes atij iu sekuestrua gjithshka dhe u quajt armik i popullit.
Ivanaj Koça Enver Hoxha Tiranë Gjirokastër

Në votime 2.2 milion vetë

Jepet numri i saktë i zgjedhësve Sot përfundon shtypja e fletëve të votimit TIRANE - Do të "pushojë" së punuari, makina e shtypjes së fletëve të votimit. Për zgjedhjet elektorale në Shqipëri, janë 2 milion e 200 mijë vetë votimi, që do të tregojnë se cila parti, do të kurorëzohet si "as" i politikës shqiptare. Por drejt Komisioneve të Qendrave të Votimit, do të "rëndin" edhe 300 mijë fletë votimi më tepër. FLETEVOTIMI Në faqen 3
Tiranë Shqipëri

Zemërohet me nënën: nga inati djeg shtëpinë

Elbasan, gruaja i kërkon ndihmë pushtetit Zemërohet me nënën: nga inati djeg shtëpinë ELBASAN - Zemërohet me nënën dhe djeg shtëpinë. Ka qënë një grindje mes nënës dhe djalit, e cila më pas ka shkaktuar dhe tragjedinë. Aka përdorur benzinë si mjet lufte, e cila më pas ka çuar në ndezjen e shtëpisë. Hakmarrja e rrallë ka ndodhur para pak ditësh në Elbasan. L.K, ishte kthyer në shtëpi dhe kishte kërkuar që t'i jepet për në Greqi urgjentisht. Por një vonesë krejt e zakonshme mvis[?] kishte shkaktuar zemërimin e tij. Tashmë çdo gjë është zhdukur. Në atë që dikur quhej shtëpi kanë mbetur vetëm muret. Asnjë mjet dhe asnjë mundësi për tu ushqyer. E mbetur në këtë gjendje, nënës së gjorë nuk i ka mbetur tjetër gjë veçse t'i drejtohet organeve të pushtetit dhe atyre të bamirësisë për ndihmë. "Mi ndihmoni ju lutem, djalin ma do[m?]i shtëpinë dhe na la në mëshirë të fatit" - kjo është lutja që gruaja me emrin Liri pas shkrudimeve e dërrmuar shpreson se kjo radhë do të lëxojë dikush e do të vërë dorën në zemër për të ndrequr atë që shkaterroi biri.
L.k. Liri Elbasan Greqi

"Këngët e stinës" prenontojnë në "Rogner"

Të enjten në Europark zgjidhet fituesi "Këngët e stinës" prenontojnë në "Rogner" TIRANE - Këngët e stinës zbresin në "Rogner". Eurohotel i ngritur nga kompania austriake në zemër të Tiranës, hyn për herë të historinë e muzikës së lehtë shqiptare. Pak pas përfundimit të festivalit, Shqipëria do të vendosë me një përpara pishinës, me një dekor nde[s] surprizues. Të mërkurën? komponentët e mbetur nga seleksionimet dhe finalistët kanë nënshkruar udhëtimin e tyre dhe kur itinerari, të dalë edhe jashtë kufijve shtetërorë, i është afruar papritur edhe Durrësit Hotel "Rogner" Në faqen 8
Tiranë Rogner Durrës

Me "Gazetën" suplementi "Zgjedhjet '96"

Botim i studentëve të Gazetarisë Gratis për të gjithë lexuesit. Çmimi s'ndryshon Me "Gazetën" suplementi "Zgjedhjet '96" Botim i studentëve të Gazetarisë ZGJEDHJET '96 Tirana vendos fatin e të gjitha kthesave Në brendësi
Tiranë

Një Kompani Shqiptare

që bashkëpunon me Joint-Venture me disa Kompanitë e huaja është e interesuar për punësimin e nje ekonomisti financiar në funksionin e shefit të llogarisë. Kërkesat që kandidati të ketë të dhënat e mëposhtme: - Të ketë mbaruar Fakultetin e Ekonomisë. - Të ketë eksperience pune në fushën e financës. - Të njohë me së miri të gjitha procedurat për mbajtjen e llogarive në bazë të ligjit shqiptar. - Të ketë experience në përgatitjen e bilanceve. - Të njohë aspektet ligjore që kanë të bëjnë me procedurat e financës. - Të ketë aftësi organizimi dhe iniciativë për të vepruar. Kandidatët që plotësojnë këto kushte janë të mirëpritur të dorëzojnë C.V. në adresën: Albanian Observer Rr. "Perlat Rexhepi" Pall.9 Shk.1, Ap.4 Tirane. Tel. 274 19.
Perlat Rexhepi Tiranë RR. "perlat Rexhepi"