Dje nisi Kuvendi i Tretë i demokrativë
Berisha i flet për një orë e gjysëm 640 delegatëve: "Ja objektivat tona për zgjedhjet". Europianët mbështesin
PD, Melo, Bushati afrim i ri politik
TIRANË - Një afrim i ri politik është konfirmuar dje në Kuvendin e Tretë të PD. Në listën e të ftuarve - të cilët përshëndetën forumin më të lartë partiak që aktualisht udhëheq vendin - kanë qenë “suprizë” deklarimet e PBDNJ, PDK, për bashkëpunime të thella me PD. Dëshirën e një “mbështetje të plotë” për PD, e shprehën edhe dhe Teodor Laço, lider i PBSD dhe aktualisht ministër i kabinetit Meksi.
“PD i hapi hapësirat ndërtimit të një shteti demokratik”, deklaroi Melo në hyrje të fjalës së tij përshëndetëse. Duke rujatur të njëjtin ritëm politik në konstatimet e tij, kreu i PBDNJ, ka qenë plotësisht i bindur që në “edhe në të ardhmen PD, do të luajë një rol të dores së parë në të mirë të demokracisë”. Dhe është pikërisht kjo, që e ka shtyrë Melon të deklarojë afrimin e partisë së tij me PD. Këtë Melo e bazon tek Konvergjenca e programeve të PBDNJ dhe PD, të cilat në të ardhmen do të mundin me sa duket, që t’i japin dritën jeshile për “një bashkëpunim më të thellë me PD”. Pasi i ka dhënë fund fjalës së tij përshëndetëse, lideri i PBDNJ, nuk zbret shkallët e podiumit. I ndërprerë nga “ndërhyrja” e Berishës, Melo ka dëgjuar atë fjalë kreu i shtetit, i ka adresuar partisë së tij: “PD ka respekt për PBDNJ, dhe dua të siguroj se për bashkëpunime dhe aleanca, PD do të jetë e hapur për të luftuar frontin e kuq”, tha Berisha.
“Ne demokratët duke respektuar alternativat politike qofshin të majta apo të djathta, kemi bindjen se socialistët, edhe këta vite duhet të qëndrojnë në opozitë”, deklaroi lideri i PDK, Bushati. Duke dashur që të sqarojë pozicionin e partisë që udhëheq, ai deklaron që - PDK i thotë jo ekstremit të majtë, tërheqje për të mbrojtur më gjak këtutë e votimit dhe për “njëkohësisht shjegoij se “demokratët janë në oponencë konstruktive me PD, dhe në opozitë të hapur me PS”.
Elio Elini
Berisha dje në Kuvendin e PD
Partia Demokratike Shqiptare
KUVENDI I TRETË KOMBËTAR
"Çështja Nano": më 12 dosja do shkojë në Stamboll
Avokati Sanxhaku do flasë para UNP-së
TIRANË - Dosja Nano do të udhëtojë për në Stamboll pas dhjetë ditësh, sëbashku me avokatin Sanxhaku.
“Të rejat e fundit rreth zhvillimeve të çështjes Nano, si dhe të tjera materiale me të cilat Unioni Ndërparlamentar ka kërkuar të njihet, do të shkojnë në Stamboll dy ditë para se të nisë mbledhja e Unionit” - kështu ka konfirmuar avokati i Nanos, Përparim Sanxhaku, dje për Gazetën.
Fatos Nano
Duhanxhinjtë në hall: zhduken cigaret
Pullat largojnë paketat nga tregu
Nëpër kioska nis të lulëzojë "biznesi i nëndheshëm"
Tyrbe të kihyera në lokale
Petrelë, protestojnë vendasit
TIRANË - Privatizimi i monumenteve të kulturës. Pas 500 vjetësh dy objekte kulti, tyrbe, në Kalanë e Petrelës, janë kthyer në kuzhina të një restoranti. Që prej dy vjetësh dikush është bërë pronar i tyre, ndërkohë që gjykatat hapin dhe mbyllin dosjet kësaj çështjeje. Gjyka-ta e shkallës së parë dy herë ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të kthimit të pronave në Bashkinë e Tiranës.
Në faqen 5
"Pikturat tona
Flasin artistët shqiptarë
VLORË
Shiu pengon trenin
Në faqen 5
FIER
Makina në humnerë: 5 të plagosur
Në faqen 5
GJIROKASTËR
Refugjatët kthehen për Pashkët
Në faqen 5
Tiranë
Numri një i Këshillit të Evropës mbërrin në Shqipëri
Në faqen 3
Flasin artistët shqiptarë
“Pikturat tona shiten lirë”
Klientët më të shumtë janë të huaj. Për një vepër zakonisht paguhet vetëm 200 deri 300 dollarë
TIRANË - Kohë emigrimi për pikturat shqiptare. Duke mos gjetur një blerës lokal detyrohen “të shiten” te të huajt, dhe kur i shesin fare detyrohen ta shesin lirë bukurinë e tëndë.
Në faqen 7
FUTBOLL
Kupa e Kupave: parizienët e vjenezët pranë finales
Shansepër “Paris” SG dhe “Rapid”
Në faqen 8
Nga ndeshja “Deportivo” - “Paris” SG 0:1 (REUTERS)
Nga Bota
Flamuri amerikan në gjysmështizë
(REUTERS)
Gjendet kufoma e Sekretarit Braun
Në faqen 2
Flamuri amerikan në gjysmështizë (REUTERS)
Italiani nga Brindizi vidhte makina në Durrës
Policia kap të huajin mashtrues
DURRËS - Nga Italia për të vjedhur makina në Shqipëri. Dukët paksa e çuditshme por kjo është historia e 41-vjeçarit nga Brindizi, Arcangelo Passiante i cili është kapur nga forcat e policisë së Durrësit me një makinë të grabitur një shqiptari. Për italianin i cili kishte gjetur Shqipërinë vendin për t’u pasuruar me mashtrime, vjedhje dhe falsifikime dokumentash kishin qenë me vete e fituar.
Fillimisht ai i kishte marrë makinën një durrsaku me pretekstin se do të bënte një xhiro, e më pas ishte zhdukur dhe e kishte shitur veturën në Laç për 30 mijë lekë. Të nesërmen rikthehet dhe propoon të përsërisë të njëjtin truk me një “Fiat”, por këtë herë mbetet me gisht në gojë. E lajmëruar, Policia e Durrësit ishte vënë në gjurmët e tij, dhe ka mundur të bëjë ndalimin e mashtruesit.
Passiante nuk kishte patur asnjë hobbi vetëm makinat. Ai njihej si diplomat i Ambasadës Italiane e merret para për të dhënë viza. Në kurthin e mashtruesit kishin rënë qytetarë nga Vlora, Tirana e Durrësi. Italiani kishin paguar për të pajisur me një vizë italiane.
CIGARE
Gazeta treg
Në faqen 6
VLORË
Shiu
Tiranë
Numri një
DNJ duej 1, 2, 3?
të ardhmen do të mund... din me sa duket, që t’i hapur me PS”. Elio Elini