08/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 korrik 1996

Shqipëria në votime më 26 maj

Shpallet edhe përbërja e Komisionit Qendror elektoral Shqipëria në votime më 26 maj Dje Presidenti cakton datën e zgjedhjeve TIRANË - Shqiptarët më 26 maj drejt kutive të votimit. Dje në mbrëmje, ka qenë kreu i shtetit, Berisha, i cili me anë të një dekreti të dalë nga kancelaria e tij, ka caktuar përfundimisht datën e zgjedhjeve. Kanë mbaruar kështu së “renduri”, preferencat politike të partive, të cilat vetën një muaj më parë - pasi kishin kaluar pragun presidencial - tek tryeza ovale e Berishës, parashtruan idetë dhe obsionet e tyre për datën e zgjedhjeve. Ide të cilat, duket se kanë vënë numërin një të shtetit dhe opozitën në të njëjtin skalion politik Në faqen 3

Shpërthimi i digës: rikthehet paqja

DURRES - Mposhtet rezervuari gjigand i Tarinit në rrethin e Dur-resit. Pas katër ditënetësh ankthi dhe tmerri - në mesnatën e të hënës ishte shpërthyer diga e rezervuarit - gjendja është normalizuar. Niveli i ujrave ka qenë dhe vetëm dy ditë më pas - ky është mendimi i inxhinierëve të hidrogjeologjisë - mund të fillojnë punimet për riparimin e digës. Dy arteriet e rezervuarit, kanali i lëshuesit dhe ai shkarkuesit kanë bërë të mundur evadimin e gati 1.4 milion metrave kub ujë në vetëm tre ditë. Fshatarët që kishin braktisur banesat e tyre të kër-cënuara nga ujrat tashmë janë rikthyer dhe kanë filluar jetën normal-e. Një fondikonsiderueshëm është akorduar nga qeveria për trajtimin e tyre ushqimor dhe të tjera para pritet të dalin nga rezervat e shtetit për t’i kthyer “qetësinë” rezervuarit. Forca të ushtrisë dhe policisë si dhe tre shtabe emergjence kanë qëndruar çdo çast pranë banorëve. Në faqen 7 Çarja në rezervuarin e Tarinit

DURRES - Mposhtet rezervuari gjigand i Tarinit në rrethin e Dur-resit.

Rinas, avioni në flakë: shmanget katastrofa

Aeroplani sapo do nisej për Stamboll Zjarr shpërthen në motorr[a] Aeroplani sapo do nisej për Stamboll Rinas, avioni në flakë: shmanget katastrofa Zjarr shpërthen në motorr[a] TIRANE - Alarm në aeroportin e Rinasit, dhe vetëm për pak është shmangur një tragjedi ajrore. Në momentin e nisjes avioni i shoqërisë “Turkish Airlines” ka marrë flakë. Ka qenë ekuipazhi i avionit që ka nxjerrë jashtë të gjithë pasagjerët - rreth 80 vetë - ndërkohë që mjetet emergjente të zjarrfikësve kanë vënë nën kontroll flakët. Ndërsa fluturimi i pasagjerëve për në Turqi ishte pezulluar, mekanikët dhe specialistët kanë punuar dy ditë rresht për të riparuar dëmet e avionit. Në faqen 7

Nanos Ië dekoratën e Tepelenës

Por po dje e rifiton në Kuçovë Dje procesi që i hoqi “Qytetarinë e Nderit”

Lideri i PS tani

Dje vendimi i Bashkisë

Ska[r]fi i zhdukur në mars: Italia nis kërkimet në ujërat e Otrantos

Asnjë gjurmë nga të mbyturit VLORE-Pas një muaji autoritetet italiane fillojnë kërkimet për të humburit e marsit. Mjetet e sofistikuara të marinës së sai, skafët, zhytësit specialë tashmë po kontrollojnë ujërat e Otrantos. Kanë nisur hetimet për të qartësuar mjegullën e ngjarjes që tronditi vendin. Ndërsa nëpër familjet e 34 personave tragjedia e skafit të zhdukur vret më shumë se kurrë, pas kërkimeve të njëpasnjëshme të palës shqiptare asnjë prej ekuipazhit nuk është gjetur. Në faqen 7

Ernesto Sabato së shpejti në Tiranë

Një tjetër figurë e letërsisë e përmasave botërore fluturon drejt tokës shqiptare. Shumë shpejt Ernesto Sabato mbërrin në Tiranë. Duket se është përfundimisht e sigurtë vizita e shkrimtarit latinoamerikan, në vendin që i dha çmimin e vet më të madh letrar. Tani Çmimi i parë ndërkombëtar, me emrin e mjeshtrit të letrave shqipe, “Kadare” do të jetë në duart e fituesit. Shkrimtari 85 vjeçar nga Argjentina ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e organizuar me këtë rast. Ishte në muajin prill koha e parashikuar qysh më parë nga vetë fituesi, për ardhjen e tij, që tashmë numri një i letrave shqipe që do t’i dhurojë kupën me emrin e tij shkrimtarit fitues. Nisja e Kadaresë nga Parisi më 12 prill do të jetë posaçërisht me këtë rast. Me predispozitën për të bërë tradicional, i pari çmim “Kadare” nisi rrugën e tij duke vlerësuar letërsinë latinoamerikane. I dhënë nga Fondacioni kulturor VELIJA, në nëntor të vitit të kaluar, Çmimi Ndërkombëtar u atribua veprës së Ernesto Sabatos. Mes emrave të tillë si Allende, Neruda, Markez etj që kanë kontribuar letërsinë e vendit të Sabatos, duket se vetëm ky i fundit u bë shenjesta e çmimit shqiptar. Ishte juria me kryetar Rexhep Qosjen që unanimisht vendosi të çmonte nëpërmjet një çmimi, emrat e Kadaresë dhe Sabatos. Një vlerësim për argjentinasin, jo vetëm nga vendi i origjinës së nënës së tij, “Nëna ime ishte 50% shqiptare” do të shkruante Sabato - por edhe nga fama e Kadaresë që i atribuohet. E ka vlerësuar këtë fitore shkrimtarja i madh argjentinas dhe ka pranuar ftesën për ardhjen në Shqipëri për menjëherë pas shpalljes së Çmimit. Refuzimi i mëpasshëm nga vetë fituesi, vjen për shkak ngaqë person- le. Ishte vdekja e djalit të shkrimtarit që do ta bënte të pamundur udhëtimin. Por gjithsesi: Nuk dua të mbul[?] sytë pa parë malet e Shqipërisë. Mund të vij pasi të kalojë dimri shqiptar- do t’i shkruante Sabato, drejtores së Fondacionit q’i i dha Çmimin, z. Mira Meksi. Fare pak ditë nga ardhja e Sabatos në Shqipëri për Çmimi “Kadare” ende pret të kalojë në duart e atij, që e ka merituar atë. Vizita në Tiranë e autorit të “Tunelit”, “Mbihëronjte dhe varrezat” apo “Abaddon shkatërruesi” shënon një nga aktivitetet më të rëndësishme të këtij viti.

Por po dje e rifiton në Kuçovë

Dje vendimi i Bashkisë Lideri i PS tani numri 1 në Kuçovë Bashkisë Lideri i PS tani numri 1 në Kuçovë “Fatos Nano ka merita në progresin demokratik në Shqipëri dhe Kuçovë”. Ky ishte motivacioni që pranuan këshilltarët bashkiakë të qytetit për shpalljen e liderit socialist qytetar nderi të Kuçovës. Dhe mbasdite, në një mbledhje rutinë të këshillit bashkiak, kryetari i tij Arqile Mjeshtri propozoi përpara 14 këshilltarëve, nga 17 që janë gjithsej, shpalljen e Fatos Nanos si qytetar nderi. Në faqen 3

ELBASAN Aksident: vdes nëna plagoset dhe i biri

Në faqen 7

VLORË Tregtarët: “Karburanti më shumë është ujë”

Në faqen 7

TIRANË Dymyly nga spitali: “Jam sëmurë më lironi”

Në faqen 7

PS pret kandidatët

Dhe PAD pret për “sitën” e pastërtisë Sot përgjigjia e Komisionit Dhe PAD pret për “sitën” e pastërtisë PS pret kandidatët Sot përgjigjia e Komisionit TIRANË - PS dhe PAD, presin sot në shtypin e njerëzve që do t’i përfaqësojnë në zgjedhjet elektorale të këtij viti. Të firmuara nga Komisioni i Verifikimit të Figurave Zyrtare, listat - me 315 kandidatë për deputetë socialistë dhe 30 për PAD - duket se do të rihapin ciklin e caktimit të kandidatëve në zonat elektorale, ku partitë pretendojnë të përfaqësohen. Në faqen 3

Tani për serbët para për rindërtim

Nga Bota Në faqen 2

“Tirana” fut në xhep finalen

Dje Kupa “Tirana” fut në xhep finalen “Teuta” barazon në Vlorë dhe kthehet e qetë në Durrës: edhe qetë në finale duket të jetë mëse e sigurt Në faqen 5 Nga ndeshja “Olimpik” - “Tirana” 1:3 (foto: H. Pustina)

“Milan” fiton pa Weah

Kampionati Italian Në faqen 6

Koncert në stadium, pa këngëtarë

Kavajë, gra e fëmijë me lule kthehen të zhgënjyer Koncert në stadium, pa këngëtarë Gjebrea dhe Gjili, lajmi ishte i rremë KAVAJË - Dikush kishte thënë se në qytet do të bëhej një koncert i madh dhe do të merrnin pjesë Ardit Gjebrea dhe këngëtarja nga Kosova Gili. Qindra banorë “pushtuan” stadiumin e Kavajës. Pas një ore apo dhe më tepër pritjeje askush nuk erdhi nga Tirana. Askush nuk e kishte parashikuar koncertin në Kavajë. Ndryshe bëhej fjalë për një mashtrim apo për atë realitet të rremë që servirët si i vërtetë në provincë. Dy këngëtarët nuk i kishte lajmëruar njeri për një koncert të martën në Kavajë. Madje ata nuk e dinin se ndodheshin 65 kilometra larg Tiranës po i prisnin me padurim qindra qytetarë me lule dhe të gatshëm të këndonin së bashku këngët e tyre. Oret kaluan dhe dikush tha atë që po mendonin të gjithë, ishin tallur me ndjenjat artdashëse të qytetarëve të Kavajës. Por historia merr një sirena të tjera, shumë me larg komikes kur shefi i policisë së Kavajës thotë se një gjë e tillë mund të jetë e organizuar me qëllim për të konfrontuar qytetarët me policinë. Fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi. Në stadium filluan shtërvitjen lojtarët e “Boses” dhe këngëtarët i ruajtën lutet e tyre për një herë tjetër. Qemal Carra Ardit Gjebrea Qemal Carra Ardit Gjebrea