19/04/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 prill 1996

Rruga për në BE kalon nga Italia

Shpresë nga Roma Sot Scalfaro në Tiranë TIRANË - Një Shqipëri që sheh me insistim integrimin në strukturat europiane e që kërkon një zgjidhje optimale për emigrantët dhe problemin e refugjatëve, ja panorama që do të gjejë në Tiranë presidenti italian Scalfaro. I ftuar nga Berisha me të cilin ai do të ketë edhe takimin kryesor, numri 1 i vendit me të cilin Shqipëria tashmë ka lidhur rrugën për asociimin në BE, mbërrin në Tiranë vetëm dy ditë para zgjedhjeve që do të zhvillohen në Itali. Aspiratat shqiptare do t’i përsëriten sot nga autoritetet më të larta të vendit, presidenti Scalfaro, i cili me ardhjen e tij - një muaj më parë kishte qenë në Tiranë ministrja e jashtme Susanna Agnelli - kthen vizitën e Berishës në Romë në tetor. Atëherë ishte firmosur një akord miqësie dhe marrëveshje të tjera bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm. Mes bënte me kontrollin e flukseve emigruese dhe mundësinë e organizimit të punësimit sezonal. Që nga tetori e deri tani, takimet e shumta janë zhvilluar në nivele të ndryshme mes dy palëve, për konkretizimin e plotë të këtyre marrëveshjeve. Tirana shpreson në mbështetjen e Italisë edhe në Bashkimin Europian, në mënyrë që lidhjet të forcohen deri në nënshkrimin e marrëveshjes së asociimit. Dhe fqinjët, që tani kanë në dorë presidencën e BE, duket se janë të gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre e arrijnë në konkludimin e marrëveshjes brenda qershorit. Në favor të Shqipërisë, presidenca italiane ka ushtruar influencën e vet, që krahas sektorëve tradicionalë të bashkëpunimit ekonomik dhe atij tregtar, të përfshihen edhe tregtar, të përfshihet në traktatin e BE edhe ai i bashkëpunimit politik. TIRANË - Një shqiptar që sheh me insistim integrimin në strukturat europiane...

Banda me maska grabit Bankën

Nga kasaforta rrëmbehen 340 mijë USD Banditë me automatikë sulmojnë në mesditë e plagosin dy persona: policin dhe një punonjëse Grabitësit janë larguar me një furgon me targë të huaj duke lënë pas breshëri automatik. Makina është gjetur pak kilometra më larg e braktisur dhe e shkrumbuar VLORË - Skenar filmash hollywoodiane në Vlorë. Dje në mesditë një “komando” e armatosur sulmon dhe grabit degën e Bankës Kombëtare. Breshëri automatik, dy të plagosur - një polic dhe një nëpunëse - dhe qindra milionë lekë e valutë të grabitura. Ky është bilanci tragjik i grabitjes - kjo është dhe vjedhja më spektakolare - ndërsa policia ka filluar ndjekjen e keqbërësve. Ngjarja e jashtëzakonshme ka ndodhur dje në mesditë në qytetin e Vlorës. Pesë vetë të maskuar dhe të armatosur me armë automatike, kanë mbërritur në dyert e bankës me një furgon të tipit “Renault”. Ata kanë zbritur prej tij dhe kanë mundur të hyjnë deri në dhomën e bankës pa hasur rezistencë. Befasia e veprimeve të tyre të shpejta u pasua dhe nga paniku dhe tmerri i momentëve të para: Keqbërësit qëllojnë me breshëri automatikun në banakun e arkës. Në faqen 5

Historia

Një glënkë ujë të çon në altar ELBASAN - Nuk kishte vendosur ende të martohej ndonëse ishte 30 vjeç dhe mendoi t’i drejtohej njeriut të pë-rëndisë. Një qytetar nga Elbasani, i këshilluar dhe nga e ëma, shkon në xhami. Hoxha panoi ta ndihmojë. Por në momentin e fundit, 30 vjeçari nuk “zbatoi” këshillën e tij. Dhe “eliksiri e dashu-risë” që i dha hoxha ai ia fali të dashurës më të vogël. Dhe çudia ndodhi. Pas dy muajsh qëndrimi në Greqi ai lajmëron se kishte gjetur gruan e jetës së tij: ishte martuar me një mbesë të bukur të Odiseut. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pak kohë më parë në Elbasan. Një nëne e shqetësuar nga kjo vendosën t’i birit 30 vjeçar për t’u martuar, e këshillon atë që të kërkojë ndihmë tek hoxha. Shkojnë të dy në xhami dhe atje pasi tregojnë për hallin e tyre mësojnë se mund të shpresojnë. Hoxha u jep një shishe me ujë, pasi kishte kënduar disa mbitë. Uji i shpresës merrte me vete në shtëpi, por pikërisht aty 30 vjeçari “fatalisht” ndryshon mendje dhe qëndrim ndaj magjisë së shenjtë. Me bujari ai ia fal atë vajzës më të vogël - ai ishte vetëm 24 vjeç - dhe i thotë që ta pijë ujin “se do t’i bëjë mirë”. I vogli nuk nguron dhe e piu me ëndje, ndoshta dhe pa ditur mirë se çfarë po bënte. Të nesërmen ndahen me njerëzit e shtëpisë dhe niset për në Greqi pa menduar përsëri ç'prizën e madhe që do t’i kishte rezervuar fati. Vetëm dy muaj pasi ai kishte shkeluar në tokën helene u ndez e madhe e plagosur nga shigjeta e dashurisë. Madje jo vetëm kaq, por e njëjta “plagë” i kishte prishur gjumin dhe një greke të bukur. Dhe më pas një telefonatë, ndoshta më e papritur nga rrethanat në të cilat ndodhi, lumturoi të afërmit e tij në Shqipëri. “Nënë do të martohem me greken”. Eleksiri i dashurisë i bekuar nga hoxha nuk kishte vonuar “të tregonte” se jeta është e mbushur me “kurthe” të papritura. Nuk dihet gjithashtu dhe se çfarë ka menduar i vëllai pas asaj telefonate. Ndoshta duhet të shkonte përsëri në xhami dhe të siguronte një vizë greke. Fat apo rastësi? Kushdo mund të bësojë çfarë të dojë. Bledar Starova

“Na lironi që të gjejmë paratë”

Prokuroria: “Ju vemë telefon dhe faks në qeli” Gjykata do vendosë sot për tre tregtarët e 2,5 milion USD fajde Janë me mijra njerëz që presin me ankth rikthimin e parave

S’kish kthyer fajdet:

Fier, drejtuesi i “Kadiu” arratisur në Turqi Sekuestrohet firma

Komisioni i zgjedhjeve: Betojë mes PD dhe PS

Molla e sherrit bëhet caktimi i drejtuesve lokalë Komisioni i zgjedhjeve Në faqen 3

Gjyqet e dosjeve nisin të hënën

Në Kasacion 13 politikanë TIRANË - Shkon në Gjykatën e Kasacionit lista e të pandehurve që do të gjykohen. Të hënën gjykatësit më të lartë do të nisin të shqyrtojnë përjashtimet e tyre nga e drejta për t’u zgjedhur. Pritet kështu shpresa e fundit për “të dëgjuarit” e parlamentit të ardhshëm. Në faqen 3

Shuhet Gila themeluesi i Telekomit

TIRANË - Telekomi ndërron nga Themeluesi i tij, i cili vdiq dy ditë më parë në moshën 68 vjeç. Për Ibrahim Gilen, respektet dhe kujtimet më të mira nga të gjithë punonjësit e postave dhe telekomunikacionit. Në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të PT-së në vitet ’73, shoqëroi historinë dhe zhvillimin e sistemit të komunikacionit në Shqipëri. Në 1991-92 ai ishte figura qendrore e organizuar në atë kohë nga Posta dhe Zyra e sistemit pune të veçantë.

Përcaktohen finalistët e Kupës së Kupave

SPORT Nga ndeshja “Rapid” - “Feyenoord” 3:0 (REUTERS) Përcaktohen finalistët e Kupës së Kupave “Paris” SG - “Rapid” Wien Në faqen 7

S'kish kthyer fajdet: Sekuestrohet firma

Fier, drejtuesi i "Kadiu" arratisur në Turqi Sekuestrohet firma Kishin mbledhur afro 400 mijë dollarë e pastaj ishin zhdukur pa lënë gjurmë Mijëra dollarë mall të sekuestruar pasinukia kthyer paratë njerëzve. Megjithatë për firmën “Kadiu” Fier shumë emra nga zyra të përmbarimit nuk përbën as një të dhënë asaj që ka grumbulluar për t’i kthyer me përqindje: bëhet fjalë për 400 mijë dollarë që detyrohen. Në faqen 5

Sa kushton një natë gjumë në kryeqytet

Udhëtim në hotelet e Tiranës Në faqen 7

Çmimi “Kadare” përshëndetet nga Këshilli i Europës

“Nderi i Kombit” për Sabaton, Kodrën, Kadarene TIRANË - E shtuna mblodhi të mërzdhënjë në Tiranë. Çmimi “Kadare” do të sjellë fituesin e tij, shkrimtarin Ernesto Sabato dhe për të parën herë piktorin Ibrahim Kodra. Ndërkohë një tjetër personalitet europian, Raymond Weber, Drejtori i Kulturës dhe Sportit në Këshillin e Europës, ka dërguar përshëndetjen e tij duke vlerësuar Kadarenë si personalitetin që ka bërë të njohur Shqipëria, atdhe i izoluar në botë dhe shkrimin që ai i dorëzon Sabatos. Një surprizë i pret ata të shtunën. Presidenti Berisha do t’i dorëzojë Urdhrin “Nderi i Kombit”, që akordohet për të parën herë në vendin tonë, Sabatos, shkrimtar i famshëm argjentinas, që origjinën e tij e ka nga vendi i Shqiponjave, merr çmimin “Kadare” për vitin 1995, por që në përmendjen e ardhshme së tij u shty pikërisht për pranverën e ’96. Ndërsa Ibrahim Kodra, përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e çmimit “Kadare”, do të festojë dhe ditëlindjen në kryeqytetin e atdheut të tij. Për personalitetet është parashikuar dhe një program i ngjeshur për pritje e vizitash për t’i njohur me vendin që për shumë vite ata nuk kanë mundur ta prekin dot. al.ma. Weber dhe Kadare

Gjykata Në faqen 5

Gazeta Treg

Në faqen 6

Molla e sherrit bëhet caktimi i drejtuesve lokalë

EKONOMI EKONOMI EKONOMI EKONOMI