Berat, nga eksplozioni trupat e viktimave kanë fluturuar 100 metra larg
Masakër me kapsolla: Tre të vrarë
Po çgrop osin fuqinë e barutit, shpërthim vdekjeje
BERAT - Masakër në Poliçan. Tre vetë mbetën të vdekur pas një shpërthimi të tmerrshëm të një sasie të konsiderueshme kapsollash. Një goditje e gabuar me kazem - kapsollat kanë qenë të mbyllura në një fuçi - ka qenë fatale për dy vëllezërit Zaimi nga Poliçani dhe një të ri nga fshati Potom i Skraparit. Nga tre viktimat të moshës 30-35 vjeçare - tashmë ata janë varrosur - në arkivole janë mbyllur pjesë të trupit të tyre të masakruar pabesueshmërisht nga shpërthimi. Ka ndodhur të shtunën mbasdite në vendin e quajtur Lëmi i Kiqos, pak kilometra larg qytetit të Poliçanit. Dy vëllezër nga ky qytet, Shpëtim Vëri Zaimi, 32 dhe 35 vjeç, si dhe Jaup Hasa, 34 vjeç, nga fshati Potom i Skraparit, humbën jetën si rezultat i një shpërthimi të fuqishëm të një sasie kapsollash fishekësh.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën mbasdite pasditë pak kilometra larg poliçanit. Një goditje e pakujdesshme e kazmës ka prekur një kapsollë duke shkaktuar kështu shpërthimin e tmerrshëm. Në fuçi kishte afro 500 mijë kapsolla fishekësh
I riu Buzi
Në faqen 5
Tregtarët e fajdeve shtyhet arrestimi
Denoncime të para për “Arkond”
Tregtarët e fajdeve shtyhet arrestimi
Pas padisë dhe akuzave të ngritura nga SHIK-u dje në Gjykatë dhe Prokurori janë depozituar denoncimet edhe të tre klientëve të cilët kishin futur paratë e tyre në këtë firmë
Në faqen 5
Italia vendos të shohë majtas
Zgjedhjet parlamentare
Italia vendos të shohë majtas
Votat për “Ullirin”
Prodi pas fitores
Ja reagimet e partive shqiptare
Në faqen 2
PS në miting: Nis fushata
Nga Tirana starti elektoral i socialistëve
PS në miting: Nis fushata
Pëllumbi: “Të ruajmë kutitë”
PS shpall 11 kandidaturat
TIRANE - “Erdha në Tiranë jo për të kërkuar presidentin, por për të varehten në mënyrë demonstrative në Sheshin ‘Skënderbej’, në shenjë proteste ndaj fatit tim të keq. Por kur pashë takimin e teza të presidencës vendosa të kërkoja takim me presidentin para se të vrisja veten”. Ilir Buza, i cili tashmë ka hyrë në histori si i riu i parë që donte të takonte Berishën me bombë në dorë, ka treguar historinë e tij se si përfundoi para presidencës në sy të snajperëve. Buza ka treguar dje në gjykatë se nuk ishte aspak i sëmurë psikik, por e vetmja sëmundje që kishte shkaktuar ngjarjen… më të rrallë të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ishte sëmundja e varfërisë së madhe që ka pushtuar familjen e tij në fshatin Mazhë, në Krujë. Ajo që ndodhi ditën e premte para presidencës dhe syrit të kamerave të televizioneve, nuk kishte qenë veçse epilogu i një tragjedie shpirtërore, e cila prej vitesh vriste dalëngadalë shpirtin e djallosur krutan. Në faqen 5
Transfuzion në majën e PD
Të dielën votimi. Shehu: "Mbyllëm ripërtëritjen"
PD
Ndryshon Kryesia: Jashtë Ruli, Uka…
Në faqen 5
Selia e PD
PS shpall 11 kandidaturat për kryeqytetin
Agim Fagu, Ermelinda Meksi, Luan Hajdara-ga, kreu socialist i Tiranës, Musa Ulqini, ja disa nga emrat kryesorë
Në faqen 3
Pëllumbi në mitingun e PS (foto: H. Pustina)
Shehu e Wirth dy orë bashkë
"Progrese tepër të dukshme"
Sekretari amerikan i shtetit: "Zgjedhjet do i ndjekim me interes"
TIRANË - Një funksionar i lartë nga Washingtoni ishte dje mikul i Tritan Shehut për mëse 2 orë në selinë qendrore të PD. Timothy E Wirth, sekretar i shtetit për marrëdhëniet globale u njoh me klimën politike e ekonomike shqiptare.
Në faqen 3
Ngacmon vajzën: e qëllojnë me thikë
FIER
Në faqen 5
Kallëp dinamiti për peshk: vritet
KAVAJË
Në faqen 5
Vodhen refugjatin: 3 në arrest
KORÇË
Në faqen 5
"Tirana" kundër Federatës
Pas incidentit në Vlorë
"Duan të na heqin titullin"
FUTBOLL
Pas incidentit në Vlorë
"Tirana" kundër Federatës
"Duan të na heqin titullin"
TIRANË - "Margjini nga fusha nuk është fryt i ndëshjes së fundit në Vlorë, por një vendim, i cili ka ardhur si rrjedhojë e gjithë padrejtësive që i janë bërë skuadrës tonë gjatë këtij kampionati". Akuza të ashpra të trajnerit të "Tiranës", Sulejman Mema, drejtuesit të FSHF-së, kolegjiumit të arbitrave shqiptarë të Tiranës, si dhe komisionit të apelimit të FSHF-së.
Në faqen 7
Malko: "Ka qenë një arbitërim, të cilin nuk e kisha vënë re deri më sot. Ai ka qenë i vendosur që ndeshjen t’ia japë ‘Flamurtarit’"
Kadare shpjegon vetveten
KULTURË
Kadare shpjegon vetveten
"Onufri" boton dialogun me Bosquet
Në faqen 7
Kodra feston ditëlindjen
Mes piktorëve në kryeqytet
TIRANË - I rrethuar nga piktorë, skulptorë dhe artistë të ndryshëm, në gjysmëndritën luhatëse të qirinjve, mjeshtri i madh i pikturës Ibrahim Kodra, ka festuar dje ditëlindjen e tij në Tiranë. Në një ceremoni të posaçme, me ‘merimin’ prej autoriteteve të larta shqiptare - një nga figurat qendrore të pikturës bashkëkohore, për herë të parë ka gëzuar për ditën e tij të shënuara të jetës së tij, në vendin e vet.
‘Unë u urova sukses dhe shpreh kënaqësinë time, që shoh kaq shumë bashkë me ju, piktorët e mëdhenj, gëzimin e madh të kësaj ditëlindjeje’, kanë thënë fjalët e Berishës. Urime e falenderime edhe nga Ministri i Kulturës Laço i cili nuk hezitoi të shprehë dëshirën e artistëve për edhe të shqiptarëve të thjeshtë të kenë në Galeritë kryesore një ekspozitë me veprat e Kodrës.
Duke iu referuar Dar-resit, Kodra i detyron tregun e suksesit jo vetëm talentit të tij, por së pari Odisea Pashkallit që ishte zbuluesi i aftësive të tij. Që pas studimeve në Itali ai arriti shumë shpejt hierarkinë e pikturës duke u bërë mik i mjeshtrave të mëdhenj të artit botëror.