12/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 qershor 1996

Embargo europiane për mishin?

Lopët e infektuara, BE vendos të enjten Pas sëmundjes në Korçë ndihma nga Brukseli. Por fqinjët kanë nisur bllokadën Europa do të mbyllë kufijtë për mishin shqiptar dhe produktet e tjera blegtorale? Deri tani gjithçka ka mbetur në kufijtë e propozimit dhe vetëm të enjten ekspertët europianë në Bruksel do të marrin vendimin e tyre për sëmundjen që preku lopët në fillim të majit në zonën e Korçës. Jo vetëm masa sigurie por edhe ndihmë për Shqipërinë. Nga Brukseli do të mbërrijnë vaksina të shumta për të bërë të mundur parandalimin e një, përhapjeje të mëtejshme, të infeksionit. Ndërkohë është vërtetuar që sëmundja nuk ka patur vatra në Shqipëri, por ka ardhur nga jashtë, ndoshta nga importet e mallrave të ndryshme blegtorale. Afta Epizootike e shfaqur kryesisht në zonën e Korçës kishte prekur dhjetëra krerë lope. Temperaturë, flluska në buzë dhe larg kishin qenë shenjat që kishin dhënë alarmin. Masa të shpejta parandaluese: kafshët e sëmura asgjësoheshin ndërsa tregu i Korçës u mbyll. Në Shqipëri mbërritën edhe ekspertë të Bashkimit Europian të cilët për disa ditë bënë analizën e situatës duke përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë. Ndërkohë në terren nja një grup fqinj tanë vunë barriera për produktet ushqimore që dalin nga Shqipëria. Në fillim Mali i Zi, Maqedonia e më pas Greqia dhe Italia. Në faqen 3

Italia, fitore të mëdhaish

Turqia e pafat Speciale EURO ’96 Fitore e vështirë e Italisë. Sacchi: “Në pjesën e dytë kemi qenë perfektë”. Kroacia ka shpëtuar për mrekulli. Goran Vlaoviç hero i ndëshkimit. Lot në sytë e turqve pas takimit. Edhe gjyqtarët e pjekur e kishin dhënë para ndeshjes për gazetat nuk i kanë dhënë atyre fajin e duhur për të përballuar një turne të tillë. Baste në Angli, por të tillë edhe në Shqipëri. Shuma të çmendura, por me interesantë deviza e tyre: “Pa baste nuk kaloh(et) jeta”. Në faqen 6

Shpërthen predha: masakrohen dy vëllezër

Po tentonin të nxirrnin tritolin për të gjuajtur peshk TRAGJEDI Dy vëllezër humbasin jetën në mënyrë tragjike. Një predhë luft arake italiane e mbetur në fund të detit që nga lufta e dytë botërore shpërthen dhe i vret të dy. Vëllezërit Çela kërkuan ta zbërthenin predhën për t’i marrë tritolin, që do ta përdornin më pas për gjuetinë e peshkut. Një gabim fatal dhe “zgjimi” i përbindëshit shkaktoi tragjedinë. Njëri nga vëllezërit e humbi jetën në çast i masakruar nga shpërthimi i papritur, kurse tjetri vdes mbrëmjen e të hënës në spitalin e Vlorës. Tragjedia mund të kishte edhe më tepër përmasa të tjera edhe më të mëdha: predha bëri një fluturim fatal pak mbi sipërfaqen e ujit dhe kaloi pak centimetra larg bashkë të një tragjeti të ankoruar në port. Një specialist xhenier shprehet se në një rast të tillë pasojat do të ishin të paparashikueshme. Policia e qytetit bregdetar ka evidentuar dhjetëra raste të gjuetisë me dinamit, madje jo vetëm në ujërat e Jonit, por edhe në ujërat e ëmbla të rrethit të Vlorës. Nuk kanë munguar rastet kur peshkatarë kanë humbur jetën dhe janë gjymtuar keqas nga dinamiti. Në faqen 5

Polic mashtrues

“Jemi Interpoli”! i grabisin gruas 100 mijë USD Mashtrues ndërkombëtar. Dy persona të prezantuar si të Interpolit kanë hyrë në shtëpinë e një gruaje 50 vjeçare grabitur 100 mijë dollarë të cilat i kishin të mbledhur nga paratë e dy djemve që punonin si emigrantë. “Kemi të dhëna se fëmijët e merren me drogë”, kishin thënë policët e rremë të cilët pas një kontrolli të imtësishëm të banesës kishin rënë në gjurmët e shumës marramendëse. Nën petkun zyrtar kishin marrë paratë e saj ndihmuar nga një djalë i ri vendas nga Tirana nuk ka nxjerrë asgjë në dritë. Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e kolegëve të tij të rremë. Ky rast duhet të shënon rekordin e mashtrimeve me veshje policisë pas atyre me atë të financës, pyjor… Në faqen 5

Çështja e votës: “duhet dialog”

Apel i Presidencës së BE Nuk ka ndryshuar shumë as aspak edhe qëndrimi i Presidencës së Bashkimit Europian ndaj zgjedhjeve në Shqipëri. Një deklaratë të djeshme i dëshmon piramidë europiane e ka bërë sërish thirrje partive shqiptare që të ulen në tryezën e dialogut. “Në tregohen të përmbajtur e të hyjnë në një dialog thelbësor që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive, për zgjidhjen e procesit elektoral”, thuhet në qëndrimin zyrtar të Presidencës së BE. E kënaqur duke edhe nga ndëshkimi i vërejtjeve të policisë për dhunën në shesh. Në faqen 3

Vapa shkakton viktimat e para

TIRANE - Vapa ka nisur të godasë, madje të godasë seriozisht. Njërez që vrapojnë të dermatologët për njollat që i janë shfaqur papritur pas një udhëtimi të “pafajshëm” nëpër plazh, këmbë të djegura, të pjetla, fluska që bëzdinin shumicën dhe… më në fund, një viktimë e keqngasjes së freskisë së ujrave të Erenit. Temperaturat e larta, thuasje të pazakonta për këtë fillim vere, kanë bërë që një fluks i paparë njerëzish të vrapojnë nëpër plazhet e vendit. Makina private, furgone që nxjerrin buken e përditshme të drejtuesve të tyre dhe mjete të tjera të rastit, çdo gjë që të largon nga qytetet ka qenë e vlefshme në këto ditë të mbretërimit të vapës. “Kujdes - kanë apeluar mjekët e njohur - të freskoheni në plazh nuk do të thotë të shtrihesh gjithë ditën në rreze të nxehta të diellit. Është mirë mirë të përdorni prej tyre në orët e para të mëngjesit, më pas ato s’dërdhoren në një ditë të këtij organizimi mund t’i shkaktohen shumë pasoja”. Në fakt fluksi i njerëzve që kanë vrapuar drejt famave për të kërkuar pomadë kundër djegjes është rritur në të njëjtën periudhë siç është edhe ritmi i frekuentuesve të plazhit. Dhe ka mbërritur edhe një lajm me të vërtetë tragjik. Një 11-vjeçar ka humbur jetën ndërsa zbavitej në ujërat e vapa në Ereni siç bëhet ne plazh të gjithë ditët. Policia tashmë është duke kërkuar trupin e tij të pajetë.

Karkaleci infekton të mbjellat

FIER Në faqen 3

Dënohet bariu grabitës

BERAT Në faqen 5

Policia denoncon policin

VLORE Në faqen 5

Lopët angleze marrin “vizë”

Bashkimi Europian heq embargon ndaj mishit britanik. NGA BOTA Në faqen 2

“Tradhtari Selman Ruzhdie s’ka arsye të verë këmbë në Shkodër”

Krijohet shoqatë miqësie nën flamurin e Ajatollah Khomeinit SHKODER “Selman Ruzhdie i mallkuar edhe në Shqipëri”. Në fat të mirë nuk është vendimi i ndonjë instance shtetërore, është vetëm pohimi i fortë i një prej organizatorëve të një shoqate të re që mban emrin e drejtuesit të Revolucionit Islamik Iranian, “Ajatullah Khomeini”. Shoqata e fundit është krijuar në këtë ditë të “nxet[a]” elektorale në qytetin më të madh të Veriut, në Shkodër. Ndonesë qëllimi i saj është tërësisht bamirës, të paktën kështu janë shprehur themeluesit e saj, ajo nuk ka munguar që të “go- dasë armikun e Allahut”, me një shkrim prej të cilëve është shkruar i njohuri iranian që jeton në Britaninë e Madhe. Sipas grupit iniciator qëllimi i shoqatës, që mban emrin e themeluesit të njohur të revolucionit islamik, të vëdek ur para disa vjetësh, përfshihet në një “lojë jashtë” të vetme “vepra bamirësie”. Kjo tematikë është pohuar për Gazetën Shqiptare edhe nga vetë organizatori i shoqatës, Gëzim Jakupi. Sipas të njëjti burim, shoqata në hapat e parë të saj po mundohet që të plotësojë objektivin e saj, t’i vijë në ndihmë jetimëve dhe të varfërve të vendit që nga keta të fundit ta ndjejnë veten të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë. Në fund të një takimi ideje, shoqata do të porsakrijuar ka ndërmend që të ngrejë struktura të posaçme që të ndihmojnë realizimin e objektivave të saj. Me guximshme duket se është deklarata e shoqatës lidhur me një njeri nga personazhet më të ndërlikuar të kulturës së sotme iraniane. “Selman Ruzhdie nuk ka vend në vendin tonë, ai me siguri do të nxisë probleme etj. nëse flet në gjirin e popullit tonë”, kanë thënë përfaqësuesit e shoqatës shqiptaro-iraniane në Shkodër. Ermal Mlika

Fisher: Zgjedhjet po i shayrtojmë

Në faqen 3

STATISTIKAT E MARSIT 1996

Si “rrufoll(o)het” hemisfera e punës Statistikat zyrtare kanë publikuar shifrat e dy hemisferave të botës së punës: punësimit dhe papunësisë për sektorin shtetëror dhe atë privat. Dhe rezulton se për një periudhë tremujore numri i të papunëve është pakësuar me 6 mijë vetë. Me të pakët në numër - rreth 1 mijë - janë edhe personat e punësuar. Në faqen 7

Vlorë

Vlorë