Poli i Qendrës ka denoncuar dje votimet e 16 qershorit në Gjykatën Kushtetuese si të paligjshme
Gazeta Shqiptare
15 qershor 1996
Zgjedhjet në bangon e të akuzuarit
Gjinushi: “Kërkojmë ribërjen e fushatës elektorale”
Pikërisht në vigjilje të tyre, raundi i tretë i zgjedhjeve që do të zhvillohet në 16 qershor, ka përfunduar në bankën e të akuzuarve.
Janë PAD dhe PSD - dy parti që formojnë Polin e Qendrës - që kanë depozituar dje në institucioni e lartë të drejtësisë shqiptare, Gjykatën Kushtetuese, denoncimin që kërkon shpalljen e tyre të paligjshme.
Dhe ndërkohë, këto parti opozitare kanë rik konfirmuar këmbënguljen e tyre për ribërjen e zgjedhjeve në shkallë vendi.
Në faqen 3
Trupi i Gjykatës Kushtetuese
Administratë
Kafetë mbyllin zyrat e shtetit
TIRANË - “Është shëtit? Po specialist? Po drejtor? Me kot reshk që të takosh nëpunësit e dikastereve në Tiranë. Përgjigjja që përsëritet qindra herë në ditë është ‘ka shkuar për kafe, mima të vijë më vonë’. Dhe njerëzit presin me orë të tëra që fillimisht të kafeja t’i vijë fundi.
Ndërkohë që makinat me targë të verdhë nisen për të kryer ‘ca punë të ngutshme’ dhe në lokalet përreth ministrive çuditërisht nuk gjen karrike bosh. Ata që tashmë janë bërë të njohur nëpër dyert e zyrave - natyrisht janë më të duruarit - bëjnë edhe një shëtitje në klubet aty pranë derisa dallojnë njërin që të shkruaj për ditë e ditë të radhë. Mjerisht, kjo është gjendja e administratës së kryeqytetit në këto ditë të nxehta të verës. I kujt është faji? I perëndisë së paszgjedhjeve, i stresit të përditshëm që tashmë është bërë i padurueshëm, apo i hallakaturit që vijnë e trokasin shumë shpesh. Dhe po të takosh zyrtarët, ankesat më të mbërthera në vesh panumër: “shumë punë, shumë vapë, njerëzit janë të vështirë”. Por nuk është vetëm kjo. Në qoftë se humb nëpër ndërtesat e ministrive, jo pak zyra - ku mund të punojnë dy apo tre veta - i gjen mbyllur. E lëviz më kot dorezën e derës me shpresën që ajo “t’i bindet” qëllimit tënd, por pas një shprese… Dhe problemi shtohet pa mundur të zgjidhen. Shih se apartia është injektuar thellë. Arësye? Shqipëria po përjeton një stres të përgjithshëm politik dhe ekonomik. Një tranzicion i vështirë që tashmë po shoqërohet me një periudhë zgjedhjesh maratonë për të cilat ende nuk mund të thuhet se kur do përfundojnë; megjithëse përpjekjet e shtetit për të zgjidhur çështjen e buxhetit, rrogat e nëpunësve janë krejt minimale në krahasim me ata që punojnë në sektorin privat. E ky fakt shtie. Ka nga ata që dalin nga disektet me biçikleta dhe natyrisht ka nga ata që dalin nga privatët me “benz”. Mund të kenë mbarruar të njëjtin fakultet... Megjithatë, të gjitha këto anomali të qendrave të vëzhgojnë në kurriz të mijëra të tjerëve. Duhet sakrifikuar? Ndoshta duhet një moto shpirtërore për të dalë nga gjendja e amullt që ka mpirë një pjesë të zyrave në Tiranë, edhe pse shija e parasë është fort e ëmbël. Janë me qindra ata që presin pas derës gjatë orarit zyrtar. E një gjë është e sigurt: moskokëçarja vërtet nuk të lodh, por nuk arrin para... Arlinda Çahusholli
Çekia e "vogël" mund Italinë e "madhe"
EURO '96
Liverpool, mbërrin super surpriza
Çekia e "vogël" mund Italinë e "madhe"
EURO 96 shënon surprizën e parë të madhe. Edhe pse bookmakers i kishin dhënë skuadrës çekë 1:150 për fitimin e kampionatit dhe asaj italiane 7-2 stadiumi i Liverpoolit i ka shkatërruar të gjitha. Çekët kanë fituar 2:1. Loja e dobët dhe fitore pa lavdi e Portugalisë kundër Turqisë. Sot në Wembley do të luhet derbi britanik e para ndeshje ndërkombëtare në historinë e futbollit. Debate në kampin gjerman. Basler: “Nuk kam ardhur nga Gjermania për të qëndruar në pankinë”. Kaos dhe zemërim në kampin rumun. Hagi: “Goli i Munteanut ka qenë shumë i rregullt.
Në faqen 7
Çekët i gëzohen golit të parë (Foto: REUTERS)
"Shkodra" blihet nga grekët
DURRËS
Në faqen 5
Komisioni kundërshton raportin e OSBE-së
Dje konferencë shtypi e juristëve
Konkluzionet e OSBE mbi parregullsitë e konstatuara nga vezhgues të huaj…
Konkluzionet e OSBE mbi parregullsitë e konstatuara nga vezhgues të huaj zgjedhjet parlamentare në
Komisioni konfirmon raportin e OSBE-së
Komisioni konfirmon nga vezhgues të huaj zgjedhjet parlamentare në Shqipëri kanë ndeshur reagimin e ashpër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një konferencë për gazetarë, juristë të këtij komisioni, e kanë cilësuar dokumentin e mbërritur nga Viena si të pabazuar në argumenta dhe faktet. Pasi kanë nënvizuar se vëzhguesit e OSBE kanë shkelur vetëm 7 përqind të qendrave të votimit, përfaqësuesit e komisionit evidentuar faktin që në raportin e OSBE, nuk thuhet asnjë fjalë për braktisjen arbitrare të komisioneve të zonave dhe qendrave të votimit nga Opozita. Nga podiumi i konferencës së shtypit është hedhur edhe vëlloja e dyshimit mbi disa vëzhgues të OSBE si “të ftuar nga PS”.
Në faqen 3
MBERRIJNE VËZHGUESIT
Zgjedhjet e së dielës: “Sy” i ri evropian
Europa nis sërish “syrin” që do të vëzhgojë zgjedhjet e reja në Shqipëri. Janë mbi 30 vëzhgues. Mungojnë vëzhguesit mirëfilltë për gjyqësisksalonete atyre që kanë ardhur tashmë konsiderohen si specialistë së ata të 26 majit.
Në faqen 3
Stepat ruse ndalin frymën: nesër dueli Jelcin-Zhuganov
Nga të dërguarit tanë në Moskë Armand MERO, Doriana LIKA
MBYLLET FUSHATA
Stepat ruse ndalin frymën: nesër dueli Jelcin-Zhuganov
Nga të dërguarit tanë në Moskë
Armand MERO, Doriana LIKA
Dje ka qenë dita e fundit, kur Jelcin dhe rivali tij më i fortë Zhuganov, i janë drejtuar elektoratit, me premtime por dhe akuza kundër njëri-tjetrit. Presidenti rus, ka preferuar të mbyllë fushatën e tij në Ekaterinburg. Ndërkohë Zhuganov, lideri i Partisë Komuniste, ka përcjellë ti shqiptarët frazat e propagandistike në Moskë. Krahas dy të mëdhënve, në zgjedhjet e së dielës, konkurrojnë edhe 12 kandidatë të tjerë mes të cilëve edhe Gorbaçov.
Në faqen 2
SPEKTAKEL Zëri i Tilit në një disk me kolegë suedezë
Regjistron dy këngë gjatë qëndrimit një mujor në Goteborg
.
Në faqen 4
Redina Tili, Blendi Çota
SPEKTAKEL Makashi 90 minuta këndon për korçarët
Tuna i veshur i këndoi “të ftuarve” në qytetin juglindor.
Në faqen 4
Reda Makashi
Bushi mbërrin në Vlorë: jaht, luks e vrapime
Vizita e dytë e ish-presidentit të SHBA
Një jaht luksoz, “Alek-sandria”, dikur pronë e Onasisit, ka sjellë në ujrat e Gjirit të Vlorës, ish-presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush dhe të shoqen, Barbara. Berisha, që ka mbërritur me helikopter nga Tirana ka shtruar darkën e mbrëmjes ardhjes. Vlonjatët janë curitur ndërsa shihnin Bushin e shoqëruar me vraponte “Uli i Ftohtë”.
Në faqen 3
Vlora
Drejtësi Caktohen gjyqtarët e parë që do punojnë në gjykatat e vogla
Në Tiranë krijohen seksioni familiar, tregtar...
Në faqen 5
Kafshë antiterror Qentë specialë shkollohen jashtë
Edhe qen që studiojnë me bursa jashtë shtetit. Në dukje e pa nevojshme, por në të vërtetë tepër e domosdoshme. Në Shqipëri është krijuar edhe skuadra antiterroriste e qenve të policisë. Një grup qenush policie është përgatitur në Itali dhe një tjetër është duke u shkolluar në Rumani. Ata janë në gjendje të zbulojnë armët dhe eksplozivin edhe më të sofistikuar.
Në faqen 5
Superfinalë kryqi
Në faqen 6
MBERRIJNE VEZHGUESIT
MBYLLET FUSHATA
KORÇË Rrufeja godet at e bir
Në faqen 5
KUKËS Shtrihet sinjali i TVSH
Në faqen 5