20/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 qershor 1996

Mashtrim gjigand me shishet e vajit: sekuestrohen 120 tonë

Prodhohej në vend, shitej si bullgar Një mashtrim i përmasave të mëdha por që është zbuluar nga inspektorët e Drejtorisë së Ushqimit. Plot 120 ton vaj të ardhur nga Bullgaria kanë rënë në rrjetën e sekuestrimit. Shishet ishin të mbushura 100 mililitra më pak nga masa e shkruar mbi etiketë. Por fakti më i rëndësishëm është se ndërsa ishte përgatitur të hidhej në treg si vaj sallatë, rezultoi se sasisa ishte e tëra vaj vegjetal, i cili duhej të kalonte nëpër disa procese termale që të kthehej në një nivel të përdorshëm nga konsumatori. Çështja e bllokimit të tij ka kaluar edhe në sferën diplomatike. Nga Drejtoria e Inspektimit është bërë një takim me përfaqësues të Ambasadës Bullgare, i cili është shoqëruar edhe me një notë verbale. “Duhet që mallrave ushqimore që nuk transportohen e shiten brenda rregullave, t’i vihet patjetër një barrikadë”. Në faqen 7

SHBA: “Ato zgjedhje s’mjaftojnë”

Ndërsa partitë ftohen në Strasburg Berisha dekreton: më 1 korrik do nisë nga puna Parlamenti i ri Zhvillime të reja në klimën postzgjedhore shqiptare. Një deklaratë e mbërritur dje nga SHBA kujton se votimet e 16 qershorit shihet të jenë të pamjaftueshme. Uashingtoni zyrtar kërkuar “gjetjen e një zgjidhjeje në rrethanat e krijuara”. Për një zgjidhje të tillë janë edhe kancelaritë evropiane. Nga Këshilli i Evropës ka mbërritur po dje një ftesë zyrtare që do të mblidhen në selinë e saj krerët e politikës shqiptare për fillimin e një dialogu që duhet të vazhdojë në Tiranë. Brenda këtyre zhvillimeve shqiptarët u njohën po dje edhe me datën e start të parlamentit të ri. Një dekret presidencial cakton 1 korrikun si ditën e parë të tij. Në pritje mbeten partitë për njohjen me proporcionalin përkatës. Zhvillime interesante priten edhe në këtë korsi e cila duket se do të sqarohet pas shifrave zyrtare që do të japë Komisioni Qendror. Në faqen 3

Ndryshon udhëheqja?

PS përgatit kongresin: starfon faza e dytë PS pritet që të zhvillojë në shtator Kongresin e saj të Dytë, i cili njëkohësisht mendohet se do të jetë edhe Kongresi i ndryshime të mëdha në gjirin e partisë më të madhe të opozitës. Në faqen 3

Sërish tension në Kosovë

RRETH PODUJEVËS . Fushatë ndalimesh e keqtrajtimesh mes shqiptarëve pas vrasjes së një polici serb. Gjendja rëndohet edhe në zonën rreth Mitrovicës. LDK bën thirrje për gjakftohtësi. Në faqen 2

“Internimet faj i Sigurimit”

ANTIGENOCIDI “Internimet faj i Sigurimit” Sot fjala e fundit e gjashtë të akuzuarve Gjashtë të akuzuarit për krime kundër njerëzimit janë mbrojtur dje para gjykatësve. “Fajtor për internimet është ko[?]

Italia ikën çekët ngazëllojnë

EURO ’96

Sulm kundër cannabis sativa

BERAT Në faqen 5

Sot fjala e fundit e gjashtë të akuzuarve

para gjykatësve. “Fajtor për internimet është komunizmi, por komunizmin nuk e sollëm ne në Shqipëri” - kështu kanë thënë ata dje. Seanca e fundit ka rindezur dhe një herë akuzat reciproke mes ish funksionarëve të lartë. Ish sekretarët e parë të partisë në rrethin kanë akuzuar dje Sigurimin e Shtetit si hartuesin e listave, të propozimeve të internuarve. Ndërkohë që pak javë më parë, gjatë mbrojtjes së tij, kishte qenë ish shefi i Sigurimit, Ramizi, që kishte deklaruar se propozimet për të internuarit i bën sekretarët e parë të rretheve dhe Sigurimi vetëm se verifikonte në këto lista bashkëpunëtorët e tij. Sot do të jetë fjala e fundit dhe ndoshta vendim i gjykatësve. Në faqen 5 Nga procesi Antigjenocid

Hysi: "Firmosa pa e ditur"

Dosjet Vladimir Hysi, ish Ministri i Brendshëm edhe pas kërkesës drejtuar gjykatësve për ndryshim të masës së arrestit, do të mbetet në burg. Ai akuzohet përzhdukje të dokumentave sekrete të ministrisë e sa ka deklaruar, dhe para gjykatësve ka treguar se ai vetë kishte firmosur një urdhër, në bazë të të cilit prokuroria pretendon se janë eliminuar materiale sekrete, por që e ka firmosur pa njohur mirë gjendjen psi kishte vetëm 5 ditë ministër. Në faqen 5

Çekët ngazëllojnë

Gjermani - Kroaci dhe Portugali - Çeki kanë qenë çiftet e fundit që ndeshjet e mbrëmshme kanë vendosur. Italianët kanë më shumë valixhet, ndërkohë që kampionët e vjetër të Danimarkës janë çkurorëzuar para kohe. Gjermania edhe pse nuk fituar ka dënuar ashpër Italinë. Një eliminim i cili ka qenë i barabartë me një ndeshje finale për të bardhët e Berti Vogst. Portugalia me fitoren kundër Kroacisë ka dalë e para në grup. Është plotësuar edhe dëshira e trajnerit kroat, Blazeviç, i cili ka deklaruar se do kish dëshirë që në çerekfinale të luanë kundër Gjermanisë. Deshira ka qenë e dyfishtë. Nga ana e tij trajneri portugez, Oliveira, gjithashtu ka qenë i kënaqur që fati nuk e bashkoi me Gjermaninë. Z. Sachi nën akuzë. Do të largohet. “Çdo gjë më shkon ndërmend në këto momente, por vetëm largimi nga skuadra përfaqësuese jo”. Faji i eliminimit. Natyrisht, që do njeri ka ditë të këqija në jetën e tij. Ajo e mbrëmshmja sigurisht që nuk ka qenë më. Lojtarëm mirë dhe nuk e meritojnë skualifikim”. Por, joqëndron dhe kështu. Në faqen 6 Çekët e gëzojnë kualifikimin (REUTERS)

Krabë-Elbasan mbi tre kushineta

Deri në mal me makinë dhe kthimi me karrocë ELBASAN - Me karrocë me kushineta nga Qafa e Kërrabës deri në Elbasan. Nuk është ndonjë mjet i ri udhëtimi i shpikur për nevoja emergjente, por lodra klasike e fëmijëve e cila ditët e fundit është shfaqur sërish në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan. Nga qyteti i Elbasanit vogëlushët bëjnë me makinë rrugën deri në mbaron ngjitja. Këtu fillon dhe aventura e tyre. Hipur mbi “makinën” e tyre ata përshkojnë gjithë zbritjen mes ullishtave deri në Kombinatin Metalurgjik. Një dërrasë dhe tre kushineta - është ky mjeti mbi të cilin ngjiten ka hipur dhe ka provuar bukurinë e të qenit shtrirë i një mali të tillë. Për fëmijët e tij, por edhe të rriturit e qytetit, kjo rrugë është kthyer në atë “karburant” që u bën të ecë makina e këtyre vogëlushëve, e cila shkon që e shpejtë nga sipër rradhës, vogëlushët nga Elbasani kanë gjetur një mënyrë krejt origjinale për të provuar kënaqësinë e udhëtimit me makinat prej dërrasash. Për të shkuar deri te vendin ku fillon kjo lojëta e quajnë diku, vogëlushët me grupe udhëtojnë, bashkë me karrocat e tyre, me auto-buza e kamionë. Në mëngjes pasi janë duke kolegët e tyre, makina kalon në makinat “për vete” të nisën aventurën, e cila herë pas here kthehet edhe një garë. Hipin mbi dërrasat, mbështesin këmbët tek makina dhe, pasi “disheza” kanë marrë hov, i lëshojnë në zbritjen tyre, ngrënë në shpirtin karrocat, sikur bëjnë kampionë të maleve me ski. (me.k)

Fishekë në treg: një i arrestuar

Sekuestrohen 12 mijë copë Edhe fishekë në tregun më të madh të Tiranës. Policia i ka zbuluar tre ditë më parë, ndërsa një tjetër tregtar i kishte ato në mes të tregtarëve të tjerë të tij. I ka bllokuar 2.410 copë fishekë për armë gjahu. Pas tij policia ka ndalur dhe furnizuesin, i cili i sillte nga Turqia, për tregti, duke i bllokuar dhe 11.000 fishekë të tjerë. Djali është arrestuar nga gjykatësit. Në faqen 5

kundër cannabis sativa

TIRANE Meksi: "Duhet disiplinë" Në faqen 3 KOPLIK Dënohet trafikanti i armëve Në faqen 5 BERAT Vale vjedhjesh përfshin kopshtet Në faqen 5