02/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 korrik 1996

Starton Parlamenti i ri: mungon PS e të tjerët

Rikonfirmon Meksin e Arbnorin Përfaqësuesit e SHBA-së s’janë në sallë Seanca e parë e Parlamentit të ri (foto: H. Pustina) Shqiptarët njohën dje kryeministrin e tyre të ri. Aleksandër Meksi riulet sërish në kolltukun e mbajtur në katër vitet e qeverisjes së tij. Me këtë vota kundër dhe 87 pro, Meksi kaloi provën e. Këshillit Kombëtar të PD-së për të ngjitur së shpejti në postin më të lartë të ekzekutivit. Një tjetër start në politikën shqiptare Parlamenti i ri ngriti dje siparin e tij në një mbasdite ceremonial[e] me shumë të ftuar e gazetarë. Komente e reagime të ndryshme pati mbi mungesën në lojë të përfaqësuesve të ambasadës amerikane. “Nuk mund të marrim pjesë në një parlament që ka dalë nga zgjedhje të parregullta” do të komentonin funksionarët e ceremonialë kur me pas. Sot sa vetim pak orë më pas. Sot [tekst i paqartë] të 30 parlamentarët do të zgjidhnin sërish në sallë për të dhënë udhë të pari[k]omision të votuar dje: atë të verifikimit të mandateve.

Trafik bërthamor nga Rusia?

Osmiumi ish prodhuar në uzinat sovjetike Dyshime të forta mbi lidhje mes shqiptarëve dhe organizatave lindore TIRANË - Ampulat radioaktive të kapura në Tiranë vinin nga Rusia. Dy dymbëdhjetë [?] trafikantët kapur me ampulat me elementin Osmium ishin në gjykatë. Trafik radioaktivësh në Shqipëri e Rusisë? Ende nuk ka një linjë të qartë, por hetimet paraprake kanë zbuluar fije të lidhura me trafikantët e huaj. Bashkë me ampulat të cilat nga 1 gram secila është kapur dhe një çertifikatë origjine e prodhimit të elementit kimik me veti radioaktive. Në të thuhej se Osmiumi ishte prodhuar në Laboratorin Qendror të Fizikës Nukleare në Moskë, në vitin 1954. Trafikantët e kishin blerë atë në Maqedoni me një çmim prej 5 mijë dollarë ampulën dhe e prisnin ta shisnin në tregjet e huaja me nga 30 mijë dollarë ampulën. Tani për tani dyshohet që Osmiumi të përdoret për armët bërthamore, por enciklopedia ushtarake tregon se ky element, i shpikur nga shkencëtarët sovjetikë enkas për mjet luftë përdoret për armët kimike të shfarosjes në masë. Ai është prodhuar në vitin 1952 dhe është produkt i aliazheve të disa elementeve, deri tani të padeshifruara nga shkencëtarët dhe është shumë i rrallë. Ndërsa gjykata dje ka vendosur masën e arrestit ndaj trafikantëve në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë kanë filluar të bëhen eksperimentet për të parë nëse vërtet kemi të bëjmë me një element të tillë, me të cilin sovjetikët për vite me radhë vunë në lëvizje shkencëtarët e gjysmës së botës. Enigma radioaktive Një lëndë e habitshme: Ja e gjithë historia Në faqen 3

ARRESTOHET “ARBERIA”

Dështon një tentative arratie e anijes Porti i Durrësit Transoqeaniku “Arberia” është bllokuar në portin turk të Çanakkalesë. Të enjten anija bëri një tentative për t’u arratisur, por u bllokua nga autoritetet turke. Tani pranë saj është ankoruar një luf[t]anije. Në faqen 5

“Kështu e shmangëm konfliktin me NATO-n”

Viti 1967. Nëndetëse shqiptare aventurohet në Siçili INTERVISTE / Flet Aleko Pojani, ish-komandant i nëndetëseve të bazës së Pasha Limanit VLORË - Një konflikt me NATO-n dhe traktati i Varshavës është shmangur falë vetëdijes së marinarëve të një nëndetëseje shqiptare krejt lumturisht. Reziko[n]te vërtet të ishte një konflikt që do të ndryshonte fatet e Mesdheut, për fat të mirë u shmang, por të gjitha strukturat ishin vënë në gatishmëri luftarake për luftë, çdo gjë ishte gati, por konflikti mes nesh dhe forcat e NATO-s ... HISTORIA Tri javë nën thellësitë [pjesa e mëtejshme e titullit është prerë] Kanë kaluar tashmë shumë vjet - ngjarja ka ndodhur 29 vjet më parë, më 1967, atëherë kur Shqipëria ishte ende në Traktatin e Varshavës - njeriu që për një kohë të gjatë ka komanduar të katër nëndetëset shqiptare tashmë është në pension - në shtëpinë, ku ai banon kohët e fundit në Vlorë ka rënë qetësia e zakonshme që pason të gjitha pensioneve. Biseda zhvillohet ngadalë, krejt ngadalë, sikur historia të që ai rrëfen të mos të kenë të bëjnë me këtë botë, por me një tjetër, me një botë e cila ka pasur një ritëm të ndryshëm nga ai i sotmi. Ndërsa bisedojmë me Aleko Pojanin, është pikërisht ky heroi i rrëfimit tonë, ish-komandanti i të katër nëndetëseve të vetme që dispononte Shqipëria. Në faqen 7 Aleko Pojani në komandën e nëndetëses

Triumf gjerman në Wembley

EURO ’96 Klinsmann ngre Kupën (REUTERS) Gjermania për të tretën herë në majën e Olimpit. Ata kanë triumfuar në finalen e madhe të Uembleyt falë forcës së karakterit, grintës dhe sidomos shpirtit të tyre. Vogts: “Respekt, respekt për këtë djem të mrekullueshëm. Kurrë nuk më ka shkuar në mendje se mund të humbnim”. Protagonist i natës magjike londineze është bërë Oliver Bierhoff. “Më është dukur vetja si në ëndërr. Ka qenë dicka magjike, megjithatë ne treguam se jemi skuadra më e mirë në Kampionatin Europian”. Zhgenjimi i madh në kampin çek, por gjithçka për humbjen e tyre ia dedikojnë gjykimit të arbitrit. “Pairetto ajo që bërë ti ka qenë një turp. Të gjithë e panë që goli i dytë i gjermanëve ka qenë i parregullt. Në kemi qenë skuadra më e mirë e kampionatit, por nuk na lanë të fitojmë”. Eufori në Gjermani. Sapo skuadra ka mbërritur në Frankfurt 30.000 tifozë janë mbledhur për të pritur heronjtë. Nga tribuna Berti Vogts dhe Jurgen Klinsmann kanë përshëndetur tifozët, të cilët janë shumëfishuar. Më pas në bashkinë e qytetit skuadra ka përfunduar në librin e artë. Në faqen 6

Tri javë nën thellësitë e Adriatikut

HISTORIA VLORË - Si ishte jeta në thellësitë e detit, të izoluar nga gjithë bota që të rrethon. Një nga protagonistët e jetës së nënujit rrëfen tani, ka disa vite që ka dalë në pension, jetën e tij për disa dekada mbi një anije të veçantë që quhet nëndetëse. Udhëtimi më i gjatë ka qenë më 1969. Atëherë “udhëheqja” donte të provonte kapacitetin e pavarësisë së nëndetëseve që kishim kaluar “provën e rru-sit”. Në faqen 7

“Letra me pikë” grabit drahmitë

Do t’i këmben­te tek kambistët, por i humbi në “kazino” “Letra me pikë” grabit drahmitë Denoncon në polici lojën e fatit TIRANË - Kishte punuar në Greqi dhe paratë e disa muajve i ka lënë brenda pak minutash në një “kazino” të çuditshme. Askush nuk ia ka grabitur apo vjedhur, por i ka lënë në bixhozin mashtrues të letrave me pikë. I ka ndodhur tre ditë më parë shtetasit K. Toromani. Ishte kthyer nga Greqia me 100 mijë drahmi dhe menjëherë është drejtuar për në tregun e valutës, pranë Bankës Kombëtare në Tiranë. Krahast dhjetra kambistëve që thërrisnin, secili në hesap të vet, duke kërkuar valutat për të blerë, ai kishte parë dhe një grumbull njerëzish që vëzhtronin në një sekondë fitonin deri në 50 apo 100 mijë lekë të vjetra. “Këtu me pikë, këtu e bardhë, kush e gjen kush është letra me pikë”. Dhjetra duar hidhinin kartmonedhat mbi një nga tre letrat, vendosur sipër një kutie kartoni. Dhe arti i mashtrimit tashmë është sofistikuar. Pronari i “kazinosë” në fillim kishte joshur me një fëmijë të vogla Toromanin. Po kështu ndodhte dhe me të tjerë përreth, për të cilët vetëm më pas ai ka mësuar se ishin bashkëpunëtorë të “lojës” së fatit. Ata i përpoqën të vinin lekët mbi letrën me pikë, duke garantuar dhe viktimën e gjore. Lojë pas loje, ai kishte lënë jo pak, por plot 100 mijë drahmi, të cilat i ishte dashur të paktëndy muaj pune për t’i mbledhur në Greqi. Pas kësaj ai ishte drejtuar për në polici duke denoncuar mashtruesin A. Baholli, të cilin më pas e ka ndaluar policia. (me.ki)

Vjedhësi minoren: “Jetoi si zotëri”

KAKAVIJE - Janë katër familje, më i madh prej tyre është 12 vjeç dhe njëkohësisht padroni i tyre; të tjerët janë dhënë në lypin për llogari të tij. Është larguar që para një viti e gjysëm nga shtëpia e prindërve - është nga një fshat i Fierit - dhe që atëherë është bërë të pavarur. Syrnojnë emigrantët që kthehen nga Athina dhe kur bie fluksi i udhëtarëve fillojnë të lypin. Fitojnë mjaft dhe nuk kanë ndërmend që të heqin dorë nga profesioni i vjedhësit. Në faqen 5

Aleko Pojani në komandën e nëndetëses

Klinsmann ngre Kupën (REUTERS)

Gjermania për të tretën herë në majën e Olimpit. Ata kanë triumfuar në finalen e madhe të Uembleyt falë forcës së karakterit, grintës dhe sidomos shpirtit të tyre.

FIER

“Vodha, por isha i dehur” Në faqen 5 VLORË Vetëvaret

NGA BOTA

Simitis vihet në krye të PASOK-ut Pas postit të Kryeministrit Simitis fiton dhe partinë Socialiste. Në faqen 2 Kosta Simitis

SPEKTAKËL

Jackson në krye të Hit-it shqiptar Një në “Gazetën Shqiptare” gara e këngëve të huaja e shqiptare Në faqen 4 Michael Jackson

KRYQI I KUQ SHQIPTAR

Lista zyrtare e çmimeve fituese të shortit Nr 34 datë 28 qershor 1996 të Lotarisë së Kryqit të Kuq Shqiptar Fitojnë një çmim prej 500 lekë biletat që përfundojnë me 86 Fitojnë një çmim prej 2.000 lekë biletat që përfundojnë me 705 Fitojnë një çmim prej 5.000 lekë biletat që përfundojnë me 7112 Fiton një çmim 50.000 lekë bileta me numër 13/5168 Fiton një çmim 100.000 lekë bileta me numër 9/0283 Fiton një çmim 500.000 lekë bileta me numër 8/9172 Hedhja e shortit të ardhshëm me datë 30 Korrik 1996.