14/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 korrik 1996

PD e PS ballë për ballë në tryezë

Partitë kërkojnë kapërcimin e krizës pas 26 majit Shehu: "Jemi optimistë për fillimin e dialogut me përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Sa do të zgjasë? Rëndësi ka që filloi" Pëllumbi: "Takimi është shumë i domosdoshëm në këtë situatë krize që ka mbërthyer vendin. Ai hap rrugën për dialog" TIRANË - Demokratët e socialistët drejt dialogut e kompromisit. Për herë të parë rivalët e politikës shqiptare, janë ulur dje në tavolinën e bisedimeve - jashtë parlamentit - duke hapur një etapë të re në historikun e tyre politik. Propozimet socialiste të përmbledhura në pesë pika, janë pranuar në seancën e parë të bisedimeve pa asnjë objeksion nga ana e PD-së. “Kërkojmë që të diskutohen ligji antigjenocid, problemi i kushtetutës dhe disa përmirësime në ligjin për zgjedhjet lokale”, kanë propozuar udhëheqësit e opozitës. Në vazhdim me liderët e partisë që aktualisht mban pushtetin. “Takimi mbi të gjitha ishte për të krijuar klimën e dialogut”, tha nënkryetari i PS-së, Servet Pëllumbi. “E rëndësishme është që kryesorja filloi”, deklaroi numri një i PD-së, pas takimit me përfaqësuesin demokratë. Në faqen 3 Dje gjatë bisedimeve

Parma sundon tregun e verës

Ka shpenzuar 50 milion USD në fazën e parë të merkatos Chiesa, lojtari më i shtrenjtë i merkatos Tifozët e Tiranës do ndjekin skuadrën në Kroaci Gjithçka mbi shitblerjet e fundit në Itali Në faqen 9-10

Portretet e Qeverisë Meksi II

Mbizotërojnë të rinjtë dhe korçarët Rruga e Ministrave të rinj nga lindja e deri në kabinet TIRANË - Të gjithë qeveritaren shqiptarë në “resht” që nga lindja deri në castin kur u bë luftan përpara Presidentit të Republikës, në udhëtim në biografinë e tyre dhe kryesora dilet nga fëmijëria. Këto janë pikat e para...

Irlandë, përleshje mes fanatikësh

NGA BOTA Irlandë, përleshje mes fanatikësh

Frangaj "divorcohet" me Lesin

TIRANË - Tronditje në stafin drejtues të së përditshmes “Koha Jonë”. Kryeredaktori i saj Aleksandër Frangaj ka deklaruar ndarjen përfundimtare me...

Skafistët vlonjatë i shpëtojnë ndjekjes

VLORE- Përleshje në det mes skafistëve dhe ushtarëve italianë. Rojet e bregut të cilat kanë diktuar shqiptarët janë vënë në ndjekje dhe kur kishin shumë pranë, një ushtar është hedhur në skafin vlonjat. Në përleshje e sipër uniforma e tij ka rënë në det, ndërsa dy vlonjatët dhe skafi i tyre, janë kthyer në atë. Në faqen 12

Mbizotërojnë të rinjtë dhe korçarët

TIRANË - Të gjithë qeveritarët shqiptarë në “rresht” që nga lindja e deri në çastin kur u betuan përpara Presidentit të Republikës, në udhëtimin me biografinë e tyre dhe kryesorja cilët janë ata. Këto janë pikate “enigmes” që po mundohemi të zbardhim. Është ndoshta kabineti më i ri qeveritar, me i “thinjuri” është ministri i kulturës Teodor Laço - ai ka mbushur 60 vjeç - dhe më e reja është një grua - sekretarja e shtetit për rininë, Roza Pati, 31 vjeç. Në kabinetin e Meksit nuk ka asnjë beqar; ministrat kanë përgjithësisht nga dy fëmijë dhe njohin po nga dy ose më shumë gjuhë të huaja. Që të gjithë flasin anglisht. Janë shtatë ministra që kanë lindur në Tiranë, kurse Safet Zhulali, ministër i mbrojtjes ka lindur në Strugë. Ngjitia më e befasishtme ka qenë ajo e Halit Shamatës, që nga regjistrat e shkollës dhe vargjet, kapërcen në numrin një të policisë shqiptare. Në faqen 11 Nga ceremonia e betimit të Kabinetit Meksi

Mes fanatikësh

BELFAST - Irlanda e Veriut ka përjetuar natën e pestë të dhunës, e cila është cilësuar si një skënderim i plotë. Trazirat që kanë përfshirë Irlandën e Veriut kanë bërë që Anglia dhe Irlanda të shkëmbejnë akuza të ashpra në lidhje me vendimin e policisë për të lejuar zhvillimin e një parade protestante përmes një zone katolike. Në Londonberri, qyteti i dytë kryesor katolik i veriut, policia ka njoftuar se trazirat ishin akoma më të mëdha se ato të së premtes në darkë, kur mbi forcat e sigurimit u ndërmorën më shumë se 900 sulme me shishe me benzinë. Xhon Berton ka dënuar rëndë të premten Qeverinë britanike për trazirat e shkaktuara në Irlandën e Veriut, të cilat, sipas tij, kanë dëmtuar rëndë procesin e paqes. Në faqen 2 Belfasti në flakë

me Lesin

TIRANË - Tronditje në stafin drejtues të së përditshmes “Koha Jonë”. Kryeredaktori i saj Aleksandër Frangaj ka deklaruar ndarjen përfundimtare me bashkëpronarin e tij në gazetë Nikollë Lesi. TIRANË - i saj Aleksandër Frangaj ka deklaruar ndarjen përfundimtare me bashkëpronarin e tij në gazetë Nikollë Lesi. Dhe duket se janë mosmarrëveshje për probleme financiare dhe të drejtimit të redaksisë që kanë shkaktuar çarjen e madhe. Dje në orët e vona të mbrëmjes, ka mbërritur deklarata e Frangajt që sqaron se “Pas një pune dhe përvoje të gjatë në gazetën ‘Koha Jonë’ si gazetar, kryeredaktor dhe bashkëpronar i saj, me dhimbje por i detyruar nga veprimet e pakontrolluara të Nikollë Lesit deklaroj se kërkoj ndarjen përfundimtare me të si bashkëpronar i gazetës dhe firmës ‘Koha Jonë’”. Dhe më poshtë Frangaj shpjegon se ndërmerr këtë hap për shkak të gjendjes së rëndë ekonomiko-financiare “të shkaktuar nga paaftësia drejtuese e Nikollë Lesit”. Si shkak të tjera numërohen dhe marrja po nga Lesi e blloqeve të mëdha që rrezikojnë seriozisht vazhdimësinë e “Kohës” si dhe përjashtimi nga puna për motive “absurde e personale” e gazetarëve dhe redaktorëve të talentuar. “Ndarja me Lesin - theksohet në fund me deklaratën e Frangajt - për mua dhe kolegët e mi do të thotë vazhdim i punës 5 vjeçare për të dhënë kontributin tonë të ndershëm dhe pa komplekse për shtypin dhe fjalën e lirë në Shqipëri”.

Policia i shpall “luftë” dhe qenve

Kërkon ndihmë Bashkia ELBASAN - Tani qentë rrugaçë nuk mund të “shëtisin” si më parë në lirinë që iu jep rraca e tyre. Një patrullë e posaçme policie ka tre ditë që po qellon mbi ta. Vetëm gjatë dy orëve të natës së të premtes janë vrarë 50 qen rrugaçë. Burime nga skuadra e policisë konfirmojnë se aksioni i tyre do të vazhdojë edhe më tej, deri në zhdukjen e tyre të plotë. Një kërkesë e Bashkisë ka gjetur menjëherë aprovimin dhe gatishmërinë e policisë për të luftuar qentë rrugaçë. Qytetarët të shumtë kanë kohë që ankohen për shkak të tyre. “Sidomos orët e vona të natës është e pamundur të dalësh në rrugë. Në çdo çast mund të të vërsulen viktime e qenve”, arsyetojnë një pjesë e bashkisë kërkesën e saj. Një aksion i ngjashëm është ndërmarrë edhe nga policia e Pogradecit. Në ndihmë të saj është vënë menjëherë dhe Shoqata e Gjuetarëve të cilët në këtë mënyrë gjejnë rast të ruajnë “nishanin” e zhdukur nga mungesa e gjahut të mirëfilltë. Të premten në mbrëmje, sipas “statistikave” të policisë, në qytet kanë bredhur rreth 100 qen më pak. BL. SI.

Dje takohen demokratë e socialistë. Kafe e limonata gjatë seancës

Gazeta TV

Në faqen 5-8

BETEJE NE DET

Skafistët vlonjatë i shpëtojnë ndjekjes