Zgjedhjet lokale: pranë kufirit të votimit në tetor
Partitë dakort me Berishën
Djetryeza. "Të ndryshojë ligji elektoral"
Përfaqësuesit e partive dje në Presidencë
TIRANË - Zgjedhjet lokale do të zhvillohen brenda dy javëve të fundit të tetorit. Kështu është vendosur dje gjatë një takimi mes presidentit Berisha dhe dhjetë partive politike.
Konsensus mes numrit një të shtetit dhe përfaqësuesve të lartë të partive: njëzëri ata i kanë hapur dritën jeshile zhvillimit të zgjedhjeve të Pushtetit Lokal në këtë periudhë të përcaktuar për të gjitha palët. “Koha është e përshtatshme për ne”, kanë deklaruar partitë. “Koha është e përshtatshme për ne”, kanë vendosur bashkarisht”, thotë Berisha. Vërejtje dhe sugjerime, kjo ka qenë tabloja e kësaj së sunduar bisedën dy orëshe të Presidentit me politikën e lartë. Madje përfaqësuesit e partive nuk kanë nguruar që në selinë presidenciale të Berisha të tregojnë edhe kushtet të cilat kërkojnë që të zhvillohen zgjedhjet.
Në faqen 3
Racizëm, digjet gjallë romi
E spërkasin me benzinë e i vënë flakën
INTERVISTE / Fatmiri 15-vjeçar tregon nga spitali tmerrin e asaj nate
TIRANË-Tmerr në periferi të kryeqytetit. Një 15 vjeçari rom i kanë vënë flakën pasi e kanë spërkatur me benzinë. Pas minutash të tëra luftë me flakët ai ka mundur t'i shpëtojë vdekjes. Tashmë ai është në spitalin e djeve në Tiranë në gjendje shumë të rëndë. Prindërit qëndrojnë tek koka që prej dy ditësh dhe kërkojnë drejtësia të ndëshkojë autorët e këtij krimi. Ndërkohë policia ka mundur të identifikojë dhe të ndalojë njërin prej katër autorëve të veprës së tmerrshme. Ai quhet Fatmir Çobani dhe sot pritet të shkojë në gjykatë për të marrë vendimin e gjykatës për masën e arrestit. Ngjarja ka ndodhur pardje, në periferi të Tiranës, afër parkut të makinave tek burgu. Djaloshi Fatmir Haxhiu, banues në Kombinat, kishte ardhur bashkë me të vëllanë 13 vjeçar, për të takuar një shokun e tyre. Në oren nëntë të mbrëmjes një furgon u kishte ndaluar pranë këmbëve. Katër vetë me hanxharë e kosore i kishin marrë dhe i kishin dhënë me perzier flakë. Aty u kishin kërkuar para, por pasi nuk u kishin gjetur asgjë i shndërruar me djegiene 15 vjeçari. “Më vendosën pranë furgonit të tyre dhe më derdhën në kokë një shishe plastike me benzol. Pastaj ndezën një shkrepëse dhe më vunë flakën”. Minuta të tëra luftë me vdekjen deri sa ka mundur të lehtë nga trupi rrobat e ndezura. Haxhiu, me të zëmekur arrin të tregojë tmerrin që ka përjetuar.
Në faqen 5
Fatmiri 15-vjeçar në spital
Operacion gjigand: gjueti vrasësit
Policia e rethon në varreza
TRAGJEDI AJRORE
Shpërthen avioni
Sorros nxjerr në breg gazetën "KJ"
TIRANË - Gazeta “Koha Jonë” dje u rikthye në treg. Pas disa ditësh mungese, e perditshmja i shpëtoi krizës, duke zënë sërish vendin e saj në shtypin shqiptar. Rik-
Protesta fermerëve frenon autostradën
Bllokohen punimet. Fshatarët: "Duam kompensimin"
Çështja e pronave. Shteti s’ka paguar për tokën e dëmtuar
TIRANË - Autostrada Tiranë-Durrës ka ngecur në vend. Fermerët, në tokat e të cilëve kryhen punimet, kanë protestuar për shkak se shteti nuk u ka shpërblyer atyre dëmin e shkaktuar në tokat e tyre. Tre ditë më parë dhjetra fshatarë ishin grumbulluar në vendin e punimeve, duke i detyruar
Bllokohen punimet. Fshatarët: Duam kompensimin
TIRANE - Autostrada Tiranë-Durrës ka ngecur në vend. Fermërët, në tokat e të cilëve kryhen punimet, kanë protestuar për shkak se shteti nuk u ka shpërblyer atyre dëmin e shkaktuar në tokat e tyre.
TIRANE - Autostrada Tiranë-Durrës ka ngecur në vend. Fermërët, shkaktuar në tokat e tyre. Tre ditë më parë dhjetëra buldozerët të ndërpresin punën. Ata pohojnë se nuk kanë si qëllim të ndërpresin ndërtimin e rrugës, të cilën dhe ata vetë e dëshirojnë, por kërkojnë zbatimin e ligjit, në bazë të të cilit shteti duhet t’u kompensojë atyre vlerën e tokës së dëmtuar. Që prej tre ditësh rruga nuk po përparon, por fshatarët janë të gatshëm për të biseduar me pushtetatarët lokalë për zgjidhjen e problemit. Janë rreth 1 milion e 300 mijë dollarë që fermerët e fshatit Kashar duhet të marrin nga shpërblimi për tokën e dëmtuar, por që ende nuk kanë marrë asnjë lek. Për këtë arsye fermerët, toka e të cilëve ende nuk është dëmtuar nuk lejojnë të dëmtohet. Sipërmarrësit italianë - sipas fermerëve - kanë deklaruar se kanë lëvruar paratë për në llogarinë e Komunës. Fshatarët çdo ditë presin në rrugë për të biseduar me zyrtarët lokalë, por dyshojnë se zvarritja dhe mungesa e një zgjidhjeje të problemit qëndron pikërisht tek krerët e këtij pushteti.
Autostrada e bllokuar
Raklli, 200 mijë marka te Hertha
TREGU I FUTBOLLIT
Raklli, 200 mijë marka te Hertha
Kontrata parashikon një sezon borxh
Megaofertë për Altin Rraklin. Për një vit ish-lojtari i Besës do të luajë me Hertha BSC të Berlinit. Një kontratë prej 200.000 markash do ta lidhë Altinin me klubin e kategorisë së dytë gjermane për sezonin e ardhshëm.
Pas gjashtë muajsh qëndrimi te Hertha, Rrakli do të vazhdojë në këtë mënyrë edhe për një vit të luajë aty. Ka qenë më parë një kontratë gjashtë mujore, e cila e ka lidhur atë me Herthën. Në fazën e dytë të kampionatit të kaluar gjerman u kategorizua së dyti ai e ka paraqitur mjaft mirë veten. Kështu, pardje në dyer e Freiburgut, klubi më të cilin Rrakli ka kontratë definitive deri në 1998-ën janë paraqitur përfaqësuesit berlinezë. Pas një pasdite bisedimesh me në fund është rënë dakord, Rraklli për një vit do të kalojë borxh nga Freiburg te Hertha BSC për një shumë prej 200.000 markash. Ka vazhduar në këtë mënyrë rikëmbja e skuadrës së Berlinit. Vetëm dy vjet më parë ajo ka qenë në një krizë të tmerrshme financiare. Por ndihma e shtetit dhe sidomos financimi i saj nga bosë të fuqishëm gjermanë kanë bërë që në dy vjet skuadra të ndryshojë pamje dhe këtë vit të synojë fare kategorinë e parë. Kanë qenë pikërisht këto arsye, të cilat kanë shtyrë drejtuesit e Herthës të drejtojnë sytë nga lojtarë shqiptarë. Një sezon i shkëlqyer i Rraklit në kategorinë e dytë gjermane dhe Hertha ka bërë të besojë që gjithë sa ai është një lojtar i mirë për kategorinë e dytë gjermane.
Ekipi olimpik shqiptar dje në Atlanta
Zaçe: “Duam rezultate”
TIRANE - Atletët shqiptarë në Atlanta. Ka filluar zyrtarisht dhe aventura shqiptare për Lojrat Olimpike të Atlantës.
Nën drejtimin e Marjeta Zaçes, sekretare e shtetit për sportin dhe Arben Jorgonit, kryetar i Komitetit Olimpik Shqiptar, skuadra jonë është nisur për në Amerikë.
“E rëndësishme do të jetë pjesëmarrja jonë në këto lojra” - ka deklaruar para nisjes për në Atlanta, sekretarja e shtetit për sportin Zaçe.
Për herë të parë në historinë e tij ekipi ynë do të jetë i veshur i tëri nga kostume sportive të financuara nga firma ADIDAS. Kanë qenë rreth 12 mijë dollarë të cilat kanë bërë të mundur këtë veshje të ekipit tonë. Gjithashtu ky ekip olimpik do të sponsorizohet edhe nga firma COCA-COLA, e cila është njëkohësisht edhe sponsori zyrtar i Lojrave të 100-ta Olimpike të Atlanta ’96.
Shpërthen avioni me 228 vetë
TIRANE - Gjueti e vërtetë e policisë ndaj një personi shumë të kërkuar që dyshohet si autor i disa vrasjeve.
Qindra policë, të mbështetur nga një helikopter dhe një numër qenësh të specializuar në ndjekjen e gjurmëve kanë rrethuar N. K., 32 vjeç, në periferi të Tiranës. Por orë të tëra kërkimesh kanë rezultuar të pafrytshme, sepse ai duke e njohur mirë terrenin mundi të çajë rrethimin. Një gjë të tillë ai e kishte bërë dhe dy herë të tjera më parë.
Ishin mobilizuar efektivat e katër komisariateve të Tiranës. Një punonjës i policisë kriminale i veshur civil ndodhej kiste bërë dhe të pazakontën, ka qenë pikërisht ai që e ka parë i pari të arratisurin dhe është ndeshur me të. Polici dhe i arratisuri kanë përballë njëri-tjetrin në mesditë me automatiket gati për zjarr, për minuta të tëra. Të dy i kishin zënë pozicion, por polici nuk mund të qëllonte i pari. Ligji lejon përdorimin e armës vetëm në rastet ekstreme. N. K., nuk pranoi t’i përgjigjet kërkesës për t’u dorëzuar, kurse polici vetëm e kishte të pamundur që të vepronte. Pasi mundi t’i shpëtojë shënjestrës së tij, i arratisuri hyri në një shtëpi në mes të kodrave në Shishtufinë dhe atje në mes të bëmës së madhe mundi të maskohet. Ai u pa disa herë nga bordi i helikopterit, por dhe nga disa qytetarë e megjithatë mundi të humbasë gjurmët. Mbas disa orësh në pjesë e forcave u tërhoqën në Tiranë, kurse pjesa tjetër vazhdoi të mbajë të bllokuar zonën.
Në faqen 5
NJU JORK - Qiejtë vranësin sërish. Një tragjedi ajrore ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Një avion ka shpërthyer vetëm 15 minuta pasi ishte ngritur në fluturim drejt Parisit. 228 të vdekur, pasagjerë e personel. Copa e aeroplanit kanë rënë në oqean së bashku me trupat e karbonizuar të udhëtarëve që mbrëmjen janë gjetur në det mbi 100. Misteri mbi shkaqet. Amerika i trembet një akti terrorist, në prag të Olimpiadës së Atlantës. Por deri më mbrëmje kjo ka mbetur vetëm në dyshim.
Në faqen 2
NJU JORK - Qiejtë vranësin sërish. Një tragjedi ajrore ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje.
Gazeta Treg
Në faqen 6
gazetën "KJ"
. TIRANE - ditësh mungese, e përditshmja shtypin shqiptar. Rikthimi i saj është padyshim një shenjë e mirë, sepse mbyllja e një gazete - e madhe apo e vogël qoftë - nuk i shërben askujt, madje është në dëm të vetë shtypit e fjalës së lirë në vend. Gjithçka u realizua përmes ndërmjetësisë së fondacionit Sorros që me një shpëtim të shpejtë ruajti lha 135 mijë dollarë për të mbuluar “shpenzimet e pajustifikuara e të tepërta të Nikollë Lesit - denoncuar nga Frangaj - të cilat kishin çuar në grumbullimin e një borxhi ndaj shtypshkronjës prej më shumë se 200 mijë dollarë”.
Kështu, pas për tre ditë me radhë luftuan me akuza të ndërsjella ndaj njëri-tjetrit, dy pronarë e “KJ” u pajtuan duke “harruar” çfarë kishin thënë dhe ranë dakord të punojnë sërish bashkë. Por këtu duket se pronarë e tyre do t’u qëndrojnë paksa larg. Asnjëri nuk do të jetë në gazetë. Frangaj iku si kryeredaktor dhe drejtimi do të bëhet nga një bord prej 5 vetësh. Ky ishte konsensusi i bashkëpunimit të mëtejshëm.
Por për të arritur deri këtu duhesh zgjidhur çështja e borxhit të krijuar, sipas Frangajt “nga shpërdorimet e ortakut të tij”. Në ndihmë erdhi menjëherë fondacioni Sorros i cili mori përsipër të mbulonte ato shpenzime. Me një praktikë të papaguar ndonjëherë at ndihmoi gazetën duke i dhënë një borxh të kthyeshëm, sasia e parave do t’i kthehet - sipas asaj që është garantuar nga Sorros - shtypshkronjës. “Qëllimi ynë është strukturimi i një bashkëkëshilli i gazetës dhe shndërrimi i saj në një institucion të vërtetë demokratik të fjalës së lirë”, thuhet në komunikatën për shtyp të fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Nuk dihen kushtet e mundshme për këtë veprim, por sidoqoftë “KJ” do vazhdojë të dalë - dhe kjo është më e vështirë e rëndësishme - nën kontrollin drejtimin e Sorros.