Dje Komiteti Drejtues diskuton për zgjedhjet dhe Kongresin e Partisë
Humbja e dytë e Fatos Nanos
Rrëzohet mesazhi. “Jo raport në Kongres”
TIRANË - Lideri i burgosur socialist humbet për herë të dytë. Mbledhja e djeshme e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, ka preferuar që të anashkalojë mesazhin më të fundit të Nanos, por duke mos “harruar” që të fokusojë në diskutimet e tij çështjen e mbajtjes së një raporti individual prej Kreut të PS-së në Kongres. Me të rëndësishme për anëtarët e Komitetit duket se kanë qenë çështja e zgjedhjeve të reja në organizatat e partisë dhe ajo e zgjedhjeve lokale. “Nanon nuk do të mbajë raport”, ky ka qenë vendimi i marrë prej shumicës së anëtarëve të Komitetit Drejtues, me të cilët janë bashkuar edhe disa përkrahës të mocionit të Nanos. “Unë jam anëtar vetëm i një komisioni, që punon për hartimin e raportit politik të Kongresit dhe nuk mund që të përfshihem në hartimin e ndonjë raporti individual”, deklaron Pandeli Majko, duke shënuar kështu tërheqjen e parë nga përkrahja e fuqishme që i kishte bërë Nanos dhe ideve të tij. Ka përfunduar kështu, mbledhja e Komitetit Drejtues të PS-së, e cila më shumë se gjithçka duket se është përpjekur për të mos acaruar edhe më tej marrëdhëniet mes udhëheqësisë së lartë të Partisë Socialiste dhe liderit Nano, të burgosur në Bënçë.
Dje në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PS-së
Në faqen 3
FLET HAJDARAGA
FLET
HAJDARAGA
“Vendimi ishte një garanci për unitet”
Luan Hajdaraga
TIRANË - “Vendimi ishte i drejtë”. Nënkryetari i PS-së, Luan Hajdaraga e ka mbështetur plotësisht hapin e ndërmarrë nga ana e Komitetit Drejtues që Nanon të mos mbajë raport individual në Kongres.
Në faqen 3
Rezolutat KE shpejt në Kuvend
Miratohet radha punimeve
Rezolutat KE shpejt në Kuvend
Do të nisë votimi
TIRANË - Në Kuvend shumë shpejt dokumentat evropiane. Konventa mbi të Drejtat e Njeriut dhe ajo mbi heqjen e torturës do të jenë brenda këtyre ditëve mbi tavolinat e deputetëve. Në seancën e djeshme Arbnori ka zbuluar rendin e ditës së parlamentit duke futur edhe dokumentat në fjalë. Urgjencë u komentua futja e tyre për votim. “Gjithçka është brenda afateve të përcaktuara nga Evropa”, kundërshton Spahia.
Parlamenti
Në faqen 3
Takime të PD në ambasadën SHBA
Spahia: “U morëm vesh”
Në faqen 3
Heroina, në spital një i ri
Një 28-vjeçar pranon mjekim të rreptë për të lënë drogën Heroina, në spital një i ri “Dua ekranin e TV, për të bërë apel” TIRANË - Një i ri në spital për të luftuar me heroinën. Pardje në mbrëmje një 28 vjeçar është shtruar në Klinikën Toksikologjike në spitalin ushtarak të Tiranës. Mjekët kanë filluar mjekimin intensiv për të, ndërkohë që ai vetë është i vendosur të luftojë për të moshuar efektin e heroinës. Ai ka pranuar një mjekim të rreptë për të fituar mbi drogën. Përdor çdo prej dy vjetësh rregullisht heroinën dhe në fund ka vendosur për ta mposhtur atë. Ai tashmë e ka marrë këtë vendim, por kërkon që të apelojë dhe për të tjerët. “Dua të flas në televizion - tha dje ai - tu drejtohem të droguarve, që të gjejnë kurajon dhe të vendosin për të lënë drogën”. Ai është vendosur në një dhomë dhe mbikqyret nga të afërm të tij, me të cilët ka “nënshkruar” dhe një kontratë që ta mbajnë me forcë edhe kur të jetë në momentet ankthëve të fuqishme. Në faqen 5
Tirana, dinjitozë kundër kroatëve
KUPA UEFA
Tirana, dinjitozë kundër kroatëve
Aventura e “Arbëria”: Tregon Kapiteni
Aventura e “Arbëria”:
Tregon
Kapiteni
Punëtorët viktimat e luftës ndaj karkalecit
TIRANË - Lufta ndaj karkalecit shkakton viktima edhe në njerëz.
Janë mbi dhjetë rastet e punëtorëve që kanë spërkatur me helme fushat, të cilët kanë përfunduar tashmë në spital. Midis tyre edhe një gjendje e rëndë. Punëtorët janë kuruar intensivisht në spitale dhe mbase janë mbajtur nën survejimin e mjekeve deri në pesë ditë kanë mundur të kthehen pranë familjeve të tyre. Mendohet se me simptoma më të lehta, këtë fat e kanë pasur një numur më i madh punëtorësh. Karkaleci filloi të “pushtojë” arat e fermerëve privatë shqiptarë që në fillim të majit. Më pas epidemia nisi të përhapet gradualisht në të gjithë vendin dhe u krijua një gjendje jashtëzakonshme. Specialistë të bujqësisë pohojnë se ndër të tjera një nga arsyet e përhapjes së karkalecit ka qenë dhe lënia e tokave pa punuar. Shteti ndërhyri dhe për zonat më të prekura u akorduan fonde që do të përdoren për zhdukjen e rrezikut. Kjo ndihmë kryesisht u përqendrua në dhënien e një sasie pesticidi. Por lufta kundër karkalecit pati dhënien e pasme të daljes. Punëtorët që spërkatnin fushat - të paktën dhe dhjetë raste të konfirmuara - u helmuan dhe vetë dhe u shtruan në spital. Vapa e madhe dhe injorimi i kushteve teknike kanë qenë arsyet e një të papriturë të tillë.
Arbëria”: Tregon Kapiteni
DURRES - Kapiteni i transoqeanikut “Arbëria” tregon për aventurën 16 mujore të anijes nëpër oqean dhe 14 porte të botës.
Peripeti dhe vështirësi të pa numurta gjatë lundrimit dhe në fund një arratisje nga një port turk, ku anija ishte bllokuar. Fatmir Fishta, 45 vjeç, shprehet i pakënaqur për privatizimin e anijes më të madhe shqiptare, sepse sipas tij në të duheshin parë si palë edhe marinarët.
Në faqen 5
Pas ekipeve, gazetarët
TIRANE - Ndeshje midis Shqipërisë dhe Kroacisë.
Nuk do të jenë përfaqësueset e dy vendeve, që do të luajnë të enjten paradite në stadiumin Selman Stërmasi, por përfaqësueset e gazetarëve sportivë të të dy vendeve. Gjithçka është konkretizuar mbërmjen në Tiranë gjatë stërvitjes së skuadrës Croatia. Ndeshja do të luhet ditën e enjte në orën 10.00 në stadiumin Selan Stërmasi. Trajneri i gazetarëve shqiptarë do të jetë Faruk Sejdini. Gjithashtu është biseduar edhe për “stimulit”. Ndërsa nga pala shqiptare është propozuar një bast prej 500 markash, duke kaluar edhe dy gola, kroatët kanë qenë më origjinalë në kërkesat e tyre. Për fitoren e ndeshjes kanë kërkuar të marrin me vete një bunker, ndërsa për humbjen ta lënë prapë këtu. Për sa i përket formacionit shqiptar ai do të përcaktohet sot para ndeshjes së Tiranës me Croatia.
Plaku plagos rëndë plakën për xhelozi
E kishte goditur me levë, përfundon në burg
TIRANE - Xhelozia vret edhe në pleqëri, madje shumë më rëndë se në rini.
Një i moshuar, A. Gunga 55 vjeçar, ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij për motive xhelozie, tre ditë më parë. Plaka tashmë është në spital në gjendje të rëndë, ndërsa plaku është arrestuar nën akuzën e plagosjes së rëndë. Dhe ndëshkimi i Gungës nuk ka qenë i lehtë. Me një levë ai ka goditur mbi trupin e bashkëshortes duke i shkaktuar plot 13 plagë vdekjeje në kokë.
Kronikat gjyqësore janë të mbushura me procese ku protagonistë janë bashkëshortët, të cilët kërkojnë divorçe për shkak të xhelozisë apo tradhtisë bashkëshortore. Por të pakët deri tani janë çift 55 vjeçarësh nuk është bërë protagonisti i ngjarjeve të tilla. Bashkëshortët Gunga kishin me shumë se tridhjetë vjet të martuar dhe bashkë xhelozia është ngjallur në pleqëri. Përvoja e atyre që e kanë kapërcyer këtë prag të jetës tregon se dashuria e dy bashkëshortëve të moshuar forcohet. Madje ka raste të tilla, kur burri apo gruaja, kanë ndjekur rrjet pas tjetrit nga mjerimi i vdekjes së njërit prej tyre. “E vërteta pasuri që kam është plaka” - dëgjon rëndom të thuhet në rrethin e të moshuarve. Por në rastin e dy bashkëshortëve Gunga ka ndodhur ndryshe. Nuk dihet të këtë patur arsye konkrete, por të paktën në polici A Gunga ka deklaruar se e ka sulmuar bashkëshorten e tij për motive xhelozie. Tashmë ai është arrestuar dhe do të dalë të martuar në gjykatë për t’iu përballë njeri-tjetrit në sallën e gjyqit.
(me.kj)
Gjykata e Tiranës
TIRANE - Vendim i papritur i gjykatës së shkallës së dytë, procesi i shtyrë pardje për në datën 30 do të zhvillohet sot në orën nëntë.
Çast nga një ndeshje e “Tiranës”
VENDOSI APELI
Antigjenocidi, sot procesi
VENDOSI
APELI
Antigjenocidi,
sot procesi
NGA BOTA
Sot e vërteta mbi aeroplanin e TWA?
NJU JORK - Duket se kërkuesit dhe hetuesit e FBI-së, në brigjet e Atlantikut, kanë arritur në përfundimet e tyre. Dje gjatë kërkimeve janë gjetur gjurmë eksplozivi në një copëz krahu të avionit. Specialistët e kanë konfirmuar këtë fakt si të rëndësishëm, por jo përfundimisht bindës. Gjithsesi, sipas disa burimeve të brendshme pritet që sot ose nesër të jepen rezultatet finale të këtyre kërkimeve në ujrat e Atlantikut.
Në faqen 2