03/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 gusht 1996

Partitë "përkëthejnë" Kristoferin

Pasoja në marrëdhëniet Washington-Tiranë? Pas deklaratës së ashpër të kryediplomatit amerikan prononcohen politikanët Të kujdesshëm në pozicionimet e tyre politike, krerët e partive shqiptare zbërthejnë fatin e marrëdhënieve mes Tiranës e Washingtonit. Spahia: "Amerikanët do bindën që zgjedhjet ishin të lira". Opozita: "E prisnim këtë qëndrim" TIRANE - Politika shqiptare reagon pas pozicionimit më të fundit të Washingtonit zyrtar. Liderët e gjithë partive shqiptare komentojnë thelbin e qëndrimit të Kristoferit, duke dhënë njëkohësisht edhe fatin e marrëdhënieve mes Tiranës e SHBA-së. Nëse për demokratët, amerikanët duhet të presin se "shpejt do tu jepen prova e ndërshmërisë politike të PD-së" krerët opozitarë shkojnë më tej. Duke përjashtuar ndikimet anësore në administratën amerikane, politikanët shqiptarë janë të mendimit se koshienca e amerikanit të thjeshtë për lirinë dhe zgjedhjet e lira janë thelb i qëndrimit dhe të amerikanit zyrtar e drejtues. Edhe pse tonet janë skajshmërisht të kundërta nga të dy kampet politike shqiptare, krerët e tyre janë gjithsesi të kujdesshëm në artikulimin e fatit që do të kenë marrëdhëniet mes Tiranës e Washingtonit në muajt që do të pasojnë. Nëse opozita shpreh një këto h[o?]roskop, pozita është më optimiste. Në faqen 3

Dosjet e burgjeve greke në Tiranë: gjykata nis shqyrtimin

Asnjë pengesë për ekstradimin Të burgosurit shqiptarë në Greqi TIRANE - Nisi "konvertimi" i dëshmive të të burgosurit shqiptarë në Greqi. Masat e dëshmitë që kanë dhënë grekët do të konvertohen tashmë sipas ligjeve shqiptare. Dy gjykata e Tiranës ka shqyrtuar tre dosjet e para të të dënuarve në Greqi. Tre të rinj janë ridërguar nga gjykatësit tane. Të tre ata ishin akuzuar për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit dhe ishin dënuar nga 5-6 vjet. Dy gjykatësit tanë kanë dëhnë denime me më të buta për këto veprapasi, sipas gjykatësve tanë ka parashikohen legjislacioni ynë për këto vepra. Tani, për gjykatësit, nuk ka më pengesa për ekstradimin e të burgosurve. Dosjet gjyqësore do të nisen shpejt në ministrinë e Drejtësisë së Greqisë, e cila më pas do të japë lejën e ekstradimit. Në pritje për t'u rigjykuar janë dhe rreth 20 dosje të tjera të ardhura nga Greqia, në Prokurorinë e Tiranës. Në faqen 5

BLLOKOHET TRITOL

Ishte vjedhur nga një depo ushtarake VLORË - Policia ka kapur 139 kilogramë tritol, i vjedhur më parë nga një depo ushtarake. Në g[a?]li kanë përfunduar tre persona të cilët shisnin tritolin eksploziv. Në faqen 5

Atlanta ’96

Michael Johnson rekord "qiellor" 200 metra në 19.32 E ka kaluar distancën për 98 hapa dhe shpejtësia ka qenë 45 kilometra në orë, shifra jashtë tokësore ATLANTA - Mbrëmje magjike në stadiumin olimpik të Atlantes. Prej orës 02.30-02.50, 85 mijë shikues brohorasin spektaklin e dhuruar nga Perec dhe idhulli i tyre Michael Johnson. Në faqen 7

"Rinovohuni që t'ju ndihmojmë"

META NË ROME "Rinovohuni që t'ju ndihmojmë" Mesazhi "D'Alema" për socialistët shqiptarë "Po" e Shehut për minoritetin "Në shkolla, më shumë greqisht" TIRANE - Pak më shumë greqisht në shkollat e jugut. Shepet ne disa prej tyre, në Delvinë, Sarandë e Gjirokastër do të krijohen edhe klasa të reja ku do të mësohet gjuha e vendit fqinj. Informacioni ka dalë nga kreu i PBDNJ-së Melo pas takimit që ai pati me kryetarin e PD-së Tritan Shehu. "Mora garanci nga Shehu" thotë Melo sipas të cilit javën që vjen klasat do të marrin jetë. Në faqen 3 Ilir Meta

Berat, partitë s’paguanë qeratë

Në faqen 3

BERAT

Lamtumirë armë: tani gjyq ushtarakëve Në faqen 5

KAVAJË

Përmbyset makina e murgeshave 4 të plagosur Në faqen 5

ELBASAN

Pijet pa pulla: gjoba tregtarëve Në faqen 5

SPEKTAKEL

Shqiptari Ajku ylli i baletit italian Pas pesë vjetësh karrierë përtej Adriatikut ai nis turneun në gadishullin Apenin Në faqen 4

Ish SS Priepke nga burgu në pranga

NGA BOTA Revokoi të gjykatës së [?] i rikthyen në një gjë të [pakuptueshme] Në faqen 2

Shpërthe[n] dyqanin për një shishe konjak

"Vodha vetëm se nuk kisha për të pirë atë natë" Vjedhësi "bujar" ishte mjaftuar me pak alkool, sa për të kaluar natën TIRANE - Ndalohet pasi kishte shpërthyer derën e një lokali. Një vjedhës krejt i veçantë ka rënë në duart e policisë. Nuk kishte dashur të bëhej i pasur, por thjesht për të kaluar natën me një shishe konjak dhe një paketë. Për kaq kishte patuar nevojë B.M., 40 vjeçar. Tre ditë më parë, vetëm i ishte natën vetëm në rrugë, shoku më i mirë për të kishte qënë alkooli dhe duhani. Mesaduket nuk kishte patur lekë për të blerë ndaj dhe kishte vendosur të sigurojë duke vjedhur një dyqan. Një kioskë e vogël, nga ajo që mbushet me vitrina shishet e pijeve dhe paketat e cigareve, kishte qenë bujtina e tij. Pasi kishte hapur deren ai kishte marrë prej saj vetëm dy shishe, një me konjak dhe një me paketa cigare. Një vjedhës pa "spekulime". Por që edhe me kaq mund të përfundosh në polici, e cila për fatin e tij të keq kishte ndodhur para 7-8 kioska që ai kishte vjedhur. Dhe B.M ishte në gjykatë për të mësuar masën e gjig[?] rimit ndaj tij. "Vodha vetëm se më pih[?] dicka atë natë. Nuk vodha për gjë tjetër" kështu dhe shprehur para gjykatësve, të cilët i kanë lenë të lirë, me kusht që të paraqitet në polici në vazhdim.

Superqiellëkryqi

Në faqen 6

LISTA ZYRTARE E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORIT Nr. 35 DATE 30.07.1996 TË LOTARISE SË KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR

Fiton një çmim prej 500 lekë biletat që përfundojnë me 36. Fiton një çmim prej 2000 lekë biletat që përfundojnë me 866. Fiton një çmim prej 5000 lekë biletat që përfundojnë me 8813. Fiton një çmim prej 50000 lekë bileta me numër 7/4125. Fiton një çmim prej 100000 lekë bileta me numër 7/2408. Fiton një çmim prej 250000 lekë bileta me numër 6/3356.