07/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 gusht 1996

Meta: “Të shkëputemi nga PPSH”

“Shpresoj që Nano të mos ndezë fitilat e inateve” INTERVISTE / Nënkryetari socialist bën thirrje për rinovim të thellë të partisë TIRANË - Ilir Meta siluron objek­sionet e tij drejtuar udhëheqjes së PS. “Larg ‘ish’-it nga drejtimi i partisë”. Me këtë mesazh politik nënkryetari më i ri i partisë socialiste çel një shteg të ri nëpër të cilin duhet të trasojë partia e tij: atë të tipit të një partie socialdemokrate europiane. Pas një heshtje të gjatë në shtypin e ditës, 27 vjeçari socialist ka preferuar të rrëfejë disa nga opsionet e tij politike rreth partisë më të madhe opozitare të vendit. Duke zbërthyer proceset aktuale nëpër të cilat po enden prej disa kohësh të majtët shqiptarë, Meta jep edhe profecinë politike të partisë. Rinovim programesh drejtuese të saj, ndryshimet në programin ekonomik dhe social, si dhe një politikë e jashtme më frytërore europiane. Këto janë sërish nënkryetarit socialist disa nga drejtimet në të cilat duhet të çajë formacioni politik që ai kryeson. I bindur se “mbetet mjaft për të bërë”, Meta shpreh idenë se “baza e partisë është shumë më e emancipuar se një pjesë e udhëheqjes së saj”. Është kjo pjesë e udhëheqjes që sipas tij “do të dalë e humbur nga kjo ndeshje spekulative ku e kanë futur frymëzuesit e saj”. Fatos Nano Ilir Meta KRYESIA E SOCIALISTEVE Statuti c’mimizon udhëheqësit Selia e PS Në faqen 3 Fatos Nano; Ilir Meta; Selia e PS

Lamtumirë armë: rekrutët e rinj braktisin kazermat

Hemoragji në ushtri TIRANË - Hemoragji në rekrutuesit ushtrisë. Sidomos pas “lamtumirë” armëve dhe rregullores ushtarake. Vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në gjykatën e Tiranës janë zhvilluar 170 pro- cese gjyqësore kundër ushtarëve dezertorë. Ndërkohë që në prokurorinë ushtarake, mësohet se janë me dhjetra dosje të tjera. Gjykatësit mendojnë se masa e dënimit për rekrutët

PD zgjedh kandidatët: mijëra emra të rinj

TIRANË - Në Partinë Demokratike ka përfunduar procesi i filtrimit të kandidaturave për lokalet e tetorit. Kanë qenë mijëra propozime të mbërritura nga degët, që për ditë me radhë iu nënshtruan sitës së një komisioni selektiv të përbërë nga drejtues të selisë qendrore të PD. Do të jetë Këshilli Kombëtar ai që do të zyrtarizojë kontingjentet e kandidaturave që do të mbrojnë në zgjedhje ngjyrën blu të PD.

Opozita kundërshton Presidentin

PD kundërpërgjigjet: “Do t’ju kushtojë shumë” Deklaratë nga tryeza e nëntë partive: “S’duam komision Berisha” TIRANË - “Nëse Komisioni permanent i zgjedhjeve do të zgjidhet nga Berisha, ne nuk do të marrim pjesë në të”. Është qëndrimi më i fundit ky që bashkoi dje në një deklaratë të përbashkët nëntë parti opozitare të tryezës paralele të dialogut. Ka reaguar ashpër pak orë më pas selia qendrore e PD-së. Në një komunikatë shtypi ajo ka hedhur poshtë: “Nuk bëjmë koncesion përmes rugëve të presionit, njohim vetëm dialogun”. Në të njëjtën kohë nga zyrat e presidencës mbërrin njoftimi se ditën e premte kreu i shtetit do të ketë “miq” në selinë e tij partitë që qeverisin në pushtetin lokal për të diskutuar rreth përgatitjes së kuadrit ligjor me të cilin subjektet politike do të hyjnë në arenën e madhe të zgjedhjeve

Dhurues gjaku? Vetëm të varfër

ELBASAN Në faqen 5

Plumba makinës: vritet 56-vjeçari

RROGOZHINË Në faqen 5

DURRËS Tragjedi e dyfishtë: mbyten dy vëllezër

Në faqen 5

FIER Plagos të shoqin: dorëzohet në polici

Në faqen 5

Ja si ndryshojnë akcizat e pijeve dhe benzinave

Vendimi i Qeverisë favorizon produktet e vendit TIRANË - Një vendim i sapo marrë nga Qeveria ka ndryshuar përqindjet e akcizave për një grup mallrash. Dhe më të prekurat janë pijet e buta dhe freskueset si dhe mjaft nga nënproduktet e naftës. Duket se vendimi i ri synon të favorizojë prodhimet e vendit. Ai realizon një diferencim në akcizë për artikuj të njëjtë por që ndryshojnë vetëm nga origjina e prodhimit: produktet e prodhuara në vend këtej e tutje do të tatohen me një akcizë më të ulët. Ndërkaq akcizat e produkteve të importuara thuajse nuk ndryshojnë. Bëjnë përjashtim një grup nënproduktesh të naftës që do të tatohen këtej e tutje me një akcizë që arrin nivelin 100 përqind. Në faqen 7

Dje Apeli vendos: tani Bushati i lirë

Kondite Mihalit asnjë ndryshim TIRANË - Gjykatësit e Apelit liruan një tjetër ish funksionar të akuzuar për krime kundër njerëzimit. Sulejman Bushati, ish sekretar i parë, i dënuar më parë nga Gjykata e Tiranës me 15 vjet burg, është dënuar dje me 5 vjet burg me kusht dhe është rikthyer në shtëpi. Ndërkohë për dy të tjerët, Piro Kondin dhe Qiriako Mihalin, të cilët gjykata e faktit i kishte dënuar me nga 17 vjet burg, gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar asgjë. Në faqen 5 Dje në gjyqin e Genocidit

Shpejt Tirana me grupin “La Bouche”

SPEKTAKEL Në faqen 4

Mostari me qeveri të re: firmoset marrëveshja

NGA BOTA Në faqen 2 Mostar

Europa padrone e Olimpiadës

Atlanta ’96 TIRANË - Olimpiada mes shifrave. Europa padrone e saj, Kontinentit plak i ka takuar më shumë se gjysma e medaljeve. Dominimi i plotë në planin individual i amerikanëve. Ata kanë varur në qafë 101 medalje. Rusia në “Pole Position” përsa i përket skuadrave europiane. Pas saj Gjermania, Franca e Italia. Dështimi i plotë i britanikëve. Afrika Kontinenti i fundit përsa i përket medaljeve. Sforza te Interi, Magath te Manchesteri për Kluivert Në faqen 6 Michael Johnson

Elektriku i rremë, në burg dy vetë

Fitonin miliona me profesionin fallso Hiqeshin si të policisë elektrike dhe u vilnin gjoba shtetasve TIRANË - “Hape se jemi policia elektrike”. Një gjobë të rëndë për vjedhjen apo një bakshish në dorë dhe çdo gjë mbaronte. Dhe kjo punë kishte vazhduar muaj të tërë. Një burrë dhe një grua kishin ushtruar kështu profesionin e kontrollorit të matesave elektrikë, por pa u njohur nga drejtoria elektrike. Sokol Grifsha, 28 vjeç dhe Melanie Roci, 26 vjeçe, janë arrestuar dy ditë më parë nga policia ndërsa vazhdonin punën e tyre pa asnjë “tolerancë” për vjedhësit e energjisë elektrike, duke fituar miliona. Spektri i mashtrimeve është i plotë, tashmë me të gjitha llojet e policisë. Policia rrugore, ajo e rendit, kriminale, ushtarake e pyjore, të gjitha kanë patur “përfaqësues” të tyre që kanë përfunduar në burg për mashtrime. Grifsha e Roci që prej kohësh punonin bashkë në një profesion që u sillej jo pak fitime. Çdo ditë ata niseshin me çantën e veglave të punës dhe ngjishnin shkallët e apartamenteve duke trokitur derë më derë, duke vënë gjoba për vjedhësit apo duke vjelur bakshishe. Por dikush ka rënë në erë të dy policëve të rremë dhe ka lajmëruar policinë. Dha tashmë jo të rremët, por të vërtetët, të tillë i kanë kapur në flagrancë ata duke i dërguar në qeli. Mbi dy të ndaluarit rëndojnë dhe akuza e vjedhjeve të disa banesave si dhe të ndërtuesit së një kopshti. (me.ki)

Selia e PD

Dje në tryezën e opozitës

Dje në gjyqin e Genocidit