17/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 gusht 1996

“Pëllumbi do të japë dorëheqjen në Kongres”

Shkaqet e largimit: “Janë thjesht arsye shëndetësore”? Deklarimi i bujshëm është bërë dje në mbrëmje nga një anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste TIRANË- “Servet Pëllumbi do të japë dorëheqjen në Kongresin e partisë”. Deklarimi i bujshëm është formuluar dhe nga një anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, duke bërë kështu që të duket si i mbyllur përfundimisht kapitulli i shumëpërfolur i tërheqjes nga drejtimi i partisë, i një prej figurave më me peshë në politikën socialiste. Të njëjtën gjë duket se nuk ka nguruar që ta pranojë në një formë tjetër, edhe vetë lideri socialist Pëllumbi. “Unë kam një mandat zgjedhjeje për katër vjet - deklaroi ai dje Gazetës Shqiptare - por në Kongresin e partisë të gjithë janë të pazgjedhur”. Dorëheqja e Pëllumbit nga detyra e nënkryetarit të partisë më të madhe të opozitës - e paralajmëruar tashmë nga zyrtarë brenda piramidës së lartë udhëheqëse - do të kërkohet prej tij, duke patur si motivacion, thjesht arsye shëndetësore. Njëherazi theksohet se nuk ka asnjë obligim politik që ta detyrojë udhëheqësin më të vjetër në moshë të Partisë Socialiste, të largohet nga kryesimi i partisë që e mban prej afro katër vjetësh. “Por ai nuk do të largohet nga partia”, shpjegon për Gazetën, anëtari i “trurit” udhëheqës së PS-së. Superfinalë kryqi Në faqen 6 Biznes me viza:

ARRESTOHEN TRE OFICERE

“Rrahën në qeli kolegët e ndaluar” TIRANË - Përseri arrestime mbi oficerët e Policisë Ushtarake. Tre ushtarakët janë arrestuar pardje pas denoncimit të tre kolegëve të tyre për ushtrimin e dhunë në qelitë e Garnizonit në Tiranë, të cilët ishin ndaluar nga Prokuroria Ushtarake lidhur me hetimet që po bëhen për zbardhjen e një sasie municioni nga Divizioni i Korçës. Në faqen 5

“Ligji i mirë por rrezikoni afatet”

PD në tryezë me jashtëparlamentarët TIRANE - Superfuqia e politikës shqiptare shtregon duart me 16 parti të vogla të spektrit politik. “Ligji ekzistues i zgjedhjeve për pushtetin lokal është përgjithësisht një ligj i një standarti europian, që garanton zgjedhje të lira dhe të drejta. Megjithatë ai sugjerohet parlamentit që në këtë ligj të rishihen të gjitha afatet kohore në funksion të përmirësimit të procesit elektoral”, janë shprehur njerëz, parti pjesëmarrëse në tryezën ovale të projektuar nga Partia Demokratike. Një tryezë pa e cila duket se i ka dhënë një hov të madh shpresave të partive të vogla, për ta patur edhe ato zërin në ndarjen e situatat politike që po krijojnë zgjedhjet lokale në Shqipëri. Në faqen 3 Tryeza e partive

Biznes me viza: arrestohet mashtruesi

ELBASAN - Mashtruesi dhe punonjësi i policisë, por përfundon në pranga. U kishte premtuar atyre t’u nxirrte viza për në perëndim-natyrisht kundrejt pagesës - por nuk kishte mundur “tesante” ne? ambasade. Viktima të këtij tariti nga Elbasani kishin qenë dhe një numër banorësh, të cilët kishin lajmëruar policinë. Hetimet e para kishin çuar në hedhjen e dyshimeve serioze për mashtrim dhe në rezultatin, për të lëshuar një urdhër arresti nga prokuroria. Selim Beqiri, nga Elbasani është ndaluar ditët e fundit nga punonjësit e rendit akuzuar për mashtrim duke shfrytëzuar detyrën. Beqiri është lider lokal i një partie nacionaliste dhe përkrahës i funksionit i kishte shërbyer për të bërë i besueshëm në sytë e viktimave të tij. Ai u premtonte që kundrejt pagesës t’u siguronte viza turistike për në perëndim. Por Beqiri nuk ishte vetëm amator kaq. Ai i kishte shtuar “karrierës” së tij dhe funksionet e menaxherit të një agjencie turistike, por dhe njëri i shtypit. Viktima të tij janë të rrethe më të mëdha në numër qytetarësh nga Elbasani, por dhe nga qytete të tjera. Ata kanë paguar shuma të konsiderueshme me mallash, por nuk kanë mundur të marrin vizat e premtuara. Viktima të Beqirit gjithashtu kanë qenë dhe disa punonjës të policisë. Pakënnaqësitë e gjendjes së tyre kanë “trokutuar” në dyert e prokurorisë dhe kanë filluar menjëherë hetimet. E pasi për hetuesit se është provuar falësia, një urdhër arresti i gjykatës ka shpënë në pranga Beqirin. Tani ai duhet të presë për akuzën e mashtrimit duke shfrytëzuar pozitën. Nuk bën fjalë për numrin e njerëzve që janë gënjyer prej tij dhe gjithashtu edhe për shumën e parave që ai ka fituar padrejtësisht.

Hetim special për vrasjen e policëve

Tani dëshmitë edhe në gjykatë TIRANE-Dëshmitarët e vrasjes së dy policëve japin shpjegime para gjykatësve. Për hetimet lidhur me atentatin ndaj dy vëllezërve Neziri prokuroria ka kërkuar zbatimin e një praktike të re. Marrjen e dëshmive në gjykatë, për të bërë të mundur sigurimin e provave. Rreth 20 dëshmitarë kanë dhënë shpjegimet e tyre para gjykatësve, dëshmi të cilat sipas juristëve- për organin hetimor kanë vlerën e provave. Marrja e provave në gjykatë është parashikuar në procedurat e reja ligjore etj? kanëve në fuqi në janar të vitit të kaluar dhe zbatohet shumë rrallë në praktikat hetimore. Tashmë për këta dëshmitarë nuk do të jetë më nevoja që të dëshmojnë në sallë, në seancën e vrasjes së policëve do të dalin para gjykatësve. Në faqen 3

Hetime për foshnjen e braktisur në tualet

BERAT Hetime për foshnjen e braktisur në tualet Në faqen 5

Pranga greke për trafikantët e drogës

KAKAVIJE Pranga greke për trafikantët e drogës Në faqen 5

Plumba pranë rezidencës: një i plagosur

VLORË Plumba pranë rezidencës: një i plagosur Në faqen 5

Policët “vjedhin” turistët

U marrin pesë herë më shumë taksë Kakavijë, francezët kthehen mbrapsht për protestë KAKAVIJE - Policët e doganës së Kakavijës vjedhin turistët francezë. Në vend të pesë dollarëve që ata duhet të paguanin si taksë për kalimin e doganës ish kërkuar pesëfish i saj. Vetëm pak qindra metra në brendësi të kufirit shqiptar, francezët mësuan se ishin mashtruar dhe në shenjë proteste ndërprenë udhëtimin dhe u kthyen sërish mbrapsht duke kërkuar paratë e tyre. “Duhet të paguanin 25 dollarë për person nëse doni të hyni në Shqipëri”. Kështu iu drejtuan disa policë të pikës kufitare të Kakavijës një grupi prej katër vetësh, turistë francezë, që erdhën në mëngjes. Ata paguan dhe pasi prenotojnë një taksi nisen për në drejtim të Gjirokastrës. Plani i tyre ishte që të qëndronin disa ditë në Shqipëri dhe pastaj të dilnin në Mal të Zi. Por vetëm pas disa minutash udhëtim, francezët kuptuan se ishin mashtruar. Shoqëruesi i tyre shqiptar ia shpjegoi se duhet të paguanin vetëm nga pesë dollarë për person, pjesa tjetër kishte përfunduar në xhepat e punonjësve të policisë. Të nervozuar nga francezët u kthyen mbrapsht dhe u grindën me policët. Të trembur se nga një gjë e tillë mund të merrnin vesh nga eprorët, punonjësit e rendit i rikthyen sërish paratë e marra me mashtrim, por francezët nuk pranuan ta vazhdojnë udhëtimin e tyre në Shqipëri dhe u nisën në drejtim të Greqisë. Natyrisht me një shije të hidhur për shtetin shqiptar dhe njerëzit e ligjit këtu. Al. Pe.

“Coca-Cola” në gjyq për truallin

Dokumentat e vjetra trondisin themelet e gjigandit freskues Por gjykatësit do vendosin në shtator TIRANE - “Coca-Cola” nuk i ka këmbët të sigurta. Toka mbi të cilën gjigandi freskues ka ngulur themelet duket se i përket një tjetër pronari. Një familje tiranase ka paditur në gjykatë Komisionin e Kthimit të Pronave për vendimin që ai ka marrë për dhënien e kësaj toke prodhuesve të pijes së errët. Ndërkaq në gjykatën administrative ka filluar dhe procesi që do të shqyrtojë dokumentat, me anë të cilave ish pronari pretendon se ka blerë një sipërfaqe prej 10 hektarësh, mes të cilës edhe truallin e “Colës”. Në faqen 5 Fabrika e Coca-Colas

SPEKTAKEL

Festivali ballkanik tani në Tiranë Në faqen 4

NGA BOTA

Edhe shqiptarët në bisedimet për Kosovën Në faqen 2

Sport

Sot e nesër Kupa e Shqipërisë Sot e nesër Kupa e Shqipërisë TIRANE - Sot ndeshjet e dyta të turit të parë të Kupës së Shqipërisë në futboll. Megjithatë tre të kualifikuara do të njihen të dielën dhe të hënën. Bëhet fjalë për tre skuadra një vjeçare te Partizani seri she bar debhlu-te. Asnjë problem mes dy klubeve, megjithëse detajet përfundimtare do të përcaktohen vetëm të hënën. Në faqen 7

A ka patur skandal me grurin?

Në faqen 5