23/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 gusht 1996

Fëmijë vrasës: “ha” një foshnjë

Kafshime në qafë e në duart e 6-muajshit Kish hyrë në dhomën e vogëlushit. Pas masakrës është larguar i qetë DURRËS - Llahtari në një fshat të largët të Durrësit. Një 11-vjeçar ka mbytur një foshnjë duke e kafshuar egërsisht në qafë dhe në pjesë të tjera të trupit. Fëmija 6-muajsh është gjetur në djepin e tij pa jetë dhe i mbuluar me gjak, ndërsa vrasësi i tij ishte larguar i qetë për në shtëpi. Vetëm hetimet e policisë kanë zbuluar faktin rrëqethës. Djali 11-vjeçar ka hyrë në shtëpinë e foshnjës ndërsa prindërit ishin larguar. Fshehurazi, duke kërcyer dritaren fëmija përbindësh, është gjetur në dhomë me jetesën 6 muajshe dhe instiktet e tij barbare e kanë masakruar. Kafshime në qafë e duar derisa vogëlushi ka vdekur. I izoluar nga policia fëmija vrasës nuk jep shpjegime. Sipas punonjësve të Rendit ai është treguar agresiv: brenda pak çastesh kishte shqyer një bllok të trashë që ata ia kishin çuar. Nga hetimet ka rezultuar se ka 11-vjeçari është i sëmurë me të meta mendore. Është kjo arsyeja që ai është lënë ende në shtëpi dhe mbahet herë pas here nën mbikqyrjen e policisë. Edhe më parë sipas hetimeve, fëmija vrasës kishte sulmuar persona të ndryshëm, por vetëm duke i dëmtuar lehtë. Ngjarja e tmerrshme hap një problem që rrezikon e kërcënon shoqërinë. Këtij fëmije nuk mund t’i vihet faj për atë që ka kryer: është i papërgjegjshëm. Fajine kanë njerëzit normalë që nuk kujdesen e nuk marrin masa për t’iu mbajtur nën kontroll. Në faqen 5 Kopertina e “Mesharit” të Gjon Buzukut TIRANË - “Na shqip-tanët, të birët e Buzukut, kujtuem se gjuha e jonë kish një dokument të shkruem, por tani kemi mbet pa të”. Lajmi i fundit vjen nga Vatikan. Origjinali i veprës madhore dhe dokumentit të parë të shqipes së shkruar ka humbur. Meshari i Gjon Buzukut është zhdukur. Në Arkivat e bibliotekës Apostolike nuk figuronte më libri i vjetër mesjetar dhe nga një aktet më të rëndësishëm të dëshmisë së kombit shqiptar. Një zhdukje që bashkuar me epitàfin e Gllavenicës lëshojnë në alarmë të humbjes së historisë së vendit tonë. Alarmi është lëshuar nga profesor doktor Musa Hamiti i cili që prej pesë muajsh po hulumton në arkivat gjuhë- 1987. Biblioteka e Vatikanit ka qenë në fillim strehëza e Mesharit të Buzukut. Nga studiu-esit shqiptarë dhe të huaj - sipas profesor Hamitit - dihet që ai ruhej nën siglën 3-194 e më vonë me siglën e re 4-244. “Për një periudhë të gjatë kohe ky monument i shqipes mesjetare mbeti për një kohë shumë të gjatë i njohur vetëm nga një numër shumë i kufizuar specialistësh. Lajmin e parë për ekzistencën e tij e jep imzot Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova në vitin 1740 - sipas meje intervistën e tij profesor Hamiti - ai e kishte zbuluar në kolegjin e propagandës fetare në Romë. Pal Skëroi ishte i pari që nxori fotografi të tekstit original. Ndërsa në vitin 1929 At

Një “kupë” e hidhur për Flamurtarin

Dhe Vlora pas të tjerave Nga ndeshja “Flamurtari”-“Humene” 0-2 (P.Ilo) Nuk i ka shpëtuar as “Flamurtari” disfata në Kupat e Europës. Lojë pa fantazi, as një gjuajtje në portë dhe si rrjedhim një eliminim pa shije i vlonjatëve. Skuadrat vazhdojnë të vuajnë akoma mungesën e skemave taktike si dhe përgatitjen e pamjaftueshme atletike. Në këtë mënyrë është mbyllur edhe kapitulli i fundit ndërkombëtar i ekipeve shqiptare për t’ia lënë vendin përfaqësueses me 8 tetor, kundër Portugalisë. Në faqen 8

Nano mbetet jashtë axhendës së Kongresit

Majko: “Është gabim, një gabim i pakuptueshëm” Një ditë para se të nisin zhvillimet e punimeve konstatimi i bujshëm TIRANË - Fjala e liderit të burgosur socialist nuk është planifikuar në axhendën e Kongresit të Dytë të Partisë. Ajo çfarë Nano pritet që të dërgojë para forumit më të lartë të partisë se tij, nuk është përcaktuar...

Viktimë e vapës: mbytet vogëlushja

Leka Legalitetit: “Hyni në Lokalet”

Durrëllari kthehet në Tiranë TIRANË - Partia Lëvizja e Legalitetit, do të “kalojë” pragun e zgjedhjeve lokale. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga vetë lideri i legalistëve, Leka Zogu, pas një takimi që ai ka patur me një përfaqësi nga Shqipëria. Ndërkaq nga tavolina ovale e bisedimeve të Leka Zogut me politikanët e lartë të partisë së tij me në krye Guri Durrollarin, ka dalë ai ndryshueshëm vlerësimi bashkëpunimin me PD. Por vijueshmëria e këtij bashkëpunimi - sipas Durrollarit - do të varet shumë nga qëndrimi që do të mbajë Partia Demokratike ndaj problemit të Referendumit popullor për përcaktimin e formës konstitucionale të shtetit, Monark apo Republikë. Por në valixhen e tij politike, Durrollari-lindishtë kthyer në Tiranë-ka edhe strategjinë e aleancave me partitë e tjera. “Partitë e Lidhjes së Djathtë do të jenë aleatët tanë kryesorë”, tha Durrollari - por nuk përjashtojmë partitë që do të pëkrahin idenë e Referendumit. Në faqen 3

Majko: “Është gabim, një gabim i pakup­tueshëm”

TIRANË - Fjala e liderit të burgursocialist nuk është planifikuar në axhendën e Kongresit të Dytë të Partisë. Ajo çfarë Nano pritet që të dërgojë para forumit më të lartë të partisë së tij, nuk është përcaktuar në asnjë nga tre pikat e programit të Kongresit. TIRANË - Fjala e liderit të burgursocialist më të lartë të partisë së tij, nuk është përcaktuar në asnjë nga tre pikat e programit të Kongresit, që është shkruar në 600 të shtypura e shpërndarë tashmë. “Është një ‘gabim’ i pakuptueshëm, të paktën po të kihet parasysh procedura normale dhe vendin që zë në axhendën e Kongresit, fjala e kryetarit të partisë”, tha për Gazetën Shqiptare, përkrahësi kryesor i mocionit Nano. Kështu vetëm 48 orë para se forumi më i lartë i socialisteve shqiptarë, të ngre përden e zhvillimit të tij, duket se mes mocionistëve dhe pjesës tjetër të udhëheqjes së Partisë, është ngritur një tjetër barrierë mosmarrëveshjesh. Barrierë kjo e cila nga përkrahësit e Nanos - ndër përfaqësuesit Majkos - është etiketuar si një “gabim” i pakuptueshëm. Në faqen 3

Si funksionon “bursa” e melodive në kryeqytet

Për një orkestër çmimi edhe 1 milion TIRANË - Në qendër të Kryeqytetit dhe vetëm pak metra larg tregut të valutës apo bursës së letrave me vlerë, një gjallëri tërheqje më të tjera “bursur” e pazakontë tregu i muzikës. Ndërsa larg vendin e shytpit dhe në padiskutim gjallën reklamant me qindra muzikantë hapin me përpikmëri në orën 18.00 “portalet” e tij duke ofruar për blerësit çmimet e melodive të tyre. Në orën 21.00 ofertat dhe kërkesat mbarojnë. Pazari i pentagramave u si parin. Por edhe ky është një treg ku gërshetohen kërkesa e ofertamadhe kujdëgohen edhe thirrje për të mbrojtur prodhimet “made in Albania” nga importet e huaja. Biznesi i orkestrave të dasmave është ndoshta i vetmi që mund të mbijetojë për dekada të tëra në kushtet e një ekonomie absolutisht të centralizuar socialiste. Në faqen 7 Në tregun e orkestrave në kryeqytet

SPEKTAKEL — Në Sarandë konkurs i shoqërive artistike

Eshtë i treti aktivitet i përmasave kombëtare pas Festivalit folklorik. Në faqen 4

NGA BOTA — Belgjikë, dje varrimi i Melissës dhe Julisë

I gjithë vendi është ndodhur dje pranë prindërve të dy viktimave të pedofilit. Në faqen 2 Dje nga varrimi

Vogëlushja

BERAT - Banonte që prej tre vjetësh pranë lumit dhe të mërkurën bëhet viktimë e tij. Një vajzë 11 vjeçare nga Berati është mbytur të mërkurën në Osum. Kishte shkuar te lahej bashkëme dy vajza më të vogla dhe kishin qenë të treja në rrezik. Por dy vogëlushet mundën megjithatë të dalin në breg, kurse 13 vjeçarja mbeti “peng” në llumin e lumit. Edhe pse asaj iu dha menjëherë ndihma e parë, ishte tepër vonë për t’i shpëtuar asaj jetën. Irena Kokoçi, 11 vjeç, kishte gjetur një komandare makine dhe kishte vendosur të lahej në uirat e lumit Osum. Mori me vete dhe dy vajza të tjera, më të vogla në moshë se ajo dhe hipën të treja në komardare. Luanin së bashku për disa minuta, por papritur komardaria përmbyset dhe vajzat përfundojnë në lumë. Uji kishte vetëm një metër thellësi dhe dy vajzat më të vogla mundën të dalin në breg. Por nuk ishte e thënë që të njëjtin gjë ta bënte dhe Irena. Ajo mbeti e bllokuar në llumin e fundit të ujrave. Dy vajzat dhanë menjëherë alarmin dhe në lumë hynë shumë njerëz. Ata e gjetën vajzën, por vogëlushja e kishte humbur jetën, i kanë dhënë ndihmën e parë, por ishte tepër vonë. Vogëlushja banonte me familjen e saj që prej tre vjetësh në një shtëpi vetëm 100 metra larg lumit. Shtohen kështu viktimat e vapës këtë verë kanë qenë shumë dhe kryesisht fëmijë. Ha. Ta.

Zhduket dokumenti i parë i shqipes

ESHA RI» TJON ZIKUIT tar. Një zhdukje që bashkuar me epitatin e Gilanecit i shënoi alarmin e profesori hulumton në arkivat gjigande. Në një intervistë të lëshuar në Radio Vatikanin, profesori ka dhënë edhe lajmin e rëndë. Duke kërkuar origjinalin e Mesharit ai ka marrë përgjigjen: “Nuk gjendet në vendin e tij dhe konsiderohet si i humbur”. Një përgjigje e thatë, ndoshta pa shumë me keqardhje për njerëzit e bibliotekës, por një goditje e tmerrshme për Shqipërinë. Studuesi shqiptar kishte shkuar në Vatikan për të vëzhguar këto bonë origjinale të Mesharit, për të bërë të njohur ato anë të tij që ende nuk diheshin; shenjat e letrës, filigranës, cilësia e letrës, formati i saktë i origjinalit, botuesi, vendi i botimit, shtypshkrimja dhe viti i botimit. Në mars të 1996 ai kishte për kërkesen për të shfrytëzuar origjinalin. Kishte qenë përgjegjësi i sallës së shfrytëzimit, ai që e pari kishte lajmëruar se libri nuk gjendej në vendin e tij. Vetëm insistimet dhe kërkesat e përsëritura, konsultimet me specialistë dhe drejtuesit të bibliotekës treguan se Meshari origjinal konsiderohej i humbur. Sipas profesor Hamitit, dy të fundit që e kanë shfrytëzuar kanë qenë dy studiues kosovarë, të cilët kanë bërë mikrofilm për botimin e Prishtinës të vitit 1980. Jep imazhot Gjon Nikollë Kazazinga Gjakova në vitin 1740 - sqaron në intervistën e tij profesori Hamiti - Romë. Pal Skiroi ishte i pari që nxorri fotografi të tekstit origjinal. Ndërsa në vitin 1929 At Rustin Rota nxori nga biblioteka e Vatikanit tri fotokopje e librit që sot ruhen në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Tani nuk mbetet gjë tjetër veç të falemi njerëzimit që Shqipëria fotokopjet. Ç’po ndodh me historinë e vendit? Vepra të lashta arkeologjike, statuja, pjesë të historisë, ikona, kan’kaluar kufirin dhe janë zhdukur. Alarm i përhapur rezultoi thjesht një zhurmë. Tashtmë pothuajse të gjithë e kanë harruar këto fakte. Dy vjet më parë në gjendër të Tiranës, nga Muzeu Historik Kombëtar zhduket Epitafi i Gllavenicës, dëshmia më e hershme e ekzistencës historike të shqiptarëve. Zhurmë, bujë, arrestime, mallkimi. Jo mjaft më pas gjitë thka në harresë. Tani vjen lajmi tjetër. Kemi humbur edhe dokumentin e parë të shqipes së shkruar. Kushtu si po vazhdon ndonjë ditë do të mbetemi pa asgjë, do të humbasim historinë tonë. Dhe brezat që do të vijnë do t’u tregojmë: “Na ishte një herë Meshari i Gjon Buzukut për humbi, na ishte një herë... por e vodhën, na ishte një herë..., por e grabitën, e shitën për para”, ar.me

Gazeta Treg

Në faqen 6