28/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 gusht 1996

Shqipëria "parajsa" për seks me të miturit

PEDOFILIA / Pohim tronditës nga hetuesia belge. Në Kavajë arrestohet një i ri shqiptar: tentoi me një minorene Shqipëria "parajsa" për seks me të miturit Maniakët vijnë si turistë, njerëz të Zotit e përfaqësues fondacionesh TIRANË - Hetuesit belgë japin alarmin për Tiranën: "Shqipëria është bërë parajsa e maniakëve të seksit me minorenë". Ata e krahasojnë atë me vende të azijatike - të njohur për industrinë e turpshme - dhe me Rumaninë. Hetuesit belgë pohojnë se maniakët e seksit vijnë në Shqipëri nën veshjen e turistit, si pjesëtarë të fondacioneve të ndryshme dhe si përfaqësues të sekteve fetare. Vetëm për këtë vit dy raste të tilla janë publikuar në shtyp: një australian që kishte jetuar si "mësues" për tre vjet në Tiranë, ndërkohë që kërkohej nga interpoli si i dyshuar për homoseksualizëm me të mitur dhe një anglez që është arrestuar të dielën nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur. Por përbindëshat e fëmijëve kanë dhe emra shqiptarë: dje është vënë në arrest një i ri nga Kavaja që ka tentuar të përdhunojë në mesditë, në fshatin Mengaj, 11 kilometra larg qytetit, një vogëlushe 8 vjeçare. Ai është kapur fillimisht nga fshatarët që kanë vrapuar në ndihmë të vogëlushes dhe pastaj i është dorëzuar policisë. I riu kavajas, i dënuar dhe më parë, është akuzuar për tentativë përdhunimi me dhunë, të së miturës. Ai rrezikon deri në 15 vjet heqje lirie. Në faqen 5 Filip Bell, pedofili australian që punoi si mësues në Shqipëri

Arrest klientëve të prostitutave?

Sot do të shqyrtohet masa e sigurimit Tiranë, kapen në flagrancë në një shtëpi private TIRANË - Sot në gjykatën e Tiranës do të vendoset masa e sigurimit për grupin e prostitutave të ndaluara të hënën nga policia e komisariatit numur tre. Bashkë me to në dhomat e paraburgimit janë ndaluar dhe “pronarja” e shtëpisë publike dhe disa klientë. Mbi ta rëndojnë tre nene të kodit penal që parashikojnë dënime nga sanksione me gjobë e deri në dhjetë vjet heqje lirie. Ende e paqartë sesi do të veprohet me klientët e ndaluar: do të arrestohen apo do të lirohen në sallë. Ligji nuk shprehet taksativisht për ta në asnjë nen, por sipas juristëve ata mund të përfundojnë në pranga për ushtrim të prostitucionit. Grupi i “ilegalëve” është kapur të hënën në një shtëpi private në Tiranë, në rrugën Siri Kodra. Në faqen 5

Zgjedhjet lokale: Takim “sekret” mes 7 partive

Amerikanët mbledhin në tryezë politikanët TIRANË - Diskutim i “fshehtë” për zgjedhjet lokale mes partive politike. Në tavolinë e rrumbullakët [?]

Dollarë fallso “Made in Zvicër”

Kartmonedhat e rreme janë të prerjes 20 dhe 100 USD Dollarë fallso “Made in Zvicër” Ekspertët: “Janë tepër të sofistikuar” Paratë dëshmitarësh

“Falas në Itali? Transporto drogë”

TIRANË - Korrier drogë në moshën 12 vjeçare. TIRANË - Korrier drogë në moshën 12 vjeçare të të udhëheqë falas për në Itali. Episodi i dhimbshëm është zbuluar

Zgjedhjet lokale: takimi “sekret” mes 7 partive

TIRANË - Diskutim i “fshehtë” për zgjedhjet lokale mes partive politike. Një tavolinë e rrumbullakët e organizuar nga Instituti i Republikës ka mbledhur së bashku 7 forca të cilat janë mbajtur larg syrit të gazetarëve. “Asnjë deklaratë për shtypin deri në përfundim të takimit”. Problemi i Komisionit Qendror, kufiri kohor për zgjedhjet e administratës, regjistrimi i votuesve, dokumenti i identifikimit, kanë qenë disa nga problemet të shtruara dhe një tryezën amerikane ku ndodhej Vëziu i PD e Kosovës, i Pushtetit lokal, Gpnu-shi, Apostol Milo nga PSD, Ceka, Imami, Zefi nga PAD, Ruka, Laçori e Çaka nga PS, Meloi PBDNJ, Bushati i PDK e Laço i PBSD. Roli i medias - shpërndarja e propagandës në TV shtetërore e kontrolli i tij - dhe shumë aspekte të tjera janë diskutuar pasdite. Uljani dhe Caka para takimit për zgjedhjet lokale

Paratë dëshmitarësh

Mashtrim me para akuzë të rinjve: s’kthyen fajdet TIRANË - Marrin para me fajde, por nuk i kthejnë më. Dy të rinj nga Tirana dolën dje përpara gjykatësve të akuzuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të mashtrimit. Shuma që ata u kanë mbetur borxh kreditorëve të tyre është rreth 300 mijë dollarë. Të dy të rinjtë hetohen në gjendje të lirë. Akuza ka kërkuar dëshminë në proces dhe të Sude Kadenës, fajdexhies së famshme, që mendohet se mund të hedhë dritë mbi operacionin financiar të të pandehurve. Edhe mbrojtja ka kërkuar që përpara gjykatës të dëshmojnë një numur i madh dëshmitarësh të tjerë. Në faqen 5

Dollare falsë - Made in Zvicër

Ekspertët: “Janë tepër të sofistikuar” BERAT - Dollari falso të një fabrike tepër të sofistikuar qarkullojnë në Shqipëri. Pohimi është bërë nga ekspertët e policisë të cilët kanë deklaruar se nga vrojtimet e deritanishme ato janë të prerjes 20 dhe 100 dollareshe. “Janë prodhim zviceran ose vijnë prej andej, ndërsa qëndra e shpërndarjes është në Tiranë dhe në Shkodër”, pohojnë ekspertët të cilat i kanë bërë apel kambistëve që në çdo rast dyshimi të njoftojnë policinë. Kishte qenë pikërisht në kambist ai që kishte rënë viktimë e një mashtrimi. Në shuma të mëdha ai kishte mbledhur kartmonedha të prerjes 100-she, të cilat kishin rezultuar më pas fallso. Në faqen 5

Transporto drogë”

TIRANË - Korriej drogë në moshën 12 vjeçare vetëm që të udhëtonte falas në Itali. Episodi i dhimbshëm është zbuluar të hënën në mbrëmje në Bari të Italisë kur një fëmijë shqiptar është gjetur në stacionin e trenit me një çantë ku kishte 5 kilogram marijuanë. Vogëlushi po priste trenin për në Milano ku pak më parë ishte nisur vëllai i tij. Ka qenë fytyra e tij e lodhur dhe e ushqyer jo mirë ajo që ka tërhequr familjen shqiptare. Policia e cila sa e ka parë në stacion ka dyshuar, i është afruar dhe pas pyetjeve të para ka marrë vesh se ishte shtatëvjeçar [?] shqiptar. Nga kontrolli që iu bë çantës së tij - të cilën e tërhiqte zvarrë - u gjet edhe sasia e drogës. Fëmija 12-vjeçar ka treguar menjëherë gjithë historinë. Ishte nisur nga Vlora me një motoskaft së bashku me vëllain e tij. Vetëm që të bënte udhëtimin falas dhe më pas një garanci për t’u sistemuar në Itali, i është dhënë çanta me drogën. Kurka zbritur në brigjet e Pulias, së bashku me të vëllanë janë drejtuar te stacioni i trenit. I vëllai, në moshë më të rritur, ishte nisur për në Milano dhe do të duhej ta arrinte atje me trenin tjetër. Ky ka qenë rrëfimi i vogëlushit të cilit më pas e ka zënë gjumi në zyrat e kvesturës. Për rrjetet mafioze shfrytëzimi i të miturve mesa duket nuk paska kufi. Pasi i kanë përdorur për lypësa e kanë për vjedhje, tani organizatat mafioze - shqiptarë dhe italiane - kanë nisur t’i përdorin edhe si korrierë të drogës. Ngjarja është e dhimbshme por edhe tepër e shqetësueshme. Fëmijë të tillë që janë futur në rrjetat e trafikut të drogës, përbëjnë një alarm të madh. Pa u mbyllë [?] në vëmendje dyshim ky është konfirmimi qartë, pasi rrjedhimisht janë në gjendje të bëjnë shpërndarjen e drogës, për të hyrë në rrjetat dhe botën e errët të trafikut të drogës. Nëse nuk arrijmë dot të bllokojmë kriminelët, trafikantët e t’ia [?] fëmijët, pakten, të mos lejojmë formimin e një brezi të mijë që bashkëjetojnë me krimin.

Futboll, ja shorti italian

SPORT Futboll, ja shorti italian Të gjitha ndeshjet javë për javë TIRANË - Pas peripecish të shumta më në fund është kompletua edhe shorti i kampionatit italian të futbollit. Pas dhjetë javëve të para të hedhura që më 31 korrik dhe janë përpiluar edhe shtatë të tjera. Komente të ndryshme lidhur me të, por më interesantja do të jetë java e 15-të ku do të ketë tre ndeshje të pretendenteve, Inter - Roma, Lacio - Milan dhe Parma - Juventus. Pas fitore së dielës në Belgjikë e gjithë Italia në eufori për idhullin e Formula 1, Michael Schumacher. Cili është më i madh, apo Senna, Schumacher krahasime, por në fund të fundit që të dy janë shumë të mëdhenj, Aleksander Popov jashtë çdo rreziku. Ai do të fillojë të notojë pas dy muajsh. “Gjendja ime është përmirësuar dhe tani jam jashtë çdo rreziku. Shpresoj të notoj dhe do të jem në rezultatet më të mira të mia” - ka deklaruar ai. Bundesliga në javën e saj të katërt. Stuttgart ka luajtur një ndeshje të madhe në Hamburg, kundër vendasve, duke fituar 4:0. Elber, Balaköe Hagner më të mirë në fushë. Dortmund ka fituar 3:1 kundër Freiburg dhe tani kryeson e vetme me 10 pikë. Sot do të luajë Bayern i Muenchenit në fushën e tij kundër Leverkusenit si dhe pesë ndeshjet e mbetura nga java e katërt. Në faqen 6

SPEKTAKEL

Arti shqiptar nis vjeshtën e Athinës Në kryeqytetin grek edhe Ramazan Kokolini prej emrave në të shquar të studimit të traditës sonë. Në faqen 4

NGA BOTA

Çikago: Makarena përuron Kongresin ÇIKAGO - Ka nisur dje Konventa e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në faqen 2 BOWLING GREEN WELC PRESIDENT CLINTO Klinton

IMPORTE MBI EKSPORTET

Tregëtia me Botën thellon deficitin e ’96 Në tremujorin e dytë të këtij viti, kurba e eksporteve është rrëzuar ndërkohë që ajo e importeve është ngritur shumë. Dhe kjo hyperpërfshirje [?] me rënien e industrisë shqiptare çon në paralizuar mbetet të nga problemet më të mprehta të bilancit të pagesave të shtetit. Në faqen 7